Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nëpërmjet një postimi në Facebook ka uruar studentët në ditën e parë të çeljes së vitit akademik 2014-2015.
“Shpirti i një kombi është universiteti, bota intelektuale dhe akademike e tij. I uroj me respekt një vit të mbarë të gjithë studentëve dhe pedagogëve në fillimin e vitit të ri universitar.
Jam pranë të gjithë atyre studentëve që u privuan nga e drejta për arsim. Jam pranë të gjithë studentëve dhe familjarëve që ranë viktima të brutalitetit dhe populizmit në arsim”, shkruan Basha.
Jam i sigurtë se bota akademike do ia dalë përsëri, tha Basha, duke vijuar se “ vendi ka një pritshmëri të madhe ndaj saj. Kam bindjen e thellë se në auditoret e shkollës shqiptare po formësohet sot profili i Shqipërisë moderne, profili i një shoqërie të lirë dhe konkuruese në nivel europian dhe global!”.
Pak më parë deputetja e Partisë Demokratike, Eleina Qirici në një deklaratë për mediat e ka konsideruar kaos gjendjen e arsimit në vend, duke përdorur si fakt mungesën e regjistrave në shkolla për shkak të interesave klienteliste të qeverisë
Po formesohet!? Jepini, shkaterroheni gjuhen shqipe.
Per ju te dashur Studente
Nese doni te beheni dikushi ne Jete
Vini Veshin kesaj te vertete qe do ju them:
Shume duhet punuar,por mbi te gjitha
Tri disiplina duhen fare mire konceptuar.
…Ne Fizike do gjeni Muskujt e Jetes
…Ne Kimi Lubrifikantin e tyre
…Ne Mathematike Trurin e saj…
keto sepse cdo gje ne Bote:- Organike ose jo
zhvillohen ne kushte Fiziko Kimike madje me
nje saktesi te larte matematike.
Vleresimin qe do ti jepni vetes ne keto tre disiplina,
eshte vete Jeta juaj.
Kur ne to kini vlera te dobeta dhe Jeta e juaj
do te jete me Muskuj te dobet,me lubrifikant te dobet
(do te mirren Kembet ne Jete nga perdorimi i Droges dhe Alkoolit)
Dhe sefundmi,natyrshem i dobet ne Mendim.
Prandaj nese do pervehtesoni mire ato tri Disiplina
te gjitha te tjerat jane lehtesisht te asimilueshme.
Per ju e kam qe Sot po uleni ne Bangot e Shkollave
mendoheni se eshte e ardhmja e juaj nese deshironi
te ecni me kembet tuaja.
Por edhe sa me shume Gjuhe te Huaja te mesoni,aq here Njeri jeni.
Kjo pra eshte Arithmetike…Ju uroj sinqerisht(i moshuari)