Corriere della Sera përgënjeshtron lajmin se delegacioni shqiptar shkoi në kazino

22 Tetor 2014, 10:52Politika TEMA

Corriere della Sera ka përgënjeshtruar lajmin e publikuar dy ditë më parë, se një delegacion shqiptar që mori pjesë në samitin e Milanos, ka shkuar në kazino.

Corriere ka publikuar si përgënjeshtrim deklaratën e konsulles së Shqipërisë në Itali, Luljeta Çobanaj.

Në përgenjeshtrim thuhet në samitin e Milanos nuk ka pasur asnjë delegacion shqiptar.

Duke iu referuar artikullit”Limousine e culatello, le 48 ore segrete dei leader” ,( Corriere della sera ,19 tetor) , nënvizojmë që Shqipëria nuk ka dërguar asnjë përfaqësues në Samitin Europa-Asia në Milano, as si vëzhgues, dhe nuk merrnin pjese zyrtarë të qerverisë shqiptare.

Republika e Shqipërisë, faktikisht, nuk bën pjesë në shtetet e Samitit ASEM, dhe nuk ka qenë e ftuar në formë zyrtare.

Lajmi i rremë mbi sjelljen e përfaqësuesve të Republikës së Shqipërisë ka ofenduar thellësisht imazhin e Shtetit dhe qeverisë sonë.

Për më shumë lajmi ka patur impakt negativ dhe të menjëhershëm në mediat kombëtare, duke sjellë pakënaqësira të thella në vendin tonë.

Luljeta Çobanaj, Konsull i pergjithshëm i Republikes sëë Shqipërisë”, thuhet në përgënjeshtrimin e botuar sot nga Corriere della Sersa.

Pas lajmit të publikuar dy ditë më parë, Partia Demokratike dhe Sali Berisha reaguan me anë të disa deklaratave publike.

Ndoshta edhe ata tashmë duhet të tërheqin deklaratat e tyre./b.l

40 komente në “Corriere della Sera përgënjeshtron lajmin se delegacioni shqiptar shkoi në kazino”

  1. iliriashqiptare says:

    dinakeria tipike e pipinove…botojne thjesht vetem fjalet e ministres Kodheli..por kjo nuk quhet pergenjeshtrim,sepse as gazeta as autori i artikullit nuk dinstancohen nga ato qe kane thene..kjo eshte ofendim i inteligjences se shqipetareve.

    1. Labi Vlore says:

      Ministria Kodheli duhet te ngreje Padi per shpifje ne Gjykatat Italiane kundrejt gazetes “Corriere della Sera”.Shqiperia nuk merrte pjese ne Samitin e Milanos,per faktin e thjeshte,sepse ne kete samit marrin pjese,BE-ja dhe vendet e Azise.Prandaj duhet paditur “Corriere della Sera” per shpifje.Te mbrohet dinjiteti i vendit nga kjo gazete,qe ne kete rast vlen me pak se nje leter higjenike.

      1. jhhgkhjflhasdfl anticensurë says:

        labusho
        ti je në itali dhe ke mudësi ta lexosh gazetën!mund të më shkruash se me çfar titulli dhe në çdatë është botuar!unë nuk e gjej në botimin on-line!
        flm për mundimin

        1. Pilo Lala says:

          Keto behen thjesht per te mbyllur gojen e PD, qe i kishte shoferet e Ambasadave Trafikante Droge.
          Nuk ka nevoje te filloje lufta me nje Gazete prestigjioze.
          Sa kollaj i nxisni ju Qeverine te shkoje neper Gjyqe.
          Korrere Dela Sera eshte nje gazete qe beri nje gabim, dhe e pergenjeshtroi.

          1. eeerjhhgkasdfl anticensurë says:

            pilo nuk e ka përgjënjeshtruar!ka botuar letrën e konsullatës shqiptare!tjetër është përgënjeshtrimi tjetër botimi!!
            kaq pak duhet ta dish!!

      2. beso says:

        me gjithe mend e ke? Ne Haaaaaage do çuar,ne Hage kete letren higjenike qe eshte themeluar ne 1876 dhe shet 300-400 mije kopje ne dite.Ky ka bere gallate mo Labi,merre pak me humor se nuk u be qameti.

        1. ani says:

          une mendoj se me humor duhet ta marrin ata te gazetes pasi ti cojme ne gjygj e tu vihet nje gjobe e majme per shpifje. E meritojne meqe jane kaq gallataxhinj

      3. Edkari says:

        Kushedi sa ka paguar kodhelja qe ta pergenjeshtrojne lajmin.

        1. Mondi says:

          Kodheli nuk e njeh kete filozofi, more ti qe shfaqesh tamam ashtu si e ke pagezar veten tende. Turp, turp dhe ne pafundesi turp per ty dhe te gjitha ata qe te verteten duan ta bejne medoemos te zeze!

        2. Salpilli says:

          “Patjeter”! I zbrazi thesat e zbrazur qe I la Sali Idjoti.

    2. canadian says:

      Fakti qe Shqiperia nuk eshte pjese e ASEM dhe delegacioni mund te kete patur status vezhguesi ne takim, nuk eshte pergenjeshtrim i faktit delegacioni shkoi ne casino. Keta jane zyrtaret tane

      1. canadian 2 says:

        Po te kishte shkuar gazeta nuk do ta kishte pergenjeshtruar lajmin e leshit te xhozit. Gazetat sidomos ato te medha nuk terhiqen kollaj edhe sikur te kishte 1% shank qe te ishte I vertete.

      2. eeerjhhgkasdfl anticensurë says:

        o debil vëzhgues a pjestar i bisedimeve,sido që të jesh!
        quhet delegacion!!është një person ose një grup personash i dërguar për të përfaqsuar shtetin!!
        ti e dredh e dredh sa kërkon që pordhën ta quash ashtu si do ti!gogësimë bythe!ose mutin të vjellë bythe!
        o debil nuk janë njësoj!!

  2. robert says:

    Aq te ceket jane keta te PD dhe kryeidioti qe kishim ne krye per 8 vjet sa edhe po te thone mediat qe Rama ka takuar Nastradinin te nesermen do ta komentojne ne FB , mire i rrjedhuri dihet se kete pune ka bere gjithnje po kta gomeret e rinj ne drejtim te PD pse bejne keto gomarlleqe, per ti thene mazhorances vazhdoni ju nja 20 vjet ne pushtet se ne jemi debila

  3. iliriashqiptare says:

    sqarim:te konsulles Cobanaj,se me sa degjova ministrja Kodheli do ti padise per shpifje,gje qe eshte shume e drejte dhe duhet bere me vendosmeri.

  4. jhhgkhjflhasdfl anticensurë says:

    “Corriere ka publikuar si përgënjeshtrim deklaratën e konsulles së Shqipërisë në Itali, Luljeta Çobanaj.”
    kjo më duket pasi bythëtallje!!
    nuk mund të quhet përgënjeshtrim nga koriere dela sera,publikimi i protestës së palës shqiptare!!ata mund ta botojnë këtë protestë për të vërtetuar bazën ku mbështeten për përgënjeshtrimin,por në radhë të parë duhet të përgënjeshtrojnë,kërkojnë falje dhe të tregojnë burimet nga kanë marrë këtë lajm të gënjeshtërt!!
    kjo që kanë bërë ata është një lallje bythe me burokratët e bythës që ne kemi!!injorantë deri në palcë!
    MM nuk duhet të mjaftohet vetëm me një përgënjeshtrim fallco!!

    1. jhhgkhjflhasdfl anticensurë says:

      në ç’titull është botuar ky përgënjeshtrim leshit se është e pa mundur ta gjej??

      1. beso says:

        eshte ne faqen e pare ne vend te editorialit,hahaaaaaaaa.Po andej nga faqet e fundit,perpara atyre lajmerimeve me AAA.cerco massaggi…ku do jete tjeter? Ia kalofsh mire

        1. eeerjhhgkasdfl anticensurë says:

          flm beso

  5. S.Krasaniqi says:

    Nuk është burrë i tillë Sala,atë që ka thënë njëherë nuk e tërheqë kurrë prapa.Ai i di gjërat me mirë.

  6. Çiljeta says:

    Publikimi i deklaratës së Konsullit nga gazeta, nuk është përgënjeshtrim i asaj që ajo ka shkruar më parë, o debila të TEMËS…! Çdo gazetë serioze, paraqet lajmet dhe ngjarrjet siç ndodhin, pa komente…siç bëhet në mediat shqiptare, që çdo gjë e paraqesim sipas “midesë” tonë…

    1. Shqiptari says:

      “Corriere della Sera” ka shkruar shume rralle per Shqiperine ne keto 24 vjet edhe kur ka ngjarje apo zhvillme te rendesishme qe mund te permirsojne imazhin e Shqiperise e te shqiptarve,por ka qene gjithmone shume e zellshme te shkruaj te qena e te paqena per Shqiperin,boll qe ato(te qenat e te paqenat)te jene negtive.Para disa vitesh, volli vrer ndaj nje shqiptari qe ndershmerisht drejonte nje aktivitet tregtar ne Itali dhe kur u detyrua te perballej me gjyqin,u justifikua duke ja lene fajin gazetarit qe kish bere artikullin.CDS mund te jet edhe gazete serioze,por jo per ne shqiptaret.Pastaj nuk eshte e vertet ,qe sic thote dikush me siper,se ajo CDS nuk ben komente ,por na japka vetem ngjaret sic ndodhin.Ajo ka ne organiken e saj dhe bashkpuntor te jashtem,nje ushtri te tere me comentator aspak e pavarur,por ne perputhje me linjen editoriale te gazetes dhe grupeve te medha politike,financiare e te biznesit qe e mbeshtesin e interesat e te cilve ajo mbron.

    2. Gladiatore says:

      Corriere della Sera perbehet nga gazetare! Nuk eshte shume e bukur te pergjithesosh! E kete them per te gjithe ju te dashur komentues!
      Artikulli eshte i gazetarit (giornalistit Andrea Galli) dhe eshte nje artikull shume qesharak! Ne fund te artikullit te tij shume qesharak e nuk kishte me material te shkruante e te bente mbylljen e shkrimit te tij, ne dy fjalite e ka permbledhur:
      “UN NUTRITO GRUPPO DELLA DELEGAZIONE ALBANESE,APPENA POTUTO, E’ SCAPPATO IN LIGURIA. NON PER IL MARE MA PER IL CASINO’ DI SANREMO”.(Artikulli eshte i shkruar me shkronja vogla e theksoje)
      19 ottobre 2014 | 09:41
      Me pak fjale: Nje grup i madh i delegacionit shqiptar sa iu dha mundesia me shpejtesi u largua per ne Liguria. Nuk shkoi per det (mund te interpretohet “nuk shkoi per te bere det ose per te pare detin”) por per ne kazinone e Sanremos.
      Vetem Zoti e di se çfare kishte ne trute e tij ne ato qe do te shkruante se as ai nuk e di.

      Per zonjushen ose zonjen komentuese Giljeta! Cilat gazeta lexoni ju e nderuara! (C)çfare kuptoni ju me pergenjeshtrim!!!(summit Milano 16 17 Ottobre 2014). Perse e ka botuar Korriere DelaSera deklaraten e konsullit!!!! Ju nuk arrini ta kuptoni apo nuk deshironi ta kuptoni! Po jua shpjegoje une gjithesesi sepse ne çdo gazete edhe serioze ka edhe komentues si ju qe e mbajne veten per te zgjuar. Botimi behet sepse ne artikullin qe gazetari Andrea Galli shkruan i referohet “SUMITIT QE ESHTE MBAJTUR NE MILANO ME 16 e 17 OTTOBRE 2014 QE MARRIN PJESE “VENDET E BASHKIMIT EVROPIAN EDHE VENDET E AZISE” PLUS NORVEGJIA DHE SVICERA DHE PER HERE TE PARE MARRIN PJESE KROACIA DHE KACAKISTANI SI VENDE TE 52 e 53 qe perbehet i gjithe forumi i Azise e Evropes. Me pak fjale sipas ketij artikulli edhe Shqiperia ka qene pjesemarrse dhe nje Grup i madh i Delegacionit shqiptar ia ka mbathur per ne KAZINO!!! NJE GJE NUK ESHTE ASPAK E VERTETE!! KONKLUZIONI NUK KA PATUR ASNJE DELEGACION SHQIPTAR NE MILANO!!!! TE TJERA SHPJEGIME E BEJENI JU!!! E PERSERISE KUR NJE GAZETE ESHTE SERIOZE NUK ESHTE E THENE QE I GJITHE PERSONELI I ASAJ ESHTE SERIOZ!! Eshte gazetari qe nuk eshte serioz qe te kuptohemi!!!

      1. eeerjhhgkasdfl anticensurë says:

        të ishe glasdiator i vërtetë të kishin bërë mish të grirë në koloseum!jo për gjë por për rrëmujën që ke në kokë!përpiqesh të shpjegosh një gjë?!zgjatesh e përsëritesh e bën një tërkuzë që as fillimi e as fundi nuk i duken!!
        përgënjeshtirm është thejshtë pranimi nga ana e dikujt se në një moment të caktuar ka thënë/shkruar një fakt jo të vërtet,të gë njeshtërt!me apo pa qëllim,me mënd në vënd a i dehur,por në fund të fundit ka gënjyer!!përgënjeshtrim nuk është nxjerrja e të vërtetës nga një person i ndryshëm nga ai që ka gënjyer!!
        në këtë rast kemi thjesht një vërtetim të faktit,nga ana e dëmtuar,se në samitin euro aziatik nuk ka pasur delegacion shqiptar,për pasojë nuk mund të shkonin në liguria as për kazino as për det e as për ti shkërdhyer familjen atij tipit që ka shkruar ose redaktorit që e ka botuar!!
        mëso njëherë se çkuptim ka fjala pastaj na shpjego se sa injorant jemi!!

  7. Devolliu says:

    Sa u gezua Marsi !

    1. Celo Mezani says:

      Kush eshte Marsi ??

      1. beso says:

        muaji qe vjen pas shkurtit

  8. Beni says:

    Duhet t’i terheqin urgjent keto shpifje dhe duhet te dale ajo pispiruqja ,zedhenesje e shoqates se shpifjeve me emrin pd, ndryshe eshte e pabesueshme edhe kur te kete te drejte.

  9. Jace says:

    Partia Demokratike dhe Sali Berisha mund te kene 1000 faje dhe gabime, por ne kete rast nuk kane as me te voglin gabim. Ata kane kerkuar te ruajne dinjitetin tone si shtet dhe kjo vlen te pershendetet. T’u kerkosh atyre te terhiqen nga deklarata, ky do te ishte vertete nje gabim i rende.

  10. ivani i madh says:

    Tani qe gazeta beri pergenjeshtrimi a do dale ajo shura e PD dhe plaku matuf te kerojne falje .Apo mos kerkuan falie per vrasjet e grabitjet e tyre te kerojne falje per nje fjale goje. Po vetem nje fjale i them asaj fucke qe Lulushi dhe matufi Berisha te kane bere nje telefon te prishur qe ti as se di se cfare flet para gazetareve.

  11. Dajt says:

    Ky nuk eshte pergenjeshtrim i Corrieres, thjeshte gazeta ka publikuar reagimin e Konsullit tone. Pergenjeshtrim i Corriere della Serra do ishte kur Redaksia pergenjeshtron lajmin dhe kerkon falje.

  12. EKSTREMISTI I DJATHTE says:

    Gazeta nuk ka thene se lajmi eshte I pavertete. Thjesht ka botuar nje mesazh. Askush nuk ka pranuar qe nuk eshte luajtur ne kazino… Se ne kazino mund te luash edhe pa qene I ftuar ne samit.

  13. korabi says:

    Te pergenjeshtrosh,do te thote te hedhesh poshte ate qe ke thene me pare,ndersa ne rastin konkret,gazeta ka botuar nje sqarim te Konsulles se Shqiperise.Vete gazeta nuk ka thene asgje tjeter pos asaj qe ka thene me heret

  14. Faja says:

    Edhe per me analfabetin ky nuk eshte pergenjeshtrim i gazetes,duhet deklarata e autorit te artikullit .

  15. alban says:

    JA ÇFARE ESHTE SHKRUAR ESHTE VEÇ NJE PROTESTE

    Vertice Asem, la delegazione non c’era
    In riferimento all’articolo «Limousine e
    culatello, le 48 ore segrete dei leader» (Corriere,
    19 ottobre), si precisa che l’Albania non ha
    inviato al vertice Europa-Asia di Milano alcun
    partecipante, nemmeno a livello di osservatore,
    ed erano del tutto assenti funzionari governativi
    albanesi. La Repubblica di Albania non è infatti
    tra i Paesi membri del vertice Asem, né è stata ivi
    formalmente invitata. La falsa notizia sulla
    condotta attribuita a rappresentanti della
    Repubblica di Albania ha profondamente offeso
    l’immagine dello Stato e del governo della
    Repubblica di Albania. Per di più, la notizia ha
    avuto immediato e negativo risalto sui media
    nazionali destando vivo scalpore nel Paese.
    Luljeta Cobanaj, console generale
    della Repubblica di Albania

  16. Albani says:

    U shry me ne fund dhe tullumbacja e gazetes shpifese italiane. Ku shkuan te gjithe ato dashakeqes qe u leshuan me nje vrull te furishe fyerjesh e ofendimesh miskine ne drejtim te ministrine e mbrojtjes dhe ministren Kodheli? Nuk ju heci me vjen keqe per ju te mjere qe ju perdorin

  17. Alba says:

    Nuk kishte si te ishte ndryshe. Shpifesit u zbythen

  18. iliriashqiptare says:

    pipinot ne pergjithesi e lepijne ate qe peshtyjne per momentin,por jo se behen me te arsyeshem.ata prap do te shpifin.nje paditje per shpifje do te jete aksioni me i mire,se aty ju djeg bytha.keshtu qe nuk mendoj se u zbythen,eshte pjese e karakterit te tyre te poshter.mos harroni qe mediat ne itali u perkasin grupeve te caktuara te interesit politike e ekonmike dhe cdo gje e bejne me qellim preciz per te goditur dhe denigruar.

  19. Renè says:

    Po normal qe kane qene ne kazino delegacioni i paftuar shqiptar. Ata jane pasardhesit e denje te Fatos Nanos, si mund te bejne politike pa rulete?!
    Turp i madh qe ne identifikohemi neper bote me keta felliqesira qe ka zgjedhur Mrika hajdutja qe ne kohen kur punonte tek posta e vidhte parate nga zarfet e refugjateve te shkrete.
    Ik bej shurren o Edi Rama, ti che Rilindja jote ordinere.

  20. Dea says:

    Ne fakt, pergenjeshtrimin duhet ta bente vete Gazeta, duke kerkuar dhe falje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje