Akuzat e PD për INUK, reagon PS: Po shemben ndërtimet që i kanë zënë frymën Tiranës

24 Tetor 2014, 18:12Politika TEMA

Deputetët socialistë të Tiranës iu përgjigjën akuzave të PD-së për prishje selektive të ndërtimeve në kryeqytet.

Në një deklaratë për mediat, deputetët e PS-së shprehin mbështetjen e tyre për INUK, duke theksuar se po shemben të gjitha ndërtimet e paligjshme që u kanë zënë frymën banorëve të Tiranës.

Sipas deputetëve të PS-së, “në jo pak raste ndërtime të mbetura pa prishur aty ku ka kaluar INUK-u janë me tapi që rezultojnë prej legalizimit të bërë nga qeveria e mëparshme”.

“Në mënyrë të përsëritur selia e Partisë Demokratike po akuzon kryeministrin për prishje selektive të ndërtimeve të paligjshme që kane zënë rrugët, trotuaret dhe çdo hapësirë komunitare në Tiranë.

Sipas tyre nuk po prishen ndërtime të paligjshme që janë ndërtuar apo shfrytëzohen nga njerëz të Partisë Socialiste. Si përfaqësues të kryeqytetit në Kuvend ne e mbështesim plotësisht veprimtarinë e INUK-ut për t’i çliruar më në fund rrugët e trotuaret nga pushtuesit e paligjshëm që po u marrin frymën prej vitesh banorëve të kryeqytetit.

Por duke verifikuar akuzat e PD në komunitetet tona, kemi nxjerre një konstatim dhe një pyetje.

Së pari, rezulton që në jo pak raste ndërtime të mbetura pa prishur aty ku ka kaluar INUK-u janë me tapi që rezultojnë prej legalizimit të bërë nga qeveria e mëparshme. Legalizime vërtet kriminale që jo vetëm kanë krijuar pronarë mbi trotuare po kanë krijuar edhe një faturë shpronësimi të papërballueshme për shtetin nëse do të prisheshin sot për sot.

Kjo do të thotë se PD jo s’duhet të flasë, por duhet të kërkojë ndjesë për këto turpe prej betoni që ka mbjellë dhe hipotekuar në kurrizin e komuniteteve.

Së dyti, PD e di që e ka ende drejtimin e Bashkisë së Tiranës apo e ka harruar edhe ajo për shkak të braktisjes së detyrës së kryebashkiakut nga Lulëzim Basha qëkur u bë kryetar i PD-së?

Jo më kot ne kemi thënë me kohë se Lulzim Basha duhet të japë dorëheqjen pasi e ka lënë bosh vendin që mori me zor. Por sot u themi kolegëve tanë deputetë të Tiranës t’ia kërkojnë Lulit t’i prishë të gjitha ato që nxirrni në fotografi të selia, sepse kjo është një detyrë parësore e Inspektoriatit të Bashkisë.

Është vërtet për të ardhur keq se ku është katandisur Bashkia pa kryetar dhe opozita me kryetarin që ka!”, thuhet në deklaratën e deputetëve të PS-së. /gj.k/

4 komente në “Akuzat e PD për INUK, reagon PS: Po shemben ndërtimet që i kanë zënë frymën Tiranës”

  1. arben says:

    INUK te vazhdoje punen, mos te degjoje pensionistet e Bashkise, te cilet marrin vetem rrogat dhe nuk bejne asnje pune. Uroj qe INUK ta coje deri ne fund prishjen e ndertimeve te kunderligjshme, ne cdo cep te Tiranes dhe Shqiperise pa asnje perjashtim,per t’i kthyer qytetareve te saj cdo meter katror te grabitur nga te fortit. Por, mos beni diferencime as per te majte dhe as per te djathte, as per te pasur dhe as per te varfer! Me kete pamje qe kemi sot ne Tirane jemi bere turpi i Europes!

  2. selami says:

    Ka raste qe ne Tirane, ne hapesire publike, jane dhene prona per kompensim me vendim te KKKP qe ne vitin 1993. Te ashtuquajturit pronare, te ardhur nga rrethe te tjera, tundin dokumentet se jane pronare dhe i kane hipotekuar pronat, kur pronaret e vertete, me dokumente te 1939 jane gjalle. Kjo eshte skandaloze. Per te gjithe keto raste qeveria duhet te bej anullimin e tyre, ne perputhje me ligjin e urbanistikes, t’ja ktheje ato qytetareve si hapesira publike, ndersa per pronaret e vertete, te gjenden forma te tjera per t’i kompensuar. Edhe per ndertimet mbi keto prona te veprohet si edhe per rastet e tjera duke i prishur me vendim te vecante. Tirana sic po thuhet edhe se fundi vertet eshte bere si Kabuli.

  3. skelari says:

    ahahahaha. deputetet pisa te rilindjes. per popullin e thjeshte para fadroni nuk te pyet ke letra a jo, kur del ndonje i aferm i ketyre pisave deputet, na tregojne ligjin, aaaaaaaa pisa karagjoz, na merrni per budallenje?? shkerdhata qe jeni ju,,,,,,,,,,,

  4. rolandi says:

    mua personalisht inuk nuk me pyeti e sma morri doren, por vuri skrepin tek dera e shtepise e me la dy ore kohe te nxirja plackat. po flasim per shtepi mbi 70 vjecare qe u prishen per lungo-maren. ngjitur me ne karburanti i gjykatesit mikut te rames dhe drejtorit te inuk zubi dajti. e pyeten tere miresjellje dhe i uruar pune te mbare. e pra keto jane standarte te dyfishta zoterinj komentus. populli i thjeshte me placka sheshit e mure te shembura, ngjitur gjykatesi miku i qeveritareve i paprekur dhe fodull. ju plera deputete nqs deshironi ju jap emer e mbiemer dhe merni tv e gazetare e i verifikojme ne vende. per popullin fadronin, per mikun dale se e ka me letra. ptuuuuuuuuuuuuuu fare e lige.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje