Ish- presidenti serb Boris Tadic e konsideron me shumë rëndësi arritjen e kompromisit historik për pajtimin e popullit serb dhe shqiptar. Përndryshe do të cënohet e ardhmja e gjeneratave të reja serbe dhe shqiptare.
Zoti Tadic, si e vlerësoni shtyrjen e vizitës së kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në Beograd?
Më mirë të shtyhet, sesa të të anulohet pas të gjitha gjërave, që kanë ndodhur në këtë ndeshje futbolli, e cila në fund ka marrë një karakter politik. Shumë me rëndësi është që kjo vizitë të realizohet dhe që vizita të realizohet në një frymë konstruktive mes dy kryeminsitrave. Tema më e vështirë natyrisht do të jetë çështja e Kosovës. Por këtë duhet vënë në kontekstin e përgjithshëm në raportet shqitparo-serbe.
Kur flisni për ndeshjen Serbi-Shqipëri, si e shpjegoni ju këtë nivel kaq të lartë të emocioneve e madje edhe të dëshirës për incidente?
Nuk mendoj se ka pasur ndonjë dëshirë tepër të madhe për incidente. Kemi pasur një provokim politik me dronën dhe me flamurin e Shqipërisë së madhe nga pala shqiptare në njërën anë. Dhe në anën tjetër kemi pasur një reagim dhe dhunë plotësisht të patolerueshme nga pala serbe të shprehur në terren. Kjo edhe një herë ka dëshmuar se ne vërtetë jetojmë në një rajon fragjil, ku një ndeshje futbolli mund të çrregullojë raportet politike dhe diplomatike mes vendeve në Ballkanin perëndimor. Më në fund kemi pasur edhe sulme plotësisht të papranueshme ndaj shqiptarëve, që mbajnë furra në Serbi, ka pasur djegie dhe dëmtime të objekteve të tyre, si dhe të objekteve fetare në Suboticë. Këto gjëra në asnjë mënyrë nuk mund të tolerohen. Ndaj menjëherë kam apeluar që të ulen tensionet dhe të futemi në ujëra më të qeta racionale. Me rëndësi është që vizita e kryeministrit Rama do të realizohet dhe që kjo vizitë të përgatitet mirë.
Zoti Tadic, mendoni se kjo vizitë në kushtet e tanishme mund të përgatitet si duhet, pasi që emocionet janë shumë të larta? Në veçanti kur dihet se kjo nuk është një vizitë e rëndomtë, por një vizitë historike, që realizohet pas 68 vitesh?
Ndoshta do të befasoheni, por mendoj se pikërisht kjo ndeshje, e cila ka zhveshur në tërësi raportet mes nesh dhe ka treguar se sa të ndieshme janë këto raporte, mund të shërbejë si një faktor kthese. Mendoj se kjo krizë në raportet tona mund të shërbejë si kthesë për zgjidhjen e problemeve. Bashkësia ndërkombëtare do të na respektojë më shumë, nëse ne vetë i zgjidhim problemet tona. Ndaj mendoj se Serbia dhe shqiptarët duhet të kuptojnë këtë rast si një shans shumë të madh. Ne duhet të tregojmë gatishmëri për zgjidhjen e problemeve të mëdha, të cilat ekzistojnë për më shumë se një shekull. Por mendoj se ka ardhur koha të zgjidhim problemet, që na i kanë lënë paraardhësit tanë.
Mendoni se Aleksandar Vucic dhe Edi Rama mund t’i tejkalojnë të gjitha këto probleme dhe të nisin rrugën konstruktive të zgjidhjes së problemeve?
Mendoj se ata janë të aftë ta tejkalojnë këtë situatë. Por të dy ata duhet të dëshmojnë se janë në gjendje të kuptojnë pozitën personale dhe politike të tjetrit. Pozicionet pas incidentit të ndodhur nuk janë të thjeshta, por ata duhet të tregojnë guxim dhe të dalin me zgjidhje të reja.
Vizita e zotit Rama është shtyrë pas qëndrimit të Putinit në Beograd. Në Shqipëri, Kosovë dhe në qarqet ndërkombëtare ka shumë njerëz, të cilët dyshojnë në sinqeritetin e politikës serbe. Mendohet se Serbia po ndjek një politikë dyfytyrëshe, sepse në njërën anë do të anëtarësohet në BE e në anën tjetër fton presidentin Putin në Beograd dhe forcon raportet me Rusinë. Në ç’drejtim po shkon Serbia sot?
Shpesh edhe vetë jam detyruar të shpjegoj se Serbia nuk po ndjek një politikë dyfytyrëshe. Në Perëndim gjithmonë ka politikanë, të cilët mendojnë se politika e Serbisë është tepër e afërt me Rusinë, ndonëse Serbia do që të bëhet anëtare e BE. Me rëndësi është që qeveria e Serbisë ka theksuar se është e orientuar drejt BE dhe për momentin nuk ka zgjidhje më të mirë. Nuk dyshoj që BE është hapësira më e mirë për Serbinë. Por nuk kam as iluzione që BE është një ilaç për të gjitha problemet tona dhe se BE është një parajsë politike. Por është modeli aktualisht më i mirë në botë. Sa i përket Rusisë: Serbia ka raporte shumë të ngushta me Rusinë. Por raporte të këtilla me Rusinë ka edhe Spanja. Raportet tona strategjike me Rusinë bazohen pikërisht mbi modelin e raporteve mes Spanjës dhe Rusisë. Ndaj nuk do të ishte mirë që të thellohet mosbesimi ndaj Serbisë. Nga ana tjetër unë e di që disa politikanë të lartë të Serbisë po japin deklarata të pamatura, të cilat shtojnë dyshimet. Ndaj Serbia duhet të bëjë të qartë se synimi i saj është anëtarësimi në BE, megjithë miqësinë dhe raportet e ngushta me Rusinë.
Zoti Tadic, si e shikoni ju politikën okupatore të Putinit dhe Rusisë ndaj Ukrainës, pasi që ky është edhe problem kryesor në raportet mes Moskës dhe Perëndimit?
Pas fillimit të krizës në Krime unë menjëherë kam deklaruar se Serbia duhet të dalë në mbrojtje të integritetit territorial të Ukrainës. Nëse Serbia e ka pasur këtë politikë ndaj Kosovës, atëherë nuk mund të ketë ndonjë politikë tjetër, kur është fjala për Krimenë. Serbia ka hezituar të qartësojë qëndrimin e vet menjëherë, gjë që ka shtuar presionet e jashtme politike. Nuk mendoj që Serbia duhet t’i vërë sanksione Rusisë, sepse ajo nuk është e obliguar, pasi që Serbia nuk është anëtare e Bashkimit Evropian. Por politikën e jashtme të saj Serbia duhet ta harmonizojë patjetër me politikën e jashtme të BE. Mendoj se qëndrimi i presidentit të Serbisë Nikoliq është shumë i padobishëm, kur thotë se “BE nuk ka politikë të jashtme unike”. BE-ja ka ndonjëherë politikë më unike sesa zyrtarët e Serbisë. Mendoj se prej fillimit të vitit tjetër, politika e Serbisë do të harmonizohet me atë të BE, pavarësisht se a na pëlqen neve kjo apo jo.
Sa janë të dobishme për raportet shqiptaro-serbe deklaratat e presidentit Nikolic, kur ai thotë se populli shqiptar ende është në nivelin e një popull të prapambetur dhe se do të duhen edhe shekuj të tërë, derisa shqiptarët të arrijnë nivelin e popujve të civilizuar?
Këto janë deklarata katastrofale. Janë deklarata ofenduese dhe burojnë nga një filozofi politike, e cila nuk është fare e dobishme, jo vetëm për raportet tona ndërnacionale, por edhe për vetë Serbinë. Mendoj se është shumë më rëndësi që të respektohet identiteti i të tjerëve. Ne në Ballkan kemi pasur konflikte edhe për faktin që nuk e kemi respektuar identitetin e tjetrit. Edhe ndeshja e fundit Serbi – Shqipëri, e cila ishte përplot me tensione dhe agresivitet, është në një farë mënyre dëshmi e mosrepsektimit të identitetit dhe integritetit kombëtar. Flamuri i Shqipërisë së madhe në qiellin e kryeqytetit të Serbisë, mbi Beograd, është pa dyshim një provokim shumë i madh. Por ky kurrsesi nuk mund të shërbejë si shkak për raporte ofenduese ndaj popullit shqiptar. Mendoj se në çështjen e identitetit duhet të kemi një tolerancë më të lartë, duhet të respektojmë identitetin e tjetrit, jo vetëm në Ballkan, por gjithandej ku ka kriza. Konfliktet do të ndërpriten vetëm atëherë, kur ta respektojmë identitetin e tjetrit. Për të respektuar të tjerët, ne duhet të mësojmë edhe historinë e tyre, duhet të respektojmë letërsinë dhe kulturën e popullit tjetër, duhet të respektojmë dallimet. Deklaratat ofenduese shumë shpesh janë pasojë e paditurisë dhe shprehin nivelin e kulturës së personit, që ofendon. Ndaj mendoj se ndryshimi i kulturës politike është edhe parakusht i raporteve të mira në Ballkan. Unë gjithmonë jam angazhuar për politikën e pajtimit mes serbëve dhe shqiptarëve, që është një prej nyjeve kryesore për raporte të mira në Ballkan.
Një prej parakushteve kryesore për pajtimin mes shqiptarëve dhe serbëve në Ballkan është natyrisht zgjidhja përfundimtare e çështjes së Kosovës. Si e shikoni në këtë kontekst Marrëveshjen e Brukselit: a ofron ajo kornizën e duhur për zgjidhjen e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë?
Në Serbi ne kemi pasur disa qasje politike ndaj Kosovës. Dobrica Qosiq ka qenë për ndarjen e Kosovës. Për ndarjen e Kosovës ka qenë gjithashtu edhe Zoran Gjingjiq. Vojisllav Koshtunica është angazhuar për të ashtuquajturën autonomi esenciale. Ky ka qenë qëndrimi, që ka mbizotëruar politikën e Serbisë në kohën, sa ai ishte kryeministër, dhe unë jam bashkangjitur me këtë qëndrim, pasi që nuk e kam pasur mbështetjen e shumicës për qëndrimet e mia. Si president i Serbisë unë kam mbështetur këtë ide edhe në negociatat (e Vjenës) me palën shqiptare. Unë kam menduar se zgjidhja më e mirë do të ishte plani im prej katër pikësh. Ky plan do të mundësonte gjetjen e një zgjidhje teknike, pasi që shqiptarët kanë qenë kundër ndarjes së Kosovës, ndërsa Serbia nuk ka dashur ta njohë pavarësinë e Kosovës. Por edhe në çështjen e Kosovës shtrohet çështja e identitetit. Çështjen e Kosovës nuk do ta zgjidhë as Marrëveshja e Brukselit, në qoftë se nuk e respektojmë çështjen e identitetit. Por megjithë mangësitë e saj Marrëveshja e Brukselit është më e mirë se një konflikt i ngrirë. Ajo është më e mirë se shtyrja e gjetjes së zgjidhjeve për të ardhmen e raporteve tona. Pa zgjidhjen e problemeve në raportet tona nuk do të ketë investime. Standardi ekonomik do të bjerë, gjë që do të shtonte edhe më tepër potencialin nacionalist dhe shovinist. Kjo do të thotë se edhe në të ardhmen do të kishim incidente të ngjashme si në këtë ndeshje.
Zoti Tadic, pse ju nuk jeni marrë vesh me palën shqiptare? Ju keni udhëhequr delegacionin serb në bisedimet e Vjenës, të koordinuara nga presidenti Ahtisari, keni qenë edhe në negociatat e ndërmjetësuara nga Trojka…Keni pasur pra kontakte personale edhe me Hashim Thacin, presidentin e atëhershëm Fatmir Sejdiu, ish-kryeministrin Agim Ceku… Pse nuk keni arritur marrëveshje?
Unë tërë kohën kam biseduar me palën kosovare, jo vetëm me Thaçin, por edhe me zotin Surroi, Agim Cekun, presidentin Sejdiu… Ne kemi pasur një dialog të hapur, ndonëse niveli i dialogut ka qenë i ndryshëm, varësisht prej bashkëbiseduesve. Por pa dyshim që edhe Koshtunica dhe unë kemi pasur qëndrime të ndryshme. Gjatë bisedimeve në Vjenë Koshtunica ka dalë me qëndrimin që ardhja e Eulexit në Kosovë do të ishte okupim i Serbisë. Unë e kam kundërshtuar këtë qëndrim dhe kam thënë se ky nuk është qëndrimi zyrtar i Republikës së Serbisë. Unë jam angazhuar për ardhjen e Eulexit në Kosovë e Metohi, që është miratuar edhe në Kombet e Bashkuara, sepse kjo do të na lehtësonte gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme. Në atë kohë e kam paraqitur edhe planin katërpikësh, por nuk ka pasur kohë të mjaftueshme, që këtë plan ta shqyrtojmë deri në fund me përfaqësuesin e atëhershëm legjitim të Kosovës, Hashim Thaçi. Disa çështje i kemi diskutuar por jo deri në fund, për shkak të zgjedhjeve në Serbi. Qëllimi im ishte realizimi i këtij plani, por unë i humba zgjedhjet e fundit presidenciale dhe më pas u arrit Marrëveshja e Brukselit. Tani kemi këtë Marrëveshje dhe mbi bazën e saj duhet të gjejmë zgjidhjet përfundimtare. Por mendoj se në të ardhmen duhet të shtrohet edhe çështja e identitetit dhe jo vetëm çështja e energjisë elektrike dhe resurseve në Kosovë.
Pak më lart ju nënvizuat edhe diçka, me të cilën opinioni ndoshta nuk është i informuar deri në fund, që edhe zoti Gjingjiq është angazhuar për ndarjen e Kosovës. Këto ide dëgjohen edhe sot nga ministri i Jashtëm, zoti Ivica Dacic. Cili është qëndrimi juaj ndaj ndarjes së Kosovës dhe shkëmbimit të territoreve?
Zoti Dacic është bashkangjitur me idetë për ndarjen e Kosovës për shkaqe pragmatike. Ai ka ndryshuar shpesh qëndrimet në dekadat e kaluara, por ai ndryshon edhe qëndrimet politike, varësisht nga interesi politik. Mendoj se ideja për ndarjen e Kosovës nuk është reale në këtë moment, sepse fuqitë e mëdha janë kundër ndarjes së Kosovës. Kundër ndarjes së Kosovës është edhe pala shqiptare. Mendoj se duhet të gjejmë zgjidhje pragmatike, ndaj nuk duhet harruar tërësisht as planin katërpikësh, të paktën, kur bëhet fjalë për çështjen e identitetit.
Zoti Tadic, Ju tri herë e përmendët planin katërpikësh, me të cilin sigurisht që nuk janë informuar të gjithë. Cilat janë kërkesat tuaja kryesore në këtë plan?
Kam menduar që kishat dhe manastiret nuk duhet të jenë nën kontrollin juridik të institucioneve të Kosovës, sepse mendoj se kjo është një çështje shumë e rëndësishme. Me këtë plan kam kërkuar edhe mëvetësinë më të lartë të mundshme të veriut të Kosovës. Mendoj se pas Marrëveshjes së Brukselit më nuk mund të kthehemi në këtë ide, të patkën jo në masën, që kam propozuar unë. Ndërkohë që kam kërkuar edhe garanci për pasurinë e serbëve në Kosovë.
Vucic dhe Dacic në Beograd janë quajtur tradhëtarë nga disa qarqe për shkak të nënshkrimit të Marrëveshjes së Brukselit. Edhe në Kosovë ka qarqe, që e akuzojnë kryeministrin Thaçi për tradhëti. Si e shihni ju këtë Marrëveshje, a e njeh ajo integritetin territorial të Kosovës dhe a do ta njohë Serbia Kosovën si shtet?
Marrëveshja e Brukselit zyrtarisht nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Por ky është dokumenti më i lartë juridik i pranuar nga pala serbe, i cili shkon në drejtim të një lloj pavarësie territoriale të Kosovës. Nëse Serbia do ta njohë pavarësinë e Kosovës? Për këtë pyetje duhet të përgjigjen autoritetet e tanishme. Unë kam menduar se duhet gjetur një zgjidhje kompromisi, ku do t’i shtrinim dorën njëri tjetrit. Kam menduar se nuk duhet të preken elementet më të rënda në raportet mes nesh, por duhet bashkëpunuar dhe respektuar mes vete, me qëllim afrimin e përbashkët me BE.
Ngjarjet e fundit treguan se pajtimi mes shqiptarëve dhe serbëve ende është shumë larg. Mendoni se kjo është e mundur në një të ardhme të shpejtë?
Zhvillimet e fundit, si në Beograd ashtu edhe në anën tjetër, flasin se mes tyre ekziston një moskuptim i madh i realitetit. Ne në Serbi duhet të kuptojmë që populli shqiptar ka interesa legjitime për pavarësinë e Kosovës në raport me Serbinë. Nuk po flas për legalitetin ndërkombëtar, por për interesat legjitime. Edhe mua më kanë quajtur tradhëtar në vitin 2006, kur kam thënë se Kosova është më afër pavarësisë sesa autonomisë esenciale. Kështu më kanë quajtur edhe ata, të cilët e kanë nënshkruar Marrëveshjen e Brukselit, dhe sot janë në pushtet. Por këto gjëra duhet të lihen menjanë dhe duhet të gjejmë zgjidhje praktike. Zgjidhje praktike nuk mund të ketë pa mbështetjen e popullit. Ndaj popullit duhet t’ia shpjegojmë se kërkesat ekstreme të njërës dhe palës tjetër nuk janë të mundura. Duhet të krijojmë një atmosferë për pranimin dhe implementimin e këtyre zgjidhjeve praktike. Ne nuk mund të gjejmë zgjidhje praktike në një atmosferë tepër të nxehtë, në një atmosferë agresive, ku zgjidhjet konkrete, apo vizitat e kryeministrave trajtohen si akte tradhëtie, apo akte të dyshimta. Duhet të vendosim një bashkëpunim sa më të ngushtë mes institucioneve në raportet Beograd – Prishtinë dhe Beograd – Tiranë. Vetëm në këtë mënyrë mund të shkojmë përpara. Unë mendoj se tani kemi një situatë shumë më të mirë se më parë, megjithë përvojat e fundit nga ndeshja Serbi-Shqipëri./DW
nje nder serbet e paket qe respektoj. respekte!
Qelloi trapi i Miloshevicit ne pushtet para 15 vitesh qe u fitua pavaresia e Kosoves. Te kishin qene ca burra edhe me gjysmen e mendjes qe ka Tadic, sot Kosova do ishte pjese integrale e Serbise me firmen dhe vulen e OKB-se.
E thene troc qeveria serbe eshte peng e ultranazionalisteve.
kujdes truku thote porto bilbao bllof i madh fiton bilbao
Vucic dhe Dacic jane cetnik vulgar dhe lehte te dallueshem. Tadici eshte cetnik me kollare me pamje fine. Pra substanca eshte e njejte. Arsyeja pse humbi zgjedhjet ishte se shtetet perendimore u ngopen me arsyetimet e tij per mosnjohjen e pavarsise se Kosoves.
Paradoksalisht per interesat shqiptare eshte me mire ne Serbi te sundojne vulgatet Dacic dhe Vucic. Ata lehte mund te demaskohen si nacionalist fashizoid sikur ne rastin e ndeshjes se futbollit. Tadic eshte me fin dhe genjen me me shume sukses se Serbia qenka bere nje vend paqesor e demokratik.
Edhe ky s’i ka degjuar thirrjet per te vrare shqiptaret ne stadium. Ia di ndokush e-mailin per t’ia cuar linkun e youtube?
e dija qe humbja e Tadicit ne zgjedhje nuk ishte gje e mire, as per shqiptaret as per serbet, dhe me ka ardhur keq. Kjo tregon qe serbet nuk ishin gati ende per te pranuar disa kompromise qe per ta jane te dhimbshme. Kete fakt e shfrytezuan kundershtaret e Tadic, per t’i fryre burise se nacionalizmit e per ta menjanuar ate nga skena politike. Por tani qe kane marre pushtetin, po e kuptojne qe pa kompromise te dhimbshme, nuk ecet perpara..
Nuk i ka kuptuar c thone se nuk di serbisht…hahaha keta jane te gjithe njesoj vetem se duket si burre i mire
ANALIZ DRONI PSE te mos e nisnin organizonin dronin me simbole shqiptare qarqe anti shqiptare dhe anti popull serb se popuillin si ta drejtosh merr populli popull eshte.? preteksi per rremuja qe dy popuj mos te jetojne bashke si fqinje ne paqe dhe ceshtja kosoves dukej se po venitej fare qetesi dhe duhej kjo gje sa nuk ishte vone per serbet pa u futur serbia ne bashkim europian serbia veproKOHA NUK PRET?sepse kohet e fundit po fryne nje ere e mire ne ballkan e midis dy vendeve aq sa po afroheshin ? kujt i interesonte kjo gje?kjo ftohje prap kush deshte deri ne perplasje fizike mes shqiptarve dhe serbve ate dite sporti.
per mendimin tim kjo eshte nje loje e studiuar me shume kujdes nga qarqe serbe dhe qarqe antishqiptare ne shqiperi kosove greqi, maqedoni,mali zi loje e felliqur ne kurriz te kombit tone
gjerat duhen pare me kujdes dhe gjkftohtesi duhet nje analiz e kujdeshme
jo t marrim zjarr si pushka e jevgut.
ti lem lojtaret qe normal ben me te miren per simbolet dhe figurat historike te kombit tone dhe shqiponjen por duhet te me kuptoni ketu dua te anaizoj jo kete gje por situaten kush e krijoi dhe pse po vazhdon droni ishte preteksi po sulmet ne ambasada ditet ne vazhdim po djegja mes dy skuadrave serbe e flamurit prap po djegja e bisneseve shqiptare ne serbi po rrahja e tyre etj etj rastet po rriten fajin droni e ka akoma?ne shqiptaret e kemi fajin? po thirrjet antishqiptare deri ne vdekje duhej droni qe serbet te nxirrrnin kete urrejtje ndaj nesh zbuluar?KUSH VRAU KOSOVARET DRONI KUSH GJITHMON KA PUSHTUAR TOKAT TONA DRONI PRAP E KA FAJIN ?
KUSH I PROVOKOI SERBETGJOJA ME DRONIN ME FLAMUR ?ATA AKUZOJNE NE POR NE FAKT SERBET NE STADIUM I PROVOKUAN SERBET e tyre , PO VET NE BASHKPUNIM NDOSHTA ME SHEBETORET E TYRE shqiptar maqedonas ,malazes; e kush e di njeriu KEQ per para shet dhe B….PER TE TREGUAR QE E BEN SHQIPTARET KJO ESHTE E PADISKUTUESHME loja dhe projekti ka qen serb.S DUHET TE BIEM NE GRACKEN E TYRE DHE TE KENAQEMI NGA NJE FLUTURIM FLAMURI.
PERSE FLAMURI DUHEJ TE ULEJ PIKERISHT ATY NE FUSHE KUR SHUME MIRE TE LIHEJ TE FLUTURONTE PA U ULUR te ulej nga erdhi prap?KUR PO TE ISHTE SHQIPTAR qe s bente lojen e serbit S DO E ULTE KURRE SE E DINTE PERFUNDIMIM e flamurit QE SERBET DO TA GRISNIN PERSE U UL FLAMURI PIKERISHT ATY DHE PERSE U ZHDUK DRONI DHE GJOJA U GJEN PAS 2 DITESH kur ne stadium as futej as dilte maja gjelperes.perse ivani tmershem element kriminal dhe disa te tjer e kishin deren hapur te futeshin ne fushe kur cdo gje kotrollohej dhe ata ishin te skeduar?kush e la te futej kur dihej qe ai ishte per trazira?
PERSE NUK ISHTE FLAMURI KOMBETAR I JONI QE PERFAQSON SHTETIN SHQIPTAR NE DRON POR AI QE AKOMA NUK NJIHET NGA SHTET FLAMURI ETNIK PERSE?UNE DUA DHE ATE FLAMUR S KAM GJE ME ATE FLAMUR POR NE TJTER GJE POR PO DISKUTOJME RASTIN QE TI KAPIM MAT SERBET AQ SA MUNDIM NE TE KUPTOJME ME TRURIN TONE ANALIZE
SERBET QE GJOJA I PROVOKUAM NE?
PO TE ISHTE THJESHT FLAMURI SHQIPTAR SITUATA DO ISHTE KREJT NDRYSHE PER KETE ESHTE MENDUR FLAMURI ETNIK qe ti bej prap bashke qarqet antishqiptare serbe, malazeze, kosovare, shqiptare, maqedonse ,e me larg kudo ne bote flasim per keto qarqe organizata quani si te doni qe sna duan te miren kemi armiq dhe ne shqiperi e kudo .
pra provokimi erdhi nga shqiptaret preteksi dhe fillon prap lufta raciste etj ne terren dhe situata kthehet nga fillimi SI NE KOHET E LUFTES SE KOSOVES prap nderhyn
europa ,amerika etj SERBET E BEN VET E SAJUAN VET DHE DUAN TI TREGOJNE DHE FQINJVE QE NE FAKT NUK DUAN SHQIPERIN ETNIKE QE KUJDES SE SHIKONI CPO BEJNE KETA T NA PRISHIN MARDHENIET E MIRA DHE ME FQINJET E TJERE DHE NE NJE FAR MENYRE PO JA ARRIJNE QELLIMIT
KJO NDIKON NE EKONOMINE SHQIPTARE TURIZMIN KUDO ETJ. SERBET JANE TE ZGJUAR JO BUDALLENJ SI PO JU THEMI NE ATYRE NE KETE RAST.
ATA HEDHIN MILIARDA PUNOJNE ME AGJENTET E TYRE QE I KAN KUDO DHE TEK NE QE TE NA SABOTOJNE ME AQ SA MUNDIN
EDHE PUNA QE GJOJA NE JEMI VEND MYSLIMAN SERBI E PARAQET KUDO NEPER BOTE SHQIPERIN SI VEND MYSLIMAN DHE JU THOT VENDEVE EUROPIANE MOS TE NA MBAJNE AFER DHE TRAJTOJNE SI EUROPIAN QE EUROPA AKOMA SKA PRANUAR NE GJIRIN E SAJ ASNJE VEND MYSLIMAN AKOMA AS TURQIA QE ESHTE ME LART SE NE NGA REFORMAT EKONOMIA DHE PRA ATA E PENGOJNE VETEM SE ESHTE VEND MYSLIMAN KESHTU SERBI I PARI VEPRON DHE ME NE EDHE KOSOVARET QE LUFTOJNE PER XHIHADIN NE SIRI MUND TE KET PLOT RASTE RREZIK DUKE NDERTUAR OBJEKTE KULTI KUDO NE KOSOVE DHE GJOJA I BEJNE ARABET POR NE FAKT DHE KETU MOS TE HABITENI MUND TE JET PRAP SERBI AQ BUKUR PUNON.UDB JUGOSLLAVE ME NAM NE BOTE PER AGJETURE ESHTE EGZITENTE AKOMA.SHUME KOMPANI RUSE SERBE ARMATIMESH JU DUHET NJE KONFLIKT I RI DHE ARMET E TYRE TE SHITEN I THON MILIARDA PER ARME KU DO SHITEN ATO?PERSE NUK NA PAQESIN FQINJET TANI NE SI RACEN ME TE VJETER EUROPIANE DHE NE JEMI PELLAZG RACA PARE ILIRE QE KRIJOI QYTETRIMIN EUROPIAN PERSE S FLET NJERIIIIIIIIIIIIII?
RAMA tani perfaqson europen dhe ameriken pra perendimin doli ne krah te gjermanes dhe obames dhe sikur ai te mos doje TE SHKOJE E SERBI gje qe s ndodh kurre eshte amerika dhe europa qe e nisin.
perse kjo situat kur serbi eshte mes dy zjarresh o te zgjedhi europen e ameriken ose RUSINE.
pikepikerisht ne kohen e vizites se rusit PUTIN? dhe pak me pas putinit RAMA
perse tani serbet me preteksin NA PROVOKUAN me dronin as ramen nuk duan ta presin kush po loz qe ballkani te mbetet fuci baruti si gjithmon gjat historis kur dy luftra boterore nga ky ballkan kane filluar kush nuk do qe popujt e ballkanit te MOS jetojne ne paqe kaq provokator paska qen ky dron sa i cmendi serbet dhe shqiptaret dhe o burra te marrim armet dhe lufte ?
per mua sajun vet dronin qe te dilte kjo situat agjenturat serbe jane te forta dhe sot dhe kane shtrirje ne gjith europen dhe me gjer dhe ata realizuan ate qe deshen tani po luante kombetarja jone e shtetit shqiptar atje dhe jo kombetarja e kosoves nuk po diskutoj qe jemi nje komb por si te mbrohemi kunder fajtorit te vertet te kesaj situate serbit per kete duhej ai flamuar ne dron dhe jo flamuri shqiptar, flamuri etnik qe te dilte prap ceshtja kosoves ata po bejne te tyren dhe tani del detyra jone te realizojme me ndihmen e perendimit dhe europes detyren tonen me guximim , zgjuarsi , dhe qetesi.
KJO ESHTE loje serbi me qarqe antishqiptare qe i sherbejne.
PASTA NUK PO E PERJASHTOJME DHE RASTIN QE DROMIN E NGRITI NJE SHQIPTAR A KOSOVAR A MAQEDONAS PAK RENDESI KA POR JO TE KAPEN PAS NJE DRONI SE SKA KUPTIM KY ESHTE NJE PRETEKS.
Shikoni si i anashkalon thirrjet antishqiptare qe nga fillimi i ndeshjes.Nuk tregohet i sincerte.
Skuth i madh ky. Lexojeni disa here intervisten. Sic thote njeri ketu siper te kish qene ky ne krye Kosova nuk shpallej kurre e pavarur. Shyqyr qe kan hyp derrat atje e vazhdojne te hypin derra se me ket Rama humbet koke me koke. Kundra ktit duhet nje kombinim Meta-Nano me supermbeshtetje Amerikane qe ti behet balle Europes ne kontekstin e nje aksi sllav te “moderuar”.
Rama me kete do kishin gjetur gjuhen e perbashket.. Nuk eshte situata kush ja fujt kujt por nje bashkejetese te qete per te dyja palet.. Boris Tadic e di realitetin dhe e pranon megjithese mundohet te edhi ca shashka provizore..
Te gjithe na kane dashur te “miren”.
http://sq.wikipedia.org/wiki/Lidhja_e_Prizrenit
Shkendijen ma te pare te permiresimit te mardhenieve,reabilitoni komplet pronat e djegura dhe bizneset e shqiptarve ne Beograd qe u damtuane ne kete rast.kjo te behet para dates se vizites 10 nendor.
Raportet te mira me Rusin vec Spajes e Serbise i ka dhe Gjeli francez.Platinia,nuk e ze gjumi derisa t’iu plotesoj 3 pikshin.
Z.Boris.
E filloni incidentin nga hymni Shqiptare koha 0.01 sekonde e te perfundoni mbas 42.0 minutave tek Droni me flamur.Flamuri nuk ishte i pari veprim i incidentit.Flamuri erdhi mbas 42 minutave si pasoj e shkaktuar prej thirjeve histerike serbe ne stadium vritni shqiptaret kur interpretohesh hymni kombetar.Kjo nuk tregon rrespekt as shtet te qytetrimit normal.Edhe pse ia impononi vetvetes se i keni kapercyer shkeujt e vetdeklaroheni se jeni shtet normal i civilizura kur ne fakt jeni burim i kontradiktave dhe luftrave brenda ballkanit historikisht me shekuj dhe deri me sot me shperbamjen e ish jugosllavise.
Ju asnjihere nuk jeni te sakt historikisht.Gjithnji perdidhni fjalet simbas interresit per te perfituar shume pak me te drejte e shume e shume pa te drejt.Po marrim shembullin ma te fresket.Shfaqja e Dronit mbi stadium.
Njihere deklaruat se e ka hedhur Olsi Rama.E kemi arrestuar.Per munges provash e keni leshuar.
Heren e dyte e ka leshuar nji shqiptare kosovar me shtetesi italiane ne bashkpunim me Olsi Ramen.
Ju edhe pse vetquheni shtet i civilizuar nuk jeni serioz per ma teper si shtet i civilizuar.Beheni te dyshimet dhe qesharak.Nuk e quan askush nji shtet te civilizuar qe kerkon shuarjen e nji shtetit(popullin) tjeter.Civilizimi asht nji bashkjetes harmonike ndermjet nacionaliteteve.Gje kjo qe mungon historikisht tek nacionaliteti Serb.
E perse na duhet kjo dashuri platonike me Serbet apo fqinjet e tjere? Maredhenjet ndershteterore ndertohen mbi bazen e interesave reciproke dhe kjo eshte e ditur qysh kur eshte krijuar bota. Dashurija ketu nuk hyn fare dhe nuk i duhet kujt. Nuk mund ti kerkohet Boris Tadicit dhe asnje Serbi tjeter te pelqeje pamvaresine e Kosoves si nuk mund ti kerkohet Rames apo cdo Shqiptari tjeter qe mos e kete qejf bashkimin e gjithe trojeve Shqiptare. Por mencurija eshte te jetosh me realitetin dhe te perpiqesh qe rethanat ti kesh ne favorin tend.
Kur do ta marrin vesh keta qe Kosoven e kane humbur perfundimisht??? Ende mendojne se mund ta futin ne sqetull Kosoven? Si nuk u vjen turp kur flasin per raporte miqesie, pas genocidit qe kane ushtruar ndaj shqiptareve?
BORIS TADIC, eshte me i zbutur nder serbet dhe sikur te duan te jete normal eshte ambjenti dhe mjedisi rrethues shume i eger ku jeton dhe punon. “Butesia” e tij ndodh sepse gruan e tij ka kroate, katolike. Keshtu qe mbrenda familjes ka edhe mendesi dhe qendrime te tjera.
Kjo po kuptohet edhe ne SHQIPERI, ku ngaterrestari mashtrues SALI BERISHA, eshte person me 2(DY) FTYRA. Ne forme zyrtare, ne media dhe opinion del si patriot i madh dhe kundra serbeve, kurse ne ane tjeter mbrenda familjes dhe me vepra eshte pro serb.
A nuk doli e mbesa e tij nga e bija DESARA MALLTEZI, pro propagandes serbe ne drejtim te skuadres se kombetares te futbollit dhe kundra nesh. Por facebooku i saj u kap dhe u rregjistrua nga media serioze shqiptare, ku pas pak kohe ja kontrolloj nga gjyshi SAAALI dhe ja hoqi nga qarkullimi duke i thene se mbeses qe muhabetet dhe fjalet qe bisedohen ne familje nuk nxirren ne pazar. Tung.
E para: banderola qe u hodh ne stadium nuk ishte flamur; e dyta, nuk u hodh nga pala shqiptare. Tadic eshte shume me i rrezikshem se Vucic dhe Dacic, sepse eshte nje nacionalist serb shume i kamufluar.