Majko: Rama në Beograd , vizitë e vështirë. Anulimi i njëanshëm i viztës do të na bënte ne protagonistë

22 Tetor 2014, 08:47Politika TEMA

Ish-kryeministri Pandeli Majko e ka vlerësuar si të vështirë vizitën e kreut të qeverisë, Edi Rama në Beograd.

“Do të mbetet një lëvizje e vështirë për kryeministrin Rama, pasi mënyra se si ai do të artikulojë qoftë dhe buzëqeshjen, do të shikohet me shume vëmendje nga i gjithë opinioni publik shqiptar, por sigurisht edhe ai serb” , ka thënë Majko.

Ai ka vlerësuar qëndrimin e kryeministrit Rama , që në bashkëpunim me partnerët europianë arriti të shtyjë takimin me homologun e tij serb Vuçiç .

” Mendoj se shtyrja apo anulimi i vizitës në mënyrë të njëanshme  nga ana e Shqipërisë , do të na bënte ne deri diku protagonistë të thuajse vazhdimit të pjesës së dytë të ndeshjes në stadium, i cili ka vetëm një emër, stadium naziskin”, ka thënë më tej Majko.

Majko gjithashtu ka akuzuar edhe drejtuesin e Federatës Shqiptare të Futbollit, pasi duhet të mbajë përgjegjësi për vendimin që pritet të marrë UEFA.

“Eshtë përgjegjësi direkte e FSHF-së , të cilët kanë lobuar edhe për njeriun që lëshoi deklarata të papërgjegjshme, e kam fjalen për kreun e UEFA-s, Mishel Platini. Me zemërim kam ndjekur deklaratat më të fundit të kreut të FSHF-së që sulmon futbollistët që luajnë në ekipin kombëtar të Zvicrës dhe nuk e kuptoj pse është ky egocentrizëm “ , deklaroi Majko.

Në të njëjtën kohë Pandeli Majko nuk ka lënë pa vlerësuar edhe djemtë e Kombëtares duke i quajtur atë heronjë të vërtetë./n.d

2 komente në “Majko: Rama në Beograd , vizitë e vështirë. Anulimi i njëanshëm i viztës do të na bënte ne protagonistë”

  1. A says:

    E pergjithshme si shqiptare ne te gjitha drejtimet duhet te jemi me te sakte, me serioz, me konseguent dhe mos te shitemi per interesa te castit si kemi bere menjehere mbas vdekjes se Heroit te Popullit dhe Kombit Shqiptar GJERGJ KASTRIOTI. Nga kjo shkathtesi jemi zvogeluar nga kokosh ne nje thelle. Kjo mendesi historikisht po na merr ne qafe.
    Une pergezoj nga zemra dhe sinqerisht futbollistat e kombetares shqiptare me qendrimin e saj dinjitoz, ne te gjitha drejtimet ne fushen e stadiumit te Beogradit te Serbise. Futbollistat tane u treguan trima, burreror, politikan dhe diplomat. Pra, morem permbi shpine veprimtari dhe aktivitete qe nuk i takojne atyre, por politikes dhe diplomacise shqiptare. Veprimi me dronin ose si quhet ndryshe minikopter ishte nje ngjarje e jashtezakonshme dhe ne favor te shqiptareve ku ishin pasqyruar simbolet tona me te shkelqyera. Pamvaresisht se ne arenen nderkombetare njihet flamuri zyrtar i shtetit, stema e shtetit dhe himni kombetar. Edhe sikur ta kene bere per provokim serbet dronin, ata i bene mire ceshtjes shqiptare pa dashje.
    Sa per viziten e EDI RAMES eshte mire te shkoje ne Beograd te Serbise, per ti treguar qe sot ne Ballkan edhe Shqiperia dhe kombi shqiptar jemi faktor i rendesishem politik, dipolmatik ne rajonin e Ballkanit.
    Te asnje rast nuk duhet te merren per baze mendimet e opozites se sotme, te Partise Demokratike, te menderit intrigant dhe ngatrrestar SALI BERISHA, te njeriut qe qesh LULEZIM BASHES dhe kujdo tjeter te takemit te tyre. Sepse keto ishin ata qe ne mbledhjen e Keshillit te Sigurise te Shqiperise ftuan dhe ulen ne tavoline deri serbin famekeq DAMIR FAZLLIC, ku me ligje nuk lejohet. Ky SALI BERISHA, ka ndihmuar serbet ne shume drejtime te mundeshme duke i shitur kontrabande karburant makinerise ushtarake serbe kundra shqiptareve te Kosoves.
    Uroj qe delegacioni zyrtar shqiptar te shkoje sa me i pregatitur, me njerezit e duhur, trima dhe diplomat dhe ne gjirin e tyre te kete edhe ndonje qe din mire serbisht ne menyre qe kuptojne mire levizje e fjale te tyre. Urime dhe rruge te mbare dhe me marreveshtje konkrete, te sakta dhe te qarta dhe jo me fjale boshe qe nuk marrin vesht as edhe ata qe i kane nenshkruar. Shqiptareve te Lugines te Presheves ti tregohet qe shqiptaret dhe Qeveria e Shqiperise si vendi ame nuk i harron, sepse NENA SHQIPERI i ka njelloj si “femijet” mbrenda territorit shqiptar, por edhe ata jashte saj.
    Lavdi dhe rrofte qe FEJA e SHQIPTARIT eshte SHQIPTARIA. Tung.

  2. era says:

    Po gjarperi Sali Berisha ishte kunder takimit ne Rambuje-njesoj si tani kunder vajtjes se Rames ne Beograd.
    Nese dicka ju duket mire, po iu duk mire edhe serbit sali, mendohuni edhe nje here.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje