Kjo është “tezja” e kokainës

21 Tetor 2014, 11:19Politika TEMA
Kjo është “tezja” e kokainës

Ajo njihet me emrin “tezja” e kokainës.

Bëhet fjalë për Valentina Tufinan, e cila është arrestuar në qershor të këtij viti nga Policia e Kosovës dhe konsiderohet si “truri” i rrjetit të fuqishëm të trafikut të kokainës nga Amerika Latine në drejtim të Evropës, duke përdorur transit Shqipërinë.

Por, pavarësisht se ndodhet prapa hekurave, Interpoli këto ditë e ka shfaqur atë në mesin e mijërave personave që janë në kërkim, transmeton Indeksonline.

Gruaja, e cila njihet me nofkën ‘tezja’, është 50 vjeç dhe sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ka rol kyç në rrjetin e trafikut të goditur në qershor të këtij viti, ku janë kryer arrestime si në Shqipëri, ashtu dhe në Kosovë.

Valentina Tufina është arrestuar në Kosovë, aty ku kishte ngritur një laborator për përpunimin e kokainës dhe heroinës, pasi për shkak të profesionit si inxhiniere kimiste, sipas prokurorëve, jo vetëm që është njohëse shumë e mirë e cilësisë së drogërave të forta, por edhe merret me përzierjen e tyre.

Nga hetimet e kryera për këtë rrjet, rezulton se 50-vjeçarja administronte sasinë dhe çmimet e kokainës dhe heroinës dhe në njëfarë mënyre konsiderohet nga prokurorët, si ‘arka e buxhetit’ të rrjetit të trafikut, që duket se muajt e fundit po dominonte tregun.

 

10 komente në “Kjo është “tezja” e kokainës”

  1. tirona says:

    Tufinsa legena. Mir tju bohet, se keni tongerllik tmodh sikur keni cliru Tironen.

  2. Xhim ziza says:

    Kjo plera e priska mallin..lere si è ka bere natyra di fusin hundet plerat me bo Lek me shume.

  3. karabagjyshi i lasht says:

    marshallah goca!
    shkenctare droge mo!
    dhe thon pasandaj qe ne shqiptart jemi komb i prapambet dhe primitiv!!!
    ne aplikojm shkencen dhe teknollogjin per te mir te njerzimit,per ti dhuru rinis se tan globit lumtunin hyjnore qe vec bibla e ka..
    un mendoj qe kjo duhet dekoru si pishtare e liris,dhe universiteti kristal duhet ti miratoj titullin prf dokt. ne lemin e kimis atomike..

  4. karabagjyshi i lasht says:

    tezja s osht gjo fare
    po t dini se ca bojn dajat,xhajat,hallat cunat e gocat e tyne,niper mbasa sterniper e stermbesa e supermbesa,gjysh stergjysher do te mekeshit nga habija!

  5. Pelasgian says:

    skam cti them ….pi…dhe some !! hahahahhahaha , eshte edhe nje seri tv amerikane me nje inxhinier kimist qe bo namin me droge !!!

    Kjo osht demoKARcia …..turrju mrapa lekut ene p…..dhit me cdo menyre e cdo mjet !!

  6. turkofagos qibani ne bythe te shqiptareve. says:

    Nuk e shaj. Sme ka bo gjo. Ishte jeta vet.
    Qenka koxha grua. Ishalla se denojn shume.

  7. ANTIKORUPSIONI says:

    Çelsat ne det kurves se zeze. Ka bere leke me gjakun e njerzve. Sekuestro cdo gjeje qe ka. Ajo eshte mema e korupsionit. Ka blere pushtet(pushtetar) me paret e droges. Lufte korupsionit ne cdo qelize.

    1. Ndoshta eshte “turbulluar” skeda “aksidentalisht” ne gazete, por te shtetesia, po te kontrollosh faqen e INTERPOL-it, thuhet “UNITED STATES”…

  8. nje femer grua kriminele kundrabandiste keshtu perfundon nga grykesia e madhe qe kan femrat por nene smunde te jete kurre vrasese niseni per amerike se ja bejne denimin si duhet

  9. pagjume says:

    E rrezikshme tezja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje