Berisha: Vendimi i UEFA-s, kombëtarja shqiptare është sot viktima e politikës

24 Tetor 2014, 12:35Politika TEMA

Ish -kryeministri Sali Berisha përmes një komenti në Facebook e cilësoi vendimin e sotëm të UEFA-s për ndeshjen Serbi-Shqipëri si një vendim për Vuçiç dhe Ramën dhe jo për ndeshjen. Sipas Berishës, ekipi i kombëtares shqiptare është sot viktima e politikës.

“Të dashur miq, dje komisioni disiplinor i UEFA-s, në një vendim të padrejtë sa vet padrejtësia, dënoi njëlloj agresorin dhe viktimën,

Me këtë vendim “shplau” Federatën serbe nga racizmi, që veç sa nuk hëngri të gjallë lojtarët tanë në fushë dhe, siç kishte paralajmëruar, e dënoi atë për teknikalitet me 3 pikë.

UEFA, ekipin tonë jetim, për të mos thënë dhe më tepër, e dënoi njëlloj me atë të Serbisë me 3 pikë për ndërprerje ndeshje, në një kohë që e gjithë bota i pa sulmet shtazore të tifozëve dhe rojeve të stadiumit ndaj lojtarëve tanë në fushën e stadiumit, tunelin dhe mjediset e shplodhjes.

Kështu triumfoi racizimi pasi nuk u dënua. Ekipi ynë ra për së dyti viktimë, por kësaj here e politikës. Ky është një vendim i turpshëm dhe vetëm politik, kryekëput në funksion të takimit Rama – Vuçiç”, shkruan Berisha në Facebook /gj.k/

18 komente në “Berisha: Vendimi i UEFA-s, kombëtarja shqiptare është sot viktima e politikës”

  1. ooops says:

    perfundimisht jeni nje IDJOT..

  2. Labi says:

    Je vërtet nje qenie e pandreqshme, zoti Berisha. Dhe ky vendim ka lidhje me arqmiqësinë tënde antishpiptare. Mos u fshih pas gishtit të mbesës tënde! Turp!

  3. Labi says:

    Vendimi i sotëm i gjykatës së UEFA-s, më teper se një drejtësi, apo padrejtësi sportive, është një rast i rëndësishëm për të kuptuar se edhe e ashtuquajtura politikë ndërkombëtare, sikundër kemi pasur mundësinë ta shohim edhe herë të tjera gjatë historisë sonë, mendon se Shqipëria duhet të bëhet më e besueshme në opinioin publik europian, e denjë për të qenë në Klubin e Shteteve të Zhvilluara, e aftë për të mbrojtur vetveten.Mos harroni se arbitri qe anglez dhe Anglia…ka qenë vendi ku u copëtua Shqipëria. Por kur gjysma e shqiptarëve anatemojnë gjysmën tjetër, kur armiqësia është ulur këmbkryq midis nesh, nuk duhet të presim të na japin të drejtë ata që na shikojnë ende si..”një shprehje gjeografike”. Serbët, pavarsisht imazhit tonë, mërive tona, opinioneve tona, kanë miq më shumë se shqiptarët në botë dhe këtë nuk duhet ta harrojmë. Enthuziazmi arkaik, si ai i dhënies së titujve ‘Qytetarë Nderi” të Dukës e lojtarëve të Kombëtares sonë prej disa Bashkive tona tregon me të vërtetë se sa folklorikë jemi, se sa jashtë kohe e kulture, se sa katundarë jemi me nacionalizmin tonë..

  4. supermbesa says:

    O gjyshi te mbajne dronin now, fuck them.doli fjala ime gjyshi

  5. supermbesa says:

    Ore eshte konsultuar me supermbesen ky kur ka bere kete koment?

  6. supermbesa says:

    E mo gjysho doli fjala eme.shqipja te mbaje fort dronin

  7. indrit says:

    upppss po flet plaku,si i ke punet sot me haloperidolin ate shiko leri dokrrat se ke 24-vjet qe vetem e ke menderosur..

  8. U permbyste bota. says:

    Po kur flet dhe ti injorant per futbollin atehere cdo gje ka marre fund.
    Ti dhe Pal Vata nuk keni mesuar kurre se me sa topa luhet futbolli dhe tani na del si analist i sporteve.

  9. Mallakastrioti says:

    @@@ Berisha! Triumfoj Supermbesa juaj…ore sa e zgjuar eshte pa le?? duket sa ka marre nga Stergjyshja e saj Serbe….
    sa per komentin tuaj,kete radhe keni te “Drejte”,po benjamini juaj Basha c´fare thote??Apo nuk ka marre Urdher akoma nga ju…

  10. indrit says:

    ikore ore veremli se le nome..

  11. Labi says:

    O, perëndi, kur flet edhe fatkeqësia e Shqipërisë postkomuniste!!!!!

  12. Lisi says:

    Ik o SALI ku merr vesh ti,Dasara po. Prit kur UEFA,me propozim te serbeve, ta marr ate(mbesen tende) ne gjirin e saje.

  13. tfg says:

    Shqiperia eshte viktime e suniteve…………….

  14. a says:

    Jo jo e ka mire ky kete

  15. shqip says:

    o plere , e organizove gjithe kete paçavure, tani tall bythen me injorantet e fisit te faunes. dikush ne serbi tha se droni eshte veper e sherbimeve sekrete. dhe kjo mund te kete nje baze. a nuk ishte ky njeri qe fliste per kufij deri ne preveze e me lart ne serbine qendrore. apo ne lindje e perendim. duke qene nje njeri i pa pergjegjshem qe donte te hapte plage te reja ne ballkan. a nuk ishte ky qe tha se do paiste kosovaret me pasaporta shqiptare? po a nuk qe ky qe qeveritaret e sotem te kosoves ne ate kohe i quante terroriste? po si ta kuptojme qe partneret kryesore te familjes se tij jane serbe me shume hije ne aferat e tyre?tani del dhe ben gjoja kritikun. po ky deri dje sikur furnizonte me nafte makinen e pergjakshme te milosheviçit. beri çmos ta vinte ne varesi te serbise sistemin energjitik duke sabotuar edhe interkonjeksionin me kosven. je nje virus çfaroses qe duhet zhdukur. boll te keqia i ke bere ketij vendi, po u desh edhe ky dron per te trazuar llumin qe ke krijuar ti dhe eproret e tu ne beograd. nacionalist. opingen o shpellar. nacionalist eshte te duash vendin tend e te respektosh ligjet. ja keta jane te ashtuquajturit nacionaliste. vetem se jetojne me kompleksitete per veten e tyre e per te tjeret, i duket se po te leshosh nje dron bota do ndryshoje e keta do jene ne qender te vemendjes. megjithate e perseris; ka shume arsye per te besuar se e gjithe kjo ishte nje inskenim i sali berishes e strukturave paralele qe ai drejton. ishte momenti per te sabotuar be. ne perpjeke per te pajtuar ballkanin. dhe per momentin ja arrite or “miku” nga vicidoli.

  16. Lisi says:

    Ik o Sali,ku merr vesh ti!Iku koha jote.UEFA pelqen Dasaren.Me propozim te serbeve dhe miratim te Platinovicit,jote-mbese,prite kur te emerohet ne pozicion te rendesishem te UEFA-s

  17. sherifi says:

    Sa te thella paskan qene,edhe kte nuk e dinim,”ne funksion te takimit rama-vucic”.
    edhe per kete paska dore Rama?
    Po ti o Sali efendi, me ke je me Ramen apo me Vucicin?.

  18. alfade says:

    Deputeti Berisha don te ”laje mutin me shurre” ! Ai tash na hiqet patriot i ”madh” para shqiptareve per te
    mbuluar me ”gjethe fiku” ate cka shkrojti ne facebook mbesa e tij fill pas mbarimit te ndeshjesh Shqiperi-
    Serbi, duke i quajtur lojtaret tane , shqiptare, ”huligane” etj. etj…
    O Sali mos u mundo t’i mashtrosh shqiptaret me”patriotizmin ” tend virtual ! Shqiptaret tashme e kane te
    qarte se cfare malli je Ti ……..!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje