Prodi: Hyrja e Shqipërisë në BE duhet para vitit 2020

21 Tetor 2014, 10:45Politika TEMA

Ish-kryeministri i Italisë, Romanio Prodi ka deklaruar se Shqipëria duhet të jetë pjesë e BE-së brenda vitit 2020.

Gjatë vizitës zyrtare në Tiranë Prodi theksoi se askush nuk investon në Shqipëri nëse vendi ynë nuk është pjesë e BE-së.

Sipas tij integrimi i vendit në strukturat e Bashkimit Europian do të sillte stabilitet ekonomik.

Prodi përmendi dhe pakicat kombëtare, që i cilësoi si një problem që duhet  kapërcyer me patjetër.

Ish-presidenti i Komisionit Europian i ka drejtuar një apel Shqipërisë dhe Serbisë për të zhvilluar bisedime , ndërsa ka vlerësuar se Tirana zyrtare ka bërë përmirësime të ndjeshme përsa i përket shmangies së problemeve të së shkuarës.

Në një bashkëbisedim me studentë të Universitetit “Zoja e Këshillit të Mirë”, Prodi ka theksuar se Europa nuk mirëpret dy vende që konfliktohen me njëra-tjetrën.

 “Procesi i integrimit duhet mbajtur jashtë fushës së lojës së futbollit sepse politikanët e BE nuk kërkojnë tensione.

Prandaj duhen diskutime dhe marrëveshje. BE është e qartë, nuk duan dy vende që grinden me njëra-tjetrën. Sepse duhen diskutime të shumta dhe BE nuk do përsëritjen e problemeve të kaluara.

Imazhi i Shqipërisë është përmirësuar ndjeshëm dhe shumë. Para anëtarësimit nuk duhet të eksportohen problemet në BE. Dhe besoj se integrimi në BE është shumë serioz sepse ofron një prespektivë serioze.

Por duhet të jetë një Europe jo si kjo e sotmja, ka tension mes veriut dhe jugut të Europës”, u shpreh ish-Presidenti i Komisionit Europian, Romano Prodi.

Sipas tij, procesi i zgjerimit të Bashkimit Europian vërtetë është ngadalësuar vitet e fundit, por nuk ka asnjë dyshim se e ardhmja e Ballkanit është brenda Europës së Bashkuar, në ndryshim nga vendet që janë në konflikte të nxehta aktuale.

Prodi tha se duhet të ketë një përshpejtim të procesit të integrimit nga vendet që tashmë e kanë statusin e vendit kandidat, ku bën pjesë edhe Shqipëria dhe kjo sipas tij realizohet duke sheshuar konfliktet e brendshme politike dhe duke pasur bashkëpunim për “detyrat” kyçe që Komisioni Europian i ka vënë vendit tonë.

 “Vendet kandidate si Shqipëria duhet te vrapojnë dhe duhet një përshpejtim i procesit sepse ka një urgjencë për të përshpejtuar rritjen dhe zhvillimin ekonomik. Dhe kjo vjen vetëm nëse je pjesë e Bashkimit Europian.

Për këtë arsye është e nevojshme të ketë unitet politik të brendshëm. Sidomos për sa i përket luftës kundër korrupsionit e krimit te organizuar. Pra është një proces kompleks. Në këto rajone problemi etnik është i dukshëm sepse kufijtë nuk tregojnë popullsinë e një vendi. Por unioni europian për këtë është, për zhdukjen e kufijve.

Dhe Italia me Austrinë ka pasur këtë problem, por u zhdukën me anëtarësimin e Austrisë. Dhe në njëfarë mënyre Europa është bashkim minorancash, dhe ato duhen të konservohen. Duhet të qetësojmë vendet që duhet të hyjnë, por edhe vendet që janë pjesë.

Nuk duhet të ketë vende periferike dhe qendrore. Europa duhet të jetë një harmonizim progresiv dhe i thellë”, u shpreh ish-presidenti i Komisionit Europian.

Ndërsa shprehu qëndrimin pro zgjerimit të Bashkimit Europian, duke thënë se “projekti evropian nuk ka përfunduar ende”, Prodi theksoi se për Shqipërinë, s’ka alternativë tjetër përveç anëtarësimit të shpejtë në BE.

2 komente në “Prodi: Hyrja e Shqipërisë në BE duhet para vitit 2020”

  1. iliriashqiptare says:

    mortadela jep leksione…po si i behet eladhes qe eshte ne BE dhe nuk njeh pakicat???po katerin e rades qe u fundos ne det kur ishe kryeminister,kush e dha urdherin???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje