INTERVISTA/ Rama: Shqipëria e Madhe? Mit që përdoret kundër shqiptarëve

21 Tetor 2014, 21:05Politika TEMA

Në një intervistë për “Frankfurter Allegemeine Zeitung”, kryeministri Edi Rama deklaroi se vendimi për të shtyrë vizitën në Beograd për më 10 nëntor nuk është një shenjë refuzimi, por vështirësi dhe vullnet për të kapërcyer vështirësitë mes dy vendeve.

I pyetur mbi “Shqipërinë e Madhe”, kryeministri ripërsëriti qendrimin e shprehur ditë më parë kur tha se ky është makthi i serbëve dhe jo projekti i shqiptarëve e që përdoret kundër shqiptarëve.

Frankfurter Allegemeine Zeitung – Të mërkurën Beogradi do të vizitohej për herë të parë nga një Kryeministër shqiptar në 68 vjet. Të dielën, vizita u shty nga Kryeministri serb, për në dt.10 nëntor. A e kuptoni/shihni këtë si një refuzim?

Edi Rama – Përcaktimi i datës 10 ishte një vendim i përbashkët pas një telefonate të gjatë që ne patëm. Fakti që vizita do të mbahet rreth tre javë më tej datës së përcaktuar paraprakisht, nuk tregon refuzim, po veshtirësi dhe vullnet për t’i kapërcyer vështiresitë. Ajo çka ndodhi gjatë dhe pas ndeshjes në Beograd, tregoi se sa e brishtë është paqja e arritur në rajonin tonë dhe se sa pak mund të mjaftojë për të na rikthyer në pozicione të vjetra e në retorika të një kohe tjetër. Por ajo çka ka ndodhur pas 100 vjetësh, qysh prej fillimit të Luftës së Parë Botërore në Ballkan, duke bërë që 2014-ta të jetë viti i parë i historisë sonë të përbashkët pa asnjë kufi ne konflikt, është shumë herë më e madhe se sa incidentet e një ndeshjeje futbolli. Prandaj unë kam qenë qysh minutën e parë të pasndeshjes i vendosur për të luftuar që gjërat të mos kthehen mbrapa.

Frankfurter Allegemeine Zeitung –  Ditët e kaluara pati sulme dhe djegje mbi qytetarë shqiptarë dhe institucione në Serbi dhe në Mal të Zi, në Shqipërinë jugore pati përleshje midis shqiptarëve dhe pjesëtarëve të minoritetit grek, në Mitrovice u dogjën flamujt serbë. A pritet një përshkallëzim i mëtejshëm i konflikteve?

Edi Rama –
Së pari nuk ka pasur asnjë përleshje midis shqiptarëve dhe pjesëtarëve të minoritetit grek dhe lejomëni t’ju them se nëse ka një arsye për mua qe të them me ze të lartë se jam krenar që jam shqiptar, është fakti që bëri edhe vetë Papa Françeskun të zgjedhë Shqipërinë për vizitën e tij të parë në Europë: Vëllazëria fetare siç e quajti vetë Papa i Romës harmoninë fetare mes nesh dhe vëllazëria etnike siç e kanë përjetuar gjithnjë grekët që jetojnë me ne! Shqiptarët nuk kanë asnjë dasi e sherr mesveti si muslimanë e të krishterë dhe asnjë dasi e sherr me minoritetet etnike që jetojnë në trojet e tyre. Kjo vlen jo vetëm për Shqipërinë, po edhe për Kosovën, shtetin tjetër shqiptar në rajon. Sa u takon atyre që ndodhën në stadiumin e Beogradit ku tridhjetë mijë vetë ulërinin papushim “Vritini shqiptarët!” dhe atyre që ndodhen më pas ndaj qytetarëve shqiptarë në Serbi, janë gjëra që tregojnë se paqja që kemi mbërritur ngjan shumë e madhe për shpatullat tona, prandaj edhe i jam thellësisht mirënjohës kancelares Merkel, e cila është e para udhëheqëse europiane që ka kuptuar se sa me rëndësi është për Europën që kjo paqe të mbështetet konkretisht, duke e afruar e ndihmuar më shumë Ballkanin. Mund t’ju them me plot gojën se po të mos kishte ndodhur Konferenca e Berlinit, ku kancelarja na mblodhi në tryezën e saj, për herë të parë në histori të gjithë liderët e rajonit bashkë, për të folur për të ardhmen e përbashkët europiane të Ballkanit, as vizita ime në Beograd nuk do të kishte ndodhur dot pas asaj që ndodhi gjatë e pas ndeshjes në kryeqytetin e Serbisë, ku fatkeqësisht, për disa ditë rresht, Presidenti e qeveria serbe zgjodhën të sillen si tifozët e tyre përmes retorikës së vjeter ndaj shqiptarëve. Falë procesit të nisur në Berlin, që është një shtysë e madhe drejt shpresës, unë dhe Aleksander Vuçic mundëm të komunikojmë e të merremi vesh për të ecur përpara edhe pse nuk kemi absolutisht të njëjtin këndvështrim për ndodhitë e stadiumit të Beogradit.

Frankfurter Allegemeine Zeitung – Në Beograd, por edhe në vendet e tjera fqinje të Shqipërisë, i tremben një Shqipërie të Madhe të përbërë nga Kosova, Shqipëria dhe zonat e banuara nga shqiptarë në Serbinë jugore, në Maqedoni, Malin e Zi dhe Greqinë e Veriut. Dhe në të vërtetë, Partitë e mëdha shqiptare (në kuptimin e promovimit të Shqipërisë së Madhe) po marrin një mbështetje në rritje. Cili është qëndrimi i Qeverisë shqiptare kundrejt Nacionalizmit mbarëshqiptar (në kontekstin e konceptit Shqipëri e madhe)?

Edi Rama –
Shqipëria e Madhe është kryesisht një makth i serbëve, që shfaqet hera – herës edhe tek fqinjë të tjerë apo gjen vend në diskutimin mbi rajonin tonë edhe përmes ndonjë gazetari të huaj që kujton se thotë ndonjë të vërtetë të madhe kur e përmend Shqipërinë e Madhe si një projekt të shqiptarëve. Por e gjitha mbaron ketu. Sepse Shqipëria e Madhe nuk është projekti ynë, ashtu sikundër edhe pëlhura e ngarkuar me simbole kombëtare shqiptare që u shfaq fluturimthi mbi stadiumin e Beogradit nuk është as flamuri yne, as flamuri i ndonjë Shqipërie që ne kemi në plan. Ju thoni se në të vërtetë partitë e mëdha shqiptare në kuptimin e promovimit të Shqipërisë së Madhe po marrin mbështetje në rritje, po edhe kjo nuk është e vërtetë sepse për shembull ne Shqipëri, një parti që mund të konsiderohet e kësaj natyre, nuk mori as 1% të votave e u tret si kripa në ujë. Projekti ynë real, ëndrra jonë aspak e fshehtë, është Europa e Madhe jo Shqipëria e Madhe, një Europë e Bashkuar e shpresës me Ballkanin brenda saj, jo ky Bashkim Europian i frikës që është ndër të tjera, edhe një arsye më shumë për nxitjet e padëshiruara nacionaliste, qoftë brenda mureve të unionit e qoftë jashtë tyre. Dhe lejomeni t’ju kujtoj se shqiptarët në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoni, në Serbi, në Mal të Zi a në Greqi, nuk kanë qenë kurrë problemi i të tjerëve po janë përpjekur vetëm që të tjerët të mos jenë problemi i tyre; që të tjerët të mos i pastrojnë etnikisht; që të tjerët të mos i margjinalizojnë etnikisht; që të tjerët të mos i diskriminojnë etinikisht. Nuk është faji i shqiptarëve që kanë vendbanimet e tyre në kaq shtete të rajonit, po besoj është meritë që duhet t’u njihet shqiptarëve se në tërë këto vite të trazuara, s’kanë qenë kurrë promotorë të luftës e të racizmit etnik apo ksenofobisë, por kanë investuar për paqen e për stabilitetin e rajonit. Shqipëria e Madhe është një mit që prej kohësh tanimë mbahet gjallë nga ata që e përdorin kundër shqiptarëve. Ose edhe nga gazetarë europianë, të cilët edhe këto ditë nuk kanë munguar t’i bëjnë jehonë këtij miti, madje edhe në tribuna prestigjoze ndërkombëtare, duke i’u referuar një lodre fluturake që në një stadium gjerman do të kishte shkaktuar ilaritet, ndërsa në faqet e shtypit në Gjermani e gjetkë u paraqit si corpus delicti që provon ekzistencën e Shqipërisë së Madhe. Madje aq i gjallë u bë ky mit në sytë e opinionit publik botëror sa që bota demokratike, e cila me plot të drejtë nuk toleron hedhjen në fushë të një bananeje apo ulërimat monosilabike ndaj një lojtari me ngjyrë si shfaqje racizmi, as që nuk u infomua hiç se në stadiumin e Beogradit u ulërit për 40 minuta rresht vdekje shqiptarëve, vritini shqiptarët, vritini vëllezërit e kroatëve!

Frankfurter Allegemeine Zeitung – Serbia dhe Shqipëria po përpiqen për një anëtarësi në BE. Kusht për këtë janë marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë. Por sa të qëndrueshme janë marrëdhëniet në Ballkanin Perëndimor, kur mjaftojne vetëm rrahje në fushën e futbollit për të shkaktuar një krizë?

Edi Rama – Besoj se e dhashë përgjigjen e kësaj pyetjeje dhe kush e njeh historinë tonë tmerrësisht të vështirë, nuk e ka të vështirë të kuptojë as pse një ndeshje futbolli mund të zgjojë kaq shumë emocione e pasione politike, as pse ndërmarrja e madhe e paqes dhe bashkëpunimit rajonal në Ballkan është kaq e rëndësishme për vetë Europën e Bashkuar e të ardhmen e saj. Sot Bashkimi Europian ka nevojë për Ballkanin, po aq sa Ballkani ka nevojë për Bashkimin Europian. Të gjithë duhet ta kuptojnë se paqja e paimagjinueshme që kemi arritur ka ardhur jo sepse ne jemi bërë ëngjëj, po sepse ne të gjithë, popujt tanë pa dallim, duan Europën e të ardhmes, jo Ballkanin e të shkuarës. Ballkani sot shpirtërisht mund të jetë ndoshta zona më proeuropiane e Europës, në Ballkan Europa e Bashkuar është mishërimi i shpresës, jo i frikës që në fakt e ka mbërthyer BE-në nga vetvetja.

Frankfurter Allegemeine Zeitung –  A besoni se një ndërmjetësim i BE-së, do të ishte ndihmues për të qetësuar krizën?

Edi Rama – Kjo nuk është një krize e re, po thjesht një reminishencë e krizës shekullore të besimit mes palëve. BE-ja është mjaftuar me një deklaratë fatkeqe të nesërmen e incidenteve të Beogradit, ndërsa Berlini dhe kancelarja Merkel kanë pasur një rol të pazëvendësueshëm në kapërcimin e ngërçit të krijuar mes dy vendeve lidhur me takimin e paracaktuar. E më pas nuk ka qenë fort e vështirë për mua e homologun tim Aleksander Vuçiç për të gjetur një datë tjetër.

35 komente në “INTERVISTA/ Rama: Shqipëria e Madhe? Mit që përdoret kundër shqiptarëve”

  1. PrapambetjetOsmane says:

    Mit qe perdoret nga gyzelet do te ishte me sakt.

    1. Goni says:

      Ata gjyzel i gjen ne greqi dhe nuk jane pak, rreth 2 milion turq erdhen ne greqi, ne kohen e Ata-Turkut dhe nuk dinin asjne fjale greqisht, mendo sa jane tani, 4 milion po dhe po, por mos me shume.

    2. Toni KS says:

      Megali idea!?? Ke degjuar per kete? Cka jane keta, gyzel semite qe u eshte mbushur mendja se ndajne gjenet me Aristotelin?

  2. tfg says:

    O RAM,nuk ti nga tia mbash,te mbeshtesesh korraket me endrren e big alvanias behesh rezili mes evropianeve,madje i peshtire……..
    Te shkosh kunder suniteve duke mohuar big alvanian,te bejne tradhtare,antishqiptar !!!!! edhe pse nga soi i tyre nder shekuj kane dale vetem tradhtare,beqire ne sherbim te sulltanit dhe sot vazhdojne me 150 sunitet jihadista…………..pune sunitesh!!

    1. Doni says:

      Greket dhe Turqit kane qene byth dhe breke, sebashku ata bashkpunonin per te heleminuar intelektualet shqiptar kur mundoheshin ta hapnin shkollat shqipe. Dhe te mos harrojme sa pricesha greke jane martuar me sulltan. Ne nuk kemi degjuar ndonje here qe greket te ken luftuar turqit, dhe revolucioni i viti 1821 kundra turqeve ishte Arvanitas, prandaj shko meso historin dhe mos gjyko shqiptaret se qendrojne shume here me lart se ju.

    2. tomorr says:

      Ti nuk di cfare flet po rama duket se cdo fjali e ka thene tamam.Fantazmat ne kokat e grekeve dhe serbeve nuk i heq dot sepse ata jane idiot

    3. Toni KS says:

      Nese nuk e ke verejtur “sunitet” jane futur ne vrime te miut. Nuk verehen askund. Ka vetem nje shenje identifikuese Flamuri Kuq e Zi. Populli shqiptar ka dicka qe greket dhe serbet nuk e kane – vitaliteti natyral. Prandaj do ti kalojme te gjitha nderskemcat qe ne vejne fqinjet. E kuptojme xhelozine dhe ziline e tyre por nuk kemi cka te ju bejme. Ne fund po them nje thenje qe vete sllavet e thojne “mesoni gjuhen e ardhmerise, mesoni shqip”.

    4. Arber says:

      Nuk ka Shqiperi te madhe por ka drejtesi me vjedhjen qe vendet fqinje i kane bere Shqiperise kur ajo vajtonte nen vargonjte e otomanizmit. Sidoqofte z. Rama ka bere nje interviste brilante. U ka dhene Europes ate qe ajo meriton dhe serbeve ate qe ata meritojne. Z. Rama, faleminderit qe me sjelljen tuaj po ja ktheni Shqiperise fytyren sepse gjate 24 vjeteve te sundimit te Sali Pashe Toptanit, Shqiperia u katandis si delja e zeze e Europes pikerisht ashtu sic e kishin udhezuar padronet serbe.

  3. Toni KS says:

    Edi Rama ka qene i mire deri me tash ne kete perballje me autikun Vucic. Edi do te bente mire te ja perkujtonte Vucicit vijen Karlobag-Ogulin-Virovitica. Keto jane kufinjte e Serbise se Madhe qe kerkonte rioshi Vucic ne vitet 90. Natyrisht nuk i morren sepse kroatet ju shkerdhyen majken aq sa edhe sot qajne si kudra. Mirepo duhet ti perkujtohet se kush vrau e preu per shtete te medha, ishin serbet vete. Sllavet vete kane nje thenje per kete sjellje “Ko o cemu, kurva o moralu” qe ne perkthim te lire i bie “kush flet per cka, kurva flet per moral”.

  4. Mallakastrioti says:

    Shume Mire Edi Rama, e kuptoj Pozicjonin dhe Gjuhen tuaj,por nje Pyetje per Allgeimeiner Zeitung:::A e shikon Gjermania Bashkimin e TROJEVE SHQIPETARE NE NJE SHTET TE VETEM::SHQIPERI:::

    1. berti says:

      E mgjthate z kryeminister shqiptaret i kane ndare te tjeret e me dhune biles e jo se shqiptaret nuk duan te jene bashke.E kete besoj nuk e kuptojne vetem serbet por dhe gjermanet e amerikanet.mgjthate jam dakort qe bashkimin ta bejme ne europ..dhe ne te njejten kohe duhet qe shqiptaret mos te braktisin asnje cope toke qe kane per momentin. Te paret tane derdhen gjak ne duhet thjesht mos tia shesim te tjereve…e ajo harte e dronit ne nje ballkan ne europe besoj se do te ravijezohet…Do ia dalim …ketu kemi qene nder shekuj e ketu do te jemi

  5. Hm.... says:

    Edi ty bravo per dinjitetin qe po tenton te tregosh ndaj Europes por akoma ne shqiptaret vuajme nga sindroma e ‘mizes nen kesule’ dhe sikur na ‘zene ne faj’, ngelem duke trumbetuar se nuk kemi projekt te Shqiperise se Madhe nderkohe qe akuzes qe na behet per nje Shqiperi te madhe nga perendimi ne duhet ti kunderveme akuzen nese akoma pas nje shekulli ata jane serisht dakort me Shqiperine e Vogel qe solli gjithe ato probleme ne Ballkan sepse kufijte nuk reflektuan etnite.Nese ka vend per te rrefyer shpirtin nuk jemi ne po pasardhesit e atyre qe na ndane me 1913 dhe te pohosh se ne rruge demokratike asnjehere nuk do te heqim dore nga bashkimi i trojeve shqiptare nuk eshte sakrilegj por dinjitet kombetar. Serbia po shkon ne BE me strategji akademike per ceshtjen e e saj kombetare, greku e ka, ne akoma tek shfajsimet se nuk kemi projekt per Shqiperi te Madhe!!!!

  6. gjini says:

    Patjeter qe e shikon Gjermania bashkimin e trojeve shqiptare

  7. ke says:

    Paska bere gjene me te mire, qenka mbeshtetur ne ate cka Kadare ka folur sot, do vij nje dite qe politikanet shqiptare sdo keshillohen me nga keshilltaret e tyre por nga ata qe meritojne te degjohen sikurse kadare qe eshte biblik per te tilla momente, . Keshilltaret tu rroje pozicioni dhe ti gezojne parate e taksa paguesve qe I marrin qyl. Kryeminister degjo ata qe jetojne me realitetin, ata qe vene shpirtin ne cdo fjale apo keshille, ata qe sta kane nevojen e mund te jetojne me djersen e tyre sic kane bere ne 20 vitet e fundit. Mos me me miqte e rrejshem qe te rrine prane per interesa, as partiaket qe te rrine e lepihen, as ministrat qe ndryshe mendojne e ndrsyhe bejne e mbeten te mbyllur ne guackat e tyre partiake e karrieriste qe te hiqen dhe is pula, as ata deputete qe te shiten is populiste e te mbeshtetur neper krahinat te zhytura ne varferi, as ata kryekomunare e kryebashkiake qe te lepihen e te hiqen is te ndeershem e sa kthen kurrizin te ngulin thika, as ata biznesmene apo kryetar shoqatash qe kane te vetmen arme servilizmin e lepirjen per te vazhduar me planet e tyre te uzurpimit e mbreterimit te perjetshem. Nje dite do kuptosh por shpresojme mos jesh ne ajer dhe larg realitetit. Nguli kembet ne te perditshme e keshillohu nga ata qe ste kerkojne favore personale por publike, lere veten te mos perfshihesh nga deliri I madheshtise por jeto cdo dite me hallin e cdo shqiptari te varfer I cili eshte I varfer jo per fajin e te qenit shqiptar sepse zoti e ka bekuar me miresi, I vetmi faj eshte qe kane lindur ne nje vend ku diktatoret dhe te korruptuarit nuk u ngopen kurre as me gjak e as me pasuri! Mendte I ke ne koke e zgjuarsia,nuhatja gjeopolitike, inteligjenca dhe humanizmi per shkak te profesionit si artis nuk te mungojne. Realitetin ne sy e mendje te kthjellet, kaq mjaftojne per te qene bir I nje kombi qe do mund te sjellesh ndryshim.

  8. Denko77 says:

    Dole tek fjala e Berishës kur deklaronte që fqinjët dhe më gjërë të çlirohen nga albanofobia…

  9. Vija Teodos says:

    Nuk mund te kete Shqiperi te bashkuar me Shqiperi te ndare.

  10. Pelasgian says:

    Shume e VERTET ajo cka thote Rama !!! Per mu mbetesh akoma KM ” pikepytje ” ???? Sdi si te gjykoj se nganjeher del tamam PATRIOT E NJERI ME VIZION E NGANJIHER JA FUT SI KAU PELES !!!!

    Te pakten nuk je si Derrisha qe eshte komplet IDIOT !!!

  11. tomorr says:

    Nje interviste e nje burri shteti.Bravo rama.komentuesit jo shqiptare ne kete forum po plasin nga marazi. Copa copa u befshi

  12. Sh says:

    Bravo Rama qe lartesove popullin Shqipetar .Ne jemk polul tolerant ,por jk inferior ,fqinjet tane Greqia dhe Serbia jane delet e zeza ,kurse Shqipetaret kane qene dhe mbeten popull paqesor,me virtyte te larta .
    Hale ne sy na kane pasur gjithmon .

  13. palluesi says:

    O Edi (Rama) pregatit shpejt pergjigjet per intervisten e rradhes, ne lidhje me perfshirjen e “heroit” te Ballkanit (siç e quajte ti) Olsit (Rama), vellaçkos tend ne aferen e dronit . Serbet disponojne filmimet me figur e ze ku Olsi drejton me telefon dronin (Morinen -pilotin) nga tribuna VIP . Dy jane opsionet (me detyrim dhe percaktim si ne lojen e DAMIT), njera —mohimi i vellait Olsit ta besh hasha, duke terhequr bythen tende dhe te dalesh i lare para opinionit Europian qe nuk je ti ideatori i Shqiperise se madhe ,por yt vella Olsi (pune e madhe mban Olsi eshte qytetar Amerikan) dhe e dyta ta marresh ti persiper te tere responsabilitetin duke hyre ne analet e historise si udheheqesi i pare autokton mbareshqipetar ,por duke e dhjere me Europianet (fundi fundit Europa kurve eshte ç’e duam).Keshtu besoj se do te jesh figura e dyte pas Gjergjit (Kastriotit) me e nderuara e te tere historise Shqipetare . Eshte ne doren tende zgjedhja , me Europen kurve dhe me vella Olsin ne rolin e Hamzait (ish kastriotas por tradhetar ) ose larg Europes kurve por i nderuar nga tere shqipefolesit ngado ku jane ne tere tertoret qe zene ne ballkan .

  14. Emiljano says:

    E di qe cdokush nga ne u ndje krenar qe ne beograd ne zemren e serbeve u ngriten simbolet shqiptare duke i treguar atyre nacionalistave qe shqiptaret jane aty edhe pse u ndaluan te futeshin ne stadium por kto endrra per shqiperi te madhe vetem extremistet shqiptare i besojn…kur nuk u bashkuan qe ne ’12 tani ta harroni… Kufijt i Kane vendosur historikisht fuqit e medha dhe deshira nuk mjafton per te bashkuar trojet… shikoni kosova eshte shtet artificial, maqedonia po ashtu…. Sa here do flitet per shqiperine e madhe vetem urrejtje me fqinet do ket… Fatkejsisht Europa do na bashkoj si shtete antare por Kufijt do ekzistojn

  15. polisi says:

    e cna gjeti nuk po permenden me genocidet shfarosiet shpernguljet e shqiptareve nga trojet e tyre por po thuhet shqiperia e madhe esht kercenim, Deri ketu shum mir po hecin serbet me tukofagosin nga dhunus po dalin te shtypur te keqtraituar te masakruar???>del dhe berisha thot albanofovi athua nakan frik serbet Jo nukan FRIK por perkundrazi,,BERISHA thot albanofovi dikush teja thoi kete ati berishes qete pakten mosta permendi me

  16. Spiro says:

    I kujtoj zotit Kryeminister se serbet i arrestuan shtetasit e tyre qe bene ose tentuan raprezalje ne pronat e shqiptareve ne Nopvi Sad, ndersa policia e Tahirit nuk ka arrestuar akoma asnje nga inspiruesit dhe ekzekutuesit e skenarit hakmarres ndaj minoritareve te Dervicianit qe coi ne shkaterrimin e disa makinave te banoreve. Bile, keta bashibozuke te rrehtina ve te Gjirokastres dhe te Tepelenes e sulmuan dy here fshatin ate nate dhe perpara syve te policise qe nuk filmoi asnje surrat hajduti.

  17. Shqip says:

    ORE Turkofagos si do i veje halli qe eshte pa Kombesi pa kufi ku do ja bejne varrin i bie ta hedhim ku te na vije per mbare ,gjyna i shkreti mos i bei ne nonje varreze zezakesh ta perdhunojne edhe mbas vdekjes .,gjyna mire ne keta jete i eci ters pa Kombesi pa dinjitet pa moral pa CIPE edhe preservativi perdoret njehere po’ ketij te shkreti ja nxine perdorimin.

  18. odin says:

    Ka nje avantazh Edi ne takimin me serbet. Pervoja qe ka me korrakun Berishe e zagaret e tij. E njejta paturpesi ne devijim faktesh, fabrikim shpifjesh.
    Jane specia me e ndyre e njerezimit. Problemi eshte se ka boll edhe ne BE.

  19. alfade says:

    Vetem K/ministri Rama eshte ne gjendje t’u jape zgjidhje problemeve nga me te veshtirat dhe te prevaloje
    mendimi i tij karshi shtyseve te futjes se popullit tone ne rruge aventuriere ,sic kemi pare gjithe keto dite
    nga ”politikanet” aventuriere si perfaqesuesit e bandes se PD dhe AK , etj. ….
    Pa zgjatur shume komentin i uroj zotit Rama suksese me palen serbe dhe sic e ka zakon Ai qe gjithemone
    ruan dinjitetin e tij duke ia thene tulle mendimet e tij pabpatur gajle fare se cilin ka perballe ……Nuk eshte
    langaraq K/minister si Ai qe e gremisi vota e popullit te 23 Qershorit……..
    Se fundi, i uroj zotit Rama nje bravo kozmike per qendrimin e tij ne rethana teper te veshtira si ajo e armeve
    kimike dhe kjo e tanishmja dhe qe ai di t’i kaloje me sukses………
    Faleminderit zoti K/minister , je krenaria e kombit shqiptar……….
    Perqafime nga larg zoti K/minister……

  20. Edi says:

    Ore per deri sa skemi nje ekonomi te forte dhe nje ushtri moderne, normal se “nuk jemiper shqiperi te madhe” por nqs nje dite do jemi te tille normal qe jemi per nje Shqiperi jo te madhe, por etnike.deri athere le te themi …..makthi atyre dhe jo projekti jone.

  21. shqiptar e bir shiptari says:

    Po mire,pse gjermanet e e zonjes kancelare u bashkuan dhe ne shqiptaret nuk e paskemi kete te drejte…? Dhe kur, ne shekullin e 21-tè! Eshte “lluks”i madh 2 shtete shqiptare ne ballkan! Pastaj Europa therret e bertet per demokraci,liri e te drejta njerezore…! Pse per dike paska liri e per dike tjeter jo…?!!! Eshte mire qe (se paku) keto dy shtete te beheshin bashk(nje shtet). Eshte fare e thjesht,te bejme nje referendum siç beri nje te tillè Skocia(ajo pèr ndarje) dhe te testojmè popullin. Nese populli thot po(bacè u kry)nese populli thot jo(bacè su kry). Merr fund kjo histori. Pastaj do te ishte leht edhe per pjeset tjera te trungut shqiptar duke qene Kosova e Shqiperia bashk. Ndihma ndaj pjeseve tjera te trungut amtare do ishte me e lehte. Ata nuk do ta ndienin veten te braktisur,perkundrazi…! Mendoj se thash diçka realiste. As thash Shqiperi e Madhe (term reaksionar dhe antishqiptar)por Shqiperi realiste…!
    Te perpiqemi te gjithe ne kete drejtim.

  22. shqip says:

    kush deshte deri ne perplasje fizike mes shqiptarve dhe serbve ate dite sporti.
    per mendimin tim kjo eshte nje loje e studiuar me shume kujdes nga qarqe serbe dhe qarqe antishqiptare ne shqiperi kosove greqi, maqedoni,mali zi loje e felliqur ne kurriz te kombit tone
    gjerat duhen pare me kujdes dhe gjkftohtesi duhet nje analiz e kujdeshme
    jo t marrim zjarr si pushka e jevgut.
    ti lem lojtaret qe normal ben me te miren per simbolet dhe figurat historike te kombit tone dhe shqiponjen por duhet te me kuptoni ketu dua te anaizoj jo kete gje por situaten kush e krijoi dhe pse po vazhdon droni ishte preteksi po sulmet ne ambasada ditet ne vazhdim po djegja mes dy skuadrave serbe e flamurit prap po djegja e bisneseve shqiptare ne serbi po rrahja e tyre etj etj rastet po rriten fajin droni e ka akoma?ne shqiptaret e kemi fajin? po thirrjet antishqiptare deri ne vdekje duhej droni qe serbet te nxirrrnin kete urrejtje ndaj nesh zbuluar?KUSH VRAU KOSOVARET DRONI KUSH GJITHMON KA PUSHTUAR TOKAT TONA DRONI PRAP E KA FAJIN ?
    KUSH I PROVOKOI SERBETGJOJA ME DRONIN ME FLAMUR ?ATA AKUZOJNE NE POR NE FAKT SERBET NE STADIUM I PROVOKUAN SERBET e tyre , PO VET NE BASHKPUNIM NDOSHTA ME SHEBETORET E TYRE shqiptar maqedonas ,malazes; e kush e di njeriu KEQ per para shet dhe B….PER TE TREGUAR QE E BEN SHQIPTARET KJO ESHTE E PADISKUTUESHME loja dhe projekti ka qen serb.S DUHET TE BIEM NE GRACKEN E TYRE DHE TE KENAQEMI NGA NJE FLUTURIM FLAMURI.
    PERSE FLAMURI DUHEJ TE ULEJ PIKERISHT ATY NE FUSHE KUR SHUME MIRE TE LIHEJ TE FLUTURONTE PA U ULUR te ulej nga erdhi prap?KUR PO TE ISHTE SHQIPTAR qe s bente lojen e serbit S DO E ULTE KURRE SE E DINTE PERFUNDIMIM e flamurit QE SERBET DO TA GRISNIN PERSE U UL FLAMURI PIKERISHT ATY DHE PERSE U ZHDUK DRONI DHE GJOJA U GJEN PAS 2 DITESH kur ne stadium as futej as dilte maja gjelperes.perse ivani tmershem element kriminal dhe disa te tjer e kishin deren hapur te futeshin ne fushe kur cdo gje kotrollohej dhe ata ishin te skeduar?kush e la te futej kur dihej qe ai ishte per trazira?
    PERSE NUK ISHTE FLAMURI KOMBETAR I JONI QE PERFAQSON SHTETIN SHQIPTAR NE DRON POR AI QE AKOMA NUK NJIHET NGA SHTET FLAMURI ETNIK PERSE?UNE DUA DHE ATE FLAMUR S KAM GJE ME ATE FLAMUR POR NE TJTER GJE POR PO DISKUTOJME RASTIN QE TI KAPIM MAT SERBET AQ SA MUNDIM NE TE KUPTOJME ME TRURIN TONE ANALIZE
    SERBET QE GJOJA I PROVOKUAM NE?
    PO TE ISHTE THJESHT FLAMURI SHQIPTAR SITUATA DO ISHTE KREJT NDRYSHE PER KETE ESHTE MENDUR FLAMURI ETNIK qe ti bej prap bashke qarqet antishqiptare serbe, malazeze, kosovare, shqiptare, maqedonse ,e me larg kudo ne bote flasim per keto qarqe organizata quani si te doni qe sna duan te miren kemi armiq dhe ne shqiperi e kudo .
    pra provokimi erdhi nga shqiptaret preteksi dhe fillon prap lufta raciste etj ne terren dhe situata kthehet nga fillimi SI NE KOHET E LUFTES SE KOSOVES prap nderhyn
    europa ,amerika etj SERBET E BEN VET E SAJUAN VET DHE DUAN TI TREGOJNE DHE FQINJVE QE NE FAKT NUK DUAN SHQIPERIN ETNIKE QE KUJDES SE SHIKONI CPO BEJNE KETA T NA PRISHIN MARDHENIET E MIRA DHE ME FQINJET E TJERE DHE NE NJE FAR MENYRE PO JA ARRIJNE QELLIMIT
    KJO NDIKON NE EKONOMINE SHQIPTARE TURIZMIN KUDO ETJ. SERBET JANE TE ZGJUAR JO BUDALLENJ SI PO JU THEMI NE ATYRE NE KETE RAST.
    ATA HEDHIN MILIARDA PUNOJNE ME AGJENTET E TYRE QE I KAN KUDO DHE TEK NE QE TE NA SABOTOJNE ME AQ SA MUNDIN
    EDHE PUNA QE GJOJA NE JEMI VEND MYSLIMAN SERBI E PARAQET KUDO NEPER BOTE SHQIPERIN SI VEND MYSLIMAN DHE JU THOT VENDEVE EUROPIANE MOS TE NA MBAJNE AFER DHE TRAJTOJNE SI EUROPIAN QE EUROPA AKOMA SKA PRANUAR NE GJIRIN E SAJ ASNJE VEND MYSLIMAN AKOMA AS TURQIA QE ESHTE ME LART SE NE NGA REFORMAT EKONOMIA DHE PRA ATA E PENGOJNE VETEM SE ESHTE VEND MYSLIMAN KESHTU SERBI I PARI VEPRON DHE ME NE EDHE KOSOVARET QE LUFTOJNE PER XHIHADIN NE SIRI MUND TE KET PLOT RASTE RREZIK DUKE NDERTUAR OBJEKTE KULTI KUDO NE KOSOVE DHE GJOJA I BEJNE ARABET POR NE FAKT DHE KETU MOS TE HABITENI MUND TE JET PRAP SERBI AQ BUKUR PUNON.UDB JUGOSLLAVE ME NAM NE BOTE PER AGJETURE ESHTE EGZITENTE AKOMA.SHUME KOMPANI RUSE SERBE ARMATIMESH JU DUHET NJE KONFLIKT I RI DHE ARMET E TYRE TE SHITEN I THON MILIARDA PER ARME KU DO SHITEN ATO?PERSE NUK NA PAQESIN FQINJET TANI NE SI RACEN ME TE VJETER EUROPIANE DHE NE JEMI PELLAZG RACA PARE ILIRE QE KRIJOI QYTETRIMIN EUROPIAN PERSE S FLET NJERIIIIIIIIIIIIII?
    RAMA tani perfaqson europen dhe ameriken pra perendimin doli ne krah te gjermanes dhe obames dhe sikur ai te mos doje TE SHKOJE E SERBI gje qe s ndodh kurre eshte amerika dhe europa qe e nisin.
    perse kjo situat kur serbi eshte mes dy zjarresh o te zgjedhi europen e ameriken ose RUSINE.
    pikepikerisht ne kohen e vizites se rusit PUTIN? dhe pak me pas putinit RAMA
    perse tani serbet me preteksin NA PROVOKUAN me dronin as ramen nuk duan ta presin kush po loz qe ballkani te mbetet fuci baruti si gjithmon gjat historis kur dy luftra boterore nga ky ballkan kane filluar kush nuk do qe popujt e ballkanit te MOS jetojne ne paqe kaq provokator paska qen ky dron sa i cmendi serbet dhe shqiptaret dhe o burra te marrim armet dhe lufte ?
    per mua sajun vet dronin qe te dilte kjo situat agjenturat serbe jane te forta dhe sot dhe kane shtrirje ne gjith europen dhe me gjer dhe ata realizuan ate qe deshen tani po luante kombetarja jone e shtetit shqiptar atje dhe jo kombetarja e kosoves nuk po diskutoj qe jemi nje komb por si te mbrohemi kunder fajtorit te vertet te kesaj situate serbit per kete duhej ai flamuar ne dron dhe jo flamuri shqiptar, flamuri etnik qe te dilte prap ceshtja kosoves ata po bejne te tyren dhe tani del detyra jone te realizojme me ndihmen e perendimit dhe europes detyren tonen me guximim , zgjuarsi , dhe qetesi.
    KJO ESHTE loje serbi me qarqe antishqiptare qe i sherbejne.
    PASTA NUK PO E PERJASHTOJME DHE RASTIN QE DROMIN E NGRITI NJE SHQIPTAR A KOSOVAR A MAQEDONAS PAK RENDESI KA POR JO TE KAPEN PAS NJE DRONI SE SKA KUPTIM KY ESHTE NJE PRETEKS.

  23. Natasha says:

    Nje interviste e shkelqyer. Shqiperia tashme eshte e madhe me shembullin qe po jep ne rajon per paqen. Nese fitojme PAQEN ne mbeshtetje nga BE kufijte behen imagjinare. Kjo duhet te jete e ardhmja. Lufta e te gjitheve duhet te jete per te drejtat e njeriut, ku sot edhe ne ndihemi me te vleresuar nga bota me anetaresimin ne keshillin e te drejtave te njeriut. Te luftosh e te fitosh me fjalen ne paqe eshte me mire se te derdhet gjak e te merren jete njerezish.

  24. bobi says:

    shume i mprehte rama ne kete interviste, me pelqen

  25. Çiljeta says:

    @shqip, nuk di të shkruash shqip…???!!! @Spiro, këtë diferencë të atyre që më të vërtetë duan të venë në Evropë, nuk e shikojnë “syleshtë” tanë…!!! Por “idiotët” harrojnë se këto i shikon Evropa e civilizuar dhe nuk shikon atë që duam ne, të shikojë… Prandaj e quajmë “kurvë” që “na ka halë në sy” (na e mësoi Enveri)… etj.etj.

  26. DRENICA E KUQE says:

    N’dashin le t’i tremben, ndashin mos t’i tremben, Shqiperia ka me qene nje dhe ne shqiptaret do te veprojme si nje komb i vetem…

    DRENICA E KUQE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje