Mazhoranca i hap rrugën opozitës që të kthehet në Kuvend, tashmë reagimi i takon PD-së

23 Tetor 2014, 12:09Politika TEMA

Mazhoranca pranon dy nga tre kërkesat e parashtruara nga Partia Demokratike, duke i hapur rrugën partisë më të madhe opozitare për të ndërprerë bojkotin disa mujor të veprimtarisë parlamentare.

Në seancën plenare, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Gramoz Ruçi kërkoi përfshirjen në rendin e ditës së punimeve të Kuvendit dhe miratimin e propozimit të opozitës për ndryshimin e Rregullores së Kuvendit përsa i takon minutazhit të fjalës së përfaqësuesit të opozitës, që do të jetë e njëjtë me atë të Kryeministrit, pasi ky i fundit ka mbaruar fjalën në seancë.

Gjithashtu kreu i deputetëve socialistë u shpreh në favor të përfshirjes në rendin e ditës të punimeve të Kuvendit të p/vendimeve për miratimin e dy komisioneve hetimore që opozita kërkon, atë për Tatimet dhe Administratën Publike.

“Mazhoranca e sotme nuk do të bëjë gabimet e mazhorancës së shkuar. Kush punon gabon, por ne nuk do të përsërisim gabimet e bëra më parë kundrejt opozitës.

Opozita e sotme ka bërë një propozim, që sapo mbaron fjalën Kryeministri, kreu i grupit parlamentar të partisë më të madhe opozitare ose përfaqësuesi i saj merr fjalën dhe flet aq sa ka folur Kreu i Qeverisë. Ky propozim është i njëjtë me atë që bëmë ne kur ishim në opozitë, por kërkesa jonë në atë kohë u bllokua për dy vite me rradhë.

Madje Sali Berisha, në vitin 2012, kur ishte Kryeministër i vendit na drejtohej: më gjeni një Kushtetutë të vetme europiane që e ka të shkruar këtë dhe unë do ta pranojë menjëherë. Më pas pyeste, po kur lideri i opozitës nuk është në Kuvend kush do e zëvendësojë?”, u shpreh Ruçi.

Por, Partia Socialiste rrëzoi kërkesën e tretë të demokratëve në lidhje me shtimin e numrave të anëtarëve të komisioneve parlamentare. Sipas Ruçit, shtimi artificial i numrit të deputetëve në komisione nuk i shërben projektligjeve, pasi jo të gjithë janë kompetent për fusha të caktuara.

Në këtë kuadër, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi kërkoi rikthimin e rregullores së miratuar në vitin 2004 sa i përket përbërjes së komisioneve parlamentare.

Shtimi në mënyrë artificiale i numrit të anëtarëve të kom parlametare i ka kthyer ata si grupe parlamentare duke vështirësuar veprimtarinë normale.

Së dyti, ka zhdukur normat e përfaqësimit pozitë-opozitë. Ka vështirësuar zhvillimin e mbledhjeve të komisioneve në të njëjtin orar pasi deputetët s‘dinë ku të shkojnë më parë.

Ka denatyruar profesionet e deputetëve duke i detyruar të marrin pjesë në disa komisione që janë inkopetent. Ka shtuar shumë shpenzimet financiare lidhur me pagesat.

Dhe as ambjente fizike për të përballuar një kuorum të tillë Parlamenti nuk ka. Në këto kushte propozoj të kthehet formulimi i pjesëmarrjes së deputetëve në komisione sic e ka pasur rregullojrja e miratuar me konsesun në 2004. Deputeti merr pjesë vetëm në një komision parlamentar, pastaj janë të lirë sipas interesave të projektligjeve të marrin pjesë në komisione pa të drejtë vote, kur nuk bëjnë pjesë”, tha Ruci.

Duke iu referuar minutazhit pozitë-opozitë në sallën e Kuvendit gjatë diskutimeve, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së theksoi se nëse Kryeministri ka folur vetëm 5 orë e 23 minuta, kreu de fakto i opozitës, ish-Kryeministri Sali Berisha ka folur 12 orë e 46 minuta, pra dy herë më shumë se Kryeministri ose 12.5 % të të gjithë kohës së debatit parlamentar.

“Në sesionin e kaluar kur opozita ishte prezente në parlament  në 106 orë debat parlamentar pozita ka folur 53 orë e 20 minuta, opozita 53 orë e 50 minuta. Pra, 30 min më shumë se sa pozita.

Në qoftëse Rama ka folur vetëm 5 orë e 23 minuta, kreu de facto i opozitës ka folur 12 orë e 46 minuta. Pra dy herë e gjysmë më shumë se kreu i ekzekutivit, ose 12.5 % të kohës të gjithë debatit parlamentar.

Ky është një rekord që mund të futet edhe në librin Guiness pasi sot nuk gjen asnjë parlament me një përqindje të tillë kohore. Pra nuk është dyshja Rama-Meta që ka asgjesuar debatin parlamentar apo ka dhunuar hapësirat demokratike të opozitës shqiptare”, theksoi Ruçi. /gj.k/

6 komente në “Mazhoranca i hap rrugën opozitës që të kthehet në Kuvend, tashmë reagimi i takon PD-së”

  1. Çiljeta says:

    Ju jeni të tredhur…!!!

    1. adrin says:

      MARREVESHJE KERKON LULI PER TE MBAJTUR NE PUNE MILITANTET E DP SE, MARREVESHJE KERKON LULI PER TE AMNISTUAR TE INKRIMINUARIT E PD SE, MARREVESHJE KERKON LULI, PER TE SHKELUR LIGJET E SHQIPERISE.
      PO LUL MARREVESHJA EKZISTON DHE NDODHET NE PARLAMENTIN E BURRAVE TE CILET KA ZGJEDHUR SHQIPERIA ME 23 QERSHOR 2013.
      OR LUL MARREVESHJA EKZISTON AJO ESHTE LIGJI THEMELTAR I SHTETIT QE JU SI PD NUK E KENI VOTUAR ASNJEHERE POR SE E KENI ZBATUAR PER QELLIMET TUAJA KUR ISHIT NE QEVERI TETE VITET E SHKUARA. E PERDORET DUKE JUSTIFIKUAR SPASTRIMIN E ADMINISTRATES NGA CDO PERSON QE NUK ISHTE I PD SE , NGA CDO PERSON QE NUK KISHTE TESEREN E PD SE.
      GABIMI ME I MADH IILR METES DHE EDI RAMES QE I LESHOJNE PE OPOZITES DUKE KRIJUAR KOMISIONE HETIMORE QE TE KTHEJNE ME PAS LIGJET NME HIC. KJO ESHTE E TURPSHME.
      KETE NUK KA QEVERI KETU NUK KA PUSHTET PO VETEM LOJE KUNGULLESHAKASH ME LULIN.

  2. mira10 says:

    Bëniç’të thotë PD ju budallenjtë e PS. PD nuk do demokracinë por pushtetin, se ja pa hajrin, u pasurua aq sa deshi duke vjedhur popullin dhe tani lufton t’ju përzërë juve që të vijë vetë në pushtet. Hapni sytë dhe mos u bëni lëshime të kota se ata nuk kënaqen.

  3. polat says:

    :;cfare ti thuashe kesaj pozite,kure ishte ne opzite ,na dhunonte ishe kryemnistri ,duke na prer fjalen e duke na bere presjone e duke na perjashture me dite te tera nga kuvendi,duke na denuare me urdher nga gjykaytat qe hidhnin ne gjygje gjasme se na janme shpifure etj, etj.Ndersa tashti qe kane shumicen e cilsuare persri e lene te lirishme te pandreqshmin te bte doje ,se gjoja nuke ej cfare te doje se gjoja n e nuke bejme cfare beri ky.Ky eshte nji qendrim i pa falshem kure nuk zbatohet rregullorja e prlamentit vendi ku aprovohen ligjet ,do te thote nji shprehje e vjeter e popullit tone ,ku thote|… mose bej cfare bej une ,pore bej si theme une.ater i bije qe ligjet duhen zbatuar vetem per qytetaret thjeshte ,pra kta mendojne vetem per vete dhe jo per qytetaret qe per te qen te barabarte para ligjit e te drejtes i votuan ,qe kta te pandreqshmit sadiste te viheshin para drejtsis dhe ky populle te merrte te pakten fryme lirishte se para drejtsise te gjithe jemi te barabarte.

  4. ben says:

    Sal kurva fliste ne kuvend sa i donte pi….. Sheqeres sa koh do me i dhen ne kuvend o legen 24 or su ngopet 23 vjet o njerez pa bole , gjermani thot “DUHET TE KESH BOLE QE TE QUHESH BURRRRRR”po ju nuk jini as burra as gra por baxhello.

  5. Zef Kallami says:

    Po pse flet pa kontroll mo Ciljet.Ti duhesh ti kesh kaluar ne dogan parase ti perpunosh ne teknologjine vaginalius, nese jane apo nuk jane te trellur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje