Knut Fleckeinstein, raportuesi i ri për vendin në Parlamentin Europian, shpjegon për Top Channel se ka zgjedhur Shqipërinë, sepse vendi ka bërë goxha hapa vitet e fundit drejt BE-së dhe se do të jetë pjesë në këtë rrugën drejt Europës.
Por, Fleckeinstein vlerëson se ka ende shumë punë për t’u bërë në luftën ndaj krimit e korrupsionit, në reformën e administratës e gjyqësorit, si dhe për të drejtat e njeriut, siç parashikon raporti i progresit të Komisionit Europian mbi 5 përparësitë kyçe. Shqetësimi i tij kryesor është bojkoti i opozitës dhe dialogu politik, pasi kjo vë në rrezik çeljen e bisedimeve të anëtarësimit, sipas eurodeputetit gjerman.
Knut Fleckeinstein: Sigurisht, nëse partitë nuk arrijnë dot të pajtohen për të punuar së bashku. Nuk është e thënë që të arrijnë marrveshje për gjithçka, por të paktën të kenë një diskutim konstruktiv për të ardhmen, përfshirë dhe mbi debatin për sistemin gjyqësor. Nëse kjo nuk arrihet, nuk ka negociata. Kjo është e sigurtë. Unë nuk e di se çfarë pret ende opozita. Ata dy kolegët që qëlluan u pezulluan nga parlamenti. Prokuroria po bën punën e saj. Në të tilla situata, kështu do ishte vepruar edhe në Itali apo Gjermani. Të dy palët nuk duhet të vonohen për të bërë të mundur punën normale të Kuvendit. Kjo do të thotë, para së gjithash, se opozita duhet të kthehet e të bëjë punën në Parlament.
Top Channel: Po nga ana e Qeverisë nuk prisni gjë ?
Knut Fleckeinstein: Jo, pres që për këta dy kolegët që qëlluan, prokuroria të bëjë punën e saj, sepse merret e mirëqënë edhe pa u thënë se kjo nuk shkon. Nuk shkon, absolutisht. Pavarësisht, nëse ndodh në Maqedoni, Itali, apo Shqipëri. Shpresoj se prokurori do bëjë punën e tij dhe ne do e shohim me vëmendje se cili do të jetë rezultati. Por, atyre nuk besoi se u kërkoi qeveria që të godasin kolegët e tyre.
Top Channel: Kur do të shkoni në Shqipëri dhe kur do të përpiloni raportin e parë për vendin?
Knut Fleckeinstein: Nuk është vendosur ende, por ka shumë mundësi të vi në fillim të janarit dhe në fund të janarit do të kem draftin e parë e të raportit që mendoj se Parlamenti Europian do ta votojë gjatë periudhës Mars-Prill.
Vizita e parë e Fleckeinstein në Shqipëri daton në vitin 1999, kur angazhohej me një shoqatë gjermane në ndihmë të refugjatëve kosovarë. Në 15 vitet e fundit, ai ka ardhur disa herë në Tiranë, kryesisht për çështjet sociale, por edhe politike kur ai u zgjodh eurodeputet, për herë të parë, gjatë legjislaturës së kaluar.
Po se nuk jane opozite po bllokues te cdo procesi apo cdo sistemi e cdo gjeje te rregullt ne Shqiperi.
Po se ska opozit ndaj se po te shkojne ne parlament e te bejne ligje do denohen, po rregulluan drejtesine po ashtu do denohen jane kriminele ndaj.
Ata nuk kthehen se po presin ti arrestoje Prokuroria.
Po gezojne ditet e paraburgimit.
Po Eduard Selami pse nuk futet? Ai nuk ka pse te shkoje ne Burg.
Mbase do beje nja dy vjet per Argiten.
NUK E KANE QEJF PUNEN DUN ME I MARR PARET QYL OSE ME FIRMA PIRAMIDALE
Kombit Shqiptar ka mbet nje tradit e keqe çdo opozit qe i fiton zgjedhjet merr Qeverin hakmerret ndaj opozites i mbushin xhepat e vet se pari mandej behet von me e permirsue gabimin dhe me e keqja e perçajn Popullin.Me kta Politikan!
Nuk kemi opozite per t’iu kunderven pozitivisht apo negativisht programeve dhe rreformave qe jane te domosdoshme te behen.Po kemi nji opozite hujlije inatgjore me te vetmin qellim per t’iu kundrvue padrejtesisht pushtetit te zgjedhur me vota plebishitare te mbare popullit me 23 qwershor 2014.
Ndaj ju keshilluesit dhe drejtuesit e institucioneve te BE te udhezoni qe edhe pa konsesusin e opozites,pozita te kryej detyren kur i sherben qeshtjes se pergjitheshme vendit dhe BE.Te mos humbim kohe per tu ingranuar shtet normal i BE.
kur ta kuptoje dhe vete opozita se pse ath do e kuptosh dhe ti, per momentin as ata nuk e dine psene
nuk kthehen ne parlament se saliu i merr urdhrat nga serbi ,or ti zoti knuf.
Po si mund te kthehet opozita ne parlament kur hajduti eshte kryetar?? Haaahaha!
Nuk kthehen dot….se i kane mbathjet e permjerra….
Ca do kuptoah ti mer, ti je injorant europian qe se njef koken e lul bashes. Trim mbi trima lulzim basha:)
Pa hy luli ne parrlament s’hy as njoni dhe pik. Dmth po nuk u be luli kryetar parrlamenti ne s’hyjm dhe pik. Lui luli luli luljeta lulzimja lulkuqja lulbukraaaa urrraaaass
Ashtu i urdheron Serbia kelyshet e saj, gospodin Berishoviçin dhe Lulin e vocërr.