Samiti në Milano, mediat italiane: Delegacioni shqiptar ia mbathi në kazino. Kodheli: Padi per shpifje Corriere-s

20 Tetor 2014, 14:19Politika TEMA

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Koheli ka reaguar pas lajmit të publikuar në mediat italiane se delegacioni shqiptar braktisi punimet e Samitit që u mbajt në Milano dhe shkoi në Liguria për të luajtur kazino.

Sipas Kodhelit, Shqipëria nuk ka pasur asnjë ftesë për të qënë pjesë e atij samiti.

Ajo bëri me dije se do të padisë gazetën Corriere della Serra për shpifje.

Ministria e Mbrojtjes ka bërë edhe një deklaratë zyrtare për këtë, ndërkohë që ka hedhur poshtë edhe akuzat e Partisë Demokratike.

Ministria e Mbrojtjes sqaron opinionin publik dhe Partinë Demokratike që gjatë gjithë javës së kaluar znj.Mimi Kodheli ka drejtuar ministerialin e Kartës së Adriatikut, i cili u mbajt në Budva të Malit të Zi.

Gjatë qëndrimit të saj në Mal të Zi, ministrja ka takuar zv-asistentën e Sekretarit amerikan të Mbrojtjes për Euro – Azinë, znj. Evelyn N. Farkas, ministrin turk të Mbrojtjes z.Ismet Ylmaz, ka bërë takime me homologen malazeze znj. Milica Pejanović – Đurišić, ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, z. Agim Çeku, zv.ministrin e Mbrojtjes të Gjeorgjisë, si dhe shumë përfaqësues të tjerë të shteteve pjesëmarrëse në kët samit.

Në fundjavë, ministrja e Mbrojtjes ka pasur një takim me senatorin amerikan Chris Murphy.

Të gjitha këto aktivitete janë bërë publike për opinionin.

I bëjmë thirrje Partisë Demokratike të informohet përpara se të bëjë deklarata qesharake që synojnë jo vetëm të keqinformojnë publikun, por dhe të nxjerrin Shqipërinë si një vend të papërgjegjshëm në forume ndërkombëtare.

Sqarojmë opinionin publik se Shqiperia nuk është pjesë e forumit të Euro-Azisë, ndaj asnjë përfaqësues i Ministrisë së Mbrojtjes apo qeverisë shqiptare nuk ka qenë pjesëmarrës.

Ndërkohë, i kërkojmë si gazetës “Corriere della sera”, ashtu edhe mediave shqiptare që kanë publikuar këtë lajm, të bëjnë përgënjeshtrimin, ose në të kundërt do të përballen me pasojat ligjore për shpifje, proces me të cilin përfaqësuesit tanë ligjore po merren”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes.

Samiti sipas Corriere-s

Samiti-euro-aziatik ka mbledhur në Milano 53 përfaqësues të qeverive ku shumica përfaqësoheshin nga kryeministra e presidentë.

Zhvillimet në këtë samit zunë vendin e parë në faqet e mediave italiane.
Në të merrnin pjesë kancelarja gjermane Angela Merkel, presidenti rus Vladimir Putin, kryeministri Kinez e të tjerë krerë shtetesh e qeverish të vendeve të Europës dhe Azisë. Corriere della Sera shkruan se “një grup i madh i delegacionit shqiptar, sapo ka mundur, ia ka mbathur për në Liguria.

Jo për të parë detin, por për kazinonë e Sanremos”. Skandali është raportuar edhe në disa media të tjera, ndonëse në gazetën italiane zuri një vend të vogël nga fundi i kronikës.

Vendet anëtare në samit

52 komente në “Samiti në Milano, mediat italiane: Delegacioni shqiptar ia mbathi në kazino. Kodheli: Padi per shpifje Corriere-s”

  1. aqif says:

    Rritet mireqenia! Ne vitet ’90 shkonin per te blere rrecka tek tregu i pleshtave, ne vitet 2000 shkonin neper bordello, tani shkojne ne kazino, si zoterinj…

    1. plehu says:

      mashtrime, nuk jemi fare anetare te atij samiti.

      1. Edkari says:

        Padi per shpifje?!
        po kur te dali lajmi i vertete si do ja besh,a do japesh doreheqjen?

        1. Pilo Lala says:

          Me duket se ka shkuar Nanua vjedhurazi ne Samit, pastaj shkoi ne kazino, si zakonisht.

          1. babrru says:

            Se pari, lajmi nuk eshte i vertete, se dyti turp per z. Berisha qe me kete lajm po ben namet duke trilluar ne faqen e tij ne facebook.

          2. Pilo Labi says:

            O Pilo,ku ke qënë ti e dreq,ke nji javë që s’ke dal n’gazetë?

            1. Pilo Lala says:

              Ne kazino, me Nanon

        2. buffon says:

          O njerez, ky lajm eshte i pa vertete.Nuk ka pasur delegacion shqiptar ne kete samit.

          1. Pilo Lala says:

            Megjithate Kodheli eshte nxituar qe ka kerkuar ta hedhe ne gjyq.
            Ambasada Italjane, dhe Italia mund ta zgjidhe kete ceshtje pa shume zhurem.
            Nuk i intereson Qeverise sone, te kete nje survejim nga Gazeta Italiane, per nje keqkuptim qe mund te zgjidhet.
            Mendoj qe Ambasadori Italian do e vere ne vend menjehere gabimin e Gazetes.

        3. sh. taras says:

          GENJESHTER! Qe ne Shqiperi media le per te deshiruar kjo dihet, mirpo nuk duhet te bien kaq poshte sa te tentojne te shesin apo te maksimizojne shikueshmerine e tyre me lajme te rrejshme, lajme qe kane te bejne me qeverine shqiptare, me shtetin shqiptar.

      2. gjyshi says:

        Ne nuk jemi pjesemarres ne kete samit fare, keto jane genjeshtra.

    2. gertjan says:

      Shpifje dhe turp per kedo gazete qe publikon genjeshtra te tilla. Ne nuk jemi fare pjese e ketij Samiti.

  2. gjergji says:

    Po ndonje shfaqje striptize pati nga Ministrja si ne rastin e Ministres Godo?

    Cfare qeverie dhe cfare shteti kemi. Iken hajdutat e PD’s dhe erdhen ato te Ps’s.

    1. bregdetari says:

      Zoti Gjergji, cuditerisht qenke hermetik per te degjuar dhe besuar ate qe eshte e vertete si drita e diellit. Vet ministrja Kodheli tha se shqiperia nuk ka poatur asnje ftese dhe asnje derlegacion shqiptar nuk ka qene pjesemares i atij samiti. Kupton? Pse athere thua se “Cfar qeverie kemi dh, me keq ,madje me keqdashje thua se “iken hajdutet e PD dhe erdhen ata te PS”. Qenke nje pedeist i dehur …

  3. drejtesia says:

    O Qife lexoje mire lajmin. Nuk ka qene asnje delegacion shqiptar ne samit dhe Ministria jone e Mbrojtjes do beje kallzim per shpifje per gazeten italiane

    1. Ka gisht berisha hahahahahaha!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    2. lleshi says:

      drejtesi-ty drejt e ne goje ngjalen te paskan shti.

  4. Gezimi says:

    Nga zonja Kodheli pati nje reagim fare refraktar. Kam frike se do jete lajm i vertete!

  5. Kanibali says:

    Ka lezet….leku leter. Punon populli shkrete

  6. Dibrani says:

    Kokdheli pjese e kumarit,…..pse medjat e huaja nuk thone ndonje lajm te keq per Edi Ramen apo per ty zonja Kokdheli
    Po flitet pikerishte per delegacionin,….natyrisht qe tregojne te verteten
    Eshte shqetesuese qe ne qeveri ka persona bixhosci,Kokdheli mos i mbroj po ti shkarkoj nga puna

    Nuk luftohet korrupsioni me boxhosxhi

  7. Mentor says:

    Kaner shkuar te shohin..vendin ku kane perfunduar ..parate e Thesarit.

  8. aa says:

    Nuk eshte i rastesishem ky “lajm”, ne kuadrin e denigrimit te Shqiperise.
    Uroj te mos jete i vertete dhe gazeta italiane ta paguaje shtrenjte shpifjen!

  9. Klimax says:

    Kur delegacioni shqiptar nuk kishte ftese perse shkoj ne Milano? Ju i beni padi gazetes italiane per shpifje ne shkrimin e saj qe te pergenjeshtroj ceshtjen e ftesave apo te prgenjeshtroj ceshtjen e kazinos? Lidhjen e fteses me kazinone nuk po e kuptoj!!! Mos do te thuash se ne nje vizite private mund te shpenzoni parate e taksapaguesve si te doni edhe duke i shpenzuar ato ne kazino?!

    1. sybukri says:

      ti Klimax qenke i madh….mire qe nuk kuptoke fare..po merrke persiper dhe te besh pyetje. kupto qarte,,ska pasur ftese tha Kodheli dhe ska pasur as delegacion qe ka shkuar atje…mire shoku…

  10. Arti says:

    Nese eshte e vertete atehere eshte shume e rende. Por besoj se MM shprehet qarte se delegacioni jone nuk ka qene i ftuar fare ne kete samit.
    Megjithate ne parim, jashte kontekstit te ketij shkrimi, te gjitheve qe perfaqesojne Shqiperine ne takime nderkombetare apo dypaleshe u jepet nje rast i mire per te perfaqesuar me dinjitet vendin dhe per te ndryshuar opinionin negativ qe ekziston ne disa vende, qoftë edhe ne Itali, dhe ky rast duhet shfrytezuar ne menyren me te mire te mundeshme nepermjet nje angazhimi dhe qendrimi serioz.

  11. illyrians says:

    Nese eshte i vertete si lajm, qe shqypot ia kane mbathur ne kazinò, turp mbi turp per politikanet shqiptare, edhe pse nuk perben lajm, se politikanet tane nuk e njohin turpin. Nese gazeta italiane mashtron ( as kjo nuk eshte cudi, se nuk eshte hera e pare ), atehere c’mund te presesh nga shtypi italian qe here pas here bie aq poshte se prek fundit e degjenerimit dhe mashtrimit..!!

  12. pajtimi says:

    JA qelbesirat lene konferencen per te luajtur bixhoz, ja pse ne nuk behemi dot shtet se e kemi mendjen tek bixhozi.

  13. Aldo says:

    Gjith kto komentues me zor presin te dal gjithcka per te hedhur vrer ndaj qeverise. E kuptoj nxitimin e tyre, sepsde per ate pune paguhen. Zonja Kodheli e beri sqarimin ne lidhje me situaten, mirepo zduan ta dine servilert, sepse u intereson vetem te shajne e te nxijne gjithcka.

  14. Ylli says:

    O Mrika Kodheli, po si shpifkan gazetat e disa vendeve te tjera dhe ato italiane?! Pse nuk shpifin per ndonje delegacion tjeter??? Turp te keni, kete vend e qe erisin banditet dhe kumarxhinjte!

    1. Gladiatore says:

      Pse jane medie te huaja eshte çdo gje e vertete! Mos harro se ato medie perfaqesohen nga njerez qe jane gazetare! E jo te gjithe gazetaret jane profesionista qe e kane merituar vendin e punes edhe ketu ne Itali! Jepen disinformazione nga me te ndryshmet!
      Qeveria shqiptare nuk ka qene e ftuar ne kete samit zoti Ylli!!!

  15. Mazllum says:

    O shqiptare! Trute e gomarit ua ka hedhur Saliu more! Shikoni listen e vendeve pjesemarrese: Shqiperia nuk eshte fare pjese e atij samiti. Pra nuk kishte fare delegacion shqiptar!

  16. Bashkim Pitarka says:

    HABERET E AKSHOMIT NE AKSHAMHANEN ITALIANE “CHORRIERE DELLA SERA”!
    I njihnim prej kohesh disa nga gazetaret italiane si qejflinj te serbeve dhe te sensacionit,por qe te arrinin deri ne nje budallallek butaforik mediatik si ky nuk ia kishim arritur!Eshte kohe e poshter e lajmeve dhe zhvillimeve te ulta sensacionale dhe per kete shtypi italian njihet si zedhenes nga me te paret,por te arrijne deri ne kete budallallek qe i ekspozon shume keq ne opinionin e tyre dhe ate nderkombetar?!!
    Ne Milano,si edhe ne disa qytete te tjera italiane luajne fubolliste serbe qe u bejne golat italianeve qe kane shkuar per vete ne regres te plote te futbollit te tyre,sa qe u mbeten bosh stadiumet.Gjeten nje truk gazetaresk te perfolin Shqiperine dhe qeveritaret shqiptar per t’i bere qejfin lojtareve serbe dhe mikes se tyre Serbise.Gjithe ai samit i rendesishem nderkombetar per marredheniet e shkembimet ekonomike Europe-Azi(ASEM),ku kane marre pjese presidente e kryeministra shtetesh,sipas xheles “Chorriere della Sera”,na qenka “braktisur” nga delegacioni shqiptar,perfaqesuar nga “zyrtare te larte” te Ministrise shqiptare te mbrojtjes,te ciket na paskan perfunduar me qindra kilometra larg Milanos e drejt e ne kazinot e famshme te San Remos!
    Shqiperia as qe eshte antare e atij forumi euro-aziatik dhe s’kish pse te ftohej dhe per me teper pretendohej ne lajm qe ne ate forum ekonomik nderkombetar delegacioni qeveritar shqiptar na drejtohej nga disa ushtarake te Ministrise se Mbrojtjes se Shqiperise.Sa qesharake dhe e qepur me pe te trashe te bardhe!
    Jo me pak e turpshme dhe e papranueshme ishte edhe qendrimi i disa masmediave mbeshtetese te opozites PD-iste por edhe vete opozita shqiptare qe nxitojne menjehere(helbetete me se do te merren tjeter dhe o-burra t’i biem qeverise Rama-Meta me nje bejte te re humori nga shtypi i huaj antishqiptar) t’i bejne jehone e te thurrin edhe ata teorirat e tyre.Turp te kene qe nuk pyesin fare por nxitojne t’i bashkohen korrit antishqiptar e t’u bejne jehone shpifjeve gazetareske te huaja,bile edhe atyre serbe, vetem duke ndjere kenaqesine perfide te sulmit kunder bashkeqytetareve te tyre shqiptare,sot ne pushtet!Dikur,kur Berisha ish ne pushtet,per te gazetat e medha perendimore s’ishin gje tjeter vecse “leter higjenike” e sot gazeta italiane u shpallka “Gazeta e madhe e prestigjioze” vecse botoi shpifje te ulta kunder qeverise shqiptare!
    Lajmi i fundit:Ministrja burreneshe e Mbrojtjes,zonja Mimi Kodheli e ka pergenjeshtruar e denocuar menjehere kete shpifje te ndyre e te turpshme te gazetes italiane dhe ka njoftuar se do ta hedhin kete gazete ne gjygj!
    Bashkim Pitarka
    Diplomat ne pension

    1. edi says:

      me falni B. Pitarka por ky me duket nje shkrim i shkruar nga nje ultras i majte dhe jo nga nje ish diplomat shqiptar.

  17. Dalida says:

    Mimi ka qene bixhozcije qe ne fakultet. Vinte baste me djathin kackavall, se e vidhte e ema qe ishte drejtoreshe e ushqimit social. Tani luan me euro. Ku i gjeti valle?

    1. Aldo says:

      Ç’lidhje ka Mimi Kodheli me kete takim “Dalida”? Ne ate aktivitet ska qene as Mimi dhe asnje tjeter. Ci keni keto broçkulla aman se lat nam.

    2. qerosi i perralles says:

      Dalida, mos je ndonje mashkull me vese te turpshme qe ke gjetur kete emer romantik? Apo ndonje goce romantike 50 vjece pa burre qe ngushellon shpirtin me fernet nga vetmia?

      1. jhhgkhjflhasdfl anticensurë says:

        jo lali nuk e ngushëllon me fërrnet motra!!
        ka vibratorë kinez sot që skushtojnë gjë!bateri po ashtu!!motra ka mbaru për elektironik dhe e ka bo vibratorin me trasformator!!baterit i përdor vetëm në autobus!!

  18. Aldo says:

    Ka nga ato qe thone qe media nuk shpif. Media eshte manipulatori me i madh i gjithckaje. Perderisa shqiperia nuk ka pasur fare delegacion atje si mund te jete e vertete o “Ylli”?? Apo futja kot ku te dale.

  19. yllka says:

    ore cfar behet kesht?te gjith paskan pas vrere kundra nesh.mezi paskan prit nje sebep te shperthejn keto muta.

  20. ai says:

    http://milano.corriere.it/notizie/cronaca/14_ottobre_19/milano-48-ore-segrete-leader-limousine-vigili-culatello-639175ce-5761-11e4-8fc9-9c971311664f.shtml

    Ky eshte artikulli. Duhet patjeter te hidhni ne gjyq gazeten perndryshe NQS eshte e vertete duhet te pushoni nga puna te gjithe keta derra dhe ne fund te jepni doreheqjen.

  21. miri says:

    Ore Rilindas te semure, nuk e shkrujti RD lajmin,pse duhet te besojme MIMKEN.Ne fund do thoni ne kazino ishin po vetem per te pire kafe.Po boheni me keq se ata qe ishin para jush,o militante te perjetshem.

  22. Sh says:

    Italianet jane fqinjet me te mire per Shqipetaret ,por jane VAFFANCULO.

  23. Albani says:

    Si mund te kene qene ne kazino, kur skemi qene te pranishem. Me keq se RD eshte ajo gazete qe shpif dhe trillon

  24. Crusader says:

    Hahahahahahahhaaaaaaaaaaaa. Patriote te flakte dhe rrace arjane, nuk ke se c’fare ju thua!

  25. Pelasgian says:

    Lajmi nuk thote qe ” braktisi samitin ” por sapo munden u larguan dhe iken ne Liguria jo per detin po per kazinon !!! Tani sa eshte i vertet i mbetetet qeverise shqiptare ta tregoje !

  26. Bashkim Pitarka says:

    Nje gjegje e shkurter per nje ideolog(me anonimatin “Edi”) qe merreshka me te majtet e te djathtet.Gjoja qenkam shprehur si “ekstremist i majte” pse bera nje perpjekje modeste per te hedhur drite mbi te verteten dhe te mbroja vetlindjen time,atdheun tim dhe emrin e shqiptarit nga shpifjet dhe denigrimi e tyre nga nje gazete e huaj pa as me te vogeln baze.Une vete nuk i takoj dhe nuk mbeshtes asnje formacion politik ne Shqiperi dhe as nuk pretendoj dot te kontribuoj si politikan ne Shqiperi mbasi jam pensionist ne SHBA dhe vete-quhem “ish diplomat”apo “diplomat ne pension”.Por per nje gje dua ta siguroj ate Edin anonim:askush,dhe aq me pak nje injorant si ai mund te ma mbylle gojen kur eshte fjala te mbroj te drejten,te verteten lidhur me Shqiperine dhe shqiptaret e te dal ne mbrojtje te emrit dhe nderit te tyre.
    Duket qe anonimati,duke qene vete i skalionuar nga opozita, kerkon serish ta ndaje vendin ne “te majte” e “te djathte”,por gjate gjithe kesaj periudhe te gjate tranzicioni ka pasur,sic e ka thene nje ish udheheqes shqiptar i kesaj periudhe,vetem “qytetare” dhe “katundare”!Nuk e di ku e fut veten e tij ai “Edi” ideolog!

    1. edi says:

      z.Pitarka,
      Po vertetoni akoma me shume se jeni nje ultras. Une nuk fyeva por thjesht bera nje konstatim mbi shkrimin tuaj, ndersa ju po me versuleni duke shkumezuar. Inatet tuaja personale ju paskan erresuar gjykimin ndonese ne moshe te thyer. Qofsh mire zoteri se deri me sot nuk kam lexuar nje gjuhe te tille urrejtje dhe rrembimi nga asnje diplomat. Qendrimi juaj ne shkrimin e pare ju nxjerr qarte jo si pro shqiptare por si pro i majte sepse shani opoziten dhe ngrini ne qiell te majten dhe ministren Kodheli e cila deri me sot nuk ka shkelqyer per profesionalizem dhe efikasitet, jo me per burreri.
      Per t’ju pergjigjur pyetjes tuaj mund t’ju them, se reagimi juaj nuk ka asgje “qytetare” pervec fyerjeve qe nuk jua pata per borxh.
      Menyra se si keni folur per Italine, Milanon dhe gazetarin Andrea Gallo qe ka shkruar artikullin, eshte ajo e nje ultrasi nacionalist luftenxites. Shkrimi juaj eshte diktuar me teper nga inati sesa nga arsyeja
      Thone se njeriu ne pleqeri duhet te behet me i mencur por me sa duket kjo nuk mund te thuhet ne rastin tuaj dhe kete e them me dhimbje sepse kam shume respekt per vellane tuaj artistin e madh Sulejman Pitarka por nga sa po ju lexoj nuk mund te them te njejten gje per ju.

  27. Ajaxs says:

    SHqiperia nuk eshte anetare zyrtare; Por SHqiperia ka qene e ftuar si vende anetar i NATO.

  28. rudi says:

    I majte apo i djathte te dy palet jane shqipetare.Me te interesuar per te qene e vertete duken qarte te djathtet per te diskredituar qeverine dhe gjeten nje baze gazeten italiane coriera de la sera nuk e cpiken sic bejne ne shum raste.Tani sipas meje nuk mjafton vetem deklarata e z.Kodheli por nxjerja ne drite e fakteve qe jane shum te thjeshta per ti verifikuar.THem se samiti esht i filmuar por me i filmuar i regjistruar me foto me emer e mbiemer regjistrohesh ne kazino kur cdo person futet brenda filmohet gjith kohes qe qendron ne kazino dhe sa fitoj dhe sa humbi.Ne se gazeta ne fjal ka cpifur do mare kostot ne se do mbroje vehten se ka te veshtire per te publikuar fotot e personave emrat e personave filmimet e personave ku luajne kumar ateher z.Kodheli duhet te mare masa per personat qe ka zgjedhur por vete nuk mund te ngarkohet me pergjegjesi se disa persona gabojne.Ket problem po te doje e verifikon ambasadori italian brenda dites.Faleminderit

  29. Ermir says:

    Hahahaha, Kodheli thote nuk jemi pjese e forumit, por nuk thote qe nuk kemi qene ne kazino. Pra gazeta genjen per ftesen ne forum te pales shqiptare, po per lojen ne kazino… Heshtje. Kjo tollumbacja e hedhjes ne gjyq shfryhet pa zhurme

  30. Faja says:

    Ne informohemi nga shtypi dhe ktu ska vende per tifoza dhe avokat te zellshem,derisa gazeta italiane ta pergenjeshtroje eshte lajm .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje