Marrëdhëniet ekonomike në të ardhmen duhet të reflektojnë të njëjtin nivel të shkëlqyer si ato politike. Kjo u theksua në takimin e zhvilluar mes kryeministrit të Azerbajxhanit Artur Rasizade dhe kryetarit të Kuvendit Ilir Meta, në kuadrin e vizitës që po zhvillon në Baku.
Në këtë drejtim, Meta vuri në dukje se me fillimin e punimeve të Gazsjellësit TAP, hapen mundësi të shumta bashkëpunimi dhe investimi, jo vetëm për sa i përket ndërtimit të gazsjellësit, por edhe në funksion të Masterplanit për gazifikimin e Shqipërisë, ku eksperienca azere është e zgjeruar dhe e provuar.
Duke vënë theksin në kualifikimin e specialistëve shqiptarë në fushën e industrisë së naftës dhe të gazit, Meta dhe Rasizade diskutuan gjithashtu për rritjen e bashkëpunimit në fushën e arsimit, mes universiteteve dhe shkollave profesionale, por edhe në funksion të trajnimit të specialistëve shqiptarë në shkollat e specializuara të Azerbajxhanit.
Meta dhe Rasizade ranë dakord për thellimin e kuadrit ligjor ku përshpejtimi i marrëveshjeve bilaterale në proces ka një rëndësi të veçantë, veçanërisht në drejtim të eliminimit të taksimit të dyfishtë dhe të heqjes së vizave për qytetarët shqiptarë.
Boll me llafe e deklarata, kur te filloje ndertimi i gazsjellsit TAP,i keni thene te gjitha.Nuk duhet as politike e as demagogi,duhen veprime konkrete.Shqiperia ka nevoje urgjente per gazifikim.