Shqipëria dhe Serbia duhet të nxisin njëra-tjetrën në rrugën drejt integrimit Europian duke shmangur konfliket dhe duke krijuar një klimë bashkëpunimi mes tyre. Këtë e ka shprehur ish-kryeministri italian Romano Prodi, si dhe ish-president i KE-së, në studion e “A1 Report”. Duke u ndalur tek incidentet gjatë ndeshjes së futbollit Serbi-Shqipëri 14 nëntor në Beograd, zoti Prodi tha se situata e krijuar solli shqetësim në Europë, pasi BE kërkon që të ketë bashkëpunim mes vendeve dhe jo konflikte. Ish-kryeministri italian Prodi i është referuar edhe shembujve që sjell historia e BE-së, sa i takon bashkëpunimit Gjermani-Francë, duke u shprehur se një dakordësim i tillë duhet të mos jetë kaq i vështirë edhe për rastin e Shqipërisë dhe Serbisë.
“Ju prekët pikërisht çështjen që më shqetëson më shumë. Për këtë thashë edhe më përpara që unë bëja shtysën mes Sllovenisë dhe Kroatëve, e njëjta gjë duhet të kryhet mes Kosovës, Serbisë edhe Shqipërisë. Nëse ka tension mes vendeve Europa ka edhe më shumë frikë. Thotë unë nuk dua probleme, nuk dua që vendet të kenë probleme mes tyre. Është e rëndësishme që vendet të bien dakord mes tyre. Nëse është bashkuar Gjermania me Francën, është kaq e vështirë të bjerë dakord Shqipëria me Serbinë. Futbolli është i shenjtë”, u shpreh zoti Prodi.
Një tjetër temë e rëndësishme ku u fokusua biseda janë investimet italiane në sektorët strategjikë në Shqipëri, ku z.Prodi theksoi se shkak për mungesën e tyre bëhet mungesa e politikave të përbashkëta në këtë drejtim.
Ekspertët më të mirë të marrëdhënieve italo-shqiptare për të cilat kemi investuar gjatë. Si e shpjegoni që në Shqipëri mungojnë investimet e mëdha italiane në sektorët strategjikë, edhe pse investimet italiane në Shqipëri nuk kanë munguar.
Përmasat e sipërmarrjes italiane janë të mëdha, të sipërmarrjeve të vogla dh ët mesme, pasi është me e lehtë për të krijuar këto marrëdhënie. Në vitet e fundit nuk kemi bërë mjaftueshëm për të organizuar investimet. Investimet janë si delet që nuk vijnë asnjëherë vetëm, duhet të vijnë se bashku, duhet të udhëhiqen. Ai që është vendimet i përbashkët i dy qeverisë, është të përqasin politikat dhe të bashkëpunojnë në këtë drejtim. Çdo gjë duket se është në dobi të investimeve të përbashkëta. Është mungesa e një politike të përbashkët qoi i bën më të vështira. Në këto kushte ekonomia italiane nuk po shkon shumë mirë, dhe është e kotë ta fshehin këtë. Investimi kërkon edhe një moment dinamizmi të sipërmarrjes.
Kjo që ju po thoni ka ndodhur edhe kur ekonomia italiane nuk ishte në krizë. A ka një gjë që nuk shkon në Shqipëri për të thithur investimet strategjike italiane?
Mungojnë marrëdhëniet serioze të politikës, kësaj i shtohet edhe kriza. Ne nuk kemi një politikë strategjike të përbashkët. Konferenca e këtyre ditëve kërkon të përpiqemi të kuptojmë se cilat janë arsyet, dhe zgjidhjet që kjo të realizohet, kemi edhe një fakt tjetër interesat, se kur filloi emigrimi shqiptar në Itali pati probleme, por tani situata është e mire. Por mungojnë pikërisht politika për të ardhmen, e ka munguar edhe 7-8 vite më përpara, plus që këtu kemi të shtuar edhe krizën ekonomike.
Në Samitin e Selanikut u parashikua përfshirja e Ballkanit në BE, por ende këto vende janë jashtë. Cila është e ardhmja e BE
Europa nuk është më e hapur si 10 vite më parë, pasi kemi kaluar nga Europa e shpresës në Europën e frikës. Duhet të kalohet në një politikë më të qëndrueshme. Ne kemi kryer politikën e zgjerimin 10 vende në 4 vjet. Është e vërtetë se ekziston ku interes i përbashkët, se përndryshe i bie që Europa të përgjumet. Për të rifituar të njëjtin besim e entuziazëm nevojitet puna e angazhimi nga ana juaj. Italia duhet të udhëheqë që ky proces të shndërrohet urgjent dhe të kryhet sa më shpejt. Nuk mund që një proces të zgjasë 20 vjet. Për shembull në rastin e Turqisë është humbur sensi i qëllimit. Ndaj në rastin e Shqipërisë duhet të përshpejtojmë çdo gjë. Ne kemi mbështetur me entuziazëm Gjermaninë dhe zgjerimin e vendeve të veriut të Europës, është detyrë e këtyre vendeve të na e kthejnë me të njëjtin entuziazëm edhe anëtarësimin e Shqipërisë.
Një nga shkaqet e krizës a është euro, e cila u krijua më shumë si zgjidhje politike. A mos është ky një rast?
Kur ndërtuam euron e dinim se bashkimi monetar duhet të kryhej sipas marrëveshjeve edhe për bashkimin fiskal. Por as Roma nuk është krijuar për një ditë. Duhet të kryhet hap pas hapi. Janë nderuar edhe liderët europianë, e mbase nuk kanë atë sensin e mëparshëm. Vitet e entuziazmit u ndoqëm me pas nga vitet e krizës, e këtë duhet të përpiqemi ta ndryshojmë.
A duhet të merren masa për shmangien e krizës, apo Europa duhet të tregohet më agresive në tregje?
Europa duhet të tregohet më agresive në tregje. Problemi ynë tashmë është të rigjejmë atë bashkim të gjithë objektivave dhe synimeve që e bëri të rëndësishme Europën. Por kjo mund të kryhet vetëm me një veprim të përbashkët. Ndarja mes politikës ekonomike me ndalesën apo krizën e bëjnë më të vështirë arritjen e njaq marrëveshje. Nëse nuk mbetemi të bashkuar ne do të zhdukemi nga harta gjeografike e botës. Unë jam italian, gjatë rilindjes shtetet italiane dominonin botës. Kemi globalizimin e parë, pasi zbulimi i Amerikës ishte i tillë. Nuk u bashkuam, dhe kjo bëri që Italia për disa vite të mos kishte më rolin që kishte. E njëjta gjë mund të ndodhë edhe me Europën. Në këtë kuptim jam optimist se mençuria do të dalë në pah.
Kriza është shfaqur gjate muajve të fundit edhe në gjermani. Cili mendoni se është shkaku i kësaj situate?
Gjermania ka një suficit tregtar me miliarda në vit. Por sa i përket këtij tremujori nuk ka patur rritje dhe shumë investime ende nuk janë kryer. Duhet një politike solidariteti në mënyrë që vendet të cilat kanë probleme papunësia dhe rritje, të rifitojnë rritjen ekonomike. Duhet edhe disiplina fiskale, por duhet të qëndrojmë në nivelin 3 % të deficitit. Duhet të mundësojmë sjelljen virtuoze ndaj vendeve të tjera. Duhet të kërkojmë më tepër. Apo të vëmë politikat në zbatim. Por me politikën e shtrëngimit të Gjermanisë bëhet e vështirë ecuria e vendeve të tjera.
Çfarë kanë në avantazh vendet e quajtura BRIK-s?
Prej një viti nuk është më kështu, Rusia është e ndalur, Brazili gjithashtu, India është pak e ndalur, edhe Kina nuk është në nivelet e mëparshme. Pra nuk është me teoria e BRIK-s drejt zhvillimit. Rritjen më të madhe e kanë njohur kompanitë e SHBA, që kanë ndërruar kuadrin e referimit botëror që kanë bërë të bjerë në 3 muaj çmimi i naftës. Të gjitha vendet e mëdha që janë prodhues të energjisë dhe lëndëve të para janë në vështirë, ndërsa vendet si SHBA kanë një ekuilibër më të fortë, shumë më të fuqishëm. Periudha ku BRIK-s njohën zhvillim nuk ekziston më.
Sa i takon marrëveshjes për heqjen e barrierave doganore për mallrat amerikane, ju si mendoni?
Unë mendoj se një marrëv4eshje e bashkëndarë e seriozë do të ishte e dobishme, por mendoj se do të ishte shumë e vështirë. Mendoj se ka probleme në sektorin e bujqësisë, të patentave, dhe të drejtave të autorit. Ka ende probleme në tryezë, ata që mendojnë se shpejt e shpejt mund të arrijnë një marrëveshje gabojnë. Kushtet e përafrimit të dy modeleve, dy sistemeve është janë të vështira. Shërbimet në bujqësi janë më të vështira nga sa duket. Në parashikimet e mia jam i kujdesshëm në arritjen e një marrëveshje. Kemi sipërmarrjet e reja që janë në treg, që e shohin Europën në një situatë ndryshe. Unë mendoj se duhet të shkojmë drejt një marrëveshje por me kujdes dhe maturi të madhe.
Si e shikoni të ardhmen e Ballkanit, nëse marrim parasysh se mjaftoi një ndeshje futbolli në Beograd, që të vihet në rrezik dhe të shtyhet takimi mes dy kryeministrave?
Ju prekët pikërisht çështjen që më shqetëson më shumë. Për këtë thashë edhe më përpara që unë bëja shtysën mes Sllovenisë dhe Kroatëve, e njëjta gjë duhet të kryhet mes Kosovës, Serbisë edhe Shqipërisë. Nëse ka tension mes vendeve Europa ka edhe më shumë frikë. Thotë unë nuk dua probleme, nuk dua që vendet të kenë probleme mes tyre. Është e rëndësishme që vendet të bien dakord mes tyre. Nëse është bashkuar Gjermania me Francën, është kaq e vështirë të bierë dakord Shqipëria me Serbinë. Futbolli është i shenjtë.
Gjithe kjo u be me kujdes nga udb+berisha per te diskretituar edin duke u munduar ta implikonin te vellain.
Qellimi.
Te shpetohet agjenti berisha nga kryqezimi
IK lle ti asigje nuk ka ber italia ka prum ca firma fashone kurse fjatin qe esht nje investim kolosal eka ne serbi
E kush e beson me prodi Mortadelen , me ata sy qe nuk i beson edhe vete ato qe thote.
Premtoje 15 vjete me pare :
qe me futjen e Euros do te punonim me pak dhe do te fitonim me shume.
Ne kete krize te europes eshte edhe putra e fytyr mortadeles.
Dhe prodi e dinte dhe punoje per te arritur ne kete Kriz finanziare europiane te dominuar nga gjermania per te desintrustrilizimin e shteteve periferike te eurozones.
Prodi punon per interesat e GOLMAN – SANCH ,QE ESHTE mbas bankes gjermane.
Spekullimi me italine ishte 1 euro = 1980 lira afersisht.
Kurse gjermania 1 euro = 1 mark .
Dhe mortadela keto i dinte.