Basha harron të mbledhë Këshillin Kombëtar të PD

22 Tetor 2014, 10:30Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ende nuk ka nxjerrë udhëzimin mbi mbajtjen e datës së mbledhjes së parë të Këshillit Kombëtar të kësaj partie.

Megjithëse kjo mbledhje duhej të mbahej dy javë pas zhvillimit të Kuvendit Kombëtar, duket se shtyrja e saj ka të bëjë me shmangien e përplasjeve të mundshme në partinë më të madhe opozitare përsa i takon zgjedhjes së ekipit drejtues të PD-së.

Burime nga kjo parti bënë të ditur për TemA se mosmbledhja e Këshillit Kombëtar ka të bëjë me kontestimet ndaj disa prej emrave të rinj në Partinë Demokratike, të cilët janë kuoptuar jo vetëm në Këshillin Kombëtar, por po synohet të jenë pjesë e ekipit drejtues, megjithë kontributet e pakta të tyre në këtë forcë politike.

Burimet theksojnë se ka një përplasje të heshtur për emrat të rinj që qarkullojnë për poste drejtuese mes ish-Kryeministrit Sali Berisha, i cili ka një ndikim shumë të fortë në këtë parti, edhe pse mbi një vit më parë paraqiti dorëheqjen nga pozicionet drejtuese, dhe kreut demokrat Lulzim Basha, që po përpiqet të marrë në dorë partinë, edhe pse një pjesë e atyre që konsiderohen senatorë të Partisë Demokratike janë shprehur skeptikë dhe nuk kanë nguruar të shprehin kritikat e tyre ndaj mënyrës së drejtimit të PD-së.

Basha po tenton që të shmangë përfshirjen në garën për postet e Nënkryetarëve dhe Sekretarit të Përgjithshëm të ish-ministrave apo ish-drejtuesve të kësaj partie ndër vite, gjë e cila ka kundërshtimin e ish-Kryeministrit Berisha, por edhe të një pjese të konsiderueshme të grupit parlamentar demokrat.

Por duket se përplasja mes Bashës dhe Berishës shtrihet edhe në disa nga figurat e reja të kësaj partie, për të cilat ka vlerësime dhe qëndrime të ndryshme përsa i takon promovimit të tyre apo edhe zgjedhjes në kupolën drejtuese të kësaj partie.

Burime nga PD konfirmojnë se varianti për një shtim të numrit të Nënkryetarëve, deri në 5,  mbetet më i mundshmi, ndërsa Këshilli Kombëtar do të votojë për 3 të tillë, pasi Edi Paloka dhe Edmond Spaho, nëse do të vijojnë të mbajnë të njëjtat pozicione, i pari Kryetar i Grupit Parlamentar dhe i dyti Nënkryetar i Kuvendit, do të jenë automatikisht në ekipin drejtues të partisë.

Në bazë të statutit të PD-së mbledhja e Këshillit Kombëtar thirret nga kreu i partisë ose 1/3 e anëtarëve të këtij forumi, ndërsa njoftimi bëhet 5 ditë përpara. Kjo do të thotë se edhe përgjatë kësaj jave, mundësitë që PD të mbledhë Këshillin Kombëtar dhe të vijojë procesin e zgjedhjeve të brendshme janë pothuajse zero, ndërsa burime konfirmojnë se nuk përjashtohet mundësia që kjo mbledhje të zhvillohet muajin e ardhshëm. /gj.k/

5 komente në “Basha harron të mbledhë Këshillin Kombëtar të PD”

  1. Arturo says:

    Aman te zgjidhet super baxhella Grigja SUMA se kshtu PD-ja do shkoj nga fitorja ne fitore. E ka ti sigurt humbjen spektakolare te rradhes me ksisoj bushtrash.

    1. Vlonjati 12 says:

      Ajo s’eshte parti, eshte rrumpalle, qe funksionon jo me rregulla e me statut, por me tekat e kryetareve ( atij te parit e tani te ketij karafailit ).

  2. Shqiptar says:

    Nuk mendoj se reformat e Bashes se fundmi ne PD behen pa miratimin e Berishes. Ok, ne dukje apo thjeshte per shtyp, duket sikur ujrat rrihen ne fryma te ndryshme, por kjo nuk eshte bindese per publikun. Berisha eshte i vetmi politikan ne Shqiperi qe ka aftesi unike persa i perket autoritetit dhe menyres per te centralizuar vendimarrjen. Duke vijuar ne kete kendveshtrim, figurat drejtuese qe ai emeron lene shijen se jane ose te komanduara, ose te dublikuara. Psh Nishani dhe Basha jane figura te komanduara, kurse Fullani i dublikuar nga Gjoni. Ndoshta edhe Ajazi ka nje dublikate nga pas per cdo rast nese, rotacionohet nga qeveria. Gjithashtu paraqitja e frymes opozitare brenda ne PD, po perdoret si nje teknike qe te beje per vete edhe fraksionet e pakenaqura me drejtimin e Berishes. Mbase edhe mosperputhjet ne opinione te Supermbeses jane nje sinjal i kesaj skeme qe ajo te fitoje miratimin e te gjitha fraksioneve brenda partise dhe shume shpejt te krijohet terreni qe ajo te emerohet ne kreun e forumit rinor te partise apo me lart. Berisha mbetet nje politikan me nje aftesi kalkulative unike dhe i afte te zoteroje pushtet edhe pa qene ne pushtet.

  3. arsen says:

    Po pret informacionin e Prokurorise.
    Gjysma se shpejti do meren “i pandehur”
    Iku dhe u pa kjo pune. Te gjithe ke Bamir Topi! O burra sa nuk eshte vone!

  4. Koco says:

    Ky subjekt politik vazhdon te jete pjella e gjenerator i shume te keqijave akoma ne kete vend ,nga efekti i kapjes te bere te shume institucioneve te shteti te varura e te qojtura te pa varura nga fallangat e kesaj mafje e bande te kriminalizuar me interesa shume te thella e te nendheshme qe duhet te fshehin e mbrojne e pasurise te pervehtesuar . Keshillii quajtur Kombetar eshte nje farse e nje bande zhurmuesesh kujto 7500 delegatet e saj ? e lloj lloj karagjozlleke ne numurimet e votave pacavure . Zgjedhja me e mire per vendin do ishte shperndrja e kesaj bande politike berese e cila eshte per tu gjykuar e nenshkuar nga drejtesia kjo kaste dordolecesh politike, dhe krijimi i nje opozite te moraleshme , realisht perfaqesuesh alternativash , jo kamikaze e teroriste e xhiadiste ,anti shqiptare te reshtuar pas Berishes , Bashen , Palloqes ,Strazimire ,Ristane etj, o bir Selman i nenes cfare te te qaj me pare.”Vaj medet”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje