Qeveria ndryshon ligjin, marrëveshje si ajo e paktit detar me Greqinë do diskutohen me publikun

22 Tetor 2014, 09:58Politika TEMA

Marrëveshjet e rëndësishme mes Shqipërisë dhe vendeve të tjera, pritet që tashmë të diskutohen edhe me publikun dhe shoqërinë civile.

Shkak është bërë marrëveshja sekrete e qeverisë së shkuar për paktin detar me Greqinë, e cila shkaktoi jo vetëm reagime të ashpra, por edhe përplasje me vendin fqinj, pasi kjo marrëveshje u hodh poshtë nga Gjykata Kushtetuese.

Qeveria synon që marrëveshje të tilla të rëndësishme t’ia paraqesë publikut për diskutim 30 ditë përpara, dhe pastaj të marrë një vendim nëse do i miratojë në Kuvend, raporton Panorama.

“Do e lidh konkretisht, sepse ka qenë një çështje e debatueshme në Shqipëri marrëveshja e detit me Greqinë. Sipas këtij ligji, ajo nuk i nënshtrohet asnjë lloj konsultimi publik”, ka thënë deputeti socialist, Armando Subashi, në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve.

Ndërkohë, mësohet se Kristaq Gerveni, një nga të paditurit për paktin e fshehtë më Greqinë, është marrë në pyetje nga prokuroria./b.l

21 komente në “Qeveria ndryshon ligjin, marrëveshje si ajo e paktit detar me Greqinë do diskutohen me publikun”

  1. iliriashqiptare says:

    bravooooooo keshtu greket e felliqur marrin nje mesim te mire si eshte demokracia dhe nuk kane goje te flasin.se shume mburren sikur i kane mesuar botes demokracine.keshtu del qe jane shqiptaret ata qe u mesojne eladhasve demokracine.

    1. Nje shqiptar says:

      Sot kemi ne dore te fitojme nga dy gazsjellesit qe shkojne drejt Italise, rusin Southstream ( Rrjedha e Jugut) qe duhet te kaloje nga korridori detar qe kerkon Greqia dhe azebajxhanin Tap qe eshte planifikuar te kaloje neper territorin tone. Duke i dhene korridorin detar Greqise I humbim qe te dyja keto projekte qe perbejne pasuri prej miliarda dollare. Nuk e kuptoje klasen tone politike qe shtron perpara publikut per diskutim dhenien apo mosdhenien e ketij kottidori detar kur per kete ka nje vendim te Gjykates Kushtetuese. Dhurata te tilla demtojne shume rende territorin tone te vogel, pasurine e brezave dhe vete ekononime aktuale. Ruset, disa vite me pare deshironin qe te kalonin Southstream neper token tone por pastaj e spostuan projektin ne token greke. Qeveria e jone mund ti ripropozoje kete.
      Greku kerkon me kembengulje qe prej disa vitesh nje rryp detar qe na perket neve. Ata kane me mjira kilometra det por u duhet ky korridor. Dihet tashme qe neper kete korridor eshte planifikuar te kaloje drejt Italise gazsjellesi Rus Southstream. Klasa politike shqiptare duke I dhuruar, shitur, dhene me koncesion apo duke e shpikur ndonje forme tjeter marreveshtjeje i ben nje dem shume shume popullit dhe vendit tone, qe mund te llogaritete disa mijra milion dollaresh Eshte ne zhvillim nje duel ndermjet Projektit Tap dhe Southstream. Duke I dhene kete korridor detar Greqise projekti Tap, apo gassjellesi azerbajxhan, qe do te kaloje neper Shqiperi drejt Italise, nuk ka asnje leverdi te behet. Edhe tubacionet Tap do te ndryshojne projektin, do te ulen me ne jug jashte kufirit shqiptar Brenda tokes greke dhe do te kalojne drejt Italise neper Greqine e veriut, paralelisht me Southstream. Shqiperise do ti jepet nje rubinet ku te mund te blejne gazin. Keshtu qe vendi yne nga nje magazine dhe rruge shume e rendesishme per gasjellesit drejt Europes do te kthehet vetem nje bleres i gazit.
      Nga ana tjeter ne thellesite e korridorit tone detar te pretenduar nga Greqia, po behen kerkime sepse parashikohet qe te ndodhen edhe rezerva te medha gazi e nafte.
      Populli yne nuk do te fal asnjeri qe me pretendime, justifikime dhe fjalor diplomatik te sterholluar, te drejta nderkombetare, do te beje gabimin te veje firmen dhe te fal kete korridor detar. Shqiptaret nuk mund te durojne me te humbasin asnje pellembe toke nga kjo mikrohapesire jetike qe kemi. Ne Shqiperi per fat te mire jetojne akoma shume Avni Rustem qe kane ideale, dashuri per vendin dhe respekt per fqinjet, por nuk pranojne tradhetine dhe nuk ka asnje lloj paraje qe i blen.

  2. Dajt says:

    I paditur nuk eshte dikush qe eshte paditur , por ai qe nuk di. Ai qe paditet quhet i pandehur.

    I e madhe e shtypit , i e vogel e shtypit uriiiqii

    1. canadian says:

      Dajti me duket se ti qenke i paditur, jo nga gjykata po nga gjuha. Fjala i paditur, pevec kuptimit qe thua ti, ka eshe nje kuptim tjeter qe vjen nga fjala PADI, I pandehur quhet dikush, ndaj te cilit eshte marre nje mase arresti ose ndalimi. Zoteria ne fjale eshte paditur por nuk eshte arrestuar. A duhej te merrej ky zoteri si i pandehur? PO. Jam 100% dakord qe te merrej si i pandehur, por Edi Rama nuk ka ndermend te veje drejtasine ne vend. Ai vetem do te beje ca propagande dhe kaq.

  3. Avni says:

    Oooo, qekur keshtu? Apo larg b…. sime. Po per armet kimike Siriane pse nuk u diskutua me publikun? Apo me kete rast ju thote Grekeve, ja nuk e kam fajin une, por populli. Yt qelbesira

    1. You're missing the point! says:

      Per ata qe u mungon truri I vogel eshte shume e thjeshte!
      Nuk I lejohet nje krimineli si Saliu qe po te vi ne pushtet ti trajtoj tokat shqiptare si pronat e tij qe mund tja japi Grekut apo Serbit.

  4. Aleksander says:

    Te gjitha çeshtjet me interes e rendesi publike e sidomos KOMBETARE normalisht qe duhet te konsultohen me grupet e interesit me publikun.Paskesh qene nje budallallek me brire ky ligj IDIOT (me e pakta) qe per vendime te nje rendesie kombetare strategjike u linte dore te lire nje apo dy individeve !!!-Dhe ky popull vazhdon te paguaje keta fare ligjberes, qe ne vend te te vene vetulla t’i nxjerin edhe syte. Burgun e kane shume pak .

  5. Sokol says:

    Cjane keto marifete qe perdor qeveria kur keto zgjidhje i ka vete kushtetuta jone.Nese ka merak te tille nuk eshte nevoja as perr publik e as per shoqeri civile por direkt te behet miratimi ose jo me referendum .Dyshoj se keto marifete kane qellim te shmangin referendumet qe tek ne 24 vjet “demokraci” jane bere gjithsejt tre te tilla!Shume shume pak dhe kjo ndodh sepse qeverite tona duan te bejne cdo gje vetem e vetem te shmangin vullnetin e popullit permes referendumeve!

    1. You're missing the point! says:

      Te pakten populli nuk e merr vesh rastesisht nga gazetat sic beri Saliu me paktin e tij secret.

  6. Klimax says:

    Po publiku si do pergjigjet?! E vetmja pergjigje “po” ose “jo” e publikut eshte referendumi! Cdo gje tjeter eshte vetem populizem dhe asgje me teper!

  7. rumpalla says:

    Qeveria s’ka fare pse t’ia paraqese publikut. Kjo çeshtje ka nevoje per ekspertize dhe kete mund t’ia japin nderkombetaret. Po te jete nevoja te pajtoje ndonje studio angleze p.sh. si ajo qe ndihmoi Rumanine ne njê percaktim kufijsh qe beri Rumania se fundi me Ukrainen.

    Publiku koqe eshte, dhe qeveria te mos beje demagogji, se gjoja pyeti publikun dhe pastaj shkon e firmos siç din dhe don vete.

    1. canadian says:

      @rumpalla. Jam dakord qe kjo eshte demagogji, por nuk me duket e sakte qe nderkombetaret do te jene te paanshem. Ju e shikoni sa te paanshem jane ne UEFA per nje gje qe eshte shume e qarte, jo me me ligjet nderkombetare qe ne shume raste mund t’i interpretosh sic te do qefi. Ne gjithmone kemi humbur me arbitraritetet ndekombetare. Une po permend vetem nje me qe lidhet me te njejten gjeografi: Incidenti i kanalit te Korfuzit.

  8. Era says:

    Diskutim me shoqerine civile?! Diskutim me masen e popullit, si dikur?! Kthehemi tek praktikat e vjetra “demokratike?!
    Zbatimi i ligjeve nderkombetare per ndarjen e ujrave, kerkohet. Asgje me shume. Te marrim ate qe na takon dhe te marrin ate qe ju takon. Te tjerat jane propagande dhe te kete populli me cfare te merret. Sigurisht nje popull i angazhuar me nje teme te rendesishme (pa arsye angazhimi), nuk ka kohe te mendohet e te reflektoje per te tjerat…dhe duart mbesin te lira…

  9. free says:

    marrveshje te tilla ne dem te kombit dhe popullit as nuk duhet filluar e jo me te hapura me popullin. Cfare po thuhet me kte qe ne si qeveri jemi te hapur te diskutojme edhe pse ne demin tone por do ia leme popullit.

  10. iliriashqiptare says:

    po me mire te pyetet populli mor njerez se tani per tani jemi pa shtet dhe politikane me bole. me mire keshtu se ashtu si e bene tradhetaret e kombit sali-qeni e kompania.dihet se ne nje shtet normal keto nuk ndodhin.po tani per tani te kenaqemi me kete.CAMERIA ka 60 vjet qe pret.

  11. kuq e zi says:

    Kshu po me mire grindemi mes veti perpara se te grindemi me te tjeret
    Vete tejdukshmeria e cdo marrveshje tregon se qellimet jane te mira por qe te futesh qeverine ne fogon se po shkojne te firmosin slene vend pe pasterti

  12. adriano says:

    Asnje pellembe grekeve se bolle eshte mare me pahire me shume nga nje mareveshje kaq e paskrupullte duhen cuar ne burg se kane shkellur kushtetuten

  13. Kushtetuta me te vertete eshte nji arme automatike ne duart e politikaneve, dhe ne duarte e drejtesise, por Sovrani i ka prodhuar te gjitha.
    Sovrani ka prodhuar , ose nxjerre, politikanet!
    Politikanet kane prodhuar Kushtetuten!
    Keshtuqe per disa qe vene ne dyshim se populli nuk ka pse pyetet, duhet te mesojne mire origjinen e Kushtetutes!
    Jam plotesishte dakorde, me veprimet e pastra dhe transparente te qeverise.

  14. sabaia says:

    Une nuk marr vesh.
    Eshte ne fuqi akoma ai pakt qe e hodhi poshte kushtetuesja?
    Placke tregu e funderinave te paqyteterueshme Berisha e Basha eshte katandisur Atdheu im?
    Cfare ben Edi Rama dhe qeveria e tij?
    E aprovojne edhe ata kete tradheti te madhe kombetare?
    Turp per qeverine edhe per ne te gjithe si popull.
    Per 50 vjet Enver Hoxha i mbrojti kufijte pa pyetur e vene ne hesap as grek, as serb, as asrus e askend ne bote?
    Nuk leshoi asnje cm toke te shenjte shqiptare.
    Ku e shpuri vendin kjo bande shtazesh te Vicidolit “qe nuk dine c’eshte atdheu”. Mallkuar qofte Ramiz Alia qe ia vuri popullit ate bande mbi kurriz.
    C’ben ky popull, kjo qeveri dhe Edi Rama? Presin te ngrihet Enveri nga varri t’u ktheje ate qe u takon shqiptareve.
    Ja keto politika tradhetare te cerekshekullit te fundit e bejne popullin te thote ne ate shprehjen e gjetur bukur “Ishim me mire kur ishim keq”.

  15. Zef Kallami says:

    Mire qe i permiresoni ligjet.Po per kete shkelje te paktit detar te perundoj vendimi duke futur ne burg te gjithe firmetaret e dokumentit.Duke i lene vrra m’vrra punet beheni te pa vlershem.Tregojani elktoratit qe iu dha voten me 23 qershor se,jeni te besushem e punoni per Shqiperi.

  16. Agron says:

    Nje gje este e qarte (certo) qe popola Albanese non kapito se kush este Amiko or Armiko.
    Marreveshja me Greqine ka directo interssa me vellezerit Turq, qe non kane intersa te kete marreveshje me Greqine se Greqia me ligjin nderkombetare I takon 12 milje nga brigjet qe jane ne token e saj, kurse Turqia nuk e pranon dhe qendron tek 6 miljet se perballe Turqise jane ishujt (island) Grke qe I marrin frymen.
    Por Greqia kete radhe vendosi vete pa pyetur asnje as Amerikanet qe per vite nuk kishin interes qe Greqia te shfrytezoj pasurine(perusine)e saj qe I takon me ligj dhe vendosi njeanshem.
    Une qe jam ketu per 20 vjet me mijera te tjere qe nertojme jeten nuk me nxihet menderja per ata qe jane ne vendet e tjera por dua marredhenie te mira me Greqine atdheun e dyte timin dhe te parin per femijte e mi pike.
    Une I paguaj cmimet ne Kakavije per nacionalizmat dhe gam-gmet e qeverive qe per vete nuk lane para ngacne pa na marre.
    Sacpermareveshjen e detit qe po mos te qe ajo qe eshte dhe ish ministrja Bakojanis tha qe Turqia eshte nga pas dhe po te qe ndryshepse nuk e firmosin kur Greqia thote qe eshte me te drejten nderkombetare me nje te trete sic behen mareveshjet e rrendesishme?
    Qeveria me kete do ti thote Turqise qe shiko pressure nga popola time nuk kam cte bej do firmos.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje