Një femër me karrierë në sistemin financiar ndërkombëtar, në krye të Bankës së Shqipërisë?

25 Tetor 2014, 10:02Politika TEMA

Në krye të Bankës së Shqipërisë mund të jetë një femër shqiptare, që aktualisht punon në sistemin financiar ndërkombëtar. Ky fakt u bë publik nga kryeministri Edi Rama në emisionin “Kapital” të gazetarit Aleksandër Furxhi. Pa bërë publik emrin, Rama tha se do të zhvillojë një takim me kreun e shtetit për të analizuar se ku ndodhet procesi i zgjedhjes së Guvernatorit.

”Presim të bëjmë një kontakt tjetër me Presidentin që të shikojmë se ku është procesi lidhur me kandidaturën për Guvernator. Vetëm para pak ditësh komisioni përzgjedhës që kam caktuar për t’i këshilluar apo sugjeruar qeverisë kandidaturën e vet ka bërë përzgjedhjen e vet, dhe unë jam i lumtur nga përshkrimi që ka bërë komisioni, të një gruaje shqiptare që ka karrierë mbresëlënëse në sistemin financiar ndërkombëtar. Ne do ta propozojmë për anëtarë të Këshillit Mbikqyrës nga ana e qeverisë” tha Rama.

Mbetet për t’u parë nëse kandidatura në fjalë do të gjejë konsensusin e nevojshëm për t’u zgjedhur më shumë sesa anëtare e Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë.

 

 

 

 

 

24 komente në “Një femër me karrierë në sistemin financiar ndërkombëtar, në krye të Bankës së Shqipërisë?”

  1. realist says:

    Rudina Seseri ne krye te ekonomise shqiptare. Thuajse e vendosur pritet vetem shpallja

    1. ma Ar says:

      Po besoj se do jete shume me mire se fullani qe e beri banken prej ari per te treguar qe kemi lek ne e sjemi ne krize.

      1. pjeshka says:

        Po crendsi ka emri mor zotrinj, rendsi ka te jete nje person qe eshte e afte te punoje dhe te doje te punoje e jo te perlyhet me pislleqe sic eshte bere deri me tani.

    2. Preng Lleshi says:

      C’do te thoje sikur personi qe i ben reklame kesja cupelines me emrin Rudina te jete vete “mikja” e olsave dhe edrave ne google+ ???

    3. feniks says:

      Lereni Rudina Seseri,se nuk mbahet Banka e Shqiperise me cuperlina!
      Vendosni ne kete post nje financiere te zonjen,plot personalitet,qe ka qene e para qe ia ka perplasur ne fytyre te vertetat Sali Berishes dhe ka pervoje si drejtuese e zonja,si SAHAT ZVICERAN!
      Ajo quhet…… ARJANA NATI,sot punon ne KANADA!
      Vendoseni GUVERNATORE dhe do te shikoni se cfare do beje kjo zonje e nderuar per nje kohe te shkurter!
      Vetem ne se ajo nuk do ta pranoje kete post per arsyet e veta personale!!!

      1. Mondi says:

        Feniks mund te na e kujtosh pak te lutem ca kontributi ka kjo Nati ne sistemin bankar? se pervecse nje bjonde ……nuk me thote gje tjeter! flm

      2. Rrok says:

        Hahaha tarallakja e genc rulit

      3. pagjume says:

        Kjo Mati qe thua ti eshte menaxhere e kompanise Primerica nje nga kompanite me mashtruese qe legalisht ekzistojne ne Canada dhe USA. Kompani

  2. human says:

    Nuk e di konkretgisht se cila eshte kjo kandidature, por eshte nje gje e mire te perzgjidhet nje grua.

    Eksperiencat kane treguar se grate jane shume me pak te korruptuara se burrat.

    1. analisti says:

      Po Elivar Golemin e harrove?

      1. sw says:

        Elivar Golemi nuk ishte e nuk eshte e korruptuar…po te ishte nuk do ishte e burgosur padrejtesisht! Eshte thjesht nje viktime e mirefillte qe krimba te ndyre si ju te besojne qe u be “drejtesi” me nje post te larte…Sa popull dele qe jeni o te mjerë!
        A e kuptoni sa rendesi paska pasur kontrolli atje, aq shume sa ka 2 muaj qe nuk i bie njeriu ndermend per ta zevendesuar pozicionin, e kushedi kur do u bjere ndermend…

  3. kursimi says:

    Ohuman,femer PM,femer ne krye te bankes shqiptare,dicka nuk shkon,apo jo.

  4. Sammy says:

    ESHTE E VULOSUR RUDINA SESERI O MIQ RAMA I OREMTOI QE PARE. JANE KOT KETO APLIKIMET E TJERA

    1. ortes says:

      Une proponoj te vihet guvernator VER LLAPA!!

  5. Mio says:

    Seseri eshte ok por nuk kuptoj pse kudo vetem femra!

  6. sara says:

    bravo feniks. po ku te ka shkuar mendja?
    ska rendesi ana e politikes mos i hyre asaj, po vlerat qe kjo zonje dhe eksperienca ne fushen bankare nuk ka te krahesuar me askend.
    Urojme te kthjellohet shteti, te kthjellohet presidenti dhe ta therrasin te filloje.
    zoti qofte me te drejten qe e ka emrin Ariana nati.

  7. ira says:

    Jo nuk eshte as Rudina Seseri as Arjana Nati. Eshte nje vajze nga Shkodra. Tani eshte 35-40 vjeç.E shkelqyer ne mesime si ne gjimnaz ashtu edhe ne studimet universitare jashte Shqiperise. Nuk jam shume i sigurte, por me duket se punon ne BB ose ne sistemin bankar ne USA. Eshte A.C

  8. Ira says:

    Jo nuk eshte as Rudina Seseri as Arjana Nati. Eshte nje vajze nga Shkodra. E shkelqyer ne gjimnaz dhe ne studimet universitare jashte Shqiperise. Eshte 35-40 vjeçe. Nuk jam shume i sigurte por punon ose ne BB ose ne sistemin bankar ne USA. Eshte A.C.

  9. Punetori says:

    Mire qe perzgjidhen femra por zgjidhini te afta per pune pasi,sic po shohim punet me nje pjese nga keto femra po shkojne per dreq per te mos po shkaterohet c’do gje.

  10. Pandi says:

    Prap me militante?
    Nuk eshte e mundur te pranohet Argjentinasi?

  11. river says:

    Seseri guvernatore ? Do te ishte vendimi me i gabuar qe mund te merrej . Me gjithe profesionalizmin qe mund te kete , Seseri e braktisi mandatin e deputetit ne momente kritike dhe zgjodhi karrieren personale ne SHBA. Mjafton kjo optike driteshkurter e Seserit per ta eksluduar automatikisht nga cdo perzgjedhje ne pozicionet dominuese te njerit nga dikasteret me kyc te shtetit shqiptar .

  12. Vlora says:

    The pink Republic of Edi Rama. Vetem tangat na mungojne qe ti bejme ndonje bust ne bronx diku ne Shqiperi.

  13. roja i bankes says:

    Ira ka te drejte.une jam dakort me iren

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje