INTERVISTA/ Çfarë pa Goran Miletiç në ndeshjen Serbi-Shqipëri

20 Tetor 2014, 14:20Politika TEMA

Nga Kristi Pinderi

Njerëzit në të dyja anët duket se shikojnë gjëra të ndryshme nga një ngjarje e vetme: Çfarë ndodhi në stadiumin e Beogradit?

Këtë pyetje i bën “Historia Ime” aktivistit serb për të drejtat e njeriut dhe drejtor i Programeve për Ballkanin Perëndimor pranë Civil Rights Defenders, Goran Miletic.

Në këtë intervistë Miletiç flet edhe për nivelin e urrejtjes ndaj shqiptarëve në shoqërinë serbe si dhe për përgjegjësinë e medias dhe të shoqërisë civile.

INTERVISTA E PLOTE

 

Njerëzit në të dyja anët duket se shikojnë gjëra të ndryshme nga një ngjarje e vetme: Çfarë ndodhi sipas jush në stadiumin e Beogradit?

 

Mendoj se është një incident tipik ballkanas me interpretime të shumta nga secila palë. Aq sa mund të shikoj, është e vështirë që të dyja palët të pranojnë disa fakte. Së pari, kishte thirrje nga huliganët serbë “vritini, vritini shqiptarët” (ata përdorin në fakt fjalën “shiptar” që është absolutisht e papranueshme në gjuhën serbe). Thirrje të tjera të ngjashme u përdorën nga të njëjtët huliganë. Pas kësaj, droni me hartën e “Shqipërisë së Madhe” u shfaq në ajër, futbollistët serbë u përpoqën ta largojnë dhe pas kësaj huliganë serbë hynë në fushë, e ndjekur kjo nga përplasja mes disa lojtarëve në të dyja anët e fushës. Kur lojtarët shqiptarë nisën të largohen nga fusha ata nuk u mbrojtën sicc duhet nga oficerët e policisë. Nga ana tjetër duhet të kuptojmë se harta e Shqipërisë së Madhe është gjithashtu ofensive për disa njerëz.

 

Asnjëra prej qeverive nuk ka kërkuar ndjesë për asgjë. Secila beson se nuk ka arsye për të kërkuar ndjesë. Pati edhe pikëpyetje nëse do realizohej ose jo një vizitë e parashikuar e Ramës në Beograd. Në ç’drejtim po shkojnë sipas jush marrëdhëniet mes dy vendeve?

 

Vizita do të ndodhë dhe të dy kryeministrat do të bëjnë më të mirën e tyre për shkak të BE-së. Megjithatë të dy kryeministrat duhet të dënojnë fort cdo akt intolerance, nacionalizmi dhe cdo akt të ngjashëm. Deri tani nuk e kam dëgjuar dicka të tillë. Cdo gjuhë urrejtje nga të dyja palët duhet dënuar pa asnjë dyshim. 45 përqind nuk janë të kënaqur po t’i kenë shqiptarët fqinj, 50 përqind e serbëve nuk do të donin të kishin shefa të tyre shqiptarët, ndërsa 70 përqind e serbëve nuk do donin që të martoheshin me shqiptarë. Kjo është dicka shumë serioze

 

Serbët, a i urrejnë vërtet shqiptarët?

 

Distanca etnike kundrejt shqiptarëve në shoqërinë serbe është ende shumë e lartë dhe qeveria nuk po bën thuajse asgjë për ta ulur këtë. Sipas kërkimeve të bëra tre vjet më parë, rreth 40 përqind e qytetarëve serbë nuk janë të lumtur po të kenë shqiptarë si qytetarë të Serbisë, 45 përqind nuk janë të kënaqur po t’i kenë shqiptarët fqinj, 50 përqind e serbëve nuk do të donin të kishin shefa të tyre shqiptarët, ndërsa 70 përqind e serbëve nuk do donin që të martoheshin me shqiptarë. Kjo është dicka shumë serioze dhe shoqëria civile po përpiqet shumë ta luftojë këtë mungesë tolerance. Këto rezultate janë pasoja të diktaturës së Milloshevicit dhe propagandës së fortë gjatë këtyre 25 vjetëve.

 

Ka një përqindje të madhe të njerëzve qoftë në Serbi qoftë në Shqipëri që nuk janë Ok me këtë atmosferë urrejtje, por duket se ata nuk janë as të dukshëm as të zëshëm. Cila mund të jetë një mënyrë për t’u dhënë atyre zë? A mund të ndodhë që të jenë shumica në fakt?

 

Duhet të gjejmë patjetër hapësirë për këto zëra. Për fat të keq minoranca agresive me qëllime të këqija është gjithmonë më e zëshme se pjesa tjetër e popullsisë. Celësi për përmirësime është ndoshta te media dhe te shoqëria civile. Ne duhet të shpjegojmë dhe të jemi këmbëngulës të, kurse media duhet të mbulojë pikërisht këto zëra dhe jo gjuhën e urrejtjes. Por nuk jam shumë i sigurt nëse media në Ballkan e kupton sic duhet përgjegjësinë që kanë në lidhje me këtë apo cështje të tjera të të drejtave të njeriut.

16 komente në “INTERVISTA/ Çfarë pa Goran Miletiç në ndeshjen Serbi-Shqipëri”

  1. janullatos topefagos says:

    edhe kristos menderja mbeti pa fjalosur.

    oooo tourkofagos, lidhe kete bythrazerin tend se paska dale prape sokakeve

    1. A.p.S (KATHERINA DIE GROSSE)Madona prej Sauku says:

      Jom shum dakort me çdo fjal qi ka than ky serbi,aktivist i te drejtave .
      Medjat duhet te punojn per ti qetsu gjonat dhe jo me i hudh benzin zjorrmit se Ballkanasit jan njerez me tempo te nolt.

      1. benbenedeti says:

        media vetem i ka hedh benzin shum perpara se te fillonte ndeshja

    2. Toronto 123 says:

      haha janullatos ,eshte zhdukur turkofagosi (dmth grekofakot perkth = grekBytheqiri,ose homoseksual).Qe me ndeshjen e kombetares ne shtepine e trgf (Serbi) i eshte mbyllur goja, por do t’i jete hapur bytha.

  2. Xhim ziza says:

    Perqindja u pa DHE ne ndeshjen e 2 serb(kolarov dhe ivanovic) u sollen si burra te tjeret kafshe pra 80% Eshte keshtu

    1. SHKUPI says:

      Xhim [email protected] Sa per informate Kollarov(jo Kolarov) ne fakt luan per Serbine por me kombesi eshte bullgar nga Serbia lindore ne kufi me Bullgarine.Gjithashtu edhe ai huligani I.Bogdanov i cili i ben ca gjera nga kompleksi i te mosqenit serb si rezultat i nacionalizmit serb edhe ndaj bullgareve.Pra ky deshiron te tregohet me katolik se papa.Flm per mirekuprimin.Andaj ka edhe serb normal,por qe nga propaganda ka shume me shume se gjithku serbe jonormal ne perqindje me numrin e popullsise.

  3. Klimax says:

    “Media duhet te mbuloje pikerisht keto zera dhe jo gjuhen e urrejtjes”! Ky eshte celesi i problemit! Me pelqen fakti qe ne anen tjeter dalin zera qe kane kurajon te perballen me shovinizmin e racizmin ballkanik, duke mos perjashtuar as kombit qe i perkasin.
    Fatkeqesisht ne asnje shkrim publicistesh, politikanesh, historianesh, etj ne shtypin shqiptar nuk u gjend qofte edhe nje shkrim apo nje koment i zerave te tille. Ne to lexon vetem urrejtje, shovinizem, racizem e ksenofobi dhe sigurisht vetmburjen qe i perkasin races se paster, autoktone, superiore, heroike, te pathyeshme, triunfale e deri ne hamshore!!!!!!!
    Nje bravo edhe per Kristi Pinderin!

  4. bobi says:

    Kurse une kam lexuar per nje statistike tjeter: 80% e femrave serbe mendojne se meshkujt shqiptarë jane me te mire ne shtrat se ata serbë

  5. EM says:

    Serbi mbetet serb, ky Aktivisti i madh s’na tha gje! Po keta qenkan rende fare, kishin patur te drejte kosovaret qe kane kerku vazhdimisht te na paralajmerojne, po nuk e kemi vene ujet ne zjarr!
    Greket mbajne ne fuqi ligjin e luftes, serbeve u ardhka tmerri se nuk na duan as per komshi, ne qe rrime rehat duke fjet ne hije te fikut!

  6. illyrians says:

    Klimax,

    kacavirru sa te duash, kapu sa te duash me mediat shqiptare. Mediat shqiptare as mund te krahasohen me ato serbe per nga racizmi. Ende sot media dhe federata serbe e futbollit nxjerrin pallavra nga goja duke akuzuar shqiptaret per cfare ndodhi dhe duke shpikur akuza fantashkence, qe nga vellai i i Rames si autor i flamurit, Ivani i tmerrshem qe ishte paguar nga “mafia” shqiptare, e deri tek pallavrat e fundit te federates serbe, qe ne momentin e zbritjes se flamurit ne fushe, nga stoli i kombetares shqiptare u dha sinjali per … lufte. ( :O )

    Serbet nuk i pranojne kurrsesi fajet e tyre, thirrjet e egra “vritini shqiptaret”, apo dhuna e huliganeve serbe ndaj lojtareve shqiptare. Kurse ti Klimax kerkon “qiqra ne hell”, kerkon te pamunduren, kerkon qe shqiptaret te jene engjuj ne nje kohe qe 80% e popullit serb eshte e pushtuar nga urrejtja ndaj races shqiptare.
    Kam pare disa komentet e tua mbi kete ceshtje dhe nuk pashe as nje gjys rreshti qe te denosh racizmin e eger dhe primitiv serb, qe u shfaq ne ate ndeshje ne menyren me te shemtuar, biles deri ne ate pike sa mund te thuhet pa frike se u rrezikua edhe jeta e vete lojtareve shqiptare, duke qene se disa huligane serbe hyne ne fushe te lojes me ne krye Ivanin e tmerrshem, qe nuk duhet te jete as 5 km larg cdo lloj stadiumi te botes, e jo me si tifoz ne tribune.

    Por ti si grek qe je, nuk mund te mendosh dhe aresyetosh ndryshe nga “vellezerit” e tu ortodokse. Jeni dy popujt me te mjere te Ballkanit, ne mos edhe te Planetit, ju greket dhe serbet, qe urrejtja ju ka pushtuar cdo qelize te trupit. Jeni per t’u meshiruar.

  7. Vlora,Vlora. says:

    Punet po vihen ne terezi, perderisa dy bythqire nga Serbia dhe Shqiperia po perpiqen te ulin tonet.

  8. Zef Kallami says:

    Kushtet e vendosura nga shteti Serb dhe pasoja e hedhjes se Dronit mbi fushe.

    Pergjegjesin e ngjarjes duhet ta mbaj vete shteti Serb(shpijaku) si organizator i ndeshjes ne fushen e vet.
    Nese droni erdhi nga Shqiperia te gjindet vertetesisht autori dhe shteti Shqiptar ti kerkoje ndjese shtetit Serb.
    Por para se ta beje kete ndjese shteti shqiptare,shteti Serb duhet te beje ndjese dhe te denoje politiken e vete,qeverine e vete per thirrjet me gjithe zerin e shpirtit:Vrasje,vdekje,shuarje shqiptarve.Jo pak ne kohe por plot gjithe periudhen nji mujore apo dy mujore parapergaditje per kete ndeshje.Sigurimi Serb te mos merret me alibira.Ku ne cdo “sukses” te vedit na thure plot te tilla.Me keto alibira behet detyrimisht i pa besushem dhe shpifes.E kjo vjen se te tille jane me gjak e rraje shoviniste dhe plot urrejtje ndaj kombit Shqiptare.
    Hedhja e Dronit erdhi si pasoj e kunderpergjigje te shkakut ndaj masave represive qe mori shteti Serb padrejtesisht kundra tifozeve te preshevlive me shtetesi serbe,kunder shtetarve kosovar si dhe kunder shtetit Shqiptare dhe gjithe shqiptarve nga jane e nga nuk jane, qe donin me cdo kusht apo cmim pjesmarrjen ne ate ndeshje ne mbeshtetje te ekipit te vet.Kjo mase paraprake dhe e vendosur nga politika dhe qeveria serbe bie ndesh me te drejtat nderkombetare te sportit,te vete FIFA-s.Keto e bajne fakt te kryer denimin e ekipit kombetar shqiptare te luaj ndeshjen pa pranin e spektatorve te vet.Kur ekipi nuk ka asnji mase denim nga FIFA.Me kete veprim Serbia ia heq te drejten FIFA-s duke vene VETON mbi FIFA-n.Nuk besoj qe Platini te bie dakort me kete padrejtesi te politikes apo federates se futbollit Serb duke e bere jashtqites kryetarin e FIFA-s.Nuk asht as ne nderin e z.Duka qe vota e tije te shkoje per jashtqitje se duan serbet.Ne keto rrethana qe sjell koha i beje thirjje z.Platini ti therrasin mendjes e mos te merret me alibira;sikur droni te kisht bombe.Behet qesharak.Por ta marrin qeshtjen ne vertetsin e rrealitetit te ngjarjeve.Ngjarje qe duhet te studiohet apo te ndiqet nga dy kushte qe perbejne tanesine e ngjarjes:
    a-Kushti,qellimi,dhe b-Pasoja.

  9. Akili says:

    Kur bejme komente eshte mire qe nese kemi ndonje gje me njeri tjetrin te mos i permendim as “vellezerit” Ortodokse e as ata velezerit “sunito-Islamike”.Ortodokset shqiptare nuk kane asgje te perbashket me ata Serbe e Ruse apo Ukrainas qofshin pervec te qenit besimtare te te njejtit rit. Nese beni kete aludim per te goditur tanget shqiptaret ortodokse aq na ben. Aludime te tilla jane te tipit islamiko-anadollak e prej bastardesh shqiptare te “kulluar” qe turqit i quajne “byrazere” e asgje me teper. Ndersa Shqiptaret e Krishtere i qendruan pushtimit Osman duke ruajtur besimin e tyre e per me teper duke duruar qenien qytetare te dores se dyte ne te gjitha aspektet kjo nuk i ul ata perkundrazi i ve me lart se ata ‘shqiptare” bukshkale qe tradhetuan Krishtin,Kastriotin dhe bashkpunuan me pushtuesin duke u bere kamzhiku dhe jatagani i tyre. E nese fqinjet kane urrejtje dhe frike nga Shqiptaret eshte pikerisht kjo arsyeja kryesore. Kush don ta kuptoje le ta kuptoje perndryshe le te falet si “byrazeret” e tij por te mos pretendoje te jete Shqiptar si Gjergj Kastrioti.

  10. gjergji says:

    Nga nje ane nuk na kane qejf te na kene prane, nga ana tjeter cirren e bertasin pse iu iku Kosova nga duart. kjo eshte arsyeja, secili OK ne shtepine e vet.

  11. Arben says:

    PERSE FLAMUJT E SERBEVE ME SHKRIMIN KOSOVA ESHTE SERBI, MOS NUK JANE OFENSIVE PER SHQIPETARET????!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje