Kuvend/Miratohet ngritja e Komisionit hetimor për serverin e tatimeve dhe administratën

23 Tetor 2014, 16:18Politika TEMA

Kuvendi miraton me votat e mazhorancës kërkesën e paraqitur muaj më parë nga Partia Demokratike mbi ngritjen e Komisionit hetimor parlamentar për serverin e tatimeve dhe atë për administratën publike.

Kundër ngritjes së komisionit për serverin e tatimeve ka votuar deputeti socialist Bashkim Fino, ndërsa pro tij 72 deputetë. Po kaq deputetë kanë votuar edhe për ngritjen e komisionit për administratën publike.

Ngritja e Komisioneve Hetimore parlamentare është konsideruar nga PD si një prej kushteve për rikthimin e saj në Kuvend.

Në fillim të seancës parlamentare, Kreu i Grupit Parlamentar socialist Gramoz Ruci kërkoi përfshirjen në rendin e ditës së punimeve të Kuvendit edhe miratimin e kërkesës për ngritjen e Komisionit Hetimor. /gj.k/

2 komente në “Kuvend/Miratohet ngritja e Komisionit hetimor për serverin e tatimeve dhe administratën”

  1. Xen Deledashi says:

    Çing çing çing çing !Po bie zilja per hajdutet e birishs. Rreshtohuni ne rradhe per nji !

  2. Ekonomia says:

    Po kjo dr e tatimeve ca s ka be mire qe po ja ngrejne ????? apo kete e di ajo dhe km?? S do ja kete be si duhet ate pune

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje