Rama, ultimatum atyre që vjedhin energjinë dhe gjyqtarëve që i mbrojnë

22 Tetor 2014, 13:47Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama u tregua i prerë dhe i ashpër ndaj vjedhësve të energjisë elektrike, por edhe ndaj gjyqtarëve që do të guxojnë të lirojnë nga burgu apo të vendosin gjoba qesharake ndaj abuzuesve të energjisë elektrike.

“Ne do të jemi në një luftë që nuk është parë asnjëherë deri më sot, jo vetëm me hajdutët por edhe me gjyqtarët, që i trajtojnë hajdutët si kalimtarë duke i vënë gjoba qesharake.

Një gjë të kenë të qartë të gjithë gjykatësit që lëshojnë ata që kapen në flagrancë për ndërtimet pa lej dhe që nesër mund të trajtojnë hajdutët e energjisë me gjoba qesharake, apo duke i siguruar padinë në gjykatë për shkak se kompania e energjisë i ka prerë energjinë. Do ti trajtojmë njëlloj si hajdutët dhe nuk do ti ndahemi. Reforma në drejtësi nuk është tavolina, diskutime, komisione dhe ligje. Reforma në drejtësi është edhe implemetim në jetën e përditshme të barazisë para ligjit.

Shpirti në majë të hundës po na vjen me këta gjykatës që rrëzojnë ditën dhe jo natën atë që ditë e natë po ndërtojmë. Ky vend do bëhet shtet”, theksoi Rama.

Në një konferencë për mediat, kreu i Qeverisë paralajmëroi nisjen e një operacioni masiv dhe të thellë, që do të ketë përfshirjen e plotë të të gjithë forcave të policisë së shtetit kundër vjedhësve të energjisë elektrike.

“Jemi në kushtet kur konstatojmë një rënie drastike të ndërtimeve pa leje, të ndërhyrjeve të paligjshme në hapësirën publike dhe në kushtet kur aksioni i INUK po shkon përpara duke shkulur të gjithë cibanët që kanë mbirë në rrugë e trotuare dhe që i kanë nxirë jetën qytetarëve dhe familjeve të këtij vendi.

Sot ne kemi përfunduar planin operacional mes disa institucioneve që do të udhëhiqet nga Kompania e shpërndarjes së energjisë dhe Policia e Shtetit.

Ky është një operacion dhe pa as më të voglin dyshim do të duhet që cdo vjedhës i energjisë të përballet me ligjin dhe për cdo vjedhës të energjisë të ketë ndëshkim si për cdo hajdut tjetër.

Energjia është një mall që po kushton gjithmonë e më shtrenjtë dhe mbi të gjitha rëndon familjet që jetojnë brenda kuadrit dhe normave të bashkëjetesës dhe të gjitha ato që e paguajnë.

Do ti japim fund situatave të deritanishme që kush paguan, do të paguajë edhe për ata që s’paguajnë”, theksoi Rama.

Në vijim ai shtoi se ky operacion do të clirojë shumë nga projektet e pamunduara sot, pasi janë rreth 150 milionë euro që vidhen nga hajdutët e energjisë elektrike. Në këtë kuadër, Rama sqaroi se me kaq para sa vidhet nga energjia elektrike do të mund të ndërtoheshin Janë 80 deri 100 km rrugë, ose 6 spitale të reja rajonale, ose 150 shkolla të reja.

“Paratë që vidhen nga energjia elektrike janë aq sa ky shtet paguan për ndihmën ekonomike, janë sa 10 fishi i mbështetjes që ky shtet i jep fermerëve, janë sa kontributi përmes tatim-fitimit të të gjitha sipërmarrjeve. Për këto arsye hajdutët e energjisë janë armik i përbashkët”, theksoi Rama.

Në vijim ai sqaroi se operacioni do të fillojë nga ata që kanë biznese të mëdha, fabrika dhe që pagujnë sa një sahat familjar.

“Kanë 5 ditë kohë që të rikthehen në binarët e ligjit. 5 ditë kohë përpara se trupat e policisë të lëshohen në terren sic u lëshuan në Lazarat dhe nuk do të kthehen derisa të kapet edhe hajduti i fundit i energjisë elektrike”, tha Rama. /gj.k/

79 komente në “Rama, ultimatum atyre që vjedhin energjinë dhe gjyqtarëve që i mbrojnë”

  1. toni says:

    Bravo Rama qendrim mese i drejte per te gjitha ata qe vjedhin energjine elektrike.

    1. era says:

      Kjo eshte rruga me e drejte per te shmangur abuzimet ne rrjetin energjitik te cilat bien ne kurrizin e familejve te thjeshta shqiptare.

      1. iris says:

        Nese do i shkohet deri ne fund ketij operacioni per te ndalur vjedhjen e energjise do ishte nje sukses per qeverine tuaj.

        1. deni says:

          Pune te mbare dhe shume suksese.

          1. Edkari says:

            Nuk qeveriset keshtu.
            Dhe sikur pushtues te vinte Rilindja ne Shqiperi ashtu si na pushtuan turqit,italianet apo gjermanet ,ti more palaço kryeminister duhet te qeverisje ndryshe se dhe pushtuesit ketu na kane trajtuar shume me mire por me kujtohet se ta kam shkruar dhe ne fcb qe e keqja keputet gjate trashjes.Te gjitha keto qe po ben do te kthehen e do te bien kokes ty e atyre legeneve qe te rrine para e pas.
            Populli si asnjehere po kerkon nje rrugedalje qe te shpetoj nga ty o psikopat dhe per kete gje duhet te mendohesh ti me shume.Nuk eshte problemi si hypen ne karrike por eshte si do jete dita qe do zbresesh.

            1. BENI says:

              O ti legen ,te pelqen qe gjusma e shqipetarve te paguajne per ata qe vjedhine,dhe spaguajne,te pelqen qe ndertimete paleje te vazhdojne,ky eshte shtete dhe jo ai i Sali serbite qe e sfiliti kete vend.

            2. adrin says:

              Te lumte O Kryeminister qe po ju bie kokes hajduteve te shqiperise qe ja kane pire gjakun popullit shqipetar keta 24 vjet. Keta hajdute te poshter qe kane bere miliarda dhe tallen me pjesen me te madhe te popullit shqipetar qe mezi sigurojne buken e gojes duhet te futen ne burg qe te gjithe.
              Nje keshille o kryeminister. Duhen bere burgje te reja te medha e te sofistikuara per hajdutet qe nuk kane lene gje pa vjedhur ne shqiperi keta 24 vjet dhe kane vrare shpresen e shume te rinjeve dhe te rejave qe ndonese te diplomuar shkelqyeshem dhe te afirmuar ne profesionet e tyre nga padrejtesite e mbjellura ne shqiperi keta 24 vjet jane detyruar qe te emigrojne jashte shtetit.
              Vetem me burg dhe sekuestrim te pasurive te ketyre hajduteve te energjise elektrike dhe te gjithckaje ne shqiperi e lajne keta.

      2. gjyshi says:

        Kush nuk paguan te mos e perfitoje!
        Kush vjedhe le te denohet!
        Kjo arrihet nepermjet zbatueshmerise se ligjit!
        Vetem keshtu mund te bejme para e te behemi pjese e europes se integruar!
        Fundja ky eshte KAPITALIZMI, nuk e kemi shpikur ne.

        1. gjyshi says:

          Kush ka leke ha buk , kush nuk ka leke le te vdese ?
          kush ka leke e ndes driten , kush nuk ka leke te rri pa drita ?
          Kush ka leke fiton drejtesine , kush nuk ka leke kalbet ne burg ?
          Kush ka leke varroset me te gjitha nderimet ,
          kush nuk ka leke le ta leme mbi toke ?
          Kush ka leke shtrohet e mjekohet ne spital ,
          Kush nuk ka leke le te vdese , sepse nuk e meriton te jetoje ?
          Kush ka leke eshte burre i mire ,
          kush nuk ka leke eshte burre muti ?
          Ky eshte kapitalizmi ?
          Po Rama mori vota te majta , vota SOCIALE
          aPO KJO fjale vlen vetem per fushate elektorale?

          1. BENI says:

            Kushe vjedhe shkone ne burge.kushe ndertone pa leje shkone ne burge.kush vrete shkone ne burge.Kush mbjell hashash shkone ne burge.Puno te hashe buke.Sic bejen gjithe njerzite normale ne gjithe boten.

            1. gjyshi says:

              BENI:
              shume dakort me ty :
              atehere :
              gjin gjonat na gjykojne ?
              Fullanet ne vene taksa ?
              ilir meta na bene ligje ?
              Po pallatet kush i nderton pa leje ?
              fillo me politikanet .
              Sa per pune nuk ka , njerzit pranojne çfardolloje pune , Por edhe te marresh 500 leke te reja ne dite dhe te paguash taksa 600 leke ne dite ?
              Prandaj shteti me politika duhet te nderhyje.
              Te gjitha gabimet i bene politika , dhe mos kerkoni tja shkarkoni popullit.

          2. arsen says:

            Lavdi PPSH dhe udhjeqesit tone!
            Pse e prishe mer lal?
            Kush io tha Mulit te zbarazi karikatorin dhe te pjelli 2 çuna e 3 goca?
            Po babes se vet kush i tha te leje token pa punu dhe te vije e te vjedhi pronen e tjetrit ne Tirane a Durres etj???
            Xhaxh Enveri fliste, por ama i zgjonte te gjithe ne ora 5 dhe i fuste ne pune…Po ti ku puno sot?!!!!
            A deshe shtet?
            Ky eshte shteti! Shteti kapitalist. Ne vitin 1992 te gjithe shqipetaret ngriten dy gishta dhe u vune ne nje linje….Kush ishte i zoti u bo boss, ti dhe une jemi duke punuar per bossat.
            Nese ske pune lale, mer borxh!
            Nese nuk e lan dot borxhin??? Vrit vehten!
            Shteti social i Socialisteve te jep vetem 3000 leke asistence mujore. Kaq per sot.!!! ?

      3. lala says:

        Jepi pune edhe atij qe sdi ta gjeje.

      4. Arber says:

        Bravo. Ndertoni shtetin qe e shkaterroj serbi.

    2. buffon says:

      Ligji, vetem zbatimi i ligjit mund te vendose mbi shina funksionimin e sektorit energjitik, nga menaxhimin deri te pagesa e konsumatorit e moslejimi i vjedhjes se energjise.

    3. babrru says:

      “Lufta” kunder vjedhjes se energjise perben nje sfide te madhe per qeverine. Sfide, per faktin se trashegon nje sistem energjitik te degraduar ne cdo aspekt, dhe se duhet te vjele taksat e energjise ne zonat informale, popullsia e se cilave nuk paguan per 24 vitesh.

    4. arvaniti says:

      QE ketu duket qe qeverite e shkuara kane qene bashke hajdute ne mentalitet me hajdutet ordinere te cdo lloj vjedhjeje.Keta 24 vjet u krijua ideja se demokracia eshte ==me hajdutllikun dhe ndershmeria == me budallallek.Dhe kete e nisi Rurali SALI me te gjithe Ruralet e SHQIPERISE. SHume te keqia i ke bo Qyteterise Shqiptare more katunari SALI

    5. gjini says:

      Shume e drejte.Te fillohet me te gjithe familjet e punonjesve qi marrin rrogen ne shtet,dikasteret,drejtesia,bashkite dhe komunat.Ai qi i ka detyrim shtetit te largohet menjihere prej pune si i pa denje te punoje ne shtet me motivacionit: hajdut, dhe ti shenohet ne biografine personale qi te mos gjeje ma pune ne administraten shtetnore.

    6. Inxhinieri says:

      Bravo Z. Kryeminister. Nje gje eshte e sigurt qe asnjeri nuk vjedh dot energjine elektrike pa pasur bashkepunim me faturisten dhe inxhinierin e zones. Shumica e abonenteve qe kane sahat kane dhe lidhje te jashteligjshme. Kjo ne asnje rast nuk ndodh pa pasur dijeni faturistja dhe inxhinieri. Nqs nje hajdut I energjise do te identifikohet ne nje zone te caktuar atehere duhet te penalizohen dhe punonjesit qe mbikqyrin ate zone. Kjo menyre do ti priste rrugen ketij bashkepunimi ndermjet hajduterve private dhe shteterore.

    7. moza says:

      Z. Rama, paske marre persiper te futesh shqiptaret ne burg, nga ky kend arsyetimi vetem diktaturat arsyetojne keshtu, nuk besoje se do besh aq shume burgje sa te strehosh te gjithe shqiptaret, po mire more zoteri ju si qeveri nuk paskeni faje fare qe cmimin e energjise e shiseni te popullata disa here mbi koston e prodhimit?A keni menduar ndonjehere pse ne shqiperi energjia eektrike vidhet? Po per rrogat e pensionet qesharake nuk mbani pergjegjesi fare ju dhe nga ana tjeter thoni te mos vidheni? Per aq kohe sa te ardhurat nuk mjaftojne sigurisht qe do vidhet edhe sikur ti futesh te gjithe ne burg.Shqiptaret e sotem nuk kane pse te sakrifikojne per brezat e ardheshem duke jetuar sote ne varferi. Sote kerkohen rroga e pensione shume here me te larta dhe energji elektrike se paku 50% e cmimit qe eshte sote.Cdo qeveri qe ka zgjedhur rrugen e forces ka deshtuar,me keto forma diktatoriale te gjithe dine te drejtojne, bile ne diktature drejtohet shume lehte, boll qe te investosh per nderimin e burgjeve,por nuk mendoje se eshte kjo rruga e duhur.Jeta eshte shume e shkurter dhe nuk te jep shume mundesi per tu mbajtur mend.

  2. 1vit says:

    Zot na ruaj, na u be me keq se Saliu ky, sa here qe flet per para te kursyera e ka mendjen tek llac e tulla, ndertim, rruge, rruge, tulla, llac, shkolla, o derebardhe ku ndryshon ti me Saliserbin? Ky vend nuk ka nevoje per ndertime, leri ndertimet o njeri, lere se po e cmendi kete popull, investoni ne burimet njerzore, ne kerkime shkencore, ne reforma te sakta dhe me fonde nga buzheti shtetit

    1. NASA says:

      O burra le te ndertojme edhe ne NASA-en. Paret duhet qe te mblidhen ne buxhet para se te investohen ne Shkence apo gjetke.
      Kesaj I thone te rrish “si kokoshi maje plehut”. NJerezit nuk kane energji elektrike ndersa zotrote I kerkon llogari Rames te investoj ne shkence.
      Infrastruktura eshte baza e c’do gjeje dhe ne kemi infrastructure Talibaneze te trasheguar nga Salucet. Autostradat, transport hekurudhor, turizmi dhe c’rrenjimi I korrupsionit te musteqes Nishani jane te parat dhe pastaj mund te mendohet per te investuar ne shkence.

      1. 1vit says:

        @ NASA kujt po i ankohesh per korrupsionin? Miletit qe qeroi me 1000000 vota ish kriminelin Sali??? Kujt edhe njehere sepse nuk po te kuptojme? Po pse te duket normale qe te merresh me rruget e ndertime apo mos do ishte me mire te merreshin me permiresimin, e ambjentit, edukimit, shendetesise, trajnimin e administrates, permiresimit te klimes se biznesit, permiresimin funksional dhe institucionet? Ky eshte ndryshimi themeltar ne Shqiperi, rendesia shkon tek ndertimi dhe jo tek ndertimi i nje shoqerie te shendoshe qofte nga ana mendore por dhe fizike. Ne keta 23 vitet e fundit po shohim, kryemnistra e presidente me gershere ne duar. 45 vite Enver Hoxha nuk e preu asnje shirit, ndaj themi qe endemi ne nje rrugetim pa destinacion. Faleminderit qe na ankoheni per krimet e Sali Berishes, te majtet e vertete ishin dhe mbeten ne opozite, sepse ish opozita ne qeverisje sot ende nuk e ka kuptuar qe nuk duhet te ankohet por te burgose te korruptuarit. E dime shume mire qe do kohen e vet por vullneti dhe klima jane ato qe mbajne gjalle shpresen, qe per fat te keq nuk jane sic duhet. OK shume mire vazhdoni me rruge, hekurudha, llac e tulla ky model u provua 8 vite e deshtoi mbase per 12 vite do te jete i sukseshem. Suksese

  3. EKSTREMISTI I DJATHTE says:

    A nuk eshte ky kercenim per gjyqtaret? A duhet te jete gjyqesori I pavarur? Apo fjala dhe vendimi I kryeministrit jane ligj?

    1. EKSTREMISTI I MAJTE says:

      Gjyqtaret ne shqiperi jane horra dhe kriminele te vane nga Saliu dhe musteqja Nishani.
      U duhet qe keta horra te lihen te pavarur?
      Parlamenti qe ka zgjedhur kryeministrin duhet te jete ligji dhe jo keta cibane qe vazhdojne te mbajne peng Shqiperine…

    2. 1vit says:

      @O KRUNDE E DJATHTE, pse ka gjykates vertete ne Shqiperi? Cdo te thote Gjykates? Gjin Gjon eshte modeli Gjykatesit, funderrinat e ketij kombi, nga te ruhemi nga ju hajdutet apo nga ata qe na qeverisin e na ankohen per ju hajdutet.

  4. Gjonoshati says:

    Kemi besimin e palëkundur se ju nuk I ndani fjalët nga veprat. Edhe në këtë aksion do të dilni fitimtarë mbi hajdutët e çdo kallëpi. Ua merrni shpirtin e ua nxini jetën këtyre kriminelëve (hajdutë dhe gjyqtarë) që dihet se kanë patur e kanë suport politik e kanë qënë prapavijë e atyre që thyen qafën më 23 qershor. Qeveria Rama është qeveri e ligjit dhe e drejtësisë që ka munguar më pare. Iu lumtë pushka përsa bëni për të thyer mitin e korrupsionit e për ta shpëtuar vendin nga tentakulat e hajdutëve të çdo kallëpi.

  5. gjyshi says:

    Nuk the keshtu per gjin gjonat ?
    Nuk the keshtu per fullanat e pa varur ?
    Nuk denon sheiket dhe merresh me te varferit qe jane te pa pune.
    Eshte e drejte edhe kjo , por me pare zgjidh drejtesine me hajdutet qe po te vjedhin banken,
    Korrupsionin dhe vjedhjet e politikaneve populli do ti paguaje ?

  6. Job says:

    Do e mira nuk shikojme enderr

  7. Ervin says:

    Po hajdutve te CEZ cfare do t’ju besh ti. Jetoj emigrant ne Itali dhe ne shtepi ku nuk banon asnjeri, me vijne fatura fiktive per konsum energjie, ku matesi perkunder leximit te faturave tuaja eshte me 600kw me pak. Pavaresist se pagova kete energji te pakonsumuar, akoma nuk me keni rilidhur energjine. Kompani me plehre, me rumpalle dhe kusare nuk behet. Turp per juve. Erdhet me premtime bombastike dhe po i skarconi rruges pa piken e ndergjegjies. Shtet i falimentuar.

  8. tiku says:

    Z.Rama qytetaret nuk vjedhin energjin.Te gjitha cfare paguajne qytetaret apo blejne jane me cmimet e rajonit.ULTIMATUM KE 5 DITE KOHE TE BESH RROGAT,PENSIONET,ASISTENCEN si ne rajon ndryshe do te fusim ne burg

    1. taku says:

      Mos je gje Saliu ti?

  9. klementa says:

    Bravo Rama besojme tek politika dhe vendimarrja juaj, nese kjo do te realizohej do te ishte shume fantastike.

    1. ada says:

      Shume edrejte kur kryeministri flet per denimin e vjedhesve te enrgjise pasi kane shkaktuar nje dem te madh qofte shtetit po ashtu dhe shume familjeve qe prej vitesh pervec faturave te tyre paguanin dhe shpenzimet e bizneseve te bosave.

  10. Frederik says:

    Bravooo ! Shqiperia ka nevoje per nje shpirt te tille te udheheqe vendin .

  11. gertjan says:

    Kush nuk paguan, te mos e perfitoje! Kush vjedh te denohet! Vetem nepermjet sundimit e zbatimit te ligjit mund te ecim perpara.

  12. Lani says:

    Fjale te medhaja, le te shpresojme qe me te njejten force te behet realitet!

  13. ermir says:

    Demagogji. Mjafton te besh nje xhiro ne bllok te shohesh ndertime, kabuj elektrik qe nuk dihet nga dalin e ku shkojne, lokale me karrige ne trotuare, Kazino te hapura.
    Eshte absolutisht standart i dyfishte. Sulmohen vetem Fakiret qe nuk mbrohen dot.
    Me siguri do denohen njerez, kete nuk e ve ne dyshim, por jam i sigurte qe shumica e te denuarve do jene hallexhinj qe vertet nuk kane lek te paguajne energjine elektrike, energji e cila ne shqiperi kushton me shume se ne disa vende Europiane me standarte e kosto jetese krejt te ndryshme nga e jona.

  14. arlinda says:

    I erdhi fundi dhe dites qe hajdutet perkraheshin dhe mbroheshin nga shteti dhe qeveria.

    1. rozi says:

      Stop abuzimit dhe vjedhjes rilindje dhe per energjine ?

      1. klara says:

        Njesh fare vetem keshtu do vihet drejtesia ne vend.

  15. driti says:

    Te lumte Edi! Kjo eshye barazi per te gjithe. Ketu fillon ecja perpara…

  16. Crusader says:

    Zoti Rama para se te bej kaposhin, duhet ti ndaj mire gjerat, sepse i ka hipur gomarit perseprathi. Zoti Rama eshte kryetar i ekzekutivit, dhe nuk mundet qe te kercenoj pushtet e pavarura, sepse rregullat e lojes i ka vendosur tjeterkush dhe ai eshte i detyruar qe ti zbatoj ato ne baze te kushtetutes. Gjykatat jane gjykata, dhe kane edhe te drejten morale por edhe ate ligjore per te bere punen e tyre sipas rastit dhe provave per c’fare do lloj gjeje. Piktori eshte piktor dhe nuk merr vesh nga juridiku, por te pakten te lexoj kushtetuten e Shqiperise, se do ti bej mire.

    1. Justice says:

      Rregullat I vendos ai qe ka shumicen ne parlament dhe jo presidenti horr I Saliut. Rama ka shume me teper deputete se sa kishte Saliu kur vuri qenin e tij per president. Rrugaci ne presidence sjell rrugacet ne gjykata.
      Rregullat e lojes nuk kane pse te ndryshojne n.q.se gjykatat do te ishin te ndershme dhe te pavaruara por kur keto gjykata behen mburoje e krimit atehere duhet jo vetem te ndryshojne por edhe te rrasen brenda keta bastarde qe ta kuptojne forcen e ligjit.

      1. Crusader says:

        Jo i dashur, rregulat i vendos kushtetuta e Republikes.

        1. NjeQytetarOptimist says:

          Rregullat, por jo zbatimin e ligjit.. Dhe kur nuk zbaton rregullat, ndryshon ligjet.. Ne kuader te vetin pa prekur kushtetuten.. Ka ilac per gjithshka..

          1. Crusader says:

            Zbatim i ligjit nga kush? Nga keto fytyra qe na kane rrjepur gjithe jeten? Ti mendon se keta kane ndryshuar? Gabim i madh. Keta kane ndryshuar vetem fasade dhe loje e mashtrimi vazhdojne. Parate e munguara te Energjise nuk jane te populli, por jane te vjedhjet dhe te abuzimet e ketyre qe kerkojne gjoja drejtesi dhe shtet ne thonjza, sepse ju a ka mbledhur bota per borxhin qe kane ne emer te Shqipatareve dhe te ketij vendi. Ne nuk ju kemi ndonje borxh te keta, por ata na kane borxh ne gjithe jeten tone. Hidrocentralet u bene me buke misri dhe pune vullnetare nga prinderit tane, dhe energjia eshte pothuajse falas nga uji i perendise (duke logaritur qe ky vend paguan tarifat me te larta te energjise ne rajon). Neqoftese keta kane zgjedhur qe ti shtrengojne rripin nje populi fukara aty ku ai nuk mund qe te jetoje pa drita, per te mbledhur kusuret dhe vjedhjet e se shkuares ne c’do aspekt, te cilat i kane bere vete, atehere ne djall shkofte. Une i pari nuk paguaj per peslleqet e ketyre bastardeve! Le ti gjejne parate ku te duan, nuk me intereson. Nuk eshte borxhi im, por eshte borxhi i tyre!

  17. lavdosh says:

    bravo,

    por mos harro cdo gje qe ke bere dhe do besh per kete vend do zerohet nqs nuk bene drejtesi. Gerdeci, 21 Janari dhe drejtesi per ata qe krijuan kete katrahure jane gjykatesit e tu

  18. orips says:

    Bravo Rama Vazho ne kete rruge dhe do ngelesh ne histori se bere shtet demokkratik

  19. Shkalla says:

    Ketu nuk ka komplimente por eshte vertete per tu ndihmuare dhe pershendetur ky njeri qe e kemi thekesuare per te nje mijten here se ju gjend shqiperise ne nje moment shume kritik.Z.k/minister para ca ditesh ju kerkuame qe te nderhyni ne rrugen “Niko Avrami” dhe po e perfocojme se aty ka shume familjare qe vjedhin energji ne te gjitha drejtimet bile kane hapur vrima ne kutine e hekurt te sehateve dhe e kane futur ne shtepi duke e perdorur barbarishte dhe disa vuajne shume pasojat e tyre.Aty per rreth ke furra buke qe vjedhin energji pa mase dhe qe kane 2o vjete vjedhje,por duame tju thekesojme se keta hajdute jane ortak me faturusit qe bejne sikur nuk shikojne dhe fusin leket ne xhepe.Ju lutemi shume z.k/minister na ndihmoni ne kete drejtim se jemi ne hall te madh dhe nuk kemi rruge ku te dalim.Aty eshte ndrehyre ne teritorin e shkolles B. Curri duke pervetesuare disa metro dhe duke prishur te gjitha rruget e hurjes dhe daljes nga lagja gjithmone ju flasim rreth pallatit 27 te rruges N.Avrami.
    Ne kerkojme me force duke zbatuare ligjet qe te prishen:
    a)garazhdet. b)kepucarite. c)parkexhe rreth pallateve pa sistem te pervetesuara nga disa kopuke te pa ligjshem. d) te lirohen tortuaret nga tregu i pa ligjshem.e) te shikohet nje vile aty qe ka bllokuare tere nje pallat pese katesh duke ju treguare atyre forcen dhe lekun.
    Ka shume per te bere ne ate lagje po dergoje INUKUN dhe te vene dore.
    Mbi te gjitha te shikohen edhe mundesite per te marre fryme pak edhe shkolla e mesme qe ndodhet aty prane se eshte me te vertete nje katastrofe.

  20. Crusader says:

    Zoti Rama, degjoni ” Shkallen ” me kujdes, eshte nje qytetar qe po shkruan letra anonime te Tema si Jovan Bregu. Nuk ke se c’fare ju thua, sepse e kane ne gen spiunllekun dhe jane bilbifryresa, me falni doja te thosha b…..thlepirsa. Ky po eshte nje popull per te marre shembull, sepse nderkohe qe vjedhin vete, akuzojne te tjere si hajdute per te terhequr vemendjen.

  21. Kris 1 says:

    Kumbora e madhe ra prape.Tufa nuk duket gjekundi.O zot ,pse je ngaterruar dhe i ke varrur kumboren ne qaf piktorit.Eshte shume i levizeshem sa bien kumboret gjithe diten e naten por okaret na ngelen bosh.

  22. Aleksandër Matrënga says:

    Shume mire ,keshtu duhet te vihet drejtesia ne kete vend.kemi gjithe jeten qe paguajme energjin elektrike ,ndersa perveç asaj qe konsumojme paguajme edhe borxhin e hajduteev.sa per pushtetin gjyqesor qe merakosen disa se po nderhyn kryeministri,mos te merakosen se gjyqtaret jane dhjamosur me para dhe dhjam bio nga leket e ketyre fukarenjeve per 24 vjet rresht,keta jane hajdut dhe kriminelet e ketij vendi.si ju duket xhin xhoni gjyqtari i plepave i ndershem .Gjynaf i shkreti.te gjithe ata qe i kundervihen kryeministrit jane ose hajdut ose gjyqtar.Atyre nuk u pelqen te vihen para ligjit .Ligji eshte i barabart per te gjithe ,deri tani ka qene i pabarabart,shpresojme se do te ndryshoj kjo situate kriminale.Pune te mbare qeverise.

  23. Lymi says:

    I shkojne Napoleonit dhe I thone se magazinieret e ushtrise po abuzojne me materialet ushtarake.- Ngrijuani rrogen, tha Napoleani. Pas disa kohesh kerkoj serish informacion per te njejten ceshtje.-Jane ulur vjedhjet- I thane por perseri abuzimi eshte I larte.-Ngrijuani rrogen edhe 15%, tha Napoleoni. Pas disa kohesh I shkojne dhe I thone se vjedhjet kane rene ndjeshem por nje pjese e kapterave vazhdojne dhe vjedhin.- Keta , tha Napoleoni futeni ne burg se jane hajdute.
    Tani o komandanti yne jo te gjithe keta qe vjedhin jane hajdut.Shumica jane hallexhinj,thjeshte nuk mund ta paguajne energjine.Po I fute ne burg per energjine do te vjedhin diku tjeter .Para se te medosh ti fusesh ne burg hapu vende pune. Me kete mentalitet te te luftuarit te vjedhjes ke per ta shnderruar vendin ne nje burg te madh,ndonje dite do te kthesh edhe telat me gjemba. Jo frika,jo burgu duhet te sherbejne si instrument baze por ndergjegjesimi dhe krijimi I mundesive qytetarve.
    Imagjinoni se cfare do te ndodhte ne qofte se gjyqtaret do te arsyetonin sipas direktivave te tua? Shqiperia do te kishte vetem te burgosur per vjedhje energjie,ndertim pa leje dhe shkelje trafiku,police,gardiane burgjesh dhe gjyqtare politik.
    Pas kesaj ti o komandanti I nderuar munde te jepje urdher edhe te arrestonin lojtaret e kombetares se te prishen takimin ne Beograd.

  24. arsen says:

    Pse ju duket çudi?
    Te gjithe thoni “ketu s’ka shtet”..
    Ja!
    Ky eshte shteti! 5 dite afat.
    Jo vetem kryefamiljarin ne burg, por edhe familjaret mbi 16 vjeç qe nuk e kane denoncuar kryefamiljarin se vjedh elektrik, vjedh uje, sjell mallra nga rruga, vjedh ndermarjen, fallcifikon dokumenta dhe fatura, nuk paguan tatimet, paguan rryshfet, korrupton policin.,etj.etj si keto.
    Ja!
    Ky eshte shteti!
    Zbatoni Ligjin nese doni SHTET!
    Ngrini zerin, nese jeni ne rregull me Ligjin…pra me SHTETIN!

  25. lami says:

    BRAVO . Po hajdutet jane neper zyra e me kollare , jan me licensa,me dijenin e elektricistit te zones, ne periferi ka me shume , prandaj kerkohet nje kontroll ne linjat – ne shperndarjen se nuk eshte e lehte .
    Ikemi perkedhelur hajdutet , vecanrisht ne qe kemi paguar rregullisht cdo muaj detyrimin e muajit perkates dhe nuk jemi pishman.Na ropen hajdutet kudo edhe zyrtarisht.

  26. goldmann says:

    o zoteri k minister po a ka vjedhje me te madhe se i ben qeveria jote dhe ato me perpara popullit ne se nuk e di hidhu nje sy dtitareve dhe mureve qe duken si lekure me pucera nga kondicioneret ngrohet dhe freskohet tirana me energjine e vjedhur he te lumte ne mos te ka shku mendja mendoju pak

  27. Crusader says:

    Sikur ta degjoje BE dge USA kete kercenim qe ben ky shoku ndaj gjyqesorit, do ti japin te drejte Sali Berishes, i cili ka nje vit qe po bertet per kete. Jemi demokraci, apo jemi diktature rrumpalle ku Kushtetuta perdoret rendom si leter higjenike. Hiqeni fare ate dreq kushtetute, mbyllini gjykatat dhe vendosni diktaturen e kim jongut se na lodhet. Te pakten ta dime edhe ne dhe te mbledhim mendjen.

  28. Tiranasi says:

    Bravo Z. Kryeminister !

    Ac sa ke duhet te shpenzosh. Para per celularet e internet kane , pse per energjine nuk kane ? – Pergjigjia eshte e thjeshte : Paguajme ne budallenjet per to.

    Z. Kryeminister , duhet reforme me fshese ne OSHE se ne vend te ekonomisteve jane ish barinje e njerez ordimene pa shkolle, jane ish spiuna te PD qe kan bllokuar situaten e kan shtrire rrjeta dyfishe neper banesa e lokale qe po i preve energjine ne nje krah merr ne anen tjeter nentoke me kabull. Po behet hataja me vjedhje dhe askush nuk vepron.

    Pse si kujtojne keta hajdutet se shteti do te lere ashtu rrumpalle si ne kohen e rrumpalles ?

    Nuk ka nevoje Shqiperia per rritje cmimi te energjise elektrike ka nevoje per prerje te rrugeve te vjedhjes se energjise me njeqind e nje menyra dhe per pagese te saj sipas ligjit.

  29. He me te lumte mo Sillo ec perpara se nje pjese e komentuesve ketu e kane xhepin e ngrohte me parate qe marrin nga qeverria por! energjia nuk paguhet duke fut miletin ne burg por ose rrisim rrogat ose ulim cmimin e energjise shkurt muhabeti dhe tu japesh dhe pune njerezve te jetojne ndershmerisht.

  30. votim koti says:

    I ke rreth e perqark teje zRama, HAJDUTET E ENERGJISE ATA ME PARA PSE NUK I KAP. NUK DO MIKU IM NUK KE VULLNET POLITIK. Partia nuk egziston. Egziston ti me fjalet qe i merr era

  31. Punetori says:

    Z.K/minister me vjen mire qe keni marre inciativen per te bere zap hajdutet e energjis elektrike por,nuk po na thoni si do te veproni ne rastet kur shteti po na vjedh dhe nuk po gjejme dot te drejten.

  32. Landi na Devolli says:

    Shume mire . Hajdutet jane midis nesh. Por cfare ti bejme kur jane te mbrojtur jo nga gjykatat por Drejtoret dhe punonjesit e caktuar rishtazi.A ka zgjidhje ne keto raste . Ejani matni harxhimin ne ato pak biznese ne Devoll ( Kryesisht frigorifere ) dhe pastaj nxjerim konkluzione , Te lidhur koke e kembe me punonjesit , i nderuar Kryeminister

  33. shpetimi says:

    Vendim shume i drjte.Keshtu behet shteti.

  34. ilir says:

    z. Rama…”po Fullani” do thoshte kadareja.

    Fullani gjer tani mbetet hajduti me i madh i shtetit shqiptar.
    ka vjedhur qindra milion euro si kesh
    dhe ka abuzuar me qindra milion euro tendera dhe dieta.

    sa vjedhin gjithe hajdutet e korentit i ka vjedhur vetem fullani i vetem.

    dhe fullani po shijon i qete leket e vjedhura.
    ne vilen apartament ne mes te bllokut,
    pa ja prekur kush pronat vilat brenda dhe jasht vendit
    te bera me leket e vjedhur.

    hallall i thone shqip.

  35. Mali says:

    Po ata qe vjedhin qeverin dhe popullin,apo ata do shperblehen???

  36. korca007 says:

    edi,na ke care trapin me keto daljet e tua pompoze qe shume shpejt rezultojne te jene nje flluske sapuni.po sa eshte kapaciteti i burgjeve shqiptare mor hajvan per 500.000 persona?ne fushe-kruje 2% e popullsise paguan.cdo besh ti me 98% tjeter?po kukesi,laci,shkodra,tropoja?mos ha mut kot po futni teknologji per ta bere njelloj sikur mbaron abonimi i digit-alb me karta rimbushese.ndryshe me kete popull nuk i dilet.kot te ka hipur vetja ne qejf qe mund te besh mrekullira po do zhgenjehesh se shpejti se as vete te majtet nuk do ta japin voten.

  37. AK-47 says:

    Shume dakort, por sugjeroj tà filloni me bizneset qe nuk paguajne dhe punonjesit (militantet) qe kane geluar dhe gelojne ne CEZ…..

    Ne Shkoder tregohet si barcalete historia e bizneseve ne ish zonen industriale.. para 10 vjetesh, ne kohen kur kishte reduktime te orarit te energjise elektrike bizneset kerkonin energji te panderprere dhe shteti investon nje linje qe kap 3-4 milion euro dhe ua con energjine ne nensacionin e zones. Kur vjen puna qe te rinovohen kontratat dhe te lidhet kjo linje furnizimi asnjeri nuk pranon sepse dihet, linjat ekzistuese i kishin te dubluara, njeren qe kalon ne sahat dhe tjetren nen toke…

    Ne ate kohe nje kompani qe ka restauruar mobiljet e vjetra te kryeministrise paguante 100 mije lek te vjetra ne muaj, megjithse kishte kater furra tharjeje te derrasave, sharra, kombinate, torno druri etj etj, Po soT sa duhet te paguaje valle???

  38. rudi says:

    Ne cdo vend te botes energjia paguhet ai qe nuk e paguan i pritet energjia ai qe vjedh denohet por shtetet apo kompanite qe menaxhojne energjine jane munduar te mbyllin ne maksimum mundesine e vjedhjes.Vet une nuk kam mundesi ta vjedh se deri te numuratori vjen me kabull numuratori esht elektronik dhe i vulosur pra nuk kam mundesi vjedhje.Nese prish vulat duhet te denohem te pergjigjem per vjedhje nese koruptohet lexusi te denoht dhe ai si un e pak me shum nese lexuesit kane hapur matsa te bizneseve si gurore qe djek energji sa nje fshat ne dite dhe e ka cuar ne zero matsin per te fituar ketu duhet ky ultimatum keta e kan vendin ne burg ndersa fukarenjte e vertete qe duan ta paguajne por skane as nje mundesi shteti ta ndihmoje qe dhe ky ta paguaje por jo pseofukarenjte qe kane miliona ne bange marin te ardhura per dit dhe vjedhin a nuk paguajn te gjobiten rende se ne burg do kosto me te madhe se energjia qe vjedh

  39. Crusader says:

    Hajdutet dhe abuzuesit e energjise jane ne Parlamentin Shqiptar, bile jane edhe pjese e qeverise. Te fillojme qe nga Ilir Meta i pari. Shqiptareve u jane rrjepur me miliarda Euro, me kufizime, gjeneratore, karburant, pune te humbur per bizneset dhe difekte keto vite. Para se Kryeministri te fryhet dhe tu kerkoj parate fukarenjve, te bej nje bilanc dhe te denoj ata te cilet e kane rrjepur kete popull. Nuk ka standarte te dyfishta. Shqiperia ose behet ose nuk behet fare. Te fillojne nga koka, sepse padrejtesite dhe vjedhjet e ketyre mashtruesave qe parazitojne ne politken, do te lahen nje dite!

    Nuk ka me budallenj sot.

  40. Moli says:

    Hallall ta bofte Allahu! Ja ke gjet midene ketij mileti, shtoju fukarallikun, shtoju dajakun ene ke per ti mor votat sa here te doje palla.

  41. Arben says:

    PUNE USTA, PUNE.

    LERI LLAFET SE I DIME TE GJITHA VETE, MOS KUJTO SE PO NA THUA NDONJE GJE TE RE.

  42. d says:

    E vodhen per 20-25 vjet CEZ-in kapitalistat e ketij vendi dhe hajdutet e shtetit dhe tani i shtergojne rrypin popullit. Po nga ana tjeter edhe popoulli me fukara e me ndihme ekonomike harxhon sa nje hotel enegji elektrike, sepse Sala ju tha: Mos lini asnje prize pa shfrytezu dhe asnje pellembe toke pa mbjelle ( me hashash) dhe asnje lek ne banka se ju nxjerr te pafajshem, asnje shufer floriri se ju nxjerr 5 me zero para popullit me gjyqetaret e plepave etj. Jemi dakort tani me zbatimin e ligjit.
    Ne jemi vetem per ligjin dhe zbatimin e tij.

  43. lusi says:

    Zoti Rama jemi dakort me ju per cfare thoni, po kemi 20 e ca vjet qe paguajme rregullisht te gjitha taksat, ne kemi paguar dhe me duket se do te paguajme dhe per ata qe vjedhin energjine dhe ujin, a do jesh i zoti qe ti vesh te paguajne dhe keta zotrinje qe jane bere me vila dhe nuk i paguajne keti shteti as nje kokerr leku, neqofte se ti e ben kete te heqim kapelen, po me duket se eshte e veshtire se ata jane te paprekeshem,veri te paguajne dhe jo te na rritet cmimi se nuk na i mban me kurrizi.

  44. Crusader says:

    Le ti shkundin parate e tyre qe shkojne me miliarda Euro dhe qe jane degdisur neper bankat e botes dhe te paguajne borxhin e Shqiperise qe i ka FMN-se dhe Bankes Boterore, sepse jane parate tona qe na i kane mjelur dhe vjedhur me vite. Nuk kane te drejte morale qe tja kerkojne keto para nje populli, i cili jeton me 150 euro ne muaj duke ngrene buk e kos.

  45. tahipi says:

    NDIQI ata qe vjedhin energjine por denoi te gjithe, jo ta besh si tek aksioni per prishjen e lokaleve qe zune trotuaret, ca I prish ca I le pa prishur,aksionet duhet te jene serioze,duhe prishur te gjitha.

  46. Shqiptar_gjynaf_qar says:

    Une shume dakord jam me kete ultimatumin. Sa mire qe perpara do ishte te vendosej ultimatum hajduteve te shteti qe kane 24 vjet qe e vjedhin, pastaj le ti vije dhe ketij ultimatumi…..

  47. Albpetrol+Endri Pyka says:

    Me djalin e xhaxhait te Ben Qimes drejtor ne elektrikun e naftes ,nuk do kete me vjedhje po supervjedhje ,bravo Rama qe more ne koalicion Meten megjithe hajdutet dhe kriminelet e tij,po superhajdutin e energjise engjell zeqon do e lesh akoma drejtor BRAVO RAMA META PEEEEEEEEEEEEEEEERPARA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje