“U luftua me grushta, karrige e gurë fluturuan, u dëgjuan sharje raciste kur pëlhura me “Shqipërinë e Madhe” ra mbi stadiumin e Beogradit. Megjithatë të dy vendet duan të shohin nga e ardhmja”, thotë kryeministri Edi Rama për DW.
Zoti kryeministër, pse u shty vizita për në Beograd?
Edi Rama: Sepse në kuptimin tim Serbia nuk ishte gati që vizita të zhvillohej në datën e përcaktuar pas atyre, që ndodhën gjatë e pas ndeshjes Serbi – Shqipëri, në fushën e blertë të futbollit dhe në fushën e marrëdhënieve politike të minuara nga një mosbesim shekullor. Kryeministri Vuçiç më ka telefonuar dhe më ka shprehur pikëpamjen e tij mbi gjithë sa ka ndodhur, ashtu siç unë i kam shprehur timen, në divergjence të plotë me të. Por së bashku kemi rënë dakord se duhet të shohim nga e ardhmja dhe duhet ta çojmë përpara procesin e nisur dhe frymëzuar nga Kancelarja Merkel në Konferencën e 28 gushtit në Berlin, ku për herë të parë liderët e Ballkanit janë ulur të gjithë bashkë jo për t’u grindur për kufijtë, po për t’u bashkuar në rrugën e bashkëpunimit politik, ekonomik e social.
Si janë marrëdhëniet mes Tiranës dhe Beogradit?
Besoj se pas shfaqjes së stadiumit të Beogradit, të gjithë mund ta marrin me mend se marrëdhëniet janë në një fazë embrionale pas një shekulli e më shumë pa asnjë marrëdhënie bashkëpunimi, ku gjithë ç’mbajmë mend janë lufta, grindjet, mosmarrëveshjet.
A janë në gjendje elitat shiqtare dhe serbe për të zhvilluar një dialog?
Të mos e harrojmë se ky 2014 është viti më i mirë i Ballkanit në historinë e tij. Është i pari vit, që ka ardhur pa asnjë konflikt kufitar dhe në paqe mes të gjithëve. Rastësia e ka dashur që kjo të ndodhë në 100 vjetorin e Luftës së Parë Botërore, që shpërtheu pikërisht në Ballkan, por është një koincidencë shumë domethënëse, që na bën të gjithëve të kuptojmë se nga sa larg jemi nisur për të mbërritur në këtë moment, të cilin në asnjë mënyrë s’duhet ta shpërdorojmë. Unë kam besim se do ti’a dalim të bëjmë përpara pavarësisht problemeve dhe jam i vendosur të bëj gjithçka për të mos lejuar që e shkuara të na dalë përsëri përpara në rrugën drejt Europës së Bashkuar. Kjo paqe ka ardhur si vullnet europianist i popujve të rajonit, por është shumë e brishtë e gjitha për t’u ndërtuar. Eshtë një paqe shumë e madhe për shpatullat e secilit prej vendeve tona veç e veç, prandaj duhet të ecim dorë për dore me njëri-tjetrin e me Europën e Bashkuar, që nga ana e saj duhet të kuptojë se i duhet bashkimi me Ballkanin sot po aq sa ç’i duhet Ballkanit bashkimi më të. “Enlargement fatigue” është një term i njohur brenda BE-së, por brenda Ballkanit ka nisur të përdoret një term tjetër, “Patience fatigue”, dhe të gjithë duhet të bëjmë çmos që lodhja mos të na mundë në përpjekjen tonë drejt të ardhmes, pasi pasojat do të ishin reciprokisht katastrofike.
Në Beograd futbollistët shqiptarë e mbrojtën flamurin e “Shqipërisë së Madhe”. Ju, Zoti Rama, thatë se jeni krenar për lojtarët. Eshtë ky flamur flamuri juaj?
Dy gjëra më kanë impresionuar thellë në këtë histori dhe dua t’i them troç. E para fakti që një banderolë, ku ishin asembluar disa simbole kombëtare të shqiptarëve dhe që nuk ishte as flamuri ynë kombëtar, as flamuri i ndonjë “Shqipërie të Madhe”, po një shembëlltyrë fluturuese, që edhe ne e shihnim për herë të parë, provokoi një tërbim aq të madh politik në Beograd. Unë e imagjinoja që ndeshja do të ishte “e nxehtë”, në fund të fundit Serbi – Shqipëri është derbi i padiskutueshëm i Ballkanit dhe prandaj edhe e dekurajova çuarjen e tifozëve tanë në Beograd. Por që në stadiumin e Beogradit do të ulërihej 40 minuta rresht “Vritini shqiptarët, vritini shqiptarët! Vritini vëllezërit e kroatëve”, këtë nuk e imagjinoja. Ashtu siç nuk imagjoja dot kurrë që retorika e Serbisë zyrtare pas ndeshjes do të ishte një zgjatim i koreve raciste, antishqiptare, të tifozëve të udhëhequr nga huliganë të dënuar ndërkombëtarisht, të cilët hynë edhe në fushë e goditën lojtarët tanë me karrige kokës! Po së dyti, dhe ky ishte kulmi, nuk mund ta imagjinoja dot kurrë që media perëndimore të humbte kaq keq drejtëpeshimin nën peshën e shtypit të propagandës shtetërore serbe e të shpallte botërisht tim vëlla si autorin e gjithë katrahurës, pa marrë as mundimin të dëgjonte në mos atë vetë një burim alternativ të burimit krejt të pavërtetë serb. Si mund të linçohet publikisht e botërisht nga tribuna prestigjoze e të mirënjohura për etikën e tyre një person, që as nuk pyetet për të dhënë opinionin e tij? Dhe si ka mundësi që vetëm e vetëm, pse i akuzuari është vëllai i kryeministrit të vendit të një skuadre kombëtare, që dhunohet psikologjikisht e fizikisht në një fushë mike, dhe vetëm e vetëm pse mbi stadiumin e vendit pritës fluturon një “flamur” me simbole kombëtarë të miqve, titujt e mëdhenj të merren me këto e jo me racizmin e me dhunën fizike të ushtruar haptaz ndaj lojtarëve miq në kualifikimet e kampionatit europian?! Jürgen Klopp e tha si zakonisht shumë shkoqur të vërtetën e thjeshtë dhe e mbaroi duke thënë se ajo ndeshje s’kishte lidhje me fair play-n. Po unë do të shtoja se as shumë gazeta e televizone, edhe në Gjermani, s’kishin lidhje me fair play-n deontologjik të gazetarisë! Sa për lojtarët tanë jam krenar se nuk ranë në kurthin e tmerrshëm të asaj dhune psiqike e fizike, luajtën më mirë se Serbia, patën më shumë raste e padyshim, shumë më tepër dinjitet në një fushë, ku ishte ndaluar jo vetëm çdo flamur shqiptar, po edhe çdo shall e distinktiv shqiptar edhe për 45 personat, që shoqëronin skuadrën kombëtare në tribunën VIP.
Sa i madh është rreziku i nacionalizmit “shqiptaromadh” për shtetet e rajonit?
Shqipëria e Madhe është makth serb, jo projekt shqiptar! “Shqipëria e Madhe” nuk është në axhendën politike të asnjë partie politike në Shqipëri dhe as nacionalisti më ëndërrimtar shqiptar nuk sheh tek banderola e stadiumit të Beogradit Shqipërinë e vet të Madhe! Shqiptarët në shumicë dërrmuese duan “Europën e Madhe” me Shqipërinë, Kosovën e të gjitha vendet, ku ata banojnë në rajon, brenda BE-së! Ndërsa vetë nacionalizmi është padyshim një rrezik për rajonin, përderisa papunësia, varfëria, plagët e mëdha sociale në tërësi dhe qëndrimi jashtë Europës së Bashkuar janë fenomenë me impakt të madh shoqëror. Mos harroni po ashtu se Ballkani është një rajon jo vetëm multietnik, po edhe multifetar, çka bën shumë të vyer bashkëjetesën në paqe, që kemi arritur, po edhe shumë të madh potencialin eksploziv, në rast se paqja nuk ushqehet me projekte integrimi europian, bashkëpunimi, prodhimi e punësimi për vendet tona.
Si janë pozicionet e Shqipërisë ndaj shqiptarëve në vendet fqinje (Kosovë, Serbi, Maqedoni, Mal të Zi, Greqi)?
Të qarta si drita e diellit: Të bashkuar drejt Europës!
Te thuash nga njera ane se “nacionalizmi eshte rrezik ne rajon” dhe nga ana tjeter te deklarosh se “nacionalisti me endrrimtar shqiptar nuk sheh tek banderola e stadiumit te Beogradit Shqiperine e tij te Madhe”, atehere ose media me shkrimet e autoreve pa fund mbi Shqiperine Etnike jetojne ne ndonje planet tjeter ose ti je kryeminister i ndonje race jashteplanetaresh!!!! Ka mundesi sepse edhe droni nga qielli erdhi!
PPPPPPPPPPPPPPPPPPPPPPPSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSH ….AAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAH U CLIROVA !!!!
Ik o kliloqe se dhe ty me llogjiken e dhjarit kishim mangut
Kliamax,
Kisha keto gjera :
– Une kam thene me pergjegjesi ketu ne forum se jam shqiptar, kam lindur ne Tirane, prinderit e mij kane qene me kombesi shqiptare, kane lindur ne Cameri, kane patur, para genocidit te ultranacjonalisteve greke, pasaporta greke, kane qene myslimane.
– A ka mundesi te lutem,ne se deshiron, te na thuash edhe ti dicka per vehten tende ? A ke lindur ne Shqiperi, a ke patur psaporte shqiptare, a je rritur dhe shkolluar ne Shqiperi APO je safi grek. E them kete per te marre vesh se me cilin diskutojme ketu ne forum.
– Une jam shqiptar, shpresoj i moderuar, dhe te them me siguri se tek “pelhura mbi stadiumin e Beogradit” NUK PASHE NE ASNJE MENYRE SHQIPERINE E MADHE. Mos valle e pe ti ?
– Natyra neve na ka dhene sy, veshe dhe sidomos TRU qe te mendojme dhe gjykojme vete. Une lexoj shkrimet e autoreve pa fund per Shqiperine, gykoj, mendoj dhe vetem pastaj krijoj mendimin tim, kjo eshte nje e drejta ime.
Ti e di mire se mua ultrnacjonalistet greke me kane vrare gjyshin dhe dy dajat dhe ne asnje menyre nuk jam per ndryshimin e kufijve shqiptaro-greke, sepse dua ti le nipave dhe mbesave te mija nje Shqiperi pa probleme me fqinjet. Pra une si shqiptar nuk jam ne asnje menyre per Shqiperine Ethnike dhe me behet shume qejfi qe edhe kryeministri im visionar mendon si une dhe jo si greket ultranacjonaliste qe enderojne akoma per Vorio Epirin.
– Kam idene se ti jeton ne nje planet tjeter dhe jo kryeministri yne i cili e ka te kjarte se ne shqiptaret nuk kemi alternative tjeter siç kane serbet Rusine. Alternativa jone e veteme eshte Europa e Bashkuar, ne jemi visionare dhe jo gomere ultranacjonalsite.
– Nga do te vinte droni pervec se nga qielli ? Cjane keto qe shkruan ?
– Do te isha mirenjohes ti pergjigjeshe pyetjeve te mia, ne se deshiron, jo per gje por te dime se me cilin debatojme.
Pershendetje
Para zgjedhjeve te fundit shkruanim me zjarr per largimin e pushtetit berishian dhe per fitoren e Edi Rames. Ne mes te kesaj perplasje u fut si fandi spathi edhe nje “patriot” me emrin Spahi qe coroditi jo nje por nje milion kuqezinj me idete e tij per Shqiperine Etnike. Ne kete periudhe te nxehte politike shperthen dhe Sali Berisha duke folur per 66 mije km/katror te Shqiperise!!!
Disa dite para zgjedhjeve i pergjigjem ashper Clausit, per nje koment te tij kundra Edi Rames, duke i shkruajtur se ti nuk je Clausi i vertet. Me ishte erresuar llogjika nga urrejtja per Sali Berishen. Shume shpejt ndjeva turp, por nuk i kerkova falje. Clausi kishte plotesisht te drejte. Shpesh ndjenjat tona ideologjike, politike, kombetare, fetare, sportive, krahinore, racore, etj na beine te mos shohim qarte dhe te humbasim llogjiken.
Ndihmo dhe ti vetveten te kesh sa me pak urrejtje ndaj te tjereve qe nuk perputhen me mendimin tend dhe te respektosh sado pak ata! Do te ndihesh me mire, me beso!
Klimax,
More njeri i mire.Edhe nje here :
Kush je ti ? A ke lindur ne Shqiperî ? A ke patur ndonjehere pasaporte shqiptare ? A ke lindur, je rritur dhe shkolluar ne Shqiperi ?
Une te kam dhene informacjonin mbi mua. Desha te di se me cilin diskutoj me nje grek APO me nje minoritar grek.
Jep pergjigje qe te te njofim se kush je dhe mos u hidh dege me dege.
Spahiut popull shqiptar i dha vetem gjysem perqind te votave. A nuk te tregon kjo ty se populli shqiptar nuk eshte nacjonalist.Ku e gjete ti perseri se kuqezinjte e Spahiut ishin nje milione ? Ai mori vetem gjysem perqind vota more falsifikator i mjere.
Berishen po ashtu e hoqem si kryeminister. Behu serjoz nje here dhe mos e drith muhabetin.
Une e di vete se me cfare ndjehem me mire. Une ndjehem mire kur te provoj se ti je nje fallsifikator i historise dhe kete fakt ta kam provuar disa here.
Pra, edhe nje here na thuaj se kush je ne te vertete.
Pershendetje
Te lumte Edi, po ben shume pune ne Europe. po ki kujdes Brenda vendit. Kujto c’pesoi Fan Noli, meso nga historia, bejua tepamundura bemat te koruptuarve ne sistemin gjyqsor, prokurori, banke, polici, pushtetin local e kudo qe veprojne.
O Klimax, Saliu je ti? Plak i rrjedhur!
eshte gerrrrrrrrrrrku i forumit !!!! Sa gati rrijne kur behet fjale per Shqipnine E BASHKUME !!!! i kuptoj i kuptoj se e din shume mire qe po jetojne ne TOKA TE VJEDHURA dhe heret a vone ato toka do RIKTHEHEN TEK I ZOTI !!!
Klimkarin prsh = dmth PSHURRE NE GOJE SE I LAN DHEMBET E PISET !!!!
Sa shume deshire qe kam, te dije se cilit organ, ciles gazete ose radioje ja ka dhene kryeministri kete interviste.
Deutsche Welle !!!! Eshte e shkruar me siper me inicialet DW !!!
DW
Une mendoj qe eshte: Deutsche Welle or DW is Germany’s international broadcaster.
E keni te shkruar ne paragrafin hyres te intervistes, radion gjermane DW.
Per ty klimax qe na ben te zgjuarin me ato nacionalizmat e tua qe i ke aq per zemer,Kryeministri ka shume te drejte per ato qe thote,ku ndryshe nga partite nacionaliste ne komshijte tane per rreth ku perqindja ne mbeshtetje te programeve provokuese e prtendimeve teritoriale ndaj fqinjeve eshte shume here me e madhe.Pper kete mund te ju sjell shembuj KU PARTIJA JOTE NAZISTE GREKE mori afersisht 20%ndersa ne shoiperi edhe partija e kreshnik spahiutnuk mori asnje %. Tek e fundit ne demokraci qendrimet politike te gjithesecilit nepermjet vote shprehen.
Mos u merrni me Klimaxin, se eshte grek, cdo lloj gjeje shqiptare eshte alergji per ekte njeri, dhe shume minorikare te tjere si puna e tij, qe hiqen si te emancipuar dhe kozmopolitane. Nga greqet ketu ne forum nuk pame asnje te denonte dhunen kafsherore serbe dhe racizmin e verber qe i ka rrenjet thelle ne shekuj, por kapen pas nje flamuri. Rama ka folur bukur dhe qarte, ne programin e qeverise shqiptare nuk ka asnje Shqiperi te Madhe, kurse minorikaret e tipit Klimax bejne rolin e shurdhit dhe qorrit, duke i rene daulles se gjoja rrezikut te nacionalizmit shqiptar. Injorojini keta levozhga te thara turko-aziatike, nuk ia vlen te thartosh trute me ta, lerini te vjellin diarrè nga goja e tyre e qelbur..!!!