Ambasadori gjerman Helmut Hoffman, e cilësoi shtyrjen e vizitës së kyeministrit Rama në Beograd si një përpjekje për pajtim dhe qetësim të situatës nga të dyja palët.
Gjatë fjalës së tij në aktivitetin “Se bashku drejt BE” Hoffman theksoi se në rrethana fatkeqe është e zgjuar të shtysh një vizitë të rëndësishme
“Shqipëria vlerësohet për rolin e moderuar që ka luajtur për shumë vite në rajon. Në këto ditë jo fort emocionuese mund ta shohësh se asnjë gjë nuk merret gratis por duhet përpjekje nga të gjitha palët për pajtim. Në rrethana fatkeqe është e zgjuar të shtysh një vizitë të rëndësishme.Është e rëndësishme që të vazhdojmë të angazhohemi në mënyrë konstruktive. Ditët dhe javët në vazhdim do përdoren në mënyrë domethënëse. Kjo ngjarje na ndihmon për të parë prioritete strategjike dhe si do jemi të angazhuar në të”- u shpreh Hoffman.
Hoffman vlerësoi bashkëpunimin me qeverinë shqiptare në projekte të rëndësishme si ato për energjinë.Ai tha se Shqipëria mund të luaj një rol të rëndësishëm në projekte të përbashkëta.
“Marrëveshja për energjinë dhe ndërtimi i linjës së energjisë me Malin e Zi dhe Kosovën e cila është strategjike. Kjo linjë strategjike u vendos në punë për të furnizuar shumë shqiptarë me energji. Që nga viti 1992 janë rregulluar dhe rehabilituar sistemi i furnizimit me ujë duke shpenzuar miliona euro për qytetarët shqiptarë. Po punojmë shumë afër me partnerët tanë shqiptarë dhe vlerësojmë bashkëpunimin me ta”– u shpreh ambasadori gjerman.
Problemi eshte se Rama ra ne gracken e grupeve ekstremiste dhe pse jo terroriste qe kerkojne destabilizimin e rajonit. Ne vend qe te dilte e denonte provokimin e rende me harten e “Shqiperise se Madhe” dhe bashke me te edhe dhunes nga ana serbe ne Beograd beri te kunderten. E cilesoj ngritjen e hartes mbi stadiumin si nje “akt heroik”, si te vetmen deshire te shqiptareve dhe qe tremb Serbine! Keto ide jane te ngjashme dhe ndoshta me agresive se ato te grupit islamik terrorist palestinez Hamas te cilet kerkojne zhdukjen e Izraelit. “Shqiperia e Madhe” as me shume e as me pak kerkon zhdukjen 100% te Malit te Zi e Sllavo-Maqedonise, si dhe aneksimin e nje pjese te konsiderueshme te Serbise e Greqise!!!!
Mos harrojme se dhe Miloshevic deklaronte se “atje ku jeton dhe vetem nje serb quhet Serbi”! Shovinizmi i tij rikthehu ne Europe katastrofen me te madhe njerezore mbas Luftes II Boterore!
O Klimax, mos shkruaj kot. Rama nuk ka thene asnjehere qe ngritja e hartes ishte akt heroik. Ka thene mos u merrni me lodra kalamajsh. Prandaj kujdes me Saliizmat.