Dëshmitari kyç konfirmon: Pashë Arben Frrokun në makinën nga u qëllua Lamaj

22 Tetor 2014, 16:00Politika TEMA

Dëshmitari kyç në vrasjen e komisar Dritan Lamaj, ka konfirmuar se ka parë të akuzuarin Arben Frroku në makinën nga u qëllua në drejtim të Lamajt.

Ai ka dhënë dëshminë e tij me një video-konferencë në Gjykatën e Krimeve, teksa ndodhej në një sallë tjetër nga ajo e pandehurit, në ambientet e kësaj gjykate.

Dëshmitari Arben Ndoka, emri i vërtetë i të cilit tashmë është zbuluar në medie, iu është përmbajtur deklaratave të dhëna edhe më parë në prokurori, duke mos tërhequr asgjë prej tyre që ka thënë më parë, raporton A1 Report.

Dëshmia e tij është shtyrë për disa herë me radhë, ndërkohë që tashmë pritet të shihet nëse gjykata do e pranojë apo jo dëshminë e tij.

Arben Frroku është i akuzuari i vetëm për vrasjen e komisar Dritan Lamajt dhe me këtë dëshmi, pozita e tij rëndohet akoma edhe më shumë./b.l

 

17 komente në “Dëshmitari kyç konfirmon: Pashë Arben Frrokun në makinën nga u qëllua Lamaj”

  1. xhertz says:

    duhet impenjivi i te gjithe shqiptarve qe drejtesia te funksionoje…duhet nje denim shembull per cubat qe hapen bythesh dhe kujtojne qe cdo gje varet qafa sa me shume lesh te kesh

      1. Pilo Lala says:

        Frroku eshte pa diskutim vrasesi i Komisarit, prandaj te vendoset Drejtesi.
        Vrasja e Policit, eshte edhe vrasje e Shtetit.

  2. grikizgej says:

    Mark Frroku dhe Arben Froku janë vëllezër.Mark Frroku akuzohet për vrasjen e kryepolicit Lamaj.Arben frroku akuzohet nga gazeta belge se ka vrarë shqiptarë.Të dy marrë me politikë dhe aktualisht Arben Frroku është deputet i kuvendit të Shqipërisë.
    Dmth dhe vrasës dhe politikanë.
    Dhe shqiptarët rrinë e vështrojnë…

    1. Pilo Lala says:

      Keshtu qerohen gjerat. Armiku i armikut tim, eshte miku im i perkoheshem.
      Ne fillim Krimineli Frroku luftoi te perzinte nje kriminel me te madh qe quhej Berisha.
      Tani qe mbaroi misionin, dhe Berisha shkoi ne plehra, edhe Frroku do hapi krahun.

  3. E verteta says:

    Te nderuar lexues te TEMA , Arben Frroku nuk eshte vrasesi i Kom .Dritan Lamajt , ne se hetimi ka vullnetin dhe profesionalizmin per ta zbardhur kete vrasje duhet te hetoje 1. Te pyese ne familien e komisarit kush ka mbrritur menjehere ne kohe me vrasjen e tij dhe sa Euro ka marre aty ne dollapet e shtepise se tij , se familiaret e dine shume mire kete fakt , se dyti , hetimi duhet te zbardhe sa apartamente ne emer te D.Lamaj jane prone e tij qe nepermjet presionit me kercenim me jeten ju merrte pronareve te ndertimit .Pas te zbardhi keto dy fakte te gjeje autoprin e vertete te vrasjes te tij qe eshte nje person i degjeneruar nga komisari per pervehtesimet qe i ka bere dhe kjo mafie kerkon t’ja faturoje A.Frrokut .

    1. Pilo Lala says:

      Vazhdoni te mbroni nje kriminel si Frroku.

  4. Lymi says:

    E mer Mark e shef sa kopila jane keta shefat e Pal Melyshit? Kur e ka ditelindjen Toma tashti?

  5. Tiranasi says:

    Gjykatat duhet te kene prova te plota shkencore, nuk mendoj se nje deshmitar eshte i plote. Edhe ne diktaturen komuniste duhej ose fakte konkrete ose tre deshmitare okulare te besuar.

    Keshtu me nje deshmitar munde te “gjenden” te gjithe vrasjet e pazbuluara shume shpejt.
    Bile personi qe del deshmitar ( ne fakt i rreme) merr shperblimin e ndan me te tjere dhe pastaj merr edhe azil ne nje vend te mire perendimor sepse thote me rrezikohet jeta ne Shqiperi mqns deponova te ” verteten “. Me gjykatat e prokurorine qe kemi ne cdo gje munde te ndodhe.

    Une mendoj se duhet pare kush eshte ky deshmitar i mbrojtur, me cfar partie eshte ose ka qene, cfar te kaluare ka, ku punon e ku ka punuar, si ka qene karakteri i tij, a eshte i aresimuar apo jo, a eshte i plote menderisht , a mos eshte i papune, si u ndodh ne kete ore ne kete vend, etj pyetje profesionale per drejtesine.

    Une nuk e njoh as te akuzuarin e as deshmitarin , por duhet gjykim me drejtesi se ke te besh me jete njerezish .

  6. arif says:

    Une nuk e besoi qe Froku ka qen ne ate makin,qe mund ta kete organizuar apo paguar kete krime te rende mundet. Po qe ka qen ne makin i thone keta qe duan mbrojtie deshmimtari qe te largohen na shqiperia ti pajisin dhe me dokumenta te rregullta. Po u be mode kjo shqiperin do e mare lumi. Se shqiptaret per ti shpetuar varferise per nje status te tille te marin ne qafe.

  7. al paci says:

    Nuk ka qe frroku ne ate makin. Frroku pagoj po ne makin nuk ka qen. Deshmitari i ka shum borxhe frrokut dhe ja fut tani qe te perfitojn. Kjo deshmi do ta nxjer frrokun te pafajshem. Frroku vetem te ishte budalla te ishte ne ate makin dhe pa maske. Se deshmitari thot qe 2 ishin me maska dhe frroku pa maske. Ka dhe deshmi te tjera qe do ta rrezojn deshmin e ketij dhe frroku do fitojn lirin qe eshte urdherusoi i kesaj vrasje. Policija prokuroria duhet te gjejn menura te tjera per te vertuar implekimin e frrokut

  8. Devolliu says:

    E ka vra?
    Burg te perjetshem dhe ti shkulen guret e themelit ne fshatin ku ka le. Tu ngelet turpi bres pas brezi si te pabese. Me kanun nuk vritet keshtu.

  9. AK-47 says:

    Iku edhe kjo pune… Pse mor ca kerkoni ju qe prokurori te sjelle pamjet me figure e ze per cdo vrasje??!!

  10. lleshi says:

    vrasesit frroku+prostituti ndoka=qelbesira rama.

  11. vlora says:

    edhe une kam mendimin qe me nje deshmitar …..dhe ta pabesueshem ..nuk mund te denosh nje njeri …..pa prova ……nuk mundet …ne nje filem amerikan….fajtori bertiste qe une evrava ….dhe gjykata enxori te pafajshem ….sepse nuk kish asnje prove qe e komplikonte ……….ne kohen qe po jetojme po ndodhin shume cudira ….si domos deshmitaret ereme jane ………njesha

  12. oskola says:

    tani dihet qe e ka vrare froku dhe jane kriminele , u pasuran me krimet qe bene ne belgjike e gjetke edhe sikur deshmimtari te jete I rreme ate e di e gjithe bota qe e vrau froku po disa duan te mbulojne mutin me shure,ka ardhur koha krimineli te behet hero dhe viktima kriminel ska drejtesi.

  13. Polic i thjeshte says:

    Bravo Policia!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje