Shtyhen me tre muaj hetimet për Ardian Fullanin

20 Tetor 2014, 16:19Politika TEMA

Në një kohë që në Gjykatën e Tiranës, këtë të premte pritet të hidhet shorti, i cili do të percaktojë trupën gjyqësore që do të gjykojë 15 të pandehurit e dosjes së Bankes së Shqipërisë, Prokuroria pritet që të shtyjë edhe për tre muaj të tjerë afatet hetimore për dy dosjet e tjera tashmë të veçuara, njëra që ka në qender Ardian Fullanin dhe tjetra me tre të dyshuar për vjedhjen e Bankes se Shqiperise.

Burime prane prokurorise thane se me daten 21 tetor perfundojne afatet hetimore  per ish-guvernatorin Ardian Fullani, i cili po hetohet i vetem, e po ashtu edhe per Ardian Bitrajn, Mimoza Bruzian dhe Klevis Bejtjajn. Eshte ky shkaku per te cilin te marten prokurorise i duhet te dale me nje vendim, qe me shume mundesi do te jete zgjatje e afatit hetimor deri me 21 janar.Por kjo sdo te thote qe veprimet hetimore do te zgjasin deri me kete date, duke qene se hetuesve u kane mbetur te finalizojne edhe disa procedura te tjera.

Veprimi me i rendesishem qe po kryejne prokuroret per momentin ka lidhje me zbardhjen e tabulateve telefonike, per te konstatuar se cilat kane qene komunikimet e Ardian Bitrajt kater muaj perpara se ai te arrestohej per super vjedhjen e 713 milione lekeve.

Prokuroret shpresojne te gjejne ne materialin e derguar nga kompanite telefonike numra kontakti te vlefshem per dosjen.

Nga ana tjeter prokuroret po kane sekuestruar nga sistemi TIMS edhe hyrje daljet e ish-guvernatorit te Bankes se Shqiperise Ardian Fullani. Por per ish-kreun e Bankes se Shqiperise, nen arrest shtepiak, pritet te kete nje vendimmarrje te dyte, duke qene se prokuroret jane ne dileme per ta bashkuar kete çeshtje ndaj tij, ku ai dyshohet per shperdorim detyre me nje dosje tjeter qe ka lidhje me investime abuzuese nga Banka e Shqiperise. Ne pritje te çeshtjes Fullani eshte edhe Gjykata e Larte, e cila ende nuk ka hedhur shortin se kush do ta shqyrtoje rekursin e Prokurorise, e cila kembengul kthimin ne burg te ish- guvernatorit./TCH

22 komente në “Shtyhen me tre muaj hetimet për Ardian Fullanin”

  1. illyrians says:

    Po normale, derisa te fshihen provat..!!

    1. aqif says:

      C’i bini ne qafe Fullanit! Ai i ziu tave me peshk po hante…

      C’faj kishte qe femijet e politikaneve i dolen gjysma dembele dhe gjysma te paafte…

      1. Pilo Lala says:

        Mos u merakosni, sa me shume dosje po shkojne ne Prokurori, aq me thelle vete Fullani.
        Fullani eshte tani me keq se Ibola, te gjithe i largohen, dhe duan ta pervelojne.

        1. komunistivjeter says:

          Me duket se ky fullani do behet ebola jote mor pilo. Sa inat qe e ke a e shef ne enderr.

  2. . says:

    ———————————————————————————————-

    Ja pra askush nuk beson me tek Shqiperia dhe Drejtesia.

    Prandaj gjithe te mire jane larguar.

    Keshtu do vuaj Shqiperia mbetur vetem me injorante dhe maloke te zbritur.

    Kurre s’keni me pa dite te bardhe.

    ——————————————————————————————–

  3. Ardi- New Jersey says:

    Shume e afte prokuroria edhe gjykata. Rraporti nga expertet e financave tha se Keshilli i mbikqyrjes as qe nuk i ka marre para syshe rraportet e inspektorit te pergjithshem, ndersa inspektori mbahet ne burg per gati 2 muaj per mos rraportim. Se u harru per nje jave qeshtja e bankes nga nje ndjenje e shkurte patriotizmi qe patem. po problemet mbeten probleme edhe nuk na i heq as flamuri, as Serbi e greku. Ato i kemi peshqesh nga politika, e drejtesia e korruptuar qe ska as me te voglin impenjim moral. Kure na marrin drejtuesit tane per budallenj, pse mos te na njohin te huajt per te tille?

  4. Odeta says:

    Ne burg edhe antaret e Keshillit te Mbykqyrjes

  5. sherifi says:

    Cdo gje pritet,perderisa reforma ne drejtesi po ecen me hapin e breshkes,i pari qe duhet hequr eshte kryetari i keshillit te larte te drejtesise,pastaj me radhe.

  6. canadian says:

    Cudia me e madhe zgjat vetem tre dite. Per tre muaj harrohet fare se ka ndodhur ndonje cudi.

  7. lala says:

    Sulm zjarrvënës gjatë natës në Nuoro. Makina e drejtorit të Equitalia operacional iu vu zjarri.

    Pak pas mesnatës në qendër Via Gramsci është djegur makinën e Salvatore ESPA, 51, ​​drejtor i Equitalia operacionale në Nuoro.Nissan Qashqai është shkatërruar. Zjarri gjithashtu prekur një tjetër parkuar pranë që i është dëmtuar. Në vendin e zjarrfikësve të komandës provinciale dhe agjentët e një timon. Fakti heton skuadrës Flying.

    Kjo nuk është hera e parë që Equitalia dhe punonjësit e saj janë vënë në viewfinder. Në vitin 2012 ata ishin viktimë e një grabitje me pengje.Booty ishte prej 35 mijë euro. Në këtë vit selia nuorese u sulmua tre herë, të mjaftueshme për të konsiderohet fort më e pambrojtur e Italisë.

  8. MANUSHAQA says:

    DY MUAJ JA KA SHTYR LIKJA NJE MUAJ SALA??

  9. ilir says:

    do ta nxjere ndonjehere prokuroria se sa leke jane cuar per djegje
    keto 4 vitet e fundit, apo ka per ti rene shkurt.
    fundja ca kodra me vila si i beri Fullani dhe miqte e tij?

    pokuroria te mos haroje qe jemi ne shqiperi
    dhe nje moment merren vesh te gjitha.

    qeveria duhet te kete kujdes me historine e bankes se nuk ka mbaruar akoma.

  10. miri says:

    Po ndertimet ke ish tunelet e uz.Traktorve qe po ben ky hajdut,dhe ka nxerre sikur po ben ai bixhozxhiu i Sofres se Ariut,Tani,ku i gjeten leket.Po do ti zbuloje prokuroria e ka shume te thjeshte,ska nevoje per shtyrje.

  11. Une jam, ti je. says:

    Ve bast qe Fullani do te dale pa lagur. Eshte rasti qe Likja t’i laje borxhin, qe nuk e futen ne burg ku do te kalbej.

    1. loqe says:

      Likja i ka hy dy here ne borxh ketij njehere qe e nxorri nga Burgu dhe njehere qe e futen kot ne Burg. Kjo prokuroria kur e arrestoi duhet ta kishte nje prove sa per ta cu ne gjykate te shkalles se pare pastaj te kerkonte me shume ke tenderat. Ky prokurori Hengri mut kot me duket ose do ja kene kap koken me dere per ndonje gje dhe tani e detyruan ti bej nder Braces duke i bere vetes qeder Hajde trimi toci hajde. Tani sajo ndonje prove o toc se po dole bosh per lesh do shkosh.

  12. Gezimi says:

    Reformimi i sektorit te drejtesise eshte detyre urgjente, ndryshe as nuk do te behemi ndonjehere shtet!

  13. ilir says:

    pas tre muajsh do te kujtohet prokuroria te kontrolloj prokuroria
    pasurite e fullanit.
    pasi fullani ti kete rregulluar te gjitha
    dhe t’u thote prokuroreve hajde me kontrolloni tani.

    thjesht prokuroret po presin qe fullani dhe miqte e tij te regullojne letrat me pare. te gjithe qeveritaret jane hajdutet me te medhenj ne ballkan. padyshim.
    se dime vetem sa gjate do te zgjase kjo histori qe popullin e vjedhin dhe populli hesht.
    njerezit i shohin gjerat dhe e dine mire sa ka vjedhur secili nga qeveritaret. te mos kete dyshime mbi kete gje se jemi vend shume i vogel
    dhe te gjithe e dine sa here ja ke bere gruas
    dhe jo me sa vetura dhe vila ke.

  14. Denoncuesi says:

    Po per ortaket e tij te favoreve e shkeljeve te Drejtorit juridik dhe atij te personelit cfare behet >Pse nuk thirren ne prokurori

  15. me duket se do te kete fatin e santos tanit topit trebickes gazidedes bazhanakut te berishes etj

  16. ARUSHA says:

    HALETE e popullit shqiptar qe duhen vetem vrareme rac e me fare!

  17. Jimy says:

    A more pse cuditeni, duhet te beje edhe festat e fund vitit, ashtu si beri edhe pushimet verore dhe te shofim nga shkurti ose marsi po u liru ndonje vend!!!!!!!!!!!!!

  18. Çiljeta says:

    Bukur, sepse tani jemi të zënë me “flamurin”…(???!!!)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje