Basha takon Casini: Mazhoranca po i ndërpret mandatin dy anëtarëve të KLD në shkelje të Kushtetutës

20 Tetor 2014, 18:18Politika TEMA

“Megjithë thirrjet e përditshme të opozitës, mazhoranca jo vetëm që nuk ka reflektuar për kriminalizimin e Kuvendit dhe ngjarjet e papranueshme të dhunës ndaj deputeteve të opozitës të faktuara dhe me pamje filmike por kanë vijuar dhe intensifikuar fushatën e kapjes se institucioneve te pavarura, Shkollën e Magjistratures, gjykatat e vendit dhe së fundmi Këshillin e Lartë të Drejtësisë.  

Përmes pseudo komisioneve hetimore mazhoranca ne shkelje te pavarësisë se pushteteve dhe në kundërshtim me Kushtetutën e vendit propozon ndërprerjen e mandateve të dy antarëve të këtij institucioni”.

Kështu u shpreh Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë takimit me Kryetarin e Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë të Senatit italian Pier Ferdinando Casini.

Basha ndau me Presidentin Cazini shqetësimin se shkelja e vazhdueshme e Kushtetutës, refuzimi i kontrollit demokratik opozitar përmes komisioneve parlamentare hetimore, injorimi dhe moszbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe të gjykatave të vendit, mohimi i fjalës së lirë të opozitës përmes ushtrimit të dhunës verbale dhe fizike nga elemente kriminalë të mazhorancës në Kuvendin e Shqipërisë, të orkestruar dhe drejtuar nga Kryeministri Rama, kanë reduktuar në zero çdo hapësirë demokratike për opozitën duke e detyruar atë të ndërpresë marrëdhënien me Kuvendin.

“Në këtë situatë të rëndë të demokracisë parlamentare, Partia Demokratike kërkon që shumica të reflektojë dhe të marrë përsipër duke dhënë garanci të plota politike të matshme edhe nga faktori ndërkombëtar se nuk do të përsëriten më në të ardhmen shkeljet e ligjit themelor të shtetit shqiptar dhe vendimeve të gjykatës Kushtetuese si dhe për të nisur një bashkëpunim shumicë-opozitë për të çmontuar mekanizmin që promovon krimin në Parlament dhe strukturat shtetërore”, tha Basha.

Beteja e përditshme e vendosur e opozitës në mbrojtje të demokracisë, bëri te ditur kreu demokrat është dhe mbetet e vetmja mënyrë për ti vënë fre revanshit të kësaj mazhorance për zëvendësimin e demokracisë në Shqipëri me një regjim oligarkik.

Partia Demokratike, tha Basha,  është e vendosur në ruajtjen e standardeve demokratike që shqiptarët me aq mund kanë ndërtuar gjatë këtyre viteve.

6 komente në “Basha takon Casini: Mazhoranca po i ndërpret mandatin dy anëtarëve të KLD në shkelje të Kushtetutës”

    1. onkologu says:

      Mazhoranca nuk po nderpret Mandatin e dy anetareve,
      por po nderpret vrrullin e shfrenuar qe ata i kane
      bere korupsionit.Kjo eshte e verteta o Luli,ndaj
      edhe nuk te pelqen pasi edhe ti je i Kredhur ne ate
      Batak kanceroz.Ndaj,Sa me shume te qahesh,aq me shume
      na bene per te qeshur.

  1. sarandjoti says:

    Opozita ankohet dhe bojkoton parlamentin nga qe mazhoranca nuk i jep mundesine te udheheq komisionet hetimore parlamentare.Gjithashtu opozita i quan pseudo komisionet hetimore te mazhorances!!!.Vetem opozita Shqiptare mund ti spjegoj keto lajthitje adoleshente.Kush mundet te na e spjegoj se cilat jan komisione dhe cilat jan pseudo komisine hetimore parlamentare?.

  2. Billy1 says:

    Le nam mor burr! Mbete duke ju ankuar cdo te huaji qe takon. Dhe pastaj themi pse bota i dha te drejte serbvet dhe jo neve. Sepse serbet nuk e shesin njeri tjetrin neper bote. Nuk i nxjerrin breket e palara ne oborrin e shtepise sic ben PD.

  3. plaku says:

    Sa per kujozitet, para tre ditesh partia e Casinit qe tani eshte ne koalicjon me te djathten e re te Alfanos, ka vetem 1,2% te votave. Edhe nje here partia e Casinit ka vetem 1,2 % te votave ne Itali. Mereni me mend se cfare force ka ne parlamentin italjan.

  4. indrit says:

    Hajde-hajde car behet qahet lul CONCHITA bythsi hollandez per shkelje kushtetute ky hajdut+kriminel qe i mbylli dosjet me PROCEDURA edhe casini e dine fort mire kete kete gje se ja ka trasmetuar saldatori nard ndoka kur ishte ne opozite me RAMEN,te njejten gje po bon edhe hajduti tjeter ose me mre ministri vrases i Gerdecit fatmir mediu edhe ky plera tjeter i mbylli dosjet me procedura dhe tani ka shkuar ne USA dhe u qahet senatoreve republikane,hajde te beje hajer ky komb me keta palo-politikane…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje