PD: Qeveria po rrit çmimin e energjisë, heqja e fashës do të thotë të paguash më shumë

22 Tetor 2014, 16:15Politika TEMA

Partia Demokratike akuzon Qeverinë se po rrit çmimin e energjisë, në kundërshtim të plotë me premtimet elektorale dhe në mungese të plotë të ndjeshmërisë njerëzore.

Enno Bozdo, nënkryetar i Bashkisë së Tiranës u shpreh se “Kryeministri i dha sot një lajm tronditës shqiptarëve, fasha mbrojtëse e cmimit të energjisë do të hiqet”.

“Çdokush e di se heqja e fashës mbrojtëse do të detyrojë të gjithë shqiptaret të paguajnë më shumë”, tha ai.

Sipas Bozdos, cdo familje dhe çdo familjar do të paguajë më shumë, pikërisht në një kohë krize ekonomike, të papunësisë së ulur këmbëkryq, të humbjes së vendeve të punës dhe rritjes së ndjeshme të numrit te familjeve qe kanë borxhe të pashlyera.

“Çdo biznes do të paguajë edhe me shumë, sikur të mos mjaftojë kriza ekonomike dhe pamundësia e tyre për të shlyer kreditë”, tha ai.

“Partia Demokratike prej kohësh ka denoncuar një skenar të tillë dhe i kërkojmë qeverise që në asnjë mënyrë të mos rrisë çmimin e energjisë, si dhe të eliminojë përfundimisht përdorimin e faturave aforfe për qytetaret e të marrë masa të menjehershme për të mbrojtur shtresat në nevojë si dhe konsumatorët e tjerë”, tha Bozdo. /gj.k/

2 komente në “PD: Qeveria po rrit çmimin e energjisë, heqja e fashës do të thotë të paguash më shumë”

  1. Beni says:

    Me e mira per shqiptaret eshte sekestrimi nga qeveria me ane te nje ligji te posacem te te gjitha pasurive monetare e te patundshme te ish pushtetareve te vena ne menyre abuzive .Keshtu s’do te ishte nevoja te ngrihej erergjia elektrike, te behej rritjae pensioneve te ulta se jane mizerabel e te tjera investime .Pak njerez do te ishin kunder e shumica do te ishte pro.

  2. Rroku i Druve says:

    Keta PD-istet ose P(injoll)D-istet, per shkak te etikes nuk po e shkarkoj tere leksikun e merituar mbi ta per paturpesine e tyre, sinqerisht e duan mire nje karvan ngarkuar me “mbiemrin” tim e me i marre me radhe, qysh nga kryekrimineli SRB-i dhe deri te ky Enoja me dy n.
    S’ia vlen per te paraqitur ketu se ç’ (gjeme) beri PD-ja mbi energjitiken (m’u kujtua nje BELi prej Shkodre, zot na ruaj, iken me trasta ngarkuar), po ty Enno papagallo (njeri tjeter nuk prononcohet per energjetiken e Zot na ja ruaj shendetin se do te kete zhvillime te hovshme dhe s’ka me mujt kush me i perbaltue pastaj) do t’i bej ndonje pyetje:
    – Sill ne vemendje te publikut raste te ngjashme te thirrjes qe ka “bere” (zot na ruaj) Sali Berisha per pagimin e faturave te dritave; kur? sa here? sidomos ne krahina, qytete etj me shume problemeatike?
    – Apologjetet e tij si puna e jote, te shfletojne (arkat i ka plot me dosje ne SHQUP, qe i ka grabitur nga Keshilli i Ministrave, sic ka thene vete) dhe te gjejne plane masash, programe e, mbi te gjitha BILANCE konkrete per ndalimin e hajnise ne energjetike?
    – Tani, po keto apologjete, mos te lodhen fare, se NUK KA FUSHATE ELEKTORALE POLITIKE A LOKALE, qe ky birbo kryeminister, per te zgjatur ditet e sundimit (e pra, ky komunist i qelbur i konvertuar shkonte rregullisht ne kisha e xhamira ne raste festash e atje, duhet ta kete mesuar se Jezu krishti dhe Muhameti kane thene “Kam ardhur me i sherbye njerezve dhe jo me sundue”)qe te mos kete bere AMNISTIRA NE MILIONA DOLLARE A EURO, si te ishte ne mall te Ramës, duke ua falur debitoreve vetem e vetem te shtonte rradhet e mitingasheve e votuesve per te.
    – Ti Enno dhe bashkia ku je dublant real i nje haduti votash, beni mire t’i viheni perkrah Edi Rames, ne kete AKSION KOMBETAR HISTORIK, qe kur ta merrni pushtetin (kur te qethen viçat sic e keni nisur) t’i gjeni regjistrat ka debitore 20-30 vjecare e, natyrisht jo fukarenj se ata i gjeni te sporteli duke i paguar, po te nje kaste biznesmenesh HAJDUTE E KRIMINELE, femijet e te cileve verdallosen e hardollosen klubeve e lojera te fatit me djersen e popullit tjeter, te popullit te rregullt e pagues.
    Dhe, me degjo (lexo) mire: mos e trashni me bullurin me keso marrinash qe iu nxjerr me lexue komandanti i juaj, ose kandidati nr. 1 per ne biruce te burgut Sali Rame berisha (Shqiperia dhe Edi Rama sa e kaluan nje test politiko-sportiv n/k edhe me kontributin e Saliut, Lulkes, kapterr Nishanit etj), se do t’iu marre populli perpara jo me dron, po me DRU!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje