PD propozon marrëveshjen për tu kthyer në Kuvend: Të mos vihet në pikëkpyetje Kushtetuta dhe vendimet e gjykatave

21 Tetor 2014, 19:25Politika TEMA

Partia Demokratike i propozon mazhorancës një marrëveshje me garanci dhe mbikqyrje nga ndërkombëtarët si kushtin për tu rikthyer në sallën e Kuvendit.

Në një deklaratë për mediat, Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së Edi Paloka sqaroi se përmes kësaj marrëveshjeje, mazhoranca duhet të angazhohet të mos verë më kurrë në pikëpyetje sovranitetin e Kushtetutës dhe vendimeve të gjykatave si dhe të punojë bashkë me opozitën për të çmontuar mekanizmin që promovon krimin në Kuvend dhe në strukturat shtetërore.

“Partia Demokratike është më e vendosur se kurrë të paguajë çdo çmim në mbrojtje të demokracisë dhe lirive themelore.

Papunësia në rritje, varferia, pasiguria dhe depresioni ekonomik si dhe arroganca e paligjshmëria qeveritare janë prodhim i drejtpërdrejtë i degradimit të shtetit ligjor dhe demokracisë parlamentare nga dyshja Rama Meta.

Kush mbyll sytë apo e shikon me syze rozë këtë realitet gabon rëndë dhe gënjen veten. Nëse nuk ka reflektim, Partia Demokratike do të udhëheqë qytetarët në protestat më masive dhe popullore deri në rrëzimin e atyre që mendojnë se janë mbi ligjin dhe Kushtetutën”, theksoi Paloka.

Duke iu rikthyer vendimit për ndërprerjen e marrëdhënieve me Kuvendin nga ana e PD-së, Paloka theksoi se kjo është pasojë e asgjesimit të debatit parlamentar nga dyshja Rama-Meta.

“Me qëllimin e vetëm për të ndalur transparencën dhe llogaridhënien parlamentare para qytetarëve, Rama-Meta shkelin Kushtetutën dhe ligjin, refuzojnë zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Por për të shuar fjalën e lirë në Kuvend nuk janë mjaftuar me kaq. Edi Rama ka instaluar në Kuvend individë me rekorde kriminale të cilët i përdor për skenare dhune kundër opozitës.

Opozita mund të përballet fizikisht me këta horra dhe urdhëruesin e tyre Rama, por skenaret e gjakderdhjes nuk janë zgjidhje por përshkallëzim drejt një konflikti civil me pasoja të pallogaritshme për vendin.

As nënshtrimi i Partisë Demokratike para krimit dhe aleatëve të tij politikë nuk ka për të ndodhur kurrë!”, theksoi Paloka në emër të Partisë Demokratike

24 komente në “PD propozon marrëveshjen për tu kthyer në Kuvend: Të mos vihet në pikëkpyetje Kushtetuta dhe vendimet e gjykatave”

  1. Billy1 says:

    Do te ktheheni ne kuvend? Po rrini, mos shqetesoni popullin sepse na kane rane veshet ne qetesi.

    1. Toskeria says:

      Zoti ju marrte mendjen dhe kurre mos vafshi ne kuvend, fytyra te ndyra. Kemi rene rehat nga S.Berisha dhe çakejte e tij, nuk duroheni fare, ja keni prure popullit ne maje te hundes. Po perse duhet te vini ne kuvend, per sherre e shamata? Po sikur keni zbritur dhe keni dale nga pylli te gjithe.A e kuptoni more te mjere se me ato fytyra te urryera qe keni ne mesin e juaj veshtire se do t’ju perkrahi njeri.Jeni vetem nje turem bagetish te egra. Hiquni menjane dhe mos ju pafshim surratin, maskarenj, kerkoni dhe kushte ju dhe kush ju qe e keni bere çorap kete vend per 24 vjet, jeni harbuteri me plote kuptimin e fjales.

  2. Frank Florida says:

    Ik more k…….r

  3. Arber says:

    Hahaha Jo po te bejne memorandum dhe ta neshkruaje Keshilli i Sigurimit ter Kombeve te Bashkuara. A vendosi opozita e shkuar kushte per hyrje ne Parlament gjate legjislatures se shkuar kur u vodhen vjedhjet dhe deputetet po benin greve urije para Kyeministrise. Nese doni hyni ne Parlament dhe beni punen tuaj Nese nuk doni qendroni jashte. Strategjia e juaj eshte si ajo e serbit, doni tja lini dobicin qeverise dhe mazhorances duke deklaruar se ne duam te hyjme ne pralemnt por keta nuk duan te zbatojne kushtetuten dhe keshtu dokrash. Nuk mund te kerkosh memorandume e neshkrime duke perdorur fjale rrugacerish si ‘keta horra’. Ku jeni more idioter. Ju jeni rrugecer qe erdhet nga rruga dhe ju ka bere ai dhendri i serbise deputete. Ju jeni aty per te cpefytyruar vizionin e mire qe ka krijuar Europa pas ardhje ne pushtet te qeverise se Edi Rames. Ju i sherbeni serbit me prishjen e ketij imazhi te mire dhe stardomit te Edit.

  4. Delli USA says:

    Doni te hyni nne parlament sepse kauza qe sajuat nuk ngjiti asgjekundi,prandaj po kerkoni ndihmen e shumices,medemek tu plotesoj disa kushte qe te shpetoni ju nga menderosja.Jeni mjeran,per sa kohe do merni ment e Saliut keshtu do e pesoni.

  5. ........ says:

    Kushtetuten e Mark Abdise .Jo ajo nuk behet llaf. Vendimet e gjykatave ,posi sic nuk zbatonte SRBi vendimet e Strazbugut per ceshtjet pronave te ish pronareve dhe i dergonte edhe letra biles Strazburgut qe mos jep vendime ne favor pronareve, po per ceshtjen e Fierit qe nuk zbatonte vendimin e gjykates ?? – Plehra ne cdo gje qe beni ballafaqoheni me fantazmen tuaj !- Ju jo vetem qe nuk jeni te besueshem por keto e te tjera jane indikatore se nese ktheheni ne pushtet keshtu pa asnje ndryshim pa asnje reforme brend jush ,do te jete shume me keq se sa 8 vejetet e kaluara.Ashtu sic tregoi q enuk kishte ndryshim nga vitet 97. Nese keta derdimenet socialiste do te dine te qeverisin dhe te bejne ca pune nuk ktheheni . Nese jo kete vend e mori lumi se ju dihet se jeni ,keta jane ne rruge e siper.

  6. Daja pri Priskës Vogël says:

    Ne cubat e lagjes knejna jena tfort po sdum vetë. Hajde, hajde do kaloni ka mhallja ime?

  7. Trapi says:

    Rrini jashte se mire jeni,na rane veshet rehat…

  8. iliriashqiptare says:

    do kthehen dobicat e serbit se u bertiti gjermani,po prap do mundohen te bejne vickla se i kane dhene besen serbit se atje e kane koken.

  9. Labi Vlore says:

    E moret urdhrin nga UDB-ja Serbe??Kerkoni te shkaktoni “Konflikt civil deri ne gjakderdhje”??Nese merrni guximimin per nje skenar te tille,te jeni te sigurte,se ne ate zjarr qe ju do te tentoni te ndizni,do te digjeni vete ne menyre te plote dhe perfundimtare.Shqiptaret ju kane mbajtur boll ne kurriz.Kercenimet tuaja te perditshme per jetet e familjeve Shqiptare jane te pista dhe prej njerezish frikacake deri ne tredhje.

  10. BASHA DHE BERISHA LARGOHU SEPSE SHQIPTARET JANE TE MENÇUR. says:

    Meqense populli nuk ju mbeshtete me protestat, tani mund te hyni ne parlament pa kushte. Vetem Safetin dhe Ramy jua mbeshte juve te PD-se, pra mos e anashkaloni sepse nuk keni popull per protesta. Cenimi i demokracise ishte kur ju plehrat keni qeverisur, pra nuk ka popull ose nderkombetar qe ankohet se gjoja qeveria e Rames po shkel demokracine.

  11. Pilo Lala says:

    Nga deklaratat tuaja duket qe ju jo vetem qe nuk doni te vini ne Kuvend, por as nuk e dini se per cfare flitet ne Kuvend.
    Me mire thoni qe tani qe nuk do futeni as ne zgjedhje, se ju e dini vete ku jeni katandisur.
    Po nuk filluan zerat e shperndare, te mblidhen, dhe ti tregojne grushtin Bashes dhe Berishes, ju do vazhdoni te rrenoheni.
    Ju jeni katandisur me keq se ata qe kane Ebolen.

  12. loni says:

    Shkoni thyeni qafen kriminele. Populli votoi per reforma dhe ndryshime dhe jo qe te qeveriset nga Serbo-boshnjaket Berisha.

  13. Ahh.hh po …keni harruar….qe …te mos futet asnji pd it ne burg…pamvaresisht,se ben pjese ne grupin e Ali Babase!

  14. fanyy says:

    pirth te c’fryhesh…

  15. maks durrsaku says:

    Po thuaj troc…nqtse nuk do denohen hajdutet e PD… atehere vijme ne Kuvend…ta kuptojne te gjithe.Nqtse Rama ben kete, eshte i rrezuar nga vota popullore.
    Po ne prandaj ja dhame voten, qe te vendose drejtesi dhe te denohen krimet dhe maskaralleqet e bera ne 8 vjet nga PD…sjeni kuptuar gje akoma o Paloke.

  16. ceni says:

    Po o Paloqe, tani na i mbushe mendjen

  17. fisheku says:

    opozite e shkaterruar, nuk di tjeter vecse te vere kushte me koti qe as vete sdine ti perkthejne, me kercenime per protesta se protestat do te hapin vende pune, do te ruajne lirine dhe demokracine qe eshte ne rrezik. zoterinj me duket se ky popull i sheh gjerat krejt ndryshe nga ju dhe kjo tregon me se mire se nuk jeni pjese e punes dhe lodhjes per tu sherbyer qytetareve por mundoheni ti beni dhe budallenj . na thoni per papunesine por nuk i kuptojme fjalet boshe.fakte , shifra, filloni dhe na tregoni numrit e te papuneve ne kohen qe kishit pushtetin ju dhe te ballancojme dhe pasurite qe vute neper keto vite. sigurisht qe ka veshtiresi dhe se vendet e punes nuk hapen per 1 vit por kjo do kohe te cilen e humbem mjaft gjate qeverisjes suaj.u varferuam kete vit sa qesharake, sigurine qe na dhate ju, skenaret e gjakderdhjes me gerdecin, me 21 janarin e te tjera nuk e kemi me.ju nuk keni nevoje ti nenshtroheni krimit se jeni ju ata te inkriminuar deri ne maje te flokeve. keto qe thua ti i kemi degjuar dhe i degjojme qekur jeni ne opozite dhe kete gjoja propozim per tu kthyer ne parlament arrogant do ta paguani me votat e popullit sic e paguat me 23 qershor. qeveria te vazhdoje reformat dhe ju silluni verdalle se si pd as ne opozite e turpit.

  18. canadian says:

    Shqiperia ka pasur qeveri shume te keqia keto 24 vjet. Por me te keqia ka pasur opozitat. E tille ishte opozita e Edi Rames dje, e tille eshte opozita e Lulit sot. A nuk ishin socialistet qe braktisnin parlamentin qe Shqiperise te mos i jepej statusi i vendit kandidat, sepse e shihin ate si fitore te S. Berishes? Te njeten gje po bejne keta sot. MJAFT me. Enough is enough

  19. HAJDUTI says:

    kto lan ma…jan bo VK

  20. burreli says:

    Paloqe mos u fry shume se populli jua a ka dhene pergjigjen.Ju kur kishit 74 vota thonit se qeverisja eshte legjitime tani qe mazhoranca ka 95 vota ju silleni si qen te rrahur.Ju shpelafte mortja se ju jeni te çmendur.

  21. katarakti says:

    Askush nuk po merret me me ta. As do t’ia dije njeri nese ka opozite apo jo. Prandaj Rama as te mos u jape pergjigje. Vete iket, vete kthehuni. Shqiptaret jane me rehat kur ju jeni jashte Kuvendit. Se u bien veshet rehat. Askush nuk ka nge te qaje hallin tuaj se iket nga pushteti. Prapa diellit per 100 vjet.

  22. kirurg says:

    Para se te pranoje keto kushte, shumica keshtu do te kete pranuar me gojen e vet qe ka shkelur kushtetuten, se ka promovuar krimin ne kuvend e ne strukturat shteterore, se ka shkelur vendimet e gjykatave etj etj. Do ta haje kete tek thua?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje