Komisioni Parlamentar i Ligjeve u përfshi nga debatet gjatë diskutimit të ligjit për Avokatin e Popullit. Debati dhe ironitë u shkëmbyen mes kreut të Komisionit Fatmir Xhafaj dhe Avokatit të Popullit Igli Totozani.
Shkak për debatin është heqja e kompetencave për zgjedhjen e komisionerëve. Totozani u shpreh se kjo ndikon në cënimin e pavarësisë së institucionit, duke shtuar se është e papranueshme që ti kërkohet Avokatit të Popullit të sjellë emra kandidatësh dhe në fund jut ë bëni përzgjedhjen.
Sipas Totozanit me këtë ligj, Avokati i Popullit kthehet në një secretariat teknik. Por në përgjigje të pretendimeve të Totozanit, kreu i Komisionit të Ligjeve tha se Kuvendi nuk mund të kthehet në një noter që certifikon cdo emër që i vjen.
Totozani: Po e ktheni institucionin në një sekretariat teknik. Komisionerët nuk do të jenë as shokë të Avokatit të Popullit as shokë të Igli Totozanit, sepse unë s’kam ndërmend të qëndrojë gjatë në këtë detyrë. Do të rri deri kur të mbaroj mandate apo deri kur ta vendosë Kuvendi.
Xhafaj: Ju kërkoni që ta kthejmë Kuvendin në noter?
Totozani: Jo nuk po kërkoj këtë, por ju s’mund ti thoni avokatit të sjellë 29 emra dhe pastaj ju vendosni të 30 që e sillni vetë.
Xhafaj: Po sëruresh nga pushteti, s’të shëroj dot nga kjo. Je edhe gjirokastrit dhe pushtetin e ke me merak
Totozani: Per pushtet ke më shumë përvojë se unë dhe nuk dua ta kem këtë shembull. Drafti është në kundërshtim me projektin e EURALIUS /gj.k/
Nivel intelektual per tu marre shembull. Rilindje e vertet.
pushteti i ka dhene para te pa ligjshme.
totozanet jane te ardhur ne gjirokaster
ka te drejte totozani te beje ironi,
se bashku me marten,bashkeshorten, u pergojuan se vodhen parate e B.E.-se.
per njerzit ne nevoje,
pse nuk jep dorheqjen AP.?
pse prokuroria nuk vepron?
Ketij Totos po qe i ka hyre vetja ne qejf. Harron kush ja ka dhene ate karrike se ndryshe do te bente akoma opinionistin tek News 24-ra.