Një 63-vjeçar është gjetur i vrarë në banesën e tij në fshatin Bukpalaj të Malësisë së Madhe.
Viktima është Pashko Mujaj.
Ai është gjetur pa jetë në banesë nga dy djemtë e tij, të cilët janë kthyer nga Anglia të shqetësuar, pasi i ati nuk u përgjigje në telefon.
Ai dyshohet se është vrarë me armë zjarri nga persona ende të panjohur, pasi në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja automatiku.
Ngjarja mendohet se ka ndodhur para 2-3 ditësh.
Policia, e cila ka shkuar në vendngjarja ka nisur shoqërimin e personave për të identifikuar autorin e krimit./b.l
Vukpalaj e jo Bukpalaj.
O gazetare te nderuar! E keni shkruar jo sipas drejtshkrimit fjaline informuese sepse duket sikur e kane vrare djemte e tij. Duhej shkruar: 63 vjecari u gjet nga djemte e tij, i vrare brenda ne banese. Ose Dy djemte gjejne 63 vjecarin te vrare. E jo sic e keni shkruar ju.
E bëjnë me qëllim për ta bërë tërheqëse e artikulli të lexohet.
“Kimi ” ,ka te drejte ne ate qe thote .
eshte mode sepse nu i lexon me njeri gazetat,por nuk behet loje fjalesh me lajmet e kronikes se zeze ,aq m ekeq kur Gazetaret lene shume per te deshiruar n eperdorimin e gjuhes shqipe ,sintakses morfollogjise dhe ku di une tjeter.
Kam mendimin se duhet futur gjuha shqipe edhe ne shkollen e mesme .