Rama: Shqiptarët nuk do bien në kurthin e politikës së vjetër

23 Tetor 2014, 08:19Politika TEMA

Fox Business: Kryeministri shqiptar shtyu vizitën në kryeqytetin serb Beograd, e programuar për të martën, e cila do ishte dhe vizita e parë e një kryeministri shqiptar pas pothuajse 70 vjetësh. Tensionet janë rritur midis dy vendeve pas grindjes gjatë një ndeshje futbolli javën e kaluar në Beograd midis Shqipërisë dhe Serbisë, ku një dron që mbante një flamur me simbole shqiptare fluturoi mbi stadium. Episodi shkaktoi përleshje midis dy ekipeve dhe tifozëve, gjë që vazhdoi dhe në nivele diplomatike.

Incidenti ndodhi në një kohë kur të dy kombet duan të promovojnë paqen dhe stabilitetin në Ballkan dhe të pranohen në Bashkimin Europian. Në një interviste ekskluzive për Fox Business unë bisedova me Kryeministrin shqiptar në lidhje me atë që ndodhi në ndeshjen e futbollit.

Autoritetet serbe akuzojnë vëllain tuaj si shkaktar i fluturimit të flamurit mbi stadium. Cila është përgjigja juaj për këtë?

Kryeministri Rama: Politikat e tyre nuk mund të udhëhiqen nga një ndeshje futbolli dhe nga incidentet e një ndeshjeje futbolli. Duhet të theksoj se gjithë kjo është qesharake, dhe këto akuza janë qesharake. Nuk ka asnjë mundësi që droni të jetë komanduar nga shqiptarët që ishin të pranishëm në Beograd, sepse ne nuk dërguam mbështetës për të parë ndeshjen. Më duhet, gjithashtu, të nënvizoj se sa e brishtë është paqja jonë dhe sa fort na duhet të punojmë, sepse në fund të ditës, çfarë ndodh? Një flamur fluturon mbi stadium, dhe çfarë pastaj? Është kjo një arsye që justifikon gjithë këtë dhunë, gjithë këtë urrejtje dhe gjithë këto deklarata të cilat nuk ndihmojnë që Ballkani të shihet si një rajon që e ka lënë të shkuarën pas? Dhe nga ana tjetër duhet të theksoj se ajo ç’ka ishte më shumë shqetësuese, ishin thirrjet raciste në stadium të 30 mijë vetave që për 40 minuta bërtitën “vdekje shqiptarëve”.

Fox Business:  Të dyja skuadrat vendosën të shtyjnë ndeshjen deri sa tensionet të uleshin. Rama thotë se ai është ende i vendosur ta çojë Ballkanin përpara.

Kryeministri Rama: Është vërtet për t’u trishtuar që kjo ngjarje po cenon shumëçka nga ato që kemi arritur deri tani. Por ne e kemi thënë dhe do e përsërisim se shqiptarët nuk do bien në kurthin e politikës së vjetër së urrejtjes dhe të mënyrës së vjetër të komunikimit, mbushur me një gjuhë urrejtjeje që fatkeqësisht karakterizoi autoritetet serbe gjatë ditëve të fundit. Ne besojmë ende fort se duhet ta hedhim prapa krahëve këtë ngjarje duke vendosur në radhë të parë interesin e vendeve tona, dhe interesi i vendeve tona është të shkojmë përpara dhe të punojmë sëbashku për prosperitet.

Fox Business: Presidenti rus Vladimir Putin sapo zhvilloi një vizitë javën e kaluar në Beograd. A ju shqetëson fakti se agresioni rus në Ukrainë mund të nxisë Serbinë, e cila ka vendosur të mos përdorë sanksione ndaj aleates së saj Rusisë, që të braktisë politikat aktuale dhe të rrezikojë procesin e paqes dhe stabilitetit në Ballkan?

Kryeministri Rama: Nëse kjo ndodh, do ishte shumë fatale për popullin serb, dhe do ishte një hap tjetër në drejtimin e gabuar, sepse unë besoj fort se vendi i Ballkanit është në Europë, është në botën demokratike.

Fox Business: Kryeministri Edi Rama pritet të takojë kryeministrin serb më 10 nëntor. /gj.k/

6 komente në “Rama: Shqiptarët nuk do bien në kurthin e politikës së vjetër”

  1. Çiljeta says:

    Zoti Rama, pse i shmangeni pyetjes “ishte vëllai juaj i implikuar në dronin flamur-paçavure (që nuk kini guximin ta thoni), që solli kaq “telashe” për shtetin shqiptar”…???!!! Po, apo jo…!!! Kështu përgjigjen burrat…(n.q.se ka…)!

    1. Blendi says:

      E thote qe jo, nese di te lexosh. Jo vetem te vellain perjashton, por edhe delegacionin tone. Akuzen e quan qesharake, pra thote jo vetem nje jo te thate. C’fare pret, qe kryeministri te pergjigjet si i pandehur ne hetuesi apo ne gjyq me po e me jo? Po shfrytezon nje dritare mediatike te huaj per te percuar mesazhe jo vetem te thata.

      Tung,
      Blendi

  2. Mashtruesi says:

    E kush e pjerdh Ramen ? E kane vene si kone perballe dinosaurit serb dhe i kane thene te lehi fort. Koet po kone mbesin. Vari lesht

  3. janullatos pederasti says:

    nuk mund te behet paqe me popuj si serbia e greqia qe pabesine dhe inferioritetin e kane ne gjak.
    Pse budallenj jane kroatet, boshnjaket e sllovenet qe ua kane varur torben serbeve me kohe e as duan ta dine nese ekzistojne apo jo.
    Kush beson ne nje mit te tille, genjen vehten. Referohuni tek historia.

  4. islam says:

    rama pergjigjet si diplomat nuk eshte ne mendjen tuaj qe te flase si doni ju. por ju doni salebrekedale qe t’ju vrase.

  5. SHQIP says:

    pergjigje dinjioze e RAMES BRAVO i dron u ngrtit e SERBI e nxorri koken kush ishte pa le t benim ndonje gje me te madhe ne cdo ndodhte nga serbi?
    kush deshte deri ne perplasje fizike mes shqiptarve dhe serbve ate dite sporti.
    per mendimin tim kjo eshte nje loje e studiuar me shume kujdes nga qarqe serbe dhe qarqe antishqiptare ne shqiperi kosove greqi, maqedoni,mali zi loje e felliqur ne kurriz te kombit tone
    gjerat duhen pare me kujdes dhe gjkftohtesi duhet nje analiz e kujdeshme
    jo t marrim zjarr si pushka e jevgut.
    ti lem lojtaret qe normal ben me te miren per simbolet dhe figurat historike te kombit tone dhe shqiponjen por duhet te me kuptoni ketu dua te anaizoj jo kete gje por situaten kush e krijoi dhe pse po vazhdon droni ishte preteksi po sulmet ne ambasada ditet ne vazhdim po djegja mes dy skuadrave serbe e flamurit prap po djegja e bisneseve shqiptare ne serbi po rrahja e tyre etj etj rastet po rriten fajin droni e ka akoma?ne shqiptaret e kemi fajin? po thirrjet antishqiptare deri ne vdekje duhej droni qe serbet te nxirrrnin kete urrejtje ndaj nesh zbuluar?KUSH i VRAU KOSOVARET DRONI KUSH GJITHMON KA PUSHTUAR TOKAT TONA e provokuar shqiptaret gjat gjith historis DRONI PRAP E KA FAJIN ?
    PSE NUK FOLI I GAZET SHQIPTARE QE NE FILLIM QE SEBET PROKUAN SHQIPTARET /KJO TREGON CFAR GAZETARUC KEMI DHE SA T SHIT JANE.
    KUSH I PROVOKOI SERBET GJOJA ME DRONIN ME FLAMUR ? PO VETA ATA E BEN NE BASHKPUNIM NDOSHTA ME SHEBETORET E TYRE shqiptar maqedonas ,malazes; e kush e di .
    NJERIU KEQ QOFTE DHE SHQIPTAR per para shet dhe B….PER TE TREGUAR QE E BEN SHQIPTARET KJO ESHTE E PADISKUTUESHME.
    loja dhe projekti ka qen serb.S DUHET TE BIEM NE GRACKEN E TYRE DHE TE KENAQEMI NGA NJE FLUTURIM FLAMURI.
    PERSE FLAMURI DUHEJ TE ULEJ PIKERISHT ATY NE FUSHE KUR SHUME MIRE TE LIHEJ TE FLUTURONTE PA U ULUR te ulej nga erdhi prap?KUR PO TE ISHTE SHQIPTAR qe s bente lojen e serbit S DO E ULTE KURRE SE E DINTE PERFUNDIMIM e flamurit QE SERBET DO TA GRISNIN PERSE U UL FLAMURI PIKERISHT ATY DHE PERSE U ZHDUK DRONI DHE GJOJA U GJEN PAS 2 DITESH kur ne stadium as futej as dilte maja gjelperes.perse ivani tmershem element kriminal dhe disa te tjer e kishin deren hapur te futeshin ne fushe kur cdo gje kotrollohej dhe ata ishin te skeduar?kush e la te futej kur dihej qe ai ishte per trazira?
    PERSE NUK ISHTE FLAMURI KOMBETAR I JONI QE PERFAQSON SHTETIN SHQIPTAR NE DRON POR AI QE AKOMA NUK NJIHET NGA SHTET FLAMURI ETNIK PERSE?UNE DUA DHE ATE FLAMUR S KAM GJE ME ATE FLAMUR POR NE TJTER GJE POR PO DISKUTOJME RASTIN QE TI KAPIM MAT SERBET AQ SA MUNDIM NE TE KUPTOJME ME TRURIN TONE ANALIZE
    SERBET QE GJOJA I PROVOKUAM NE?
    PO TE ISHTE THJESHT FLAMURI SHQIPTAR SITUATA DO ISHTE KREJT NDRYSHE PER KETE ESHTE MENDUR FLAMURI ETNIK qe ti bej prap bashke qarqet antishqiptare serbe, malazeze, kosovare, shqiptare, maqedonse ,e me larg kudo ne bote flasim per keto qarqe organizata quani si te doni qe sna duan te miren kemi armiq dhe ne shqiperi e kudo SERBET E BEN VET E SAJUAN VET DHE DUAN TI TREGOJNE DHE FQINJVE QE NE FAKT NUK DUAN SHQIPERIN ETNIKE QE KUJDES SE SHIKONI CPO BEJNE KETA T NA PRISHIN MARDHENIET E MIRA DHE ME FQINJET E TJERE DHE NE NJE FAR MENYRE PO JA ARRIJNE QELLIMIT
    KJO NDIKON NE EKONOMINE SHQIPTARE TURIZMIN KUDO ETJ. SERBET JANE TE ZGJUAR JO BUDALLENJ SI PO JU THEMI NE ATYRE NE KETE RAST.
    ATA HEDHIN MILIARDA PUNOJNE ME AGJENTET E TYRE QE I KAN KUDO DHE TEK NE QE TE NA SABOTOJNE ME AQ SA MUNDIN
    EDHE PUNA QE GJOJA NE JEMI VEND MYSLIMAN SERBI E PARAQET KUDO NEPER BOTE SHQIPERIN SI VEND MYSLIMAN DHE JU THOT VENDEVE EUROPIANE MOS TE NA MBAJNE AFER DHE TRAJTOJNE SI EUROPIAN QE EUROPA AKOMA SKA PRANUAR NE GJIRIN E SAJ ASNJE VEND MYSLIMAN AKOMA AS TURQIA QE ESHTE ME LART SE NE NGA REFORMAT EKONOMIA DHE PRA ATA E PENGOJNE VETEM SE ESHTE VEND MYSLIMAN KESHTU SERBI I PARI VEPRON DHE ME NE EDHE KOSOVARET QE LUFTOJNE PER XHIHADIN NE SIRI MUND TE KET PLOT RASTE RREZIK DUKE NDERTUAR OBJEKTE KULTI KUDO NE KOSOVE DHE GJOJA I BEJNE ARABET POR NE FAKT DHE KETU MOS TE HABITENI MUND TE JET PRAP SERBI AQ BUKUR PUNON.UDB JUGOSLLAVE ME NAM NE BOTE PER AGJETURE ESHTE EGZITENTE AKOMA.SHUME KOMPANI RUSE SERBE ARMATIMESH JU DUHET NJE KONFLIKT I RI DHE ARMET E TYRE TE SHITEN I THON MILIARDA PER ARME KU DO SHITEN ATO?PERSE NUK NA PAQESIN FQINJET TANI NE SI RACEN ME TE VJETER EUROPIANE DHE NE JEMI PELLAZG RACA PARE ILIRE QE KRIJOI QYTETRIMIN EUROPIAN PERSE S FLET NJERIIIIIIIIIIIIII?
    RAMA tani perfaqson europen dhe ameriken pra perendimin doli ne krah te gjermanes dhe obames dhe sikur ai te mos doje TE SHKOJE E SERBI gje qe s ndodh kurre eshte amerika dhe europa qe e nisin.
    perse kjo situat kur serbi eshte mes dy zjarresh o te zgjedhi europen e ameriken ose RUSINE.
    pikepikerisht ne kohen e vizites se rusit PUTIN? dhe pak me pas putinit RAMA
    perse tani serbet me preteksin NA PROVOKUAN me dronin as ramen nuk duan ta presin kush po loz qe ballkani te mbetet fuci baruti si gjithmon gjat historis kur dy luftra boterore nga ky ballkan kane filluar kush nuk do qe popujt e ballkanit te MOS jetojne ne paqe kaq provokator paska qen ky dron sa i cmendi serbet dhe shqiptaret dhe o burra te marrim armet dhe lufte ?
    per mua sajun vet dronin qe te dilte kjo situat agjenturat serbe jane te forta dhe sot dhe kane shtrirje ne gjith europen dhe me gjer KJO ESHTE loje serbi me qarqe antishqiptare qe i sherbejne.
    PASTA NUK PO E PERJASHTOJME DHE RASTIN QE DROMIN E NGRITI NJE SHQIPTAR A KOSOVAR A MAQEDONAS PAK RENDESI KA POR JO TE KAPEN PAS NJE DRONI SE SKA KUPTIM KY ESHTE NJE PRETEKS.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje