Kodi Rrugor, debate në Komisionin e Sigurisë/ Braho: Jo arnime të ligjit, por draft i ri. Batutat e plota

21 Tetor 2014, 13:15Politika TEMA

Pas debateve dhe kundërshtimeve që anëtarët e Komisionit të Ligjeve i bënë ndryshimeve të propozuara nga Qeveria në Kodin Rrugor, ishte Komisioni parlamentar i Sigurisë që është përfshirë nga debatet mbi draftin e paraqitur.

E ndërsa përfaqësuesi i Ministrisë së Transporteve ka deklaruar se do të 10 fishohen gjobat për ata që bëjnë ndërhyrje të pautorizuar në rruget kombëtare urbane dhe interurbane, deputeti Spartak Braho ka kërkuar që të paraqitet një ligj i ri dhe të mos bëhen arnime në ligjin ekzistues.

Anëtarët e Komisionit të Sigurisë janë shprehur se janë të paqartë në lidhje me ndryshimet që propozohen, ndërsa pyetjet që i janë drejtuar përfaqësuesve të Ministrive, jnë shoqëruar me replika dhe debate mes vetë ligjvënësve

Deputeti Sterkaj ka kërkuar sqarime lidhur me masat që parashikohen në projektligjin për ndryshimet në Kodin Rrugor, duke theksuar se përfaqëson një komunitet dhe kur deputetët nuk janë të qartë për atë çka propozohet, atëherë si mund të jetë të qartë qytetarët.

Ligjvënësi i PDIU, Aqif Rakipi ka pyetur se kush paguan nëse një automjet prishet për shkak të defekteve në rrugë, apo më keq akoma kur ndodhin aksidente me pasoja të rënda, deri në humbje jete, për shkak të rrugëve.

Për deputetin Arben Çuko 10 fishimi i gjobave është një kosto drejtpërdrejtë për qytetarët dhe kjo mund të sjellë reagime

Debatet

Përfaqësuesi, i ministrisë së Transporteve Ilmi Culi: Do të 10 fishohen gjobat për ata që bëjnë ndërhyrje të pautorizuar në rrugët kombëtare urbane dhe interurbane

Paulin Sterkaj: Kush duhet ta zhdëmtoje rrugën shoferi që shkakton dëmin apo kompania ku ka bërë siguracionin?

Përfaqësuesi, i ministrisë së Transporteve Ilmi Culi: Bëhet fjalë për nderhyrjet në rrugë, çarje apo shembje të mureve ndarëse, nuk bëhet fjalë për ata që përfshihen në aksidentin rrugor.

Spartak Braho i drejtohet Sterkajt: Mos bej shpikje këtu.

Paulin Sterkaj: Unë përfaqësoj një komunitet këtu dhe kërkoj shpejgime. Mos më merr mua referemcë këtu, kur nuk jemi ne të qartë si mund të jenë qytetaret. Baba Taku mos përdor ironinë me mua.

Drejtori i policisë Rrugore Mitat Tola: Gjithmonë pas përfundimit të procesit penal, zhdëmtimin për rrugën e bën kompania e sigurimit.
Përfaqësuesi, i ministrisë së Transporteve Ilmi Culi: Kur nuk është i siguruar mjeti dhe fajtor është drejtuesi i mjetit atëherë duhet të dëmshpërblejë individi.

Aqif Rakipi: Kur nuk ka puseta dhe dëmtohet makina kush përgjigjet?

Përfaqësuesi, i ministrisë së Transporteve Ilmi Culi: Normalisht duhet të përgjigjet enti pronar i rrugës.

Aqif Rakipi: Këtu kanë vdekur njerëz nga mungesa e elementeve te sigurisë dhe nuk ka mbajt njeri përgjegjësi.

Spartak Braho: Përse ne bëjmë arnime dhe perse nuk sjellim për diskutim një Kod të Ri rrugor?

Përfaqësuesi, i ministrisë së Transporteve Ilmi Culi: Masat që ke sjellim janë emergjente që kanë të bëjnë me çështje imediate. Por një grup pune do të ngrihet për Kodin e ri Rrugor.

Spartak Braho: Unë kam mendim që të kthehet mbrapsht propozimi juaj dhe të vij për diskutim një Kod i Ri rrugor.

3 komente në “Kodi Rrugor, debate në Komisionin e Sigurisë/ Braho: Jo arnime të ligjit, por draft i ri. Batutat e plota”

  1. aqif says:

    “Kur nuk jemi te qarte ne, si mund te jete publiku”!!!

    Hajde ironi, hajde! Paulin analfabeti e merr veten si etalon zgjuarsie. Edhe kjo kishte mbetur pa degjuar…

  2. plaku i mocem says:

    Mendoj se Shqiperia e ka kodin rrugor,per te cilin eshte punuar shume,pra behet fjale per Kodin rrugor 1998,Ky kod eshte amenduar disa here dhe kjo eshte normale,sepse gjithcka eshte ne evoulim.Nuk e kemi lluksin qe te merremi me nje Kod te ri Rrugor,kur ky kod qe kemi ne se do te funksionojne hallkat ligj zbatuese,dhe ne se qytetaret do te detyroheshin te zbatonin kerkesat e ketij kodi Rrugor qe kemi,nuk ka perse te behet nga e para nje kod i ri rrugor.Duhen shpenzuar mjaft energji,fonde,studime,ekipe,ekpertiza per nje kod te ri.Ajo qe kemi nevoje me teper eshte zbatimi me rigorozitet i kerkesave qe ka kodi egzistues bashke me amendamentet qe I jane bere ne vite.Po u jap nje shembull:Ne kodin egzistues thuhet shprehimisht,qe per gjate autostrades ndalohet cdo lloj veprimtarie ndertimore me afer se 30 metro nga kufiri i trupit te rruges.Krahasojeni kete kerkese te kodit me faktin – per gjate rruges interurbane kryesore Tirane-Durres,dhe problem flet vete.Pra,ne vuajme jo nga mungesa e ligjeve dhe kodeve por nga mos zbatimi I tyre.Prandaj eshte pare e udhes qe te amendohet Kodi egzistues ne pjesen e penaliteteve.Gjobat jane si nje shkolle edukimi per ndergjegjsimin e qytetarve per zbatimin e ligjit.

  3. sherifi says:

    Tani dihet qe ka shume emigrant ne Europe e me gjere,keta pothuaj te gjith me makina, pyetja eshte; si i zbatoin rregullat ne vendet e europes dhe po keta persona kur hyjne ne teritorin shqiptare,si i zbatoin rregullat e qarkullimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje