Gjobat e reja, 40 mijë lekë të reja kush kalon semaforin me të kuq

22 Tetor 2014, 10:24Politika TEMA

Kodi i ri Rrugor do të ketë gjoba të ashpra për të gjithë ata që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.

Kështu, kush kalon semaforin me të kuq, do të gjobitet me plot 40 mijë lekë të reja.

“Drejtuesi i mjetit që vazhdon lëvizjen, ndonëse sinjalizimi i semaforit ose i policit të trafikut e ndalojnë këtë lëvizje, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga dyzet mijë deri në pesëdhjetë mijë lekë.

Cilido që përsërit brenda vitit shkeljen, përveç masës me gjobë, merret masa administrative e pezullimit të lejes së drejtimit nga nëntë muaj deri në një vit”, thuhet në propozimin e Ministrisë së Brendshme.

Ndërkohë, cilido që nuk përdor rripat e sigurisë dhe sistemet e fiksimit të parashikuara për pasagjerët deri në 12 vjeç, rrezikon të ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga pesë mijë deri në pesëmbëdhjetë mijë lekë, raporton Dita.

Cilido që qarkullon me një mjet, i cili ka ndryshime në karakteristikat konstruktive dhe funksionale të përcaktuara, që nuk funksionojnë apo që nuk janë instaluar siç duhet, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga 10 mijë deri në 20 mijë lekë dhe do të zbatohet masa administrative plotësuese e bllokimit të mjetit deri në plotësimin e kërkesave teknike e funksionale.

Kujdes duhet të tregojnë edhe ata drejtues të automjeteve që ndryshojnë vendbanim.

Propozimet e reja parashikojnë që mbajtësi i lejedrejtimit, që nuk bën shënimet e nevojshme të ndryshimit të vendbanimit në lejedrejtim, do të ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga dy mijë e pesëqind deri në dhjetë mijë lekë.

Ndërkohë, kush drejton makinë pa patentë, dënohet nga 25 mijë deri në 100 mijë lekë.

Këto janë miratuar dje në parim në Komisionin e Sigurisë.

Por, deputetet e mazhorancës kanë thënë se këto gjoba janë shumë të rënda dhe kanë kërkuar zbutjen e tyre nga Ministria e Brendshme./b.l

57 komente në “Gjobat e reja, 40 mijë lekë të reja kush kalon semaforin me të kuq”

  1. Arjani says:

    Dakort, po si do faktoht e verteta nese polici eshte tendencioz dhe do me ta fut?

    1. ed says:

      Atëhere shko e ankohu te Tahiri ose në gjykatë… që të paguash dhe gjobën dhe gjykatën… ?

    2. mario says:

      1 rroge mujore dmth. Pak si shume

      1. Thupra says:

        paguaj qafir,ne xhungel ska regulla,o majmuna me patente se ka fajin ligji,behuni njerez,respekto rregullat o bazhibuzuke,
        perndryshe vish atletet,hidh gruan ne krahe e lere timonin,kursen dhe leket dhe gjoben.

    3. Perllat kasapi says:

      mer Fiksin ne tel qe ti ngrejn kurth pordhicit

      1. sit. back. and. relaks says:

        instalo kamer ne makine. nuk kushton ndonje gje.

    4. bledi says:

      Shumica e policeve te bejn shantazh qe te marrin leket.Me kto shifra katastrofale vetem do rrisin korrupsionin,pra polici do marre me shume leke,shteti po lesht do marre!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! Kur te vendosesh kto gjoba,duhet te keshe rruget dhe sinjalistiken te rregullt,si dhe policet jo abuzues.

      Ne fillim me pelqeu rregulli qe po vendosej,por tani spo vendoset me rregull,por po vidhet populli nga policet batakcinj,te cilet fjalen e pare kane heqje patente+komision !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

      O Tahir,vendosi gishtin kokes se do tu kthehet ne bumerang kundra,,,zgjedhjet afrojne,,do ishte mekat te vinte Berisha prap ne pushtet,sepse ju beni ligje idiote,a thu i kemi rrogat nga 5 mij euro !!!!!!!!

      1. Tarrasi says:

        Shume leke as ne USA nuk paguan kaq shume per Semaforin e kuq. Plus qe ke rregulla dhe police qe smarrin qindarken. Pa harruar kamerat qe jane ne shumicen e rasteve per te mbeshtetur faktet.

        Turp

    5. Geni says:

      Kur eshte tendencioz normal qe ta fut. prandaj bota e ka hequr gjithcka nga dora(gjykimimi) i njeriut qe ne kete rast eshte polici. Kamere kudo dhe gjithcka rregullohet.

  2. jani says:

    na hengshi karet . ndaj jeni aty te mbushni buxhetin me leket tona o legena te ministrise se brendshme. gjysma e atyre qe bejne keto pune jane te seksioneve te PD dhe po i mbani akoma aty megjithse kane bere kerrdine mbi kete popull.

    1. Perllat kasapi says:

      jani re file mou, pse merr flake nga bitha ? Ne gerqi, kur kalon me te kuqe si eshte, ha gjoba apo i jep 5000 dhrahmi astonomise dhe ja hedh bithes ?

      1. Shpellari says:

        @Perllap, a ka hala dhrahmi te peshurret ne Gerqi?

  3. jhhgkhjflhasdfl anticensurë says:

    “kush kalon semaforin me të kuq, do të gjobitet me plot 40 mijë lekë të reja.”
    400 mijë lekë të vjetra???
    400 dollar??
    as në gjermani,itali,bile as në zvicër nuk është kaq e lartë!

    1. beso says:

      Multe semaforo rosso
      Le multe per il passaggio al semaforo rosso sono sicuramente le più dure da digerire per un’automobilista, sia perchè vengono tolti punti patente, sia perchè spesso non ci si accorge o non si ricorda dell’infrazione effettuata.
      Il Codice della Strada, per ragioni di sicurezza stradale, è assai duro con chi commette questa infrazione, e la multa per il semaforo rosso è molto salata.
      Sanzioni
      La multa per il passaggio al semaforo rosso è punita con una sanzione di 155 euro, con l’aggiunta di una decurtazione di 5 punti patente, 10 in caso di neopatentati che ancora non hanno raggiunto i 3 anni di patente.

      Me pak fjale,denimi per kalim me semafor te kuq ne Itali eshte nga me te rendit.155 euro gjobe dhe heqje e 5 pikeve ne patente(totalisht ke 20 pike te tuat,pra i bie çereku),10 pike per ata qe s’kane mbushur 3 vjet nga marrja e patentes.Tek ne behet 400 mije leke,i bie rreth 300 euro,dyfishi i Italise,fut ketu edhe gjendjen e semaforeve ne Tirane apo tek-tuk ne ndonje rreth,ku e kam parasysh mirembajtjen.

    2. Albani says:

      Ne greqi eshte 700 Euro dhe me shume se gjysma e pikeve, dhe mase administrative po deshi polici. Mos te flasim per Angline se po te kapen e ke shume keq. Prandaj mos u habisni

      1. i_ says:

        Po mi shoqe po, por puna eshte qe ka kamer te semafori ne angli qe verteton qe une kam kaluar me te kuq, jo thjesht fjala e policit qe ne shqiperi nuk vlen duke qene se ai do doje te me bej presion per ti dhene lek

    3. beni says:

      Ne NY eshte $260 !!!!!!

  4. xhevriko says:

    Jepi rilindje,ec para, se si e ke filluar do te maresh K…n kur te vijne votimet…dilni beni show ne TV duke u mburuar qe keni depozituar ne arken e ketij mender shteti miliona duke rrjepur popullin,vazhdoni dhe ju si ai i pari,se do folim…

    1. Perllat kasapi says:

      pse mer xhevri, a nuk votuam per rregull ? Apo se ke problem te te plasi noi makine qe kalon me te kuqe ?

      1. bledi says:

        Problem e kane te gjithe,por si tja besh atij policit idiot,qe futesh me portokalli dhe te thote je fut me te kuqe,,ti i kerkon te shohesh se ku kam hyre me te kuqe dhe ai te thote,te pashe une,hajde pas nje jave ne komision paguaj dhe leket,se videon lesh ke per ta pare………. Ne Europe kur kalon me te kuqe te filmojne kamerat dhe policia ta derg me poste foton kur ska polic prezent ose ta tregon ne moment kur ka police,,ndersa ktu ste tregon njeri se u fute me te kuqe apo jo,pavarsisht se mund te jeshe i bindur qe je futur me portokalli……….

        PAstaj shumica e policeve ne shqiperi te heqin patenten se je futur me portokalli,,Ishim shtet Rrumpalle,po behemi shtet gerdalle………..

      2. xhevriko says:

        Z.Kasapi, ke plotesisht te drejte,edhe un jam per rregull dhe jo 40,000 lek gjob per ata qe kalojn me semafor me te kuqe, por me shume,por problemi eshte qe jo t’a hane ata qe nuk kan krah vetem, dhe “garipat” qe kane kalu dhe vazhdojne te kalojn me te kuqe,te mos u hyj gjem ne kembe….

  5. Yetis says:

    Ktu anon peshorja vetem nga njera ane. Ne vendosjen e gjobave duhet marre parasysh pervec standartit te jeteses edhe ambjenti social dhe shoqeror. Ne nje shoqeri me kaq shume stres, depresion dhe halle njerezit jane te pavemendshem dhe me tendence per te shkelur rregullat.
    Rregulloni jetesen e miletit dhe shkeljet ulen vete. Nuk eshte zgjidhje 400 mij lekshi.

  6. ed says:

    200 euro është maksimumi në Gjermani po kalove me të kuqe…

    Ne nuk pyesim e vejmë gjobën sa 3-4 herë rroga minimale!!!

  7. stela says:

    Gjoba eshte vetem per makinat apo edhe per kembesoret?????????

    Fene t’jua luajne, se vetem ne Shqiperi eshte trafiku si ne Kabul. Shkoni vetem ne Kosove dhe merrni shembull. As me to nuk krahasohemi per nga edukata e dhenies se automjetit dhe levizja e kembesoreve.

  8. elo says:

    Rilindje..po kto deputetet do gjobiten?po ministrat?po djali i gramoz rucit me makine pa letra,xhama te zinj,i armatosur,do gjobitet?
    Rrofte populli yne humbameno..

  9. Juri says:

    Ne ankohemi per gjobat e larta me te cilat do te ndeshkohen kundravajtesit, por ama harrojme se kur i ndodh ndonje e keqe ne rruge ndonje te afermi tone ja veme menjehere fajin shtetit.

    Gjoba per sistemet e fiksimit per femijet duhet te jete akoma me e larte se i moren ne qafe kalamajte sot duk i mbajte ne timon e ne sediljen e pare. Eshte vertetuar (nga institucionet e huaja te sigurise rrugore) se hapja e airbag-ut ne vendin e pasagjerit mund t’ia thyeje qafen nje femije deri ne 12 vjec.

  10. Tironci says:

    Mos kaloni me te kuqe. Ndaloni tek e verdha.

    1. sit. back. and. relaks says:

      ndaloni tek jeshilja, se nuk i dihet kur del e verdha

  11. po says:

    Shume mire po lere cfare thone ata qe e kundershtojne. O zoterinj, ky popull vetem keshtu behet se perndryshe do vazhdojne te ngasin makinen si ua do prapanica pa pyetur per kodin rrugor. Mundesisht tu vene gjoba edhe atyre qe nuk ndalojne tek vijat e bardha kur nje kembesor duhet te kaloje rrugen.

  12. Loriki says:

    – Po per Vijat e bardha qe nuk ndalon asnje makine keni menduar?
    – Po per qarkullimin ne rrethrrotullim, qe nuk e gervisht asnje keni menduar?
    – Po per korsite (qe nuk ka vijezime) qe nderrohen si t’u teket shofereve, keni menduar?
    – Prape policit ja lini ne dore kur thoni nga 40 deri ne 100. E keni specifikuar se kur duhet 40 e kur duhet 100? Kaq veshtire e keni te vendosni nje shifer si ne gjithe boten, hyre me te kuqe, gjobitesh 300 Euro. (Pike)
    – ETJ ETJ, sa ka qarkullimi…

    EPO BENI GJASME SIKUR BENI LIGJE SE NUK DINI PRA…

    Ju jeni e vetmja ministri ne bote qe lejoni me ligj xhamat e zi para, e keni bere dhe me pagese, jeni per burg dmth.

  13. Genti35 says:

    Ne Amerike eshte 120 dollare gjoba.
    Ore, jane ne terezi keta? 400.000 leke? Me shume se nje rroge mujore. Se di por ai qe paska menduar dhe hedhur kete ide ka qene drru ne alkol.
    Nje pyetje kam. Une si shofer, hyra me te kuqe padashje, me kapi polici, me keputi ne mes me gjoben. A kam te drejte ta hedh ne gjyq policin, qe ta vendos gjykatesi nese jam fajtor? Dhe a do jete e filmuar nga ana e policise cdo ndalim personi?.
    Ku ta di une qe polici eshte karroq me raki e ta pret gjoben per hobi.
    Njerez, nqs aprovohet ky idiotllik qe vetem ne Shqiperi po ndodh, beni patenta dhe ID fallco, dhe mos cani koke. Gjoben qe ju jep polici, ruajeni dhe kur te vijne votimet hidheni per Edin.

    1. sit. back. and. relaks says:

      mund ta hedhesh ne gjyq, gjej 2-3 deshmitare te deshmojne qe nuk kalove me te kuqe, qe ti ke pasur konflikt me perpara me ate polic edhe here te tjera dhe qe ai te ka kerkuar rryshfet.

  14. doert says:

    dhe e gjitha kjo ne dore te nje polici legen e vendos ai si ti doje loqa

  15. tani says:

    Vend abuzimi per policet ,Lozin edhe rrolin e gjygjtarit 25 mije deri 100 gjoba ,as ne gjykate nuk mund te denohesh me shume..Dakort po te tjera probleme ka rilindja se bashku me ministrin e rendit se ka plot nje vit qe merre vetem me automjetet,vijat e bardha gjobat..apo kjo eshte menyra me efikase per te mbushur bugjetin,tek mjeti i zen shqiptaret…bjerini bjerini ketije populli me lloj lloj marifetesh qe shpikni..Ah ky popull legen servil..qe rri ju degjon e ju voton juve..

  16. delfin bregu says:

    40000 lek jane 40000 lek (cfare gjuhe perdor gazeta te vjetera apo te reja kur leku ne qarkullim ka 50 vjet

  17. santiago says:

    opaaaaa tani do behen me lek policat e trafikut

  18. bravo por kto gjoba jane per shkeesit e ligjit dhe nuk zbatojne rregulloren duhet te jene dhe me te renda qe te na pushojne veshet ngaaksidentet

  19. arjani says:

    une banoj ne itali dhe ma kane marre patenten italiane qysh ne 7 shtator te ketij viti se kalova me te kuqe…te qyteti i nxenesv ..pagova gjoben te posta qendrore giusto che sia por patenten sma dhane .del ne komision thane une u largova ne itali dhe qy nga ajo dite jam pa patente ketu….si mund te veproj???’

  20. mirel says:

    Ku I keni gjetur keto gjoba
    As ne Amerike nuk jane kaq te larta,,200 dollare po.
    Krahasoni dhe diferencen e nivelit te jetes, dhe bejini llogarite.
    tani beni qeverine dhe hajdutin hapur fare

  21. Gerti says:

    Bela qenke kembesore ti prandaj pretendon qe te jene me te renda gjobat ?

  22. Gerti says:

    Me kete rast policet do te hyne ne shtreseb e pasur se do marrin leke pafund >>>>

  23. wer says:

    Kjo qeveri mund te kete edhe qellimin gjoja te vendose rregull pro duhet te mesoje ABC e qeverisjes. Nuk duhet vetem te marresh por edhe te japesh. Nuk duhet ta grabisesh qytetarin per te krijoje nje simbioze marrje dhe dhenie me qytetarin dhe kjo duhet te jete ne proporcion te drejte. Aq sa jep , aq do te marresh. Une punoj privat dhe paguaj taksat qe shteti te me sherbeje. Ne shkembim nga shteti marr vetem nje polic me palete qe me ndalon vetem per te me vene gjobe. Shkollat jane cope cope. Rruget po ashtu. Sinjalizimet nuk ekzistojne. Ndricime nuk ka. Autostrada ka 10 vjet qe nuk ndez dritat ndersa polici te ve gjoben po nuk ndeze dritat e makines ne 12 te drekes. Spitalet nuk ofrojne sherbime. Trena s’ka fare. Autobuzet jane private. Zyrat nuk te mbarojne pune dhe administrata eshte vetem pengese. Mos flasim per gjykatat, sistemin e drejtesise… etj etj.

    Nderkohe gjejne kurajo te vendosin gjobe 350 euro ( 150 euro ne Zvicer ) per semaforin ? 110 euro ( 78 euro ne Itali ) per cinturen ?

    Dmth ti shtet muti nuk ke turp qe te mos ofrosh asgje dhe te kerkosh gjithshka ? Tani do tua shkulesh lekuren qytetareve sepse keshty i do Tahiri Rames ? Une nuk jam as i majte as i djathte ( me vjen peshtire nga keto terma ) por e kuptoj mire se cfare e pret shqiptarin dhe cfare po i pergatisin. SATREN.

  24. Genti35 says:

    Qeveri,. dakort jam me ligje te forta dhe me gjoba, se vetem keshtu mund te arrihet te ulen aksidentet. Por ceshtja eshte keto gjoba marramendese do kene dhe pasoja te tjera, si pshmb dikush do qelloje me grusht apo do vrase ndonje polic sepse dihet fakti qe ekonomia e ulet, papunesia eshte faktori i shume veprave penale. Shikojeni dhe njehere mundesine e uljes se gjobes, mund te behet maximumi te 50 mije leke, gje qe edhe kjo shume te dhemb, por prape ai qe do hyje me te kuqe te jete koshient qe do paguaje gjoben per shkeljen.

    1. Naqua says:

      Si mund te ulet me mendjen tende, ata ankohen me 40 mije ti thua bejeni 50 mije?!

  25. Zef Kallami says:

    Jeni bere te qeshim dhe te mahnitemi me bemat e qeverise RILINDJA.

    Ju vendosni gjoba.Po ama te jene jo kaq te majme qe nuk ka page vjetore qe e mbulon gjoben.Ushtrimi i forces ka e duhet te ket nji fare limitit.Ne shtetin shtet Amerikan nji gjobe origjinal e kesaj natyre perfshine shumen,shume shume 150 $.Kur paga e nji puntori ordiner minimale arrin ne 1000$ ne muaj.
    Me keto stile metodash me krijohet bindja qe shqiptari sa do i zgjedhur nga vota e popullit nuk din te beje shtet sepse nuk ka fare dijeni dhe konceptin e shtetit si dhe te berit shtet.

  26. igli says:

    nuk behet ky vend o njerez,keto i vejn keto ligje vetem per tiranen dhe ndonje qytet tjeter po le te ikin ne tropoj e ti vejn 400000 lek gjob kur nje puntor mer sa gjysma e gjobes dhe me pak bile,ku eshte avokati i popullit qe ta kundershtoj kete nisem te hajdutve te licensuar te qeveris,apo meret vetem me pederaset ai,ne per ligje drastike jemi te paret ne europ per te rrjepur popullin per te tjerat,punesim,shendetesi,infrastuktue,shkollim,jemi te fundit.prandaj o qeveri e deshtume kujdes kur miraton ligjet se do te kthehen mbrapsh kur te vijne zgjedhjet,dhe nuk mund te genjeni me si para 2 vitesh.

  27. tironci_vjeter says:

    elo !!! Cer djali Gramozit thu ti mer daj, ai e shtypi gocen e huj vdiq ne mes te tirones hyni me semafor te kuq dhe nuk ju ngul gjem ne kome , perkundrazi fajin ja futen asaj goces shkret qe vdiq ! Kom jetu ne te gjithe europen por me shtet Barbon qe po bohet ky ktu nuk kom perjetu me asi ven tjeter , Ktu te del lopa ne gamori ne mess te rruges nuk bohet fjal per qent qe po shtypen nga 50 qen ne dite ! Kto qeveritare maskarenj bojn medemek sikur dun me vo shtet me semafore ku ne te gjithe shqiperine 10 semafore jan gjithsej, Vitet po kalojne dhe dita dites po shihet qarte qe populli thjeshte ka vuajtur dhe do te vuaje nga qeverite dhe qeveritaret qe ikin dhe vijne Iku Muti erdhe Kaka!

  28. don says:

    bla,bla,bla mos i shkelni rregullat qe mos tu vjedhi as polici as qeveria. Keshtu si komenton shumica tregon se sa ne gjak e kemi ne shkeljen e rregullave.

  29. anonim says:

    po kur nuk punon semafori si tia bejme, ketu ne tirane semaforet ne shume raste nuk punojne ne rregull.

  30. Mondi says:

    NE TIRANE PROBLEMI KRYESOR ESHTE FUNKSIONIMI PERFEKT I SEMAFOREVE. PASI TE RREGULLOHEN QE TE PUNOJNE NE HARMONI TE PLOTE, ATEHERE VEJENI GJOBEN DHE 1 MILION, SEPSE SEMAFORI I KUQ ESHTE BURIM AKSIDENTESH DHE SHUMICEN E RASTEVE MERR JETE NJEREZISH

  31. tori says:

    KETO denime nuk jane per te rregulluar trafikun por per te mbushur xhepat e ministrave te rendit,sepse ne asnje vend te botes nuk eshte 400 mije lek gjoba per semafor te kuq,kjo behet qe te rripen populli sepse askush s’do te paguaje 400.000,keshtu qe polici do I kerkoi qytetarit te paguaje 100-200 mije, por ketu prape del I humbur qytetari,ne SHBA per shkelje te semaforit gjoba eshte 100$,per shkelje te dyte 100$,kurse ketu tek ne te pezullon patenten per 9 muaj,e gjithe kjo behet per te pasuruar ne menyre te paligjshme ata qe I nxjerrin keto rregulla, SHTET ALABAK.

    1. Fori says:

      E paimagjinueshme. Roli i policise eshte edukues,parandalues,ndeshkues. Keni pare ndonje polic rrugor qe t’ju keshilloje ? Gjobat jane shume te renda dhe disa shtete aplikojne gjoba qe shkojne ne raport me te ardhurat e personit qe merr gjoben e para. E dyta nuk mund t’i lihet ne dore ndeshkimi policeve rrugor te cilet po ferkojne duart se ju rrit pazari. Te montojne sisteme elektronike sic e ka gjithe dynjaja e qyteteruar dhe pastaj te filloje ndeshkimi.

  32. Jupiteri says:

    Lexova komentet me siper…ndonje shkruan qe as ne USA nuk gjobiten kaq shume….kjo nuk eshte e vertete….ne USA dhe ne shtetet perendimore te Europes te merret patenta per 2 deri ne tre vjet dhe paguan nje shume te madhe.
    Nuk ka te beje me xhepat e policit se te shkruhet fatura dhe brenda tre javesh duhet ta paguash ne qofte se nuk e paguan te shtohet shume…dyfish…pra nuk ke pse te diskutosh me policin…kjo ndodh vetem ne shqiperi.ne Europe e paguan gjoben sepse njerezit kane ndergjegje…ne shqiperi ndergjegja ZERO

    1. Blue Jasmine says:

      Jupiteri, nuk e ke kaluar ndonjehere semaforin me te kuqe ne Europe ti ??? Nonjehere dhe ka ndodhur po nuk na kane hequr patenten per 2 vjet.
      Megjithate urime qeverise, se po ja ben shoferave “skiftere” te Shqiperise 8 me 2!

  33. Geti says:

    O popull jemi keq me kestet e kredise se marre prandaj forca ne fushaten e korrjeve

  34. qytetari says:

    Sinjalistik jo, infrastructure jo, keto koqet kane ngatarru zvicren me shqiperin, nejse duron ky popull I marum

  35. ogerti ne radhe te pare jam njerii respektoj njerezit dhe ligjin jam i paisur me patente qe ne 1984 e dua punen qe bej por me shum dua jeten edhe ligjin nuk me ka pelqyer te shkel ligjin por mendoj qe te mos behem vrases per 5minuta me shpejte thirrini mendjes se skane faj kembesoret pse ke blere nje maqin te vjeter e te re ne menyre te drejte apo te vjedhur je djali apo vajza e nje ministri apo puntori se ne dite do te vdesim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje