Basha në samitin e PPE: Shtoni vëmendjen ndaj Shqipërisë, po shkelen standardet demokratike

24 Tetor 2014, 13:53Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike merr pjesë në samitin e PPE në Bruksel, dhe kërkon vëmendje të shtuar ndaj zhvillimeve të fundit në Shqipërti që janë në kundërshtim me standartet demokratike dhe europiane.

Zhvillimet politike dhe ekonomike kanë qenë në qendër të diskutimeve në këtë takim, i pari pas miratimit të ekipit te ri të Komisionit Europian i cili do të drejtohet nga Jean Claude Juncker. Një vëmendje e veçantë në këtë takim i është kushtuar edhe situatës ekonomike në vendet e Europës Juglindore.

Kreu demokrat Basha theksoi në fjalën e tij së zhbërja e standardeve demokratike dhe instalimi i praktikave oligarkike ka dëmtuar rëndë ekonominë dhe mirëqenien e qytetarëve në Shqipëri duke përqendruar vendimmarrjen në duart e një grupi oligarkësh me lidhje kriminale.

Sipas Bashës, kjo ka sjellë rritje të varfërisë dhe papunësisë dhe për rrjedhoje trefishim të azil-kërkuesve ekonomikë drejt vendeve të BE.

Pas takimeve dhe bisedave që zhvilloi me liderë të vendeve anëtare, drejtues të institucioneve të BE dhe Parlamentit Europian si dhe me Presidentin e Komisionit Europian Juncker, Basha u shpreh i sigurtë për një vëmendje të shtuar të Europës ndaj Shqipërisë dhe zhvillimeve të fundit të cilat janë në kundërshtim të hapur me standardet demokratike dhe europiane.

“Eshtë një ekip shumë premtues, pa dyshim, nën lidershipin e kryetarit të komisionit, presidentit Juncker, me të cilin pata rastin të takohem e të bisedoj, ta uroj për përgjegjësitë e reja që ka marrë.

E njoha me zhvillimet e fundit në Shqipëri, për të cilat është  i mirëinformuar  dhe mendoj se si presidentit Juncker, ashtu edhe krerët e disa qeverive dhe partive simotra në këtë samit, fokusi tek Shqipëria dhe tek Europa Juglindore nuk do u mungojë.

Eshtë e qartë se rrëshqitja nga standardet demokratike është një alarm i madh edhe për Komisionin e ri Europian dhe në këtë kuadër mendoj se angazhimi i komisionit të ri, i komisionerit Hann, i kryekomisionerit, presidentit Juncker, i Parlamentit Europian dhe përfaqësuesve të PPE në të gjitha këto struktura do të jetë i domosdoshëm dhe frutdhënës për t’i dhënë fund praktikës së zhbërjes së standardeve demokratike në Shqipëri, si një parakusht për të garantuar ecjen përpara të Shqipërisë në rrugën e integrimit europian”, theksoi Basha.

Partia Popullore Europiane është formacioni më i madh ne Bashkimin Europian dhe ka grupin më të madh në Parlamentin Europian. /gj.k/

7 komente në “Basha në samitin e PPE: Shtoni vëmendjen ndaj Shqipërisë, po shkelen standardet demokratike”

  1. ismeti says:

    standard ishte edhe 21 janari,rruga e kombit 2000 hektar ne bregdet te plaqkitura ,shitja e detit ,shporru more klysh kurve

  2. Labi says:

    O, perëndi sa kalama je, o Lulëzim, sa antishqiptar, sa injorant, megjithë studimet e tua holandeze! Një antipod i neveritshëm berishian, jo opozitë demokratike, por nje injorant egoist. Askush, askund nuk flet kundër qeverisjes së vendit të vet nëpër botë. E bënin këtë ballistët, por kur në Shqipëri nuk kishte demokraci e zgjedhje parlamentare të lira. Te flasësh sot kundra qeverisë shqiptare, Kuvendit të Sqhipërisë, është një lloj si të jesh armik i vendit, ose , më e pakta, një egoist-kalama!

  3. Dezenjatorja says:

    Krric gomari mbete,njeri pa shtylle e pa taban,rrace e keqe kriminel me I ndyre se Saloviq.

  4. dajaberti says:

    FSHATI DIGJET kurva KRIHET

  5. Dum Baben! says:

    Ja dhe ky idioti! Krihet si kurva ne mes te Brukselit, ne diten kur Stambolli po digjet e kurva krihet. Idiot fillim-mbarim!

  6. Dum Baben! says:

    Ja dhe ky idioti! Krihet si kurva ne mes te Brukselit, ne diten kur Stambolli po digjet e..kjo kurva krihet. Idiot fillim-mbarim!

  7. Lahuta says:

    Kjo felliqesire qe s’do te respektoje voten e popullit, duhet neglizhuar. Evropa as ka te drejte e as mund te imponoje bandat e etura per pushtet qe t’i imponohen vendit. Eshte e qarte se ky vend, me kete psikologji mesjetare, s’mund te kete sistem demokratik, te pakten le te kete urtesine te respektoje vullnetin mbarepopullor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje