Prokuroria greke ka dorëzuar në gjykatë dosjen për vrasjen e Ilia Karelit në burg, shtatë muaj pas ngjarjes së rëndë.
Në këtë dosje, prokuroria akuzon 13 gardianë, të cilët i bën përgjegjës për torturimin deri në vdekje të shqiptarit Ilir Kareli.
Nën akuzën “përkrahje të autorëve të krimit”, është dërguar edhe ish drejtori i burgut, i cili është parë qartazi në videon që tregon torturat ndaj të burgosurit shqiptar, se nuk ka bërë as lëvizjen më të vogël, për të ndërhyrë.
Akuza ndaj dy gardianëve të tjerë është pushuar për mungesë provash, ndërkohë që është kundërshtuar kërkesa e 6 gardianëve të akuzuar, për t’u gjykuar në gjendje të lirë.
Kareli u masakrua deri në vdekje në burgun e Nigritas në Greqi, më 27 mars të këtij viti, dy ditë pasi vrau me thikë gardianin e burgut në Malandrino, Jorgo Cironi./b.l
foto 1,ola ta lefta…………..
To muni tis manas su re kolotrypida
thjesht e bejne per te rregulluar marrdheniet por pastaj do lihen te lire
http://bit.do/te-pathenat-e-vrasjes-se-Karelit
Nuk besoj se do behet gjyq i drejte!TE DREJTAT E EMIGRANTEVE NE KET VEND TE QUAJTUR EVROPJAN SHKELEN ME DY KEMBE POR FSHIHEN ME DINAKERI KAN NJE KOD TE HESHTUR TE VESHTIRE PER TA ZBERTHYER ZYRTARET GREKE