INVESTIGIMI/ Kur gabimet e policisë i paguajnë qytetarët

22 Tetor 2014, 21:07Politika TEMA
INVESTIGIMI/ Kur gabimet e policisë i paguajnë qytetarët

Gabimet e policëve i paguajnë qytetarët. Kjo është historia e një të riu, i cili për dy javë është sorollatur dyerve të institucioneve për të fituar të drejtën e tij.

Lufta kundër shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor sa vjen e po bëhet edhe më e ashpër. Por, ndër qytetarët shkelës ka edhe nga ata që nuk kanë faj, por si pa të keq, apo për ndonjë gabim njerëzor, i ka kapur “lapsi”. Pikërisht  nga ky gabim njerëzor në radhët e Policisë Rrugore, me apo pa dashje gjithmonë në fund e paguajnë qytetarët. Nga ky gabim njerëzor merr spunto edhe puntata e mbrëmshme e emisionit investigative “Fiks Fare “.

Një qytetar ishte ankuar në redaksinë e këtij emisioni, ku nga ana e Policisë Rrugore i ishin bllokuar dokumentat e makinës për shkak se i mungonte kontrolli teknik i makinës. Por, qytetari e hedh poshtë këtë supozim të Policisë Rrugore, pasi ai ishtë i pajisur me dokumentin që vërteton se e ka kryer kontrollin teknik të mjetit. Edhe pse i pajisur me këtë dokument, prapë është i detyruar të paraqitet para komisionit, por mbi të gjitha të paguajë gjobën.

Emisioni tregoi me zë e me figurë radhët e gjata dhe qytetarë të shumtë që ankohen për veprimet e Policisë së Qarkullimit Rrugor. Pas takimit të gazetarëve investigative me komandantin e trafikut, ky i fundit e pranon faktin se është një gabim njerëzor i policit , por që gjithsesi, ai që vendos është Komisioni i Patentave.

Më pas gazetarët e ndjekin çështjen në Komisionin e Patentave, ku anëtarë të tij  theksojnë disa herë se mjeti ka ngelur në kontrollin teknik. Gazetarët e “Fiks Fare “ i demonstrojnë dokumentin origjinal, ku tregohet qartë se mjeti e ka kaluar kontrollin teknik. Të gjetur para një situatë të tillë, anëtarët e komisionit pohojnë pjesërisht gabimin dhe e gjobisin qytetarin me 10.000 lekë gjobë.

 

Punonjësi i policisë – … Po pra po, e ka lejen e kontrollit

Punonjësi I policisë – 10 mijë lekë të vjetra gjobë, ankesa është e drejtë. Pri një mandat, hajde merr lejen e qarkullimit. Të vjetra (lekët), jo 100 mijë lekë

Qytetari – Po prapë se prapë…

Punonjësi i policisë – Po nuk hiqet nga sistemi

Punonjësja e policisë – Prapë se prapë se nuk e ke patur me vete

 

Edhe pse ky është një gabim njerëzor nga ana e efektivëve të Policisë Rrugore, sërisht i dëmtuar del qytetari, pasi gjoba që është shkruar në sistem nuk mund të fshihet prej tij.

Takojmë komandatin e trafikut te Tiranës

 

Qytetari – Mund t’ju shqetësojmë?

Punonjësi i policisë – Po

Qytetari – Kemi një fletë gjobe

Punonjësi i policisë– Çfarë është?

Qytetari – Një fletë gjobe, e cila është vendosur për kolaudimin dhe e ka nxjerrë në komision. Faktikisht kolaudimi është, i ka pas makina të gjitha dhe prandaj desha. Ne na duket sikur…Kurse fletë gjoba është kjo

Punonjësi i policisë – Mbase si gabim më duket. Kur e ke bërë këtë kontrollin teknik, në çfarë date?

Qytetari – Ja mor burrë, është shënuar këtu

Punonjësi i policisë – Kush? Po s’ka vajtur ajo akoma

Qytetari – Sikur i ka mbaruar thotë kjo (kontrolli teknik) ka mbaruar në d.t 21, kjo është (afati) 21 qershor (015)

Qytetari – Që është gabim nejrëzor jam I bindur, por them se pse …prandaj erdha

Punonjësi i policisë – S’e ve në dyshim  që është

Punonjësi i policisë – Atë vetëm me këta (komisionin ) mund ta ashtu, ta ndryshojnë. Çfarë të thanë këta?

Punonjësi i policisë – Puna është se vetëm komisioni e ndan. Ata do ta kthejnë mbrapa, d.m.th do të të japin atë (lejen e qarkullimit) pa kështu

Punonëjsi i policisë – Do vesh, do paraqitesh. Në momentin që do i tregosh atë polici mbase do marrë vërejtje, ti do marësh lejen e qarkullimit. E vendos komisioni.

Qytetari – Faleminderit

 

Komisioni i Patentave ne Komisariatin e Qarkullimit Rrugor te Tiranes

 

Punonjësi i policisë – Ti je Shkëlzeni?

Qytetari – Po

Punonjësi i policisë– Ulu

Qytetari – Unë kam ardhur për të parë se sa…

Punonjësja e policisë – Ulu, ulu, do të dëgjojmë ne me hollësi

Punonjësi i policisë – Jeni përpara një komisioni administrativ … në bazë të procesverbalit të datës 05.10 2014 ju ka mbaruar kontrolli teknik, ke ngelur, ke marrë 3-sh..21 korrik 2014

Qytetari – Më fal, po

 Qytetari – Po, po, prandaj po të them që nuk është e drejtë.

Punonjësi i policisë– Të lutem, ka edhe një fletë tjetër kjo nga mbrapa (dokumenti i kontrollit teknik), ma jep pak

Qytetari – Të gjitha janë këto, prandaj them unë. Për mos me bo llafe kam ardh, edhe lejet i ka bërë të gjitha. E ke parasysh?

Punonjësi i policisë – … Po pra po, e ka lejen e kontrollit

Punonjësi i policisë – 10 mijë lekë të vjetra gjobë, ankesa është e drejtë. Pri një mandate, hajde merr lejen e qarkullimit. Të vjetra (lekët), jo 100 mijë lekë

Qytetari – Po prapë se prapë…

Punonjësi i policisë – Po nuk hiqet nga sistemi

Punonëjsja e policisë – Prapë se prapë se nuk e ke patur me vete

23 komente në “INVESTIGIMI/ Kur gabimet e policisë i paguajnë qytetarët”

  1. Emigranti1 says:

    Po na habit e po na le pa mend o shteti im…Si mund te jete polici me gabim njerzor,apo e la kete postulate merhum Saliu dhe me kete rast ca lahen e ca luhen.E me sa duket luehet populli.Polici del “gabim njerzor”Drejtuesi mejetit paguan 100 mije leke te vjetra “sistemin>Po pse te mos e paguaje polici sistemin?????!!!!!!……

    1. Tarasi says:

      Kjo eshte policia haxhiqamiliste e Saimir Tahiristit.

      1. Futbollisti says:

        Shume i drejte shqetesimi qe ngre qytetari.
        Te njejtin problem kam patuar dhe une per gjobe parkimi, u ankova ne shkb zyrtarisht dhe me foto dhe perseri pergjigjia zyrtare ishte “Paguaj gjoben pasi nuk hiqet nga sistemi, Por ne do te marrim masa drejt policit”
        Me pak fjale harxhoni kohen tuaj kot se ne fund prap ju do e paguani.

  2. Gjon Gjini says:

    Kjo shprehja “Nuk mund të hiqet se është hedhur në sistem” përdoret në të tërë administratën shtetrore e edhe private. A thua se sistemi është ndonjë qnie aliene krejtësisht e pavarur nga strukturat e shtetit, në teritorin e të cilit vepron, dhe a thua se sistemin nuk e komandojnë punonjësit e institucionit përkatës. Kjo shprehje burrokratike ka lindur për shkak të ligësisë proverbiale të punonjësve të administratave me qëllim zhvatjen e qytetarëve, por përveç zhvatjes është edhe jashtëzakonisht fyese, sepse këta punonjës të ligj ose janë vetë idiotë dhe e besojnë atë që thonë se ashtu ua kanë thënë eprorët, ose pandehin se janë qytetarët injorantë. Atëherë, nëse vërtet sistemi është programuar në mënyrë të atillë që të mos pranojë ndreqje të gabimeve, atëherë qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë që të parashikohet në ligj zhdëmtimi i qytetarit nga punonjësi që ka bërë gabimin. Këtë formulim idiotesk “…nuk hiqet dot nga sistemi, prandaj duhet tp paguash…” është përdorur edhe nga CEZ-i, ndoshta përdoret edhe sot, prandaj media duhet të dalë fort në mbrojtje të qytetarëve, duke ngulmuar pranë ishtitucioneve shtetrore që të pëfshihet në ligje mbrojtja e qytetarëve duke detyruar punonjësit që kanë gabuar në kurriz të tyre, që të jenë ata zhdëmtuesit e kështu edhe sistemi ia hedh qejfit arkëtimet e gabuara.

  3. endri says:

    Kam qene partizan i ashpersimit te masave te policise rrugore. Gjer ne momentin qe u perballa vete me kete komision qesharak. Mire qe u morre nje mase e padrejte por ky komision te etikonte dhe si kundravajtes pa marre parasysh fare se cfare ankese kishe.
    Kjo zonja supozimet duhet ti mbaje per vete dhe mos te flasi vend e pa vend. Ketu demokracia shkelet hapur.
    Eshte nje turp i madh me keto komisione qe ne rastin me te mire komisioneret jane me te meta mendore.
    Ne si taksapagues kemi paguar nje sistem qe na penalizon? Zoterinj e kuptoni qe jemi me keq se afganistani?!!!

    1. wer says:

      Me taksat tona promovojme “kancerin”.

  4. paradox says:

    Punonjes policie me limite minimale edukate dhe njerez qe marrin kontrollin teknik vjetor me leke, hajde gjeje kush ka te drejte. Makina te viteve ’90 zor se e kalojne kontrollin teknik ne EU dhe jo me ne ate vend me ato lloj rrugesh!!!

    1. dn says:

      Maki à IME eshte e vitit 1958,edhe cdo vjet e kallon kontrollin ne France!
      Pra mos i merrni qytetaret per idiote!

  5. Daja says:

    Meqe ti paradox,banoke jashte shtetit ji pak me korrekt me ato qe thua. Makinat e viteve ’90, ne EU, e kalojne pa problem kontollin teknik edhe ato te viteve ’80 qe jane ne qarkullim,mbasi kontrollohen dhe mirembahen,per sa flet ne fillim te jap te drejte.

  6. ilir says:

    Shum e thjesht.
    Komisioni ose cdo gjykat kur jep nje vendim duhet te thote.
    -FAJIN E KA QYTETARI GJE DUHET TA VUAJ!
    ose
    -FAJIN NUK E KA QYTETARI.PUNONJESI I SHTETIT (NE kete rast polici)E KA FAJIN DHE DUHET TA VUAJ.
    Pa faj nuk mund te mbetet asgje.
    Polici qe jep nje gjjob gabim duhet ta paguaj vet , qe te hiqet nga sistemi, dhe te largohet nga policia po e perseriti.

  7. Policet rrugore dhe ata te shtetit…..bashke me SHIK sat…..nuk jane tjeter vetem Xhihadistat e Saliut, qe ne emer te ligjit te bejne sa te munden sa me shume te pakenaqur ……
    Qofsha i gabuar!

  8. kur them une qe edi rama eshte hajdut si gjithe te tjeret nuk e besoni por doni ta provoni dhe tere jeten do ta kerkoni,ketij i them popull i urte nga kembet se nga trute eshte i thartuar

  9. shqip says:

    1000 lekeeeeeee?????

    Une kalova te biblotela kombetare ne tirane
    Ligji thote 1000_4000 leke,
    Po lici me coi ne komision
    Kryetar Ndrea Preni ma hoqi pazenten 6 muaj

    Neni 7/12 ka dy patagrafe, policia e lexon nje

    Shkova ne gykate, gjyqtarja injorante me tha rri dhe ti pa makine se nuk u bo qameti ?!

    O njerez, levizni se grineeeeee

  10. Gjergji says:

    Qofte rast i ralle. Policia te jete me profesionale, por dhe te pajiset me teknologjine e duhur. Keni pare te provojne ne ke pire alkool? Po qe te provojne se ecen shpejt apo shkel semaforin ta provon kush? Gjobat pastaj i ha populli se “bosat” as qe ndalojne kur i ben shenje polici.

  11. Aleksandër Matrënga says:

    NUk e di sakt ,por mendoj se kontrolli teknik behet per çdo vit.Pra data e perfundimit eshte ,por a nuk duhet te shkruhet edhe data se kur eshte bere kontrolli?keshtu siç paraqitet kjo Çertifikate le shume dyshime .
    ne çdo shkrese zyrtare vihet dy here data ,ne fillim dhe ne fund.kjo le shtek per abuzim,korrupsion .Qeveria dhe konkretisht ministria e transporteve duhet ta korigjoj kete urgjent.pastaj ka nje mos kordinim midis dt ministrive,te brendeshme dhe te transporteve,sepse data base e leshimit te Çertifikatave duhet tu dergohet edhe MPB dhe ne raste te tilla kontrollohet menjihere nese eshte apo nuk eshte e sakt dokumenti perkates.
    kjo qe permenda nuk ka te beje me rastin konkret por me fenomenin qe reflekton kjo ngjarje.

  12. Dino says:

    Nga dekumentat qe paraqiten duket qe:
    1.Qytetari ka paraqitur tek polici per kontroll certifikaten e kontrollit teknik nr.01127409 ku afati ka perfunduarme 21 korrik 2014(te shenuara ne fleten e gjobes)
    2.Ka nenshkruar fleten e gjobes dhe nuk thote qe kam tjeter certifikate kualidimi.(sipas kopjes qe paraqitet ketu e skanuar)
    3.Ne ankese tek polici dhe ne komision paraqet certifikaten e kualidimit nr. 0122729 qe ka afatin deri 21.06.2015(sipas kopjes qe paraqitet ketu e skanuar)
    4. Me te drejte polici i vendos gjobe 10.000 leke dhe kur paraqet ne komision certifikaten tjeter qe eshte ne afate te rregullta, komisioni ja ndryshon gjoben dhe vendos gjobe 1000 leke pasi nuk ka patur me vete certifikaten e kualidimit ne momentin e kontrollit.
    Ku eshte shkelja qe ka bere polici dhe komisioni ketu? Ketu ka vetem spekullim me gjysem te vertetash. Ne kontroll paraqet certifikaten e vjeter qe ka mbaruar afati dhe kur gjobitesh kujtohesh dhe gjen certifikaten e re qe eshte brenda afateve.Numrat e certifikateve jane te ndryshme qe tregon se jane paraqitur certifikata te ndryshme. Qytetari ben viktimen dhe media spekullon. Ky spekullim eshte i pa falshem per nje emision prestigjoz si Fiksi.

  13. Njishi says:

    Po te mos e kete patur kontrollin teknik ta makines duhet ti vihet gjobe. Dhe ne Amerike po s’pate dokumentacionin me vete si p.sh. patenten, regjistrimin e makines, edhe pullen e kolaudimit (edhe sikur ta kesh ne shtepi) ha gjobe!!!

  14. xxx says:

    Punonjesi i policise ka te drejte. Shiko numurin e polices se kontrollit tek fleta e gjobes (01227409) me numurin e certifikates poshte bar kodit (01227294).

  15. lili says:

    Duhet me mbrush groopen e Fullanit!mos kujtoni se ai vete apo shoket e tij do te pa vuajne ato milliona te vjedhura nga buxheti i shtetit? Jo prape qytetari i thjesht do paguaje per budallaleqet e Parise!
    Déri kur?

  16. ivani i madh says:

    po te vrasesh nje njeri pa dekument me vete a do jete gabim njerezor valle. Ai qe beri gabimin njerezor ta paguaje se cdo budallallek te tyre e paguajne qytetaret dhe keshtu mbledhin mendien kur vene gjobat ,ne te kundert mund te jete ndonje shkrese zyrtare te veprohet me kete metode.

  17. Murlani says:

    Per te mos gabuar njerezit , ka shtet me rregulla dhe ligje njerezore , kur bien rregullat shfaqen shprehjet zhvatese ,si gabim njerezor ose gabim kafshor , Policia qe ne fakt duhet pergezuar per punet e mira ne pergjithsi , duhet te perdor forma njerezoe per te ndergjegjsuar njerezit te drejtojne mjetin ne konforme te rregullave te qarkullimit rrugor dhe JO TE KEMI POLICE NE ÇDO KM DUKE HABITUR E STRESUAR SHOFERET SI NE ASNJE VEND TE BOTES . NE RRUGET TONA TE NDALON POLICI NE RRUGE PA SHKAK POR PER TE KALUAR KOHEN DHE GJOBITUR PER TE JUSTIFIKUAR KOHEN .

  18. G.Lena says:

    Shqiponja fluturon kudo te trojet shqiptare, nga Beogradi ne Athine. Pajtim, je i madh! Edhe mos e rruaj fare nga presioni i arqidheve te zeza orthodhiakse se ke shtetesi zvicerane!

    Pirro S. nga Vlora

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje