Incidentet në Beograd/Dade: Ministria e Jashtme të informojë Kuvendin mbi hapat diplomatikë

22 Tetor 2014, 11:47Politika TEMA

Kuvendi i kërkon zyrtarisht Ministrisë së Jashtme një informacion mbi hapat e ndjekura pas incidentit të ndodhur në Beograd në takimin mes Serbisë dhe Shqipërisë.

Kryetarja e Komisionit të Jashtëm Arta Dade tha se i ka kërkuar zyrtarisht Ministrisë së Jashtme që të informojë Kuvendin lidhur me hapat diplomatikë, pas ngjarjeve në ndeshjen Serbi-Shqipëri.

“I kemi dërguar Ministrisë së Jashtme një shkresë zyrtare ku i kërkojmë të informojë Komisionin e Jashtëm lidhur me hapat diplomatikë që ka hedhur kjo ministri pas incidentit të ndodhur në Beograd, një ngjarje shumë e rëndë kjo që i tejkalon dhe përmasat e incidentit.

Ne jemi në pritje të materialeve ose të paraqitjes së përfaqësuesve të Ministrisë së Jashtme. Kur t’i kemi në dispozicion do t’ju informojmë”, tha Dade.

Në vijim deputetja socialiste vlerësoi pozitivisht atë që është bërë nga Ministria e Jashtme, notën verbale dhe kërkesën që i është paraqitur ambasadorit të Serbisë, përfshi dhe udhëzimet që kjo Ministri në linjë diplomatike, i ka kaluar tek ambasadat dhe prezencat tona diplomatike, jo vetëm në Europë, por dhe në botë. /gj.k/

1 komente në “Incidentet në Beograd/Dade: Ministria e Jashtme të informojë Kuvendin mbi hapat diplomatikë”

  1. iliriashqiptare says:

    kjo ska dit me eduku femijt e vet,i kan dale palla rrugacesh,e na bon politiken shqiptare,paskeni pas fytyren sholle o rrace shushunjash.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje