Rama: Shkulja e çibanëve nga trotuaret s'është ndërprerë për asnjë ditë

20 Tetor 2014, 13:31Politika TEMA
Rama: Shkulja e çibanëve nga trotuaret s'është

Kryeministri Edi Rama thekson se në Tiranë vijon aksioni për të pastruar qytetin nga ndërtimet pa leje që kanë zënë hapësirat publike.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, kryeministri Rama shprehet se “s’është ndërprerë asnjë ditë operacioni i shkuljes se çibanëve nga trotuaret e rrugët ku kanë mbirë pa asnjë pengesë”.

Kryeministri Rama e ilustron me foto aksionin e INUK që vazhdon punën për pastrimin e rrugëve të kryeqytetit.

Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka nisur prej disa javësh aksionin në kryeqytet për prishjen e rreth 600 objekteve të ndërtuara pa leje në rrugët e Tiranës dhe paralajmëron se operacioni do të vijojë deri në çlirimin e plotë të hapësirave publike në të gjitha rrugët e kryeqytetit.

 

12 komente në “Rama: Shkulja e çibanëve nga trotuaret s’është ndërprerë për asnjë ditë”

  1. i_ says:

    Po ate cibanin e LSI tek rruga sami frasheri, do e shkulni nfa trotuaret

  2. Edkari says:

    Nje lloj çibankryeminster

  3. Dr says:

    Z. Kryeminister urime. Kam vetem dicka. Pune sh e mire sidomos tek shkolla Kongresi i Lushnjes siper rr Qemal Stafa ne Tr,por sh lokale te prishura po ribehen duke Rizene hapsirat perseri. Flm.

  4. Shkalla says:

    Zoti K/minister jam nje qytertar qe jetoj ne rrugen “Niko Avrami”.
    Une i di shume mire hallet tuaja se ato ne te vertete jane hallet e shqiptareve te vuajtur,por juve tani ju kane mbetur mbi shpine qe sipas meje po beni te pamunduren per ti vene ne rruge te mbare,juve kete do ta beni pamvarsishte kohes qe duane keto pune,per kete qe po beni ju falnderojme dhe po ju ndihmojme me te gjitha mundesite por:
    Do tju lutesha shume qe sikur te gjeni sa do pak kohe dhe te coni nje ekip per te pare se si jetojne banoret rreth pallatit 27 ne rrugen “Niko Avrami”.Une shpresoj se INUK mund te kaloj edhe ketej por kam frike se e anashkalojne si gjate ketyre 23 vjeteve.ju lutem na degjoni edhe pse jeni te zhytur ne labirinthin e puneve qe ka sote shqiperia.Kam shume shprese se kete radhe do ta fitojme ambjentin qe na eshte rrembyere nga ca uligane dhe gangstere siç i quajne ketu ne zonen tone.Ne se keto pune po behen me dore te forte ketu duhet me dore prej çeliku se kemi 23 vjete qe na helmojne disa shushnja te Nanoizmit.
    Pershendetje dhe tu befte vertete dita nje mije z.K/minister.

  5. Big UP says:

    “Hapesirat e liruara” po zihen perseri me pllaka betoni, cadra dhe karrige klubi. Gjithcka nis nga fillimi sikur u zaptuan me heret.

    Vertet popull qe nuk ve mend.

    1. berti says:

      Po normal se asnje prejt tyre qe u prishen lokalet nuk denohen ose gjobohen…te pakten sa di une se ndryshe nuk kishin pse ti benin nga e para. Po te vesh makinen kundravajtje e gjen gjoben mbi xham e po deshe mos e paguaj.. ketyre vetem sa u thone qe do vijme ti prishim e ata ok prishin se i bejme prape. Pa veri plus dhe gjoben dhjete fish te asaj qe po prish sa here qe shkon tek ata e shife sa e ribejne…

  6. igli says:

    zoti kryeminister pergezime per nismen,por do te isha dakort qe ne fillim te ketij aksioni ta filloje nga zona e bllokut dhe rreth saj qe keto ndertime i disponojn njerzit dhe miqt e juaj pastaj nga periferia ku njerzit jan me te varfer per buken e gojes nqs do qe ligji te veproj per te gjith njesoj dhe drejt

  7. dikushi says:

    Inuku eshte kthyer ne nje bande si te filmi “Doberman” Leke, orgji, te bardhe, dhe alkol. Z.Kryeminister ata kane dale jashte kontrollit shpresoj te mos jesh ne dijeni te atyre qe ato bejne por te lutem merru vetem 3 dite me punen e tyre.Them shpresoj qe nuk je ne dijeni te atyre qe bejne se ne rast te kundert ky vend ka marre fund. Fytyra e shtetit nuk mund te jete Fatmir Meta, Gers Sheqeri dhe pijanecja beqare Dallendyshe Bici dhe kapoja e tyre qe ti e di mire se kush eshte.
    Kujdes jane duke te nxjerre bojen.

  8. anonim says:

    Po ne shkoder,kur do te filloni,Z.Kryeminister….
    Shkodra eshte e zhytur ne korrupsionin e ndertimeve ilegale qe prishin imazhin e qytetit dhe minimizojne kalimin e lire ne rruge e trotuare….

  9. vlonjati says:

    po ne vlore perballe ambulances ku dyqan dhe banesa kane zene hapsiren publike perpara kopshtit kur do rafshohen bashke me bastardet qe i ngriten?

  10. elinor '' says:

    Ky ka ngele pa pune me duket! Merret kryeministri me pune kioskash ne trotuare! A ka me turp se kaq?!

  11. sherifi says:

    Shume mire behet qe prishen,por duhet te degjohen edhe ata komentues si ai shkalla qe jeton ne rrugen “niko avrami”,ai nga shkodra apo nga vlora,me te drejte thone shume qytetare;qe tirana para viteve 1990 ishte shume here me e mire se sote,kishte nje hapesire,rruge,trotuare,hapesira te gjelberta,kende lojrash per femij dhe ajo planimetri e kishte zanafillen qe nga italiani i viteve 1930-1933 dhe po ate planimetri as enver hoxha nuk e prishi.
    ndersa sote nuk kalon dot neper trotuare se duhet pa tjeter te kalosh midis tavolinave te lokaleve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje