Incidenti në Serbi, Rama: S'mund të ecim drejt BE-së duke i vënë ‘stërkëmbça’ njëri-tjetrit

21 Tetor 2014, 11:47Politika TEMA
Incidenti në Serbi, Rama: S'mund të ecim drejt BE-së

Drejt Europës nuk mund të ecet duke i vendosur stërkëmbça njëri-tjetrit. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama, duke vlerësuar bashkëpunimin mes vendeve të rajonit si një rrugë që ofron vendet e Ballkanit më shpejt me Bashkimin Europian.

Këto komente kryeministri i bëri gjatë konferencës së organizuar në Tiranë në kuadër të “Tetorit Gjerman”, ku data e sotme është zgjedhur si “Dita e Bashkëpunimit” Shqipëri-Gjermani.

 “Këto ditë është e pashmangshme që të flasësh dhe të mos shkojë gjuha te futbolli dhe për me tepër kur flasim me një vend ekipin kombëtar të të cilit këtu e mbështet një masë e madhe shqiptarësh, të cilët kanë qenë prej kohësh ndjekës dhe tifozë të Gjermanisë në futboll.

Kombëtarja e Gjermanisë është shembull tjetër për të kuptuar Gjermaninë dhe perse gjermania gjithmonë ka sukses.

Nëse duhet të afrohemi më shpejt me Europën duhet të funksionojmë si një skuadër. Nuk duhet ti vemë stërkëmbca njëri-tjetrit por as duhet ta imagjinojmë se mund të shkojmë larg me njëri-tjetrin duke bërë autogola dhe duke pretenduar që janë gola ndaj njëri-tjetrit.

Rruga është e vështirë, por duke patur këtë mbështetje politike dhe këtë vullnet të shprehur që vit pas viti ka ardhur duke u bërë gjithmonë e më evident për ne për bashkëpunim dhe mbështetje nga ana e Gjermanisë s’ka dyshim që rruga bëhet më e lehtë”, deklaroi kryeministri.

Në vijim, Rama vlerësoi bashkëpunimin me Berlinin zyrtar, duke theksuar se Shqipëria e sheh Gjermaninë si një partner me rëndësi strategjike për zhvillimin ekonomik, por edhe si burim lidershipi për ecurinë e qëndrueshme të gjithë rajonit.

“Duke bashkuar forcat tona me Gjermaninë kemi vetëm për të fituar. Shpreh vlerësimin më të lartë për angazhimin e Gjermanisë në rajon dhe posaçërisht për angazhimin me Shqipërinë.

Një vend i madh që ne nuk e shohim thjesht dhe vetëm si një partner me rëndësi strategjike për zhvillimin ekonomik por edhe si burim lidershipi për ecurinë e qëndrueshme të gjithë rajonit”, u shpreh Rama.

Sipas Kryeministrit, “angazhimi rajonal dhe bashkëpunimi që Gjermania kërkon me vendet e gjithë rajonit, na vendos përpara një përgjegjësie të dyfishtë”.

“Përgjegjësia e të qenit në lartësinë e një partneri kaq serioz në bashkëpunimin dypalësh dhe përgjegjësia e të qenit në lartësinë e rolit që ky partner lider për Europën kërkon nga Shqipëria dhe vendet e tjera të rajonit. 

Bashkëpunimi me Gjermaninë karakterizohet nga dialogu dhe një arsye pse projektet e financuara nga Gjermania dhe banka gjermane kanë sukses është sepse bazohen në një dëgjim të nevojave dhe analizë të kujdesshme të arsyeve të paraqitura nga pala jonë dhe ekspertët e palës tjetër për vlefshmërinë e një projekti si pjesë e një zinxhiri vlere. Eshtë donatori me efiçencën me të lartë në raportin investim dhe cilësi e produktit”, u shpreh Rama.

34 komente në “Incidenti në Serbi, Rama: S’mund të ecim drejt BE-së duke i vënë ‘stërkëmbça’ njëri-tjetrit”

  1. karabagjyshi i lasht says:

    e ka msu mir gjuhen e “partnerit qe leh per te zotin partner” ky Kryedi..!!
    tamam shqiptar mo!
    vdesin per njicik te huaj te fort perndimor sidomos!
    po t jesh shqiptar,pa fuqi,dhe pa lidhje kriminale(force) ,te shkelin me kemb kta tipa!!

    1. beni says:

      Rama flet si lider i rajonit , jo si shume homolog te tij ballakas qe flasin si uligan stadiumesh.

      1. Pelasgian says:

        homologet e tij flasin ashtu se din me MBROJT VENDIN E TYRE E NUK JAN ” INTERNACIONALISTE ” TE [email protected]@@RIT ASHTU SIC JENI JU PINKSAT BASHK ME KRYEPINKSIN EDI .

        Po pritet nga Vucic Kopili sepse kshtu urdheroi MERKEL ndryshe do ti kishte fut nje fuck off Vucici dhe t’ju ngelte ne bythe ” europianizmi gandist ” .

        Prandaj ka qene gjithmon pre e lehte Shqiperia se ka pas gjithmon NAIVE QE BESOJNE NE PAQE ME KTA UJQER QE KEMI FQINJE !!! DUHET T’ISHIM NJE IZRAEL NE BALLKAN SEPSE JEMI NE TE NJEJTAT POZITA SI IZRAELI NE LINDJE TE MESME !

        nejse me ke flas dhe un …ju jeni pyka !!!

        1. Arber says:

          Edi ti me veprimet dhe mendimet e tua te mencura dhe paqesore u bere star ne Europe. Sigurisht Merkel e pelqeu idene tende qe kemi nje vit qe nuk po luftojme dhe te ndertojme se bashku paqen drejt Europes. Serbet i erresoj stardomi i jot ne mbledhjen ne Gjermani dhe u perpoqen te te ulin vlerat. Dhe bashke me ty edhe Shqiperise. Ata i erreson fakti qe ti dhe qeveria e jote po bejne per vete Europen dhe Ameriken. Kjo shkon ndesh planit te tyre qe Shqiperine ta paraqesin si delja e zeze e Europes si edhe si islamike fondamentaliste. Ata po e arrinin kete imazh me Berishen qe lejoj ngritjen e qindra xhamive ne Shqiperi dhe krijoj konflikt me SHBA duke sulmuar ambasadorin e tyre dhe me Europen ku asnje udheheqes evropian nuk desheronte te takonte nje Sadddat ne Shqiperi. Ky ka qene suksesi me i madh i serbeve gjate 20 vjeteve te tranzicionit shqiptar. Bota dhe europa pa shkaterrim, konflikt, vjedhje, korrupsion, trafikim njerezish (grash e femijesh) dhe droge, vrasje, e shume e shume te zeza te tjra te drejtuara nga Sali Pahe Toptani dhe te gjithe zogollinjte qe e ndjekin. Por me qendrimin tend europian dhe paqesor ti i eklipsove keto drone te zeza. U perpoqen me te gjithe menyrat (sherbimet e tyre sekrete) qe me flamurin e zi te ISIS te paraqesnin ty dhe familjen tende (Olsoi Ramen) si ilsamist dhe terrorist si edhe destabilizues i Ballkanit. Por sherbimet sekeret te sheteteve europiane dhe SHBA e dine mire se kush ishte pas kesaj intrige te ndyre fashiste, gebelsiane. Vazhdo ti eklipsosh dhe ti nxjerresh me fakte qe kane mbetur barbar dhe rrite stardomin tend. Bravo z. Rama. Po ja ndryshon pamjen Shqiperise per mire. Faleminderit.

      2. lleshi says:

        rama flet si nje idiote parazite qeneshe .vuqiq e quajti 200 vite prapa pra Neandertaler kurse rama nuk u pajtu .done ti thojne majmune serbet pra 2000 vite prapa.kushe qesh tani.

        1. Arber says:

          Po mor Sali qelbesira, po. Nuk te pelqen ylli i Rames. Vazhdo me sherbimet ndaj serbeve!

    2. angela says:

      Kto qendrime jan europiane dhe i bejne nder Shqiperise !

    3. arla says:

      Rama po na perfaqeson denjesisht ne arenen nderkombetare dhe per kete meriton nje super bravo, pasi po permireson se tepermi imazhin e vendit.

      1. lleshi says:

        arla e si po e perfaqson drejte ky rama kur vuqiq i thote rames Neandertaler e rama i thot jo jame majmun.

    4. klarisa says:

      Qendrimi mese i drejte. Ballkani aspiron Bashkimin Europian dhe nisur nga kjo vendet duhet te kene nje politike te jashtme me fqinjet me paqesore dhe bashkepunuese duke lene pas retoriken nacionaliste qe nuk ben gje tjeter vecse krijon paragjykime per fqinet.

    5. ada says:

      Bravo dhe suksese per punen e mabre ?

    6. lala says:

      PO TI VRASIN SHQIPTARET SHKOHET????

    7. Pelasgian says:

      fatkeqisht ti ke te drejt !

    8. livia says:

      Kjo eshte gjuha qe duhet te karakterizoje liderat e Ballkanit per te cuar perpara integrimin e tyre e BE. Nisur nga fjalimi me siper duhet pranuar se kryeministri shqiptar eshte ne rrugen e duhur per ta cuar vendin perpara.

    9. lorena says:

      Te lumte diplomat i madh je dhe nje potencial i madh per vendin.

    10. Argita_B says:

      Edi Rama eshte nga te vetmit politikane ne skenen shqiptare apo ballkanike qe flet me pragmatizem, me vizion te qarte perendimor, konkret dhe po krijon nje partenaritet me shtete qe sot bejne politiken boterore.
      Ato qe thote jane te qarta, te sakta, pragmatike. Le ta pergezojme dhe ta mbeshtesim pasi politika e Rames aktualisht eshte ne dobine dhe te miren e te gjithe shqiptareve.
      Sot ne Shqipri, dhe pse me dhimbje po fillon te krijohet shtet, po fillon te zbatohet ligji, dhe pse rruga eshte akoma e gjate qe Shqiperia ti ngjaje nje shteti perendimor, jemi ne rrugen e duhur.
      Gjermania, Amerika, Turqia, Italia, Austria jane shtete qe na kane mbeshtetur ne dite te veshtira, ndaj dhe duhet te perfitojme te forcojme mardheniet duke permbushur angazhimet qe kemi mare me keta shtete.

  2. vlorahatesu says:

    Fqinjesi te mire,,,,,,dhe kush flet…..:( ,,Ti qelbesire fillove luften brenda grupit tat.Kafshe, qe s’ ke per tu zbutur kurre! I neveritshem do te mbetesh.

  3. arben says:

    po o zagar per serbin i hapen te gjitha rruget edhe me luftrat dhe krimet me ushtrin e saj dhe policin qe ka bere kundara shqiptareve kurse ne ne vendin tone dhe pa ber kurr lufte per te pushtuar apo zaptuar vende te tjera na mbyllen dyert , ne rradhe te pare ne na mbyllen dyer nga rregjimet qe vendosen nga beogradi athina e ndonje shtet tjeter qe ju bjen ju ne pushtet e firmos dhe vulen e tyre se ndryshe nuk ka se si shpjegohet qe tek ne e gjith ekonomia eshte ne duar te serbeve grekeve e turqeve e malazezve nga dora e juaj qeveri te ardhura ne pushtet me bajonetat serbo greke dhe me vulosjen e strukturave veriatlantike , kur ju poshteroni dhe villni dhe vrisni shqiptaret ne per shqiperi cfar faji duhet tju vejme fqinjeve te cilet per ta punoni tesh 70 vjet qe nga koha e zogjt te groshv te burgajetit , pra qeverit shqiptare vihen nga te huajt dhe punoni per ta dhe ne dem te shqiptareve ,ku e ke dretesin per 21 janarin qe po behet viti i dyte ne qeverisje , dhe ne pretendojme qe te huaj te na trajtojne ndryshe ne kur nuk gjen drejtesi ne vendin ten nuk ke se si tjua kerkosh te tjerve kur qeverit tona na maskrojne me te gjitha format dhe menyra nuk ke se cfar tju thuash te huajve per drejtesi z kryeministe i 1 prillit 2013 .

  4. the Punisher says:

    Edi Rama leri keto brockulla. Vendos ligjin, zhduk korrupsionin,analfabetizmin. Ktheju krenarine Shqiptareve. Ja u fute ne EU, kujton se Shqiptaret do jene me te lumtur? Mbaj qendrimin e nje burri shteti.

  5. Gezimi says:

    Ne keto raste duhet maturi, diplomaci dhe vizion. Ndryshe, do vazhdojme te vuajme e te ngaterrojme dynjane…

  6. Claus says:

    Demagogji e nje “Gojeleshuari”, asgje tjeter.
    Askush nuk i beson me.

    1. Shqiptari says:

      Z claus ne demokraci(shpresoj t’a dish)jo te gjith memdojne njesoj per kete apo ate problem,per nje qeveri apo nje tjeter;dhe te gjithe respektohen edhe kur nuk je dakort me ta e mendimet e tyre.Por t’ì nuk je demokrat,por nje militant i paguar per diversion,per deri sa ne cdo ore te dites je prezent ne blog .Ti thua “askush si beson me”.Pra merr persiper barren e madhe te perfaqsosh gjithe shqiptaret(!?)Edhe sikur vetem nje t’i besoj,bie poshte zhgarravina jote.Jo qe mesa di une jane ata 1.000.000 qe e votuan dhe besojne

  7. Titi says:

    O ju trimat PELLAZGIANE!Nuk na prishni shume pune ne vazhdimin e fluturimit tuaj me presh ne bythe.

  8. 1vit says:

    Zotri Rama, Gjermania qe te afrohet politikisht dhe po ashtu ekonomikisht nepermjet investimeve kerkojne me se pari garanci politike dhe garanci institucionale. U be me shume se nje vit qe flet por duhet te besh kujdes, edhe zoteriut qe e goditen me 1000000 shapullina me 23 qershor i hapen dyret ne 2005, por ne fund te 2006 e kuptuan kush ishte jo nga fjalet e tij por nga horrat qe kishte lene per te rrjepur investitoret. Ne 2007 ja mbyllen dyert per te mos ja hapur me kurre deri me 2013. Ky eshte mesazhi me i qarte, edhe ju nuk duhet te beni ato gabime. Flm

  9. Gimi, says:

    Nje nga politikanet me te mire , ne mos me i miri, qe kane patur shqipetaret.
    Vizionar i qarte dhe kembengules ne parime.
    Tolerant ne cicmicet njerezore.
    Keshtu e vleresoj une per vehte kryeministrin tone.
    Eshte mendimi im personal.

  10. Crusader says:

    Keni te drejte per c’fare predikoni zoti Rama, por bemat tuaja flasin ndryshe. Llafet jane fukarallek, thote populli. Me shume rendesi kane veprat!

  11. Crusader says:

    Zoti Rama kakariste ndryshe para 6 ditesh, por ne momentin qe ja mblodhen dhe i treguan rrugen e drejte qe duhet te ndjeke, e nderroi pllaken e gramafonit menjehere! Zoti Rama, para se te llapesh larte e poshte per perfitime politike, eshte me mire qe te vendosesh me pare mendjen ne pune! Ty nuk te falet ne radhe te pare, sepse je ne nje post me pergjegjesi i cili kerkon shume prej teje. Me racional zoti Kryeminister, sepse ai post nuk te eshte dhene me tapi por te eshte dhuruar per momentin.

    http://i1128.photobucket.com/albums/m500/bill15569/crusader_1600_zps6579ae04.jpg

  12. PrapambetjetOsmane says:

    Krejt ndryshe fole 2 ditet e para z. krye*minister, ndryshove kursin 180 grade.

    Fole si perfaqesues i 1 mileti te shtypur emocionalisht, ne momentin qe leshohet nga zinxhiret qe mbajne te lidhur urrejtjen.
    Humbe llogjiken, ishte thjeshte 1 ndeshje.
    Nuk i qendrove dot tundimit te pasionit te semur te mases ekstremiste.

    I humbe piket e gjoja te brumosurit properendimor, kaq e thjeshte eshte.

  13. tori says:

    NJE pyetje kam per z.RAMA pse nuk te vune strekembesh me perpara serbet po ja vune tani.

  14. lleshi says:

    bised telefonike vuqiq -rama.vuqiq alo eshte neandertali rama aty-sekretaria e rames po-vuqiq munde te bisedoi -sekretaria rame jo se e ofenduat me 200 vite prapa pra e quajtet neandertaler-vuqiq me falni por ku gabova-sekretaria ramess ,si nuk gabuat rama quan veten majmun pra 2000 vite prapa.e dini mire kete por ju jap lidhjen.rama ne Telefon :degjo ti shoku vuqiq une do te ankohem tek Merkel e be qe ju po i shkelni te drejtat e shtazve.vuqiq me fale te lutem ishte vetem nje Zero harrova te te them 2000 vite.rama nuk pranoi o me pranon si majmun o nuk vije fare.vuqiq ta plotesoi o majmun por qfare do thote pastaj populli shqiptare per ju-rama nuk ka lidhje fare majmuni mbetet majmun dhe pik.vuqiq ani ani pore.

  15. EleΥΘeriskeΨi says:

    Teper vone per te besuar fjalet tuaja.
    Ju rrembeu edhe juve turma emocionale nacionaliste dhe akoma nuk jeni distancuar prej tyre.

  16. ilir says:

    Ky flet si shefi i europes, por akoma si shikon thonjte e palare qe ja tregoi Fatos Nano haha.

    Edi Rama dhe te gjithe politikanet e tjere jane thjeshte kukulla qe i shkojne mbas ambiciat e tyre politike dhe jo mbas shqipatereve.

    Vetem vendimi i tij per te pranuar takimin me serbin tregon se çfar njeri i shitur dhe koti eshte. Biles edhe kur donin te arrestonin vllajin e tij ai thonte “I am an american citizen”, gjasme po i rrente se ishte shtetas amerikan…kishte frike te thonte qe ishte shqiptar.

  17. rudi says:

    Lexova komentet si gjithmon kuptohen te renet nga gomari fjalet banale,fyerjet dhe ofendimet. Ti kene si mburje?Tregojne inteligjence?Fitojne simpati tek njerzit apo kaq esht niveli, shkolla,edukata e tyre apo keshtu fyente dhe fyen akoma prijsi i tyre dhe keta lleshre i mbajn ison!Te mbyllesh syte dhe te mos vleresosh amerikanet qe na quajti si kur nonje her me mikun ne rajon!Te mos vleresosh gjermanet qe vune ne krye te ballkanit per her te pare kryeministrin SHQIPETAAAR!Te mos vleresosh ardhjen e papes dhe mesazhet qe ai i percolli botes per te ngritur imazhin e rezuar per toke nga keta qe rane nga gomari!Mos haroni zoterinj ofenduese se keto vleresime shqipera po i mer me kryeminister Ramen se po te ishit ju dhe nje gazete e hondurasit tju vleresonte caheshin medjat dhe gazetat e Cupit dhe Faros!Mund te jesh i djathte po tavolines mos i thuaj karike per ti bere qefin prijsit se pastaj nuk i beson as vetes tende jo me te tjerve.Vleresim maksimal per z.Rama

  18. Timi says:

    Rudo, pas renies nga gomary trute si paske ne vend. S’ke faj. Aksidente ndodhin. Qe je nje bythlepires duket qarte. Shkruaj c’te duash dhe mos na e caj trapine me blla, blla, bllat e tua. Jetojme ne demokraci me ne krye skizofrenin ma te shemtut dhe kry hajdutin ma te modh ne parlament.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje