PD: Gjendja në arsim dramatike, mungojnë regjistrat shkollorë

20 Tetor 2014, 11:52Politika TEMA

Partia Demokratike, përmes deputetes Eleini Qirici, e konsideron dramatike gjendjen në arsimin shqiptar. Në një deklaratë për mediat, ligjvënësja demokrate tha se Qeveria bëri propaganda me arsimin, por në realitet gjendja është dramatike.

“Ka kaluar një muaj nga fillimi i shkollës dhe asnjë klasë në Shqipëri nuk ka regjistër. Qeveria për interesa të pastra klienteliste ka lënë shkollat tona pa një prej dokumentave kryesore për mbarëvajtjen e mësimit.

Mungesa e regjistrave ka krijuar kaos dhe lidhet me faktin se qeveria ka vendosur t’ia japë prodhimin një shtëpie botuese e afërt me të. Për hir të këtyre interesave klienteliste, prej afër 40 ditësh, asnjë klasë në Shqipëri nuk ka regjister dhe mësimi zhvillohet pa dokumentimin më kryesor.

Kjo është mënyra se si e koncepton kjo qeveri arsimin dhe edukimin, si një mundësi në radhë të parë për të pasuruar klientet e saj duke i dhënë ekskluzivitetin e botimit të regjistrave për gjithë vendin”, theksoi ajo.

Sipas Qiricit, kësaj i shtohet dhe fakti se është menduar që regjistrat që do të prodhojë klienti i Edi Ramës, të shlyhen në çast me para në dorë.

“Partia Demokratike e denoncon me forcë këtë skandal dhe kërkon nga qeveria të sigurojë menjëherë bazën kryesore materiale për klasat e shkollat tona dhe nxenësit tanë”, tha ajo.

 

1 komente në “PD: Gjendja në arsim dramatike, mungojnë regjistrat shkollorë”

  1. mirel says:

    po naturisht ska qiveria buxhet per regjistrat, ka buxhet per bucet dhe bucet e kazinove.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje