Bujar Nishani nuk shquhet vetëm për urimet e tij qesharake, por edhe për festat në të cilat merr pjesë.
Këtë radhë ai ka shkuar në Bajram Curri për të marrë pjesë në festën e…gështenjave.
“Presidenti i Republikës, Bujar Nishani zhvilloi sot një vizitë në Bashkinë e Bajramit Currit, në Tropojë, me rastin e Festës së përvitshme tradicionale të Gështenjës.
Kreu i Shtetit u prit nga kryetari i Bashkisë së Bajram Currit, Agron Demushi, nga kryetari i Këshillit të Qarkut Kukës, Ibsen Elezi, prefekti i Kukësit Safet Gjici, deputetë të zonës, nga autoritete të tjera dhe përfaqësues të pushtetit vendor si dhe nga qindra qytetarë të Tropojës dhe Malësisë së Gjakovës.
Pasi u përshëndet me banorët e shumtë të zonës si dhe shumë vizitorë të ardhur në Bajram Curri me rastin e edicionit të tretë të Festës së Gështenjës, mes të cilëve ishte edhe kryetari i KLSH-së Bujar Leskaj, përfaqësues nga Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia, Presidenti i Republikës iu drejtua të pranishmëve”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Me këtë rast, Nishani ka mbajtur edhe një fjalim.
“Është një kënaqësi shumë e veçantë për mua të jem sot mes jush, në këtë trevë kaq të bukur që mbart brenda saj kaq shumë histori, por dhe pasuri të paçmuara natyrore.
E kam pritur me kënaqësi të madhe ftesën e kryetarit të Bashkisë për t’u bashkuar me ju dhe festuar natyrisht që ju keni shumë festa tradicionale, por kur dëgjova për Festën e Gështenjës, thashë që është një mesazh ku të gjithë së bashku, duke falënderuar Zotin t’i falemi natyrës sonë të mrekullueshme.
Është po ashtu një kënaqësi e madhe që të jem në Tropojën e legjendave shqiptare, Tropojën e bujarisë, trimërisë, atdhedashurisë e besnikërisë, në Tropojën e demokracisë! Historikisht, Tropoja dhe në tërësi zona e Malësisë së Gjakovës ka qenë në pararojë dhe mbështetje të kryengritjeve shqiptare për liri e pavarësi, dhe kjo trevë u bë strehë dhe mbështetje e luftëtarëve për pavarësinë e Kosovës.
Kjo trevë ishte vendlindja e heronjve të kombit si Bajram Curri, Haxhi Zeka dhe streha e shumë heronjve të tjerë për të ardhur në ditët e sotme, tek Azem Hajdari, heroi i demokracisë. Të gjithë sot përkulemi me respekt dhe mirënjohje para veprës së tyre dhe të gjithë heronjve të kombit shqiptar!”, tha Nishani.
Më tej Nishani u shpreh se: “Kullat e pamposhtura përballë armikut dhe gjithmonë të hapura për mikun janë simboli më i madh i kësaj zone dhe i njerëzve të kësaj treve! Një miku im, i lindur dhe i rritur në këto treva, më tregoi se në çdo kullë ka një dritare të veçantë në të cilën gjithmonë gjendej një bukë. Ajo bukë ishte e destinuar për gjithkënd që kalonte pranë kësaj kulle dhe ishte i uritur e në nevojë për ndihmë. Pavarësisht nëse kishin apo jo bukë në shtëpi, ajo dritare në çdo kullë nuk duhej të mbetej kurrë bosh. Ky ishte edhe amaneti i trashëguar brez pas brezi nga banorët e kësaj treve!
Kjo gjë mund të duket e habitshme për çdo qytetar me kombësi tjetër, por, për shqiptarët që shtëpinë e kanë të mikut dhe të Zotit kjo është një gjë mëse e zakonshme, e cila na bën të veçantë si komb, por dhe krenarë para gjithë botës”.
Nishani theksoi se Tropoja njihet në të gjithë Evropën për traditën e mbjelljes së gështenjave.
“Të dashur motra dhe vëllezër, Zoti i ka falur Tropojës një bukuri mahnitëse, një bukuri të pafund. Bjeshkët e saj, Maja e Hekurave, Bjeshkët e Nëmuna, Markofçja, Sylbica, Logu i Vocit i qëndrojnë si kurorë diamanti mbi krye Bajram Currit. Pasuritë e shumta nëntokësore, si kromi i Rragamit dhe i Kamit, boksitet e Valbonës e Majës së Hekurave dhe kuarci i Kërnajës e kanë bërë këtë zonë të njohur ngado. Dyqind lloje bimësh mjekësore e bëjnë edhe më të veçantë Tropojën pa përmendur këtu pasuritë e mëdha në arra, lajthi dhe natyrisht mjaltin e saj të papërsëritshëm. Gështenja, e ka bërë Tropojën të njohur në mbarë Evropën. Masivet që shtrihen thuajse në të gjithë rrethin e Tropojës, që nga Nikaj-Mërtur, Bujani, Fierza, Markaj e këtu ku jemi në Bashkinë e Bajram Currit, ia shtojnë pasurinë dhe veçantinë rrethit të Tropojës. Përmes tregtisë së gështenjës qytetarët e kësaj zone arrijnë të sigurojnë të ardhurat për gjithë vitin, për familjet e tyre, edhe pse duhet thënë që familjet që kujdesen për to paguhen fare pak dhe nuk kanë kujdesin e merituar nga shteti. Për këtë pasuri të madhe që i shërben jo vetëm Tropojës, duhet një kujdes më i madh, duhet një vëmendje më e shtuar e autoriteteve qendrore dhe atyre lokale. Kemi nevojë të hartojmë një paketë masash në mënyrë që këto familje të cilat burim të vetëm të ardhurash kanë gështenjën apo dhe grumbullimin e bimëve mjekësore, të kenë më shumë të ardhura nga puna e tyre, të kenë më shumë kujdes dhe më shumë vëmendje”, tha Nishani.
Po normale, “Trusti i geshtenjave” i Sali serbit. I ka thene Sali te shkoje atje, se pa urdherin e Sali shpelles ky as ne halè nuk shkon. Cfare turpi te kesh nje president te tille!!!!
oh mjere ne ke paguajm ……
Idioti beri kete urim prej budallai, mbushi xhepat me geshtenja dhe u kthye ne Tirane, te premten eshte i ftuar ne festen e pjeshkes se thare ne Kurvelesh, por do te dergoje Odetken me nje gardist.
koke geshtenje PRESEIDENTI YNE
DO SHESI GESHTENJA SE ATE PUN EBEN MIR??
Presidenti shqiptar Nishani ne krye te detyrave!Cilat detyra kryen ai ne davetin e geshtenjave ne Bajam Curri?Pike e zeze,vazhdon te mbeshtese direktivat dhe detyrat e lena nga Sali Berisha per zhvillin e arroreve!
Ky ne cdo aspekt eshte kufome tani eshte kthyer ne MASHE e serbit sali,car thote gita+dasara ben alogu jari…
Per cfare I duhet presidenti nje vendi kur ai nuk eshte funksional.
Ky vetem me keto gjera merret. Me dhenie dekoratash, leshime levdatash dhe urime.
Nuk I ben dot kryeministri keto?
Me thene te drejten, me beri pershtypje qe nuk e ka permendur fare-fare-fare, ate…legjenden e Tropojes. Rrini shtrember, por folni drejt. Te gjithe ju ashtu sic une , Tropojen e lidhim me ate…shpellarin, qe i dha emer negativ Tropojes.
Bujar Nishani, ne kete rast e ka injoruar komplet,bishen, dhe e ka injoruar aty ne stofkullen e vet.
Une keshtu e shoh.
Tani mbetet te shkoje ne festen e kokoshkave ne pishkash…
Bravo Kryetari i Shtetit per qoka nga 71 vota!
Shkove ne festen e geshtenjave per te dekuruar kengetaret dhe valletaret
dhe u shoqerove nga kryetari i KLSH-se!
Turp I kombit! Please, get rid of him as soon as possible!
Nje grusht geshtenja,arra apo lajthia ,ne usa kushton gati 5-6 dollare amerikane!Ketu ne amerike qe nga koha kur filloi expasioni exportit kinez neper bote,vihet re nje fenomen gjithnje e me i perhapur:Prinderit nuk rekomandojne me femijet e tyre ne pervetesimin e gjuheve evropiane apo te tjera por ngulmojne qe ata te mesojne ate kineze!Tani po lexoj komentet e karave roze shqiptare qe shajne jo po nishani sakat e berisha diktator dhe sdi cte them
Fjalimet e tij janè shumè qesharake pa asnjè lloj interesi tamam si tè lulushit nga i cili duhet tè bèsh kujdes se tè pèshtyn kur flet .Kèta janè trashgimtarèt e salès,mjerè shqipèria.
kete jave ne zonen tone behet festa e topeve jeni i ftuar te na nderoni ne festen tone o manikini i presidences mere me vete dhe Odeten si bankiere qe eshte te mbledhe te ardhurat nga topet. Njeri me i pa afte mendor e fizik qe ka drejtuar ndonje here presidencen tone gjate gjithe kohes se krijimit te shtetit Shqipetar ska pasur e besoj qe sdo kete.
oj buloshe po meri me rradhe majat me te larta edhe bjeshket pastaj zbrit te pyjet qe i keni zhdukur fare me drejtor ate dusha pa shkolle fare pastaj geshtenjen qe ka mbire vet e malesori e ka pre ja ka vu flakenku ketu vetem gabelet bejne ket feste me ne krye menermethane a demushi e ty o loqe edhe ai kari qe te kacue ty ne BC na e hangert mutin tan tropojaneve
Nuk shikon drejtesine qe ka detyre numer1 si gjoja president, po harxhon parate e te varferve per udhetime ,dieta ne festa qesharake .Duron ky popull leshko,ku fus edhe veten te poshterohet nga njerez te tille koti si ky dhe shpella qe e ka vene aty.