Prishja e ndërtimeve paleje/PD: Po veprohet në mënyrë selektive, ftojmë qytetarët në protesta

23 Tetor 2014, 13:12Politika TEMA

Partia Demokratike ka akuzuar Qeverinë për prishjen selektive të ndërtimeve paleje në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit. Deputeti Luciano Boçi publikoi disa pamje, që sipas PD-së paraqesin raste konkrete te favorizimit të klientelës qeveritare.

“Edi Rama po dëshmon çdo ditë se qytetarët e vendit nuk janë të barabartë para ligjit. Ligji nuk vepron njësoj dhe zbatohet sipas dëshirave, interesave dhe lidhjeve që kanë njerëzit me Kryeministrin.

Prishjet selektive të ndërtimeve, shembja e pasurisë, e mundit e djersës, e bukës së gojës për disa, me një të rënë të lapsit, dhe lejimi për miqtë e qeverisë po ndodhin ditën për diell në sytë e të gjithë qytetarëve. Po i tregojmë sot publikut tre raste tipike të bujarisë së Kryeministrit, ku ligjin e bën Maliqi”, tha deputeti demokrat .

Më tej, Boçi shtoi se “në këtë foto, dallojmë një lokal përballë Inxhinierisë së Ndërtimit, që i ka mbijetuar shembjes. Të gjithë godinat e tjera janë rrafshuar. Vetëm kjo ka mbetur. Qytetarët janë dëshmitarë të dy standardeve të Edi Ramës.

Kjo shtesa këtu, përballë Maternitetit të Ri, është pa leje, dhe ka zënë hapësirë publike.

Nuk është shembur sepse pronari i saj është i lidhur me Edi Ramën dhe ligji nuk bën më efekt. Ky lokali këtu po hedh shtat në një zonë të qytetit të Shkodrës, ku nuk është ndërtuar asnjëherë.

Po lejohet sepse është marrë në mbrojtje nga një deputet i mazhorancës, mik me Edi Ramën. Ka me dhjetra e qindra raste të tjera në Shqipëri, të lejimit të ndërtimit pa leje, të moszbatimit të ligjit njësoj për të gjithë.”.

Sipas PD-së, qytetarët janë të revoltuar nga trajtimi preferencial që bën Edi Rama.

“Partia Demokratike i fton qytetarët të protestojnë dhe të kundërshtojnë me çdo mjet aktet e bandës së zuzarëve, që u heqin bukën e gojës të pamundurve, dhe lënë pas gërmadha me urdhrin e Kryeministrit, dhe po me urdhrin e tij lejojnë sarajet e miqve në mes të qytetit, në bregdet e kudo.

Partia Demokratike do të jetë në krah të qytetarëve për të ndalur këtë dhunë mafioze të kapobandës Kryeministër, i cili po shkel me këmbë mundin e djersën e shqiptarëve, në kohën kur papunësia është rritur, taksat janë rritur, çmimet janë rritur, dhe varfëria ka pllakosur vendin. Ky është Edi Rama dhe standardet e tij.

Nëse je kriminel të mbron e të bën deputet, nëse ke një dyqan që mban familjen, të hedh në rrugë”, theksoi Boci. /gj.k/

9 komente në “Prishja e ndërtimeve paleje/PD: Po veprohet në mënyrë selektive, ftojmë qytetarët në protesta”

  1. arsen says:

    Po ju afrohen RRUSPAT?!!!
    Pak e keni!
    Ishit ju qe per 18 vjet ju moret leket shkelsave duke ju thene “vazhdoni se sa te jemi ne nuk ju lun njeri”!!!! Po tani?
    Ku ti gjejen leket ata budallenjte,… qe megjithse e dinin qe shkelin ligjin, ….i bene çimento e beton?????
    Jo vetem qe te shemben, por te denohen qe te gjithe ata funksonare e pushtetare, qe i lane te ndertohen!

    1. Sokrati says:

      Hajde o pra,gati jemi.
      mjafton nje fershellime dhe tja qijme robt atyre qe po shkaterrojne shqiperine e jeten e shqiptareve……..

  2. pd'isti i Familjes says:

    po kush ju vjen me mbrapa juve o kriminele ? Shpejt harruat se ç’hoqi ky popull kur diktator berisha ishte ne pushtet

  3. Dhl says:

    Haj mut Pd haj se aty po e rrujne karin njerezit te dalin ne protesta per ju

  4. sarandjoti says:

    Gjithe Shqiperia ne kohen e qeverisjes te P.D.se u be kantjer i nje ndertimi pa dhe vetem pa leje.Keta klloun si L.B.qe ma ka hunden sa nji kastravec Holandez,nuk e kishim digjuar te na fliste ndonje here,per ndertime pa leje,dhe as per prishje selektive.Per sa u perket prishjeve selektive duhet ti kujtoj ketij kllouni,fenomenin Jal,dhe Ksamil qe u be skandal dhe me B.B.per ndertimet qe u prishen gjoja me kerkese te B.B.por ne fakt u prishen me kerkese te udheheqesit te perjetshem te kllounit L.B.Per interesa direkte te familjes dhe te mafias qe blen familjen me leket e pista te krimit,korupsionit,shteterore te lidhur me krimin mafioz te organizuar.Kllouni i cirkut ka qellim fisnik te qetesoj shpirtrat e trazuar te shikuseve ne arene nga ushtrimet e veshtira te artisteve akrobat,ndersa kllouni politik L.B.kerkone te na bej pa memorje,budallenj..

  5. Xhim ziza says:

    Tnt ne byth te gjithve

  6. ivani i madh says:

    nqf te se duhet ta mbyllin halen jeni ju te PEDESE qe cfare s’bete e shkatruat e sakatoset kete vend sa aritet deri ne vrasje si 97, Gerdeci e 21 janari. Kush ju ndjek e ju degjon ju o eshte i mare si i pari juaj o i jane prekur interesat ne pronat e vena me vjedhjen qe i kane bere dirses e gjakut te popullit e te demokratve te thjeshte.

  7. agron says:

    PA MERAK. DO DALI QENI IM SE I KANE PRISH KOLIBEN.
    RISTAN QUHET. HAHAHAHHAHA

  8. juli jani says:

    I LUMTE EDI RMES ATE QE SE BENE ME VITE TE TEERA E BEM PS BRAVO CUNA POPULLI ESHT ME JU

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje