Kryeministri Edi Rama akuzoi nga salla e Parlamentit opozitën se po përpiqet të zhvlerësojë Kuvedin duke njollosur integritetin e shumicës përmes akuzash që i bazon në shpifje.
Pas fjalës së mbajtur nga kreu i Grupit Parlamentar socialist Gramoz Ruçi i cili bëri të ditur pranimin e dy prej 3 kërkesave të Partisë Demokratike, kreu i Qeverisë Edi Rama theksoi se mazhoranca e sotme matet e zotimet që ka bërë dhe sfidat që ka përpara dhe jo me opozitën.
“I qëndrojmë koherent në çdo rast zotimit tonë se pavarësisht gabimeve që mund të bëjmë nuk do bëjmë gabimet që ata që sot janë në opozitë kanë bërë dje, kur ishin në pushtet, duke na cënuar drejtpërdrejt.
Gjithçka që na është mohuar neve në opozitë, opozita e sotme e ka pasur, e ka dhe do ta ketë të garantuar prej nesh.
Por opozita sot është në një përpjekje të vazhdueshme për të zhvlerësuar Parlamentin, njollosur integritetin e kësaj shumice qeverisëse, bëjnë akuza të bazuara mbi shpife.
Nëse opozita ka ndonjë ide, plan konkret për sesi mund të qëmtohet në jetën e tjetrit në funksion të integritetit moral të të gjithë përfaqësuesve të popullit në këtë vend, jemi të hapur ti dëgjojmë.
Ne për kandidatët kemi kërkuar dëshmi penaliteti, që është i vetmi dokument ligjor që përcakton raportin e një individi me ligjin dhe institucionet ligjzbatuese.
Por nëse opozita ka ide dhe argumente për të qëmtuar në jetën e tjetrit, pa cënuar lirinë dhe të drejtat kushtetuese, ne do i dëgjojmë”, tha Kryeministri.
Për sa i përket akuzave të PD-së për inkriminimin e Parlamentit, Rama tha se këtu hyn në lojë pjesa komike e opozitës, pasi zëri që i përfaqëson është një i dënuar për mashtrim e korrupsion.
“Pjesa komike e pranishme në kërkesën e opozitës, pasi zëri më përfaqësues i opozitës në ngritjen e gjithë valës së akuzave në këtë Kuvend është një ish i burgosur ordiner për mashtrim dhe korrupsion.
Ky ish i burgosur kërkon para shqiptarëve, në emër të opozitës, llogari për krime dhe akte të paligjshme të prezumuara, të pa ndëshkuara më parë nga ndonjë gjykatë.
Gjendemi përballë një argumenti që i takon opozitës ta trajtojë. Çduhet të bëjmë ne me ketë të burgosur ordiner për mashtrim dhe korrupsion në Kuvend”, tha Rama.
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Kryeministri Edi Rama është ndalur edhe tek operacioni që pritet të nisë ndaj vjedhësve të energjisë elektrike. Ashtu sikundër një ditë më parë, Kreu i Qeverisë ka lëshuar një paralajmërim të qartë për gjykatësit që do të trajtojnë raste të tilla. Ai theksoi se gjykatat janë kthyer në ‘gjykata 5 mijë lekshash, të cilët masin gjatësinë e xhepit të hajdutëve të energjisë elektrike’.
“Dua të përsëris dhe diçka për gjykatat. Gjykatat po kthehen në gjykata 5 mijë lekshash që i trajtojnë çështjet e vjedhjes së energjisë jo në mënyrë të drejtë, duke i matur gjatësinë e xhepit kështu.
Çdo njëri që vjedh sadopak është pjesë e kësaj bande. Dhe si ka mundësi që kur bëhet fjalë për bizneset e madhe, gjykata jo i dënon por i detyron kompaninë të rilidhë energjinë sërish.
Si mund të ndodh diçka e tillë? Nga gjykata del kompania fajtore, dhe jo hajduti.
Përballë hajdutëve të energjisë elektrike, gjykatësit duhet të kuptojnë se duhet të kenë para tyre një shkelës të ligjit, të cilit do ti hiqet liria”, tha Rama.
Duke sqaruar edhe njëherë heqjen e fashës mbrojtëse për konsumatorët e energjisë, Rama theksoi se do të hiqet fasha si nevojë për të shmangur vjedhjen nga hajdutët.
“Nuk do ta heqim fashën për pensionistët apo familjet në nevojë, por duke marrë ne përsipër që të paguajmë atë pjesë që vjen si detyrim nga heqja e fashës”, theksoi Rama.
Duke iu përgjigjur akuzave të opozitës në lidhje me rritjen e ccmimit të energjisë, Kreu i Qeverisë tha se opozita po rikonfirmohet sesa qesharake është.
“Nga ana tjetër ata shqiptarë që paguajnë energji elektrike kërkojnë më shumë shkolla, shërbim shëndetësor, dhe mbështetje ekonomike për të dalë nga kursi i papunësisë apo varfërisë.
Kërkojnë lehtësira kur janë sipërmarrës dhe nëse ne vazhdojmë kështu jo thjesht shkojmë symbyllur në greminën që ka hapur dikur qeveria, por i heqim mundësi që të ndërtojmë në vend 150 shkolla të reja të standardeve evropiane.
Mezi po arrijmë të sigurojmë financimin për një spital rajonal në Fier dhe i heqim mundësinë që të ndërtojmë 100 km rrugë kombëtare në vit.
Kjo është kriza e trashëguar ku ndodhemi dhe pavarësisht përpjekjeve që janë bërë nga kompania e shpërndarjes, përsëri jemi shumë larg asaj që jemi, ku askush mos të guxojë të vjedh energjinë elektrike.
Kjo është sfidë kombëtare e përbashkët e të gjitha institucioneve. Është një sfidë e gjykatave, shtetit ligjor. Mjafton të ngrehësh kokën lartë dhe sheh tela pafund që vidhen çdo ditë. Kemi përballë një opozitë me zërin në mbrojtje të hajdutërisë. Nuk janë llampat e ndriçimit që sjellin këtë krizë, por në radhë të parë janë bizneset e mëdha.
Janë lokalet në qendër të Tiranë që paguajnë si sahatet e familjarëve. Nga këta do nisim operacionin. Nëse sot nuk i dalim përballë këtij problemi dhe kësaj reforme, vitet që vinë para do jenë më të vështira”, shtoi Rama.
Sipas tij, ndalimi i fenomenit të vjedhjes së energjisë, e cila i ka shkaktuar një ‘gropë të madhe’ në ekonomi mund të ndërtoheshin 150 shkolla, apo dhe 100 km rrugë kombëtare çdo vit.
“Çdo qytetar i këtij vendi, lidhur me si kanë rrjedhur gjërat, vitet, ngjarjet, për të na sjellë në qeverisjen e këtij vendi përballë një hendeku që të kërcënojë integritetin ekonominë e sociale të vendit tonë. Hendeku i hapur dhe thelluar nga borxhet e brendshme, dhe i pamjaftueshmërisë që ka sistemi ynë elektroenergjetik qoftë në raport me qytetarët.
Këtë do e bëjmë në transparencë të plotë, e cila do të fillojë në ditët kur të shpallet plani i aksionit tonë. Dhe shpresojë që me ndihëm e deputetëve të aleancës që ta çojë në ditën e fakteve në çdo familje që paguan energjinë elektrike, që është e interesuar që mos të mbajë në kurriz bandën e borxheve, të ketë vetëdijen e plotë sesa e rëndësishme është që çdo hajdut të përballet me ligjin, dhe të shkojë pas hekurave si vjedhës ordinerë.
Të gjithë sëbashku duhet të bëheni model. Me shumë neveri dhe nuk mund ta redaktojë këtë ndjesi për të gjetur një fjalë më të butë, i kam parë të gjitha përpjekjet e atyre që e kanë çuar vendin në këtë situatë që janë në opozitë, bëjnë të pamundur të nxisin që ata qytetarë mos të paguajnë dhe tu kundërvihet kësaj reforme. Por e kanë kohë.
Predikuan se do të bëhej nami për akcizën e cigares, madhe dhe për naftën. Jo vetëm që nuk u bë nami, por sot jemi në kushtet kur nga situata që e morëm ekonominë se institucionet që e përcaktonin atë si të paqëndrueshme, e kemi kaluar në të qëndrueshme, e më pas në situatë të qëndrueshme. Jam kurioz të pres përgjigjet e “Doing Bissnes”, dhe të shohim se ku jemi. Do jemi në pozicion ku Shqipëria nuk ka qenë asnjëherë në këto 20 e kusur vitesh. Ne nuk do të rrisim çmimin e energjisë si instrument reforme”, theksoi Rama. /gj.k/
ca pret nga opozita me Kacin dhe Ristanin !
Opozita e ka hubur rrugen , te vjen keq qe i sheh akoma peng te plakushit te rrjedhur !
Po na e thuaj edhe neve kush eshte perfaqesuesi ordiner dhe i denuar i opozites qe ta dime (keshtu pyeti edhe Xhacka Strazimirin)
?
Edi Rames
Kjo opozite do te terheqe zvarre si qen dhe do te shurroje mbi koke sa je gjalle e akoma kryeminister.enver hoxha pati fat,ti do e quaje mrekulli tu ndaje nga krimet tuaja si u nda ai nga te vetat pa dhene llogari e pa marre ate qe i takonte.
Nuk ke asnje shans qe vazhdosh te demtosh me shume.
kokpalaret jane aq pak e me pak behen nga frika qe kuptohet qarte nga komentet ketu.
O Sokrat I peshtiri.
Ju te pagdhendurit e Sales do te na merrni te keqen se me ju eshte ajo shtresa me e ulet e jodinjitoze e vendit dhe ne jemi ata kokpalaret 1 milionshe qe kerkojme nje vend me krenar , me te zhvilluar dhe me te paster nga ju plehrat e shoqerise
oooo Sokar po pse nuk e din ti gjasem se kush eshte ky ordiner burgaxhi ristani i kqz drogaxhiu qe mbrojti lazaratin per 23-vjet,ndigjo kjo palo-opozite do ti rruje me te njome+te thate zalloten EDIT ngordhi koha juaj i vdekuri nuk ngjallet me keshtu eshte edhe plera e serbise saleshi yt,po ske faj ti jo se jashteqitje greko-serbe e sojit+sorollopit tend shpresojne akoma si puna e skiles me dashin e dine ti kete gje se skilen e genjente mendja se dashit ngaqe i varen bolet dhe i shkonte pas se mos i binin ketu apo atje keshtu je dhe ti ngordhi koha kur serbi sali bente pakte me grekun nano ne dem te popullit dhe kombit per terezite e tyre,tung…
Bravo Edi!
Leri qente le te lehin se vetem ate pune di te bej opozita.
Opozite dekonstruktive
Si kemi pare ndonje te mire partise demokratke as kur ishte mazhorance as tani qe ne opozite fundja kete pune kane jane bere qesharake me ato daljet dhe deklaratat boshe dhe qesharake qe bejne.
Ec perpara Rama mos u merr me ata qe vrane njerez ne mes dites dhe na hiqen si te mire dhe te moralshem.
nuk pritet ndonje gje e sakte apo e mencur nga opizta ka marr rrugen e dreqit
Bejini ate qe meriton, dmth futjani Plutonimin 244.064 ne bithe dhe ai nuk do te ndihet me!
ec aty Edi.. je i modh per zotin mos i le ata legena të morin frymë lirisht… ashtu si nuk na lan dhe ata neve për 20 e kusur vite. Bravoo
njerz pa integritet ose me mire te shkerdhyerit e dulles se vicidollit si puna e rristanit, mullit ka qene edhe nje bogdan qe eshte zhdukur jane ne krye te PDH-se – eh cfare behet !
A ka ngelur ndonje i paster ne PDH – bien ere te gjithe e te gjitha – ere qelbesire dhe KERME po i merr me vete pllakushi i vicidollit.
Mos me thoni bravo moj kurva, se nuk jam gomari une…
Mire ja ben , boll i ka lene te llapin shumica e kesaj opozite jan te pafytyre- te lyer e perlyer.
po pse faji i opozites qenka se rama s’ka si tu pergjigjet akuzave per kontrabandistat e droges qe ka rrasur ne parlament? gjithe e dine qe tom doshi eshte kontrabandist droge dhe vrases, qe mark frroku eshte kontrabandist dhe vrases, qe ben ndoka tutor prostitutash, qe parid cara kontrabandist droge, qe elvis roshi eshte kontrabandist, qe armando prenga eshte kontrabandist, qe pjerin ndreu ka lidhje me krimin, qe dosjet e gjithe ketyre qarkullojne neper interpolet e botes. Une jam socialist por parlament me te inkriminuar se kaq s’besoj ta kete dhe kolumbija.
Pirdh mu ne kete opozite te inkriminuar qe vazhdon te perkedhelet. Kjo eshte pasoje e mosgjykimit te krimit te kryer prej tyre.