Meta takon Aliyev: Masterplan për gazifikimin e plotë të Shqipërisë

20 Tetor 2014, 15:34Politika TEMA

“Azerbajxhani i kushton rëndësi forcimit të marrëdhënieve me Shqipërinë veçanërisht në kuadër të projektit TAP i cili do të hapë mundësi të mëdha bashkëpunimi mes dy vendeve”.

Kështu deklaroi presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev gjatë takimit me Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta.

Duke biseduar mbi ecurinë e projektit strategjik TAP, Kreu i Kuvendit dhe Presidenti Aliyev ranë dakord për rritjen e bashkëpunimit me qëllim hartimin e një masterplani për gazifikimin e plotë të Shqipërisë duke përfituar nga eksperienca azere në fushën e naftës dhe gazit.

Meta tha se Azerbajxhani përfaqëson një partner të rëndësishëm për Shqipërinë dhe në këtë kuadër, “duke vlerësuar ndjenjat miqësore mes dy popujve, ne dëshirojmë forcimin e marrëdhënieve tona politike dhe ekonomike”.

4 komente në “Meta takon Aliyev: Masterplan për gazifikimin e plotë të Shqipërisë”

  1. iliriashqiptare says:

    po ky koklopa cpune ka me gazin.Hobi i tij eshte ari dhe droga

  2. aqif says:

    Dy burreshtetasit me te ndershem ne Europe! Paska gjetur tenxherja kapakun…

  3. illyrians says:

    Meta dhe Alijevi, hemmmmmmmmm.. Po bejne plane sa do fitojne dhe si do t’i ndajne fitimet..!!

  4. endri says:

    o Mero, po tani s’eshte me diktator ky Alijevi, vetem deri para nje viti ishte?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje