Kryetarja e komisionit të Jashtëm, Arta Dade u takua sot me kryetarin e komisionit të Jashtëm të Senatit italian, Pier Ferdinando Casini, i cili ndodhet në Shqipëri në kuadrin e Forumit të përbashkët italo-shqiptar, i organizuar nga Ambasada italiane në Tiranë.
Sipas njoftimit për shtyp nga Kuvendi, gjatë takimit u shkëmbyen mendime lidhur me situatën në rajonin e Ballkanit dhe më gjerë, si dhe me mundësinë e gjetjes së rrugëve për një komunikim në vijimësi mes Senatit Italian dhe Kuvendit të Shqipërisë, e veçanërisht mes dy komisioneve të jashtme respektive.
Në takim u bisedua gjithashtu rreth koordinimit të punës dhe bashkëpunimit në kuadrin e organizmave ndërparlamentare, me interes dy palësh.
Casini shprehu gatishmërinë e palës italiane për intensifikimin e marrëdhënieve parlamentare mes dy vendeve, që sipas tij, do të kontribuojnë në një njohje më të mirë reciproke dhe në intensifikimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Në këtë kuadër, së afërmi, me ftesë të palës italiane, një delegacion i komisionit të Jashtëm të Kuvendit të Shqipërise do të zhvilloje një vizitë zyrtare pranë Senatit italian.
kjo ngeli eperjetshme ne partin socialiste….ka vajza me shkolle kur kane mbaruar shkenca politike…kjo akoma me teorine maocedunit ….kjo eshte gjyshe lereni te emret me edukimine dy djemeve te saj.
LIKE!!
akoma me proklamata boshe keta,nuk qenkan njohur akoma parlamentet respektive me njeri-tjetrin??ne vend qe ti shtrohen punes per te zgjidhur problemin e pensioneve te shqipetareve qe kane 20 vjet qe rropaten ne ate vend gjakpires bejne takime dhe biseda boshe.ne parlamentin italian eshte mbushur plot me injorante qe grinden si qente dhe gjysma e deputeteve shqiptare i kane emrat ne komisariatet italiane per droge me ne krye kryeparlamentarin ilir meta.keta mundohen ti hedhin hi syve njerezve.