OSBE: Shqipëria, Serbia e Bosnja të hetojnë sulmet e hakerave ndaj faqeve të mediave

22 Tetor 2014, 19:11Politika TEMA

Përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e Medias, Dunja Mijatoviç u bëri thirrje sot autoriteteve në Shqipëri, Bosnje-Hercegovinë dhe Serbi të hetojnë të gjitha sulmet e hakerëve ndaj faqeve të mediave në internet, pasi paraqesin një rrezik të vërtetë për lirinë e medias.

“Kohët e fundit kemi parë sulme dashakeqe mohim-shërbimi, që pengojnë veprimtarinë e ligjshme të gazetarëve.

Këto sulme duhet të hetohen nga agjencitë ligjzbatuese të të gjitha vendeve”, tha Mijatoviç.

Gjatë dy ditëve të shkuara, serverët e internetit të agjencisë së lajmeve FENA dhe revistës BUKA në Bosnjë-Hercegovinë u hakeruan.

Javën e shkuar, faqja në internet e transmetuesit publik shqiptar u hakerua dhe u zëvendësua me pamje provokuese. Disa media në Serbi:  24sata.rs, Blic, e-novine, Kurir dhe Telegraf, qenë gjithashtu objekt i sulmeve.

“Sulme të tilla kërcënojnë sigurinë kibernetike, e cila është jetike për lirinë e medias dhe të informacionit”, tha Mijatoviç.

“Kemi qenë dëshmitarë të një rritjeje eksponenciale të sulmeve të tilla, të cilat duhet të hetohen plotësisht për të mbrojtur portalet online dhe për t’i lejuar gazetarët të punojnë pa pengesa”. /gj.k/

3 komente në “OSBE: Shqipëria, Serbia e Bosnja të hetojnë sulmet e hakerave ndaj faqeve të mediave”

  1. Andrea says:

    Po kush ti hetoje ne Shqiperi, ketu ka vetem te paafte te punesuar me mik.
    Ato krime qe zbulohen, jane produkt i spiunimit qe shqiptari e ka zakon.

  2. Andrea says:

    To all f….ing serbian,

    I put down sata and blic.

    U want me, come and get me mother…ers

  3. turkofagos qibani ne bythe te shqiptareve. says:

    Shume here ndodh te tema. Po e vura re te shekulli po ashtu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje