INTERVISTA/ Raportuesi për Shqipërinë në PE: I tmerruar me ngjarjet në ndeshjen Serbi - Shqipëri

21 Tetor 2014, 12:44Politika TEMA
INTERVISTA/ Raportuesi për Shqipërinë në PE: I tmerruar me

Raportuesi i ri për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein deklaroi se është shokuar nga ajo që pa në stadiumin e Beogradit në ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë.

Në një intervistë për “Top Channel”, ai kritikon Beogradin për gjuhën e përdorur ndaj Tiranës, ndërsa thekson se palët duhet të shikojnë brenda vetes, çfarë duhet bërë dhe çfarë duhet ndryshuar.

Debati më i nxehtë në vend është ndeshja e ndërprerë e futbollit Serbi-Shqipëri. Cili është mendimi juaj për çfarë ndodhi?

O Zot! Kam parë vetëm figurën në një televizion dhe nuk kuptova asnjë fjalë të vetme. Ajo që pashë ishte britma mjaft e gjatë me zë të lartë e njerëzve serbë atje. Pashë fishekzjarre. Më vonë mësova se tifozët shqiptarë nuk ishin lejuar për të qenë në stadium, kështu që, pak a shumë, ishte veç pala serbe atje. Pashë këtë ‘drone’ me një flamur, mbase provokues, të Shqipërisë së Madhe, që nuk ishte gjithashtu sportive dhe e ndershme. Tashmë varet nga arsyeja pse u ndal loja. Nëse është për shkak të fishekzjarreve, atëherë 3 pikë për Shqipërinë. Por, nëse nuk është ky rasti, e kjo mbetet për t’u parë këtë fundmuaji, atëherë, ose do duhet të përsëritet ajo lojë, ose do të shohim se çdo të na thotë UEFA. Nëse ndodh përsëritja në Beograd, ata duhet të tregojnë se mund të organizojnë më mirë. Nëse në Tiranë, unë shpresoj vërtet se njerëzit nuk do të hakmerren, por do të jenë të lumtur të fitojnë një ndeshje të bukur futbolli.

Simbolet shqiptare u lajmërua se nuk do të lejoheshin në atë stadium dhe Shqipëria nuk është Gjermania e pas Luftës së Dytë Botërore dhe as Serbia pas 1999, që të druhet për t’i përdorur në ndeshjet e kombëtares. A e konsideroni profesionale këtë nga autoritetet pritëse?

Unë mund t’ju them vetëm se ajo çfarë pashë në ekran, nuk m’u duk shumë profesionale. Në të tilla ngjarje është pjesë përbërëse që ju si tifoz, apo dhe si lojtar, të jeni të veshur sportiv me ngjyrat e ekipit tuaj. Kjo duhet të lejohej. Nëse nuk jeni në gjendje të organizoni në banesën tuaj një ndeshje futbolli me kushte normale si kudo në Europë, atëherë duhet të mendojmë se ky nuk është as vendi dhe as shteti i duhur për të qenë pjesë e një kampionati të tillë. Unë nuk e kam parë se çfarë kanë bërë ata jashtë stadiumit, por brenda stadiumit, nuk pashë në televizor të kishte dhe aq shumë policë.

Pas ndeshjes pati përshkallëzim të dhunës ndaj bizneseve të pakicës shqiptare. Mediat serbe i referohen Bashkimit Europian kur fajësojnë Shqipërinë, madje me tituj fyes quajnë fajtor vëllanë e kryeministrit Rama, i cili, ndryshe nga homologu serb, vijon të shprehet se do të vizitojë Beogradin. Si mendoni se ndikojnë këto për vizitën e planifikuar?

Unë do të isha shumë i lumtur nëse Kryeministri Rama do të shkonte, ashtu siç ishte planifikuar, në Beograd, nëse zoti Vuçiç dhe zoti Rama do të merreshin vesh në një mënyrë të civilizuar dhe nuk do të akuzonin njëri-tjetrin, siç veproi Qeveria e Beogradit, por të shihnin brenda vetes me syrin se çfarë duhet bërë e duhet ndryshuar.

A duhet të kërkojë falje Rama, meqë e kërkon zoti Vuçiç?

Për të qenë i sinqertë, nuk e kuptoj këtë kërkesë, sepse kjo nuk është një çështje shtetesh. Nuk është një çështje qeverish. Është një çështje që lidhet me një situatë të veçantë të njerëzve në një stadium futbolli. Nëse duhet kërkuar falje, kjo kërkon trajtim të kujdesshëm, nga të dy palët, sepse fishekzjarret dhe brohoritjet nuk shkojnë në një mjedis të ndershëm loje, që nuk ishte fare. E sigurt që nuk ishte sepse e pashë në ekran. Edhe flamuri i Shqipërisë së Madhe ishte provokim për Beogradin siç e dimë të gjithë. Kjo u përket individëve që të marrin përgjegjësitë për çfarë kanë bërë. Por, kjo nuk është një çështje shtetesh. Është një lojë futbolli, që shkoi si mos më keq.

 

6 komente në “INTERVISTA/ Raportuesi për Shqipërinë në PE: I tmerruar me ngjarjet në ndeshjen Serbi – Shqipëri”

  1. Pelasgian says:

    Coja noj sms Platinovicit se ai ka pa BOMBA me Drone !!!!

  2. janullatos poustofagos says:

    barbaret serbe te Republika Kerma, njohin vetem gjuhen e kopaces. Fjalet e tjera jane te teperta, vetem llogje kavaje

  3. the Punisher says:

    Jo more Knut mos u tmerro fare. Ja pyeti Shqiptarucet si ishte puna. Fajin e ka flamuri me Ismail Qemalin dhe Isa Boletinin. Nuk e kane fare tabelat “Kosovo je Srbija” apo fotografia e Sllobodan Milloshevicit, ky i fundit i denuar per krime lufte, dhe ka shkuar ne pts. Mos e ngaterroni me Goran Bregovicin, ju Shqiptaruca. Gjithashtu as thirrjet vritini dhe pritini Shqiptaret. Thirrje me te cilen pajtohem edhe une disi, nese behet fjale per Shqiptaruce, 300 eurosha etj. Eh more Knut as mos e rruj fare, se ne jemi per dialog, per qofte, per raki dhe tallava. Ne jemi me Evropiane se vete Evropianet, me katolike se Papa, tolerante dhe paqedashes,(kjo e fundit vetem nese cmimi eshte i arsyeshem, apo thaset e miellit te jene te mbushur plot). Mos ki merak se cudia me e madhe zgjat tre dite, i thone nje llafi ketej nga ne.

  4. arben says:

    ikni mor byth grisur te europes ju i keni dy standarte njerin per me te fortin dhe ate me te vobekturi sa mir e lidhe me trpikshin nese eshte nderprere ndeshja per fishekzjarret duht te marri 3 pikshin e nese eshte nderprer per flamurin duht te perseritet ose te shikohen mundesit e trjer o te pa fytyre nuk e pask pare kroniken me syrin tend , por e paske me te thene nga dikush tjeter se po te kishte ndollur vendit tend ky skandal sportiv me sebin ndoshta do ta kishti thirrur parlamentin eurpian ne nje mblellje te jashte zakonshme kundar shteti fashist sebe per ato ngjarje fashiste ne kohe paqje

  5. yllka says:

    po pse nuk thua me plot gojen shqiperia esht e pa fajshme?edhe keshtu edhe ashtu ky.ik ore pirdhu

  6. sokol says:

    Serbet po veprojne mjaft me efikasitet per te na nxjerre ne provokues e fajtore dhe ja kane dale mbane.ata kane aleat Uefen dhe pederastin Platini.nga ana jone ne kemi armando duken qe seshte dhe as ka qene ndonjehere per ate pune dhe Lubonjen qe ka probleme me veten e tij.epilogu; neve do na denojne si barazfajtore me serbine.rrofte shqiperia fuck uefa fuck europe rrofte amerika!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje