Ndryshimet në Kodin Rrugor/ Fino: Të mos rriten gjobat, personat mbi 70 vjeç të mos lejohen të drejtojnë automjetet

20 Tetor 2014, 12:45Politika TEMA

Komisioni parlamentar i Ligjeve nisi shqyrtimin e disa ndryshime në Kodin Rrugor, që synojnë rritjen e sigurisë rrugore dhe minimizimin e numrit të aksidenteve në rrugët e Shqipërisë.

Gjatë diskutimit, deputeti i PS-së, Bashkim Fino u shpreh kundër këtij pr/ligji, me argumentin se në çdo nen të tij ka rritje të gjobave. Sipas Finos nëse makina ka defekt nuk mund të gjobitet drejtuesi.

Përfaqësuesit e Ministrisë së Transporteve të pranishëm në komision, sqaruan se ky nen nuk ka të bëjë me kontrollin teknik, por me detaje të mjetit siç është ngjyra.

Më tej, deputeti socialist propozoi që personat mbi 70 vjeç të mos drejtojnë automjete, ndërsa ata mbi 65 vjeç të mos drejtojnë motoçikleta.

Për Xhemal Qefalinë, ndryshimet rëndojnë xhepat e qytetarëve.

“Me këtë ligj që ne po bëjmë dhe me rritjen klasike të gjobave nuk bëjmë gjë tjetër vetëm se rëndojmë xhepat e qytetarëve shqiptarë”, tha Xhemal Qefalia.

Vasilika Hysi shkon me tej, duke i cilësuar ndryshimet si diskrimin për qytetarët. Prandaj ajo kërkoi në një seancë dëgjimore ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri dhe atë të Transporteve Edmond Haxhinasto.

“Sugjeroj përveç ndryshimit të emërtimit të nenit 117 duke filluar që nga paragrafi i parë e deri te paragrafi i fundit duhet rregulluar dhe unifikuar terminologjia. Duke hequr shprehjet: I prekur nga sëmundjet fizike, ka paaftësi organike, se çdo të thotë paaftësi organike askush nuk e di, të meta psikike në një vend tjetër, të meta mendore në një vend tjetër, probleme psikike në një tjetër, nuk shkon. Terma që fyejnë, që diskriminojnë personat me aftësi të kufizuara qoftë dhe për shkak të shëndetit mendor duhen eleminuar me ligj”, theksoi Vasilika Hysi.

Pandeli Majko vazhdon të jetë i tmerruar nga policët gjobëvënesë në rrugët shqiptare, ndryshimet sipas tij nuk e zgjidhin këtë.

“Ju e dini shumë mirë dhe nuk ka nevojë pse ta zgjasni këtë histori që shpesh ata që quhen policë të trafikut në rrugët kombëtare kthehen në gjobavënës klasik dhe duke i dhënë këtë të drejtë thuajse gjyqësore që unë ngrita ti se pe, unë ndalova ti nuk më pe etj etj dhe duke vënë dhe llogjikën që në qoftë se e përsërit të hiqet patenta, siç e keni vënë ju këtu, të hiqet leja nga 9 muaj deri në një vit atëhere duhet të matesh mirë kur flet apo t’i kthesh përgjigje mirë këtyre njerëzve që shpesh janë policë të rregullt por ka edhe kafkafolës”, deklaroi Pandeli Majko.

Kryetari i komisionit të ligjeve Fatmir Xhafa ka ironizuar duke thënë se gjobat janë bërë shqiponja.

“Përveç atij policit të trafikut, keni vënë edhe atë të shqiponjës ju edhe ca të tjerë. Dalin rrugëve ata vënë vetëm nga një gjobë pam e pam e pam… Se ça bëhet në këtë gjë, i keni bërë shqiponjë gjobat fare”, ironizoi Fatmir Xhafa.

Deputetë kanë adresuar dhe vërejtje për mënyrën e hartimit të neneve. Vetëm një i tillë është i shkruar në 6 faqe, duke humbur thelbin, jashtë çdo praktike ligjore.

Ne kodin e ri parashikohet që subjektet që vendosin reklama anës rrugëve nacionale të dënohen me gjobë deri në katër milion lekë.

Por sipas kryetarit të grupit të LSI-së, Petrit Vasili, shuma është e ekzagjeruar pasi rritja e gjobës sipas tij nuk sjell zbatimin e ligjit.

Kodi rrugor i ndryshuar, që i bashkangjitet përditësimit të ligjeve në fushën e transportit, sipas direktivave të Bashkimit Europian, sjell një sërë risish, si për shembull, të gjithë personat që kanë varësi nga alkooli apo lëndët narkotike nuk do të pajisen me leje drejtimi, apo personat që transportojnë fëmijët në shkolla duhet të kenë leje të posaçme për ta kryer këtë funksion.

Risi tjetër e projektit është dhe detyrimi për drejtuesit e mjeteve që t’i pajisin automjetet me ndenjëse të posaçme për fëmijët deri në 12 vjeç. Po ashtu, personat që do të merren me transport pasagjerësh do të pajisen me leje të veçantë drejtimi.

Me ligjin e ri, ndryshon dhe masa administrative e vendosjes së gjobave, kryesisht për mbrojtjen e infrastrukturës rrugore nga dëmtimet dhe vjedhjet.

15 komente në “Ndryshimet në Kodin Rrugor/ Fino: Të mos rriten gjobat, personat mbi 70 vjeç të mos lejohen të drejtojnë automjetet”

  1. Shameless says:

    AS ty nuk duhet te te lejohet qe te mbash shofer o barkderr !

  2. tani says:

    po ju do i mbani ne pune deri 75 vjet qe te mos paguani pensionet

  3. Vlonjati 12 says:

    Tjeter budallallek ky. ” Mbi 70 vjeç te mos drejtoi automjetin.”
    Ku e ka gjetur ky kete teori, ne cilin kod rrugor, ne cilin shtet ?

    1. raimond vlonjati says:

      Ky Fino eshte simbol i deficentit te perjeteshem

  4. Cun Lagje says:

    mbi c’baze, mbi cfare evidence? Kjo do ishte shume diskriminuese. Nuk ka te dhena qe aksidentet shkaktohen nga me te moshuarit. E shumta mund t’ju kerkohet qe te perserisin testin ne intervale te caktuiara, mund t’ju diktohet fuqia e mjetit etc.

    Kam pershtypjen nje ne morine e problemeve qe kemi ne krye qendron:

    1: Provimin a kalon cfardo lloj gomari, duke apo pa u paraqitur fare ne provim.
    2: Tolerance ZERO ndaj a) Konsumit te alkolit dhe b) mos venjes se rrypit te sigurise
    3: Permiresim i sinjalistikes, rrjetit rrugor (nyjet me te rrezikshme) shoqeruar me masa drakoniane per ata qe i shkelin rregullat

  5. I know something says:

    Por ti po e ben pensionin 68 vjec more …

  6. shqiptari says:

    rregulloni nenein 7/12 se ka dy pjese
    ndajeni ne nen me vete se policia te heq patenten 6 muaj dhe jo 4000 leke gjobe

    sqaroni kush quhet sens i kundet ?????????????????

    nese del ne autostrate ne krah te kundert
    apo
    kur kalon ne ndalim qarkullimi ne nje rruge qe kalon vetem autobuzi
    dhe nuk te vine makina perballe, sepse rruha eshte e ndare me vize te bardhe dhe te verdhe

    konkretisht tabela te dera e biblotekes kombetare ne tirane

    turp i madhe i moren njerzit ne qafe !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  7. Kris 1 says:

    Te mendosh qe nje zog gomari si ky barkderri ka qene kryeminister dhe tani eshte deputet eshte te vajtosh me ulerima.Jemi vend i pasur ku derrave i shtrojme gosti dhe u veme perpara laptop.

  8. cudira says:

    me ca kriteri nje shofer kamjoni mund te dale ne pension diten qe mbush 70 vjec, por nuk mund t’i jape te nesermen as Smart-it 2 vendesh?!!!!

    Ore ligjhartues e ligjberes, mbushni ju nga te tera vrimat kur i beni keto rregulla?!!!!!!!!!!!

  9. Gezimi says:

    Cudi! Nuk e kuptoj ku e bazon kete argument ky pseudopolitikan dhe pseudospecialist! Sipas kesaj logjike, duhet te mos pranojme te drejtojne as ata qe jane 20 vjec, pasi jane mjaft te rinj!!! Keta tipa e kane humbur fare torruan! 70 vjec eshte nje moshe e pjekur dhe pergjithesisht shume me e kujdesshme se ata adoleshente qe jane 17 vjec, qe po shohim se c’po bejne!

    1. Safo says:

      Ne vendet europiane nuk pengohet asnje person mbi 70 vjec per te ngare makinen, por aty kerkohet qe cdo vit te paraqitet certifikate mjekesore qe personi mbi 70 vjec eshte ne gjenje te mire shendetesore. Dhe nj 70 vjecar ne gjendje te mire shendetesore eshte me garanci ne rruge se sa nje 25 vjecar. Beni statistikat dhe do bindeni vete

  10. Marga says:

    Specialist i madh ky Finua.Ne Amerike,i japin makines dhe 90 vjecare.
    Personi, qe nget nje makine ,duhet te jete njeri i rregullt pa vese,pastaj nga statistikat aksidentet,me shume behen nga te rinjte,(shpejtesia,alkoli,droga)dhe jo nga mosha e pjekur.

  11. VPTR says:

    Ja dhe nje tjeter te cilit i jane trashur trute. Aksidentet nuk vijne nga ata qe jane 70 vjec e siper, se keta jane shume te kujdesshem por nga ata qe jane nga 18 deri 30 vjec, pasi jepen pas qejfeve, u rritet adrenalina dhe erresohen syte.
    Cfare ligjevenish kemi.

  12. Bilbil says:

    Propozimi i deputetit fino all shqipetar para vitit 90, po pse te privohet nje 70 vjeçar nga levizja me makinen e vete si shofer kur ai eshte i shendeteshem dhe i pergjegjshem.

  13. tao says:

    ndenjese mbrapa per femijet deri ne 12 vjec.ai qe ka sjell projektligjin mos e ka femijen te pa zhvilluar se djali im eshte 40 kg dhe 146 cm ku ta ulesh ne ndenjese 11 vjec eshte.sipas ketryre i bie te marr gjobe une sa here te dal me femijet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje