Partia Demokratike i kërkon Qeverisë që të mos rrisë taksën e qarkullimit, pasi kjo do të rëndojë mbi industrinë dhe konsumatorët familjarë.
Deputeti Florion Mima në një deklaratë për mediat theksoi se të ardhurat që mund të mbledhë Qeveria nga rritja e kësaj takse, mund të sigurohen nga mirëadministrimi i akcizave, për të cilat Mima tha se janë në nivele ulëritëse.
“Pas lajmit të keq zyrtar për rritjen e çmimit te energjise elektrike nëpërmjet heqjes së fashës mbrojtëse prej 300 kilovatësh, sot, një tjeter lajm i keq ka mbërritur, ai për rritjen e taksës së qarkullimit me 120 lekë të vjetra për çdo litër karburant nga 1 janari 2015.
Ky lajm është tronditës për industritë por edhe konsumatorët familjare në këto kohë kur kriza është ulur këmbëkryq në vend dhe ka kafshuar me dhëmbet e saj mijëra biznese e dhjetra mijëra vende pune.
Ky lajm i keq për shqiptarët është baraz me 80-90 milionë dollarë në vit të cilat qeveria i merr direkt nga xhepat e çdo qytetari shqiptar, por shuma që do t’u merret atyre indirekt është disa herë më e madhe se e mësipërmja duke rënduar në kostot e mallrave e shërbimeve që e kanë transportin element përbëres të tyre.
Është e qartë se, pas çmontimit të sistemit me të thjeshtë tatimor që vendi kish pasur ndonjëherë, qeveria nuk ka ndërmend të ngreje një sistem tatimor të aftë për të vjelë ato tatime e taksa qe janë të vështira për t’u administruar por mjaftohet me prezantimin e elementëve shtesë vetëm nga burimet e lehta për t’u taksuar”, theksoi Mima. /gj.k/
o Mime o fylle pa bryma po leje mo mos fole se menderosesh akma me shume se cje,po ti aq ekonomist je saqe ti+bode+sherefedin shehu e renditet Shqiperine pas Gjermanise per ekonomi,more kufoma morgu se e lat Shqiperine toke e djegur,po le qe nuk ja vlen te meresh me matufe te mbaruar te sojit tend..