Ristani: Rama ka ngritur sistem mbrojtjeje për trafikantët

23 Tetor 2014, 13:46Politika TEMA

Partia Demokratike akuzon Kryeministrin Edi Rama se ka ngritur një sistem mbrojtjeje për trafikantët.

Menjëherë pas fjalës së mbajtur nga Kreu i Qeverisë në Parlament, deputeti Arben Ristani nga selia e PD-së i k drejtuar Kryeministrit Rama 4 pyetje në lidhje me mbrojtjen e kreut të organizatës kriminale të drogës nga deputetët e shumicës.

“Ka një fakt publik sot. Edi Rama është vënë në mbrojtje të organizatorit të trafikut të drogës nga zona e Vilunit drejt Italisë.

Edi Rama ka ndaluar aksionin e Policisë, ka hedhur poshtë punën e gjatë të shërbimeve shqiptare dhe shteteve fqinje, duke mos lejuar arrestimin e kreut të organizatës mafioze.

Është Edi Rama, sepse ky imunitet që ka krimi sot, buron nga Kryeministri që ka ngritur sistemin e personave të paprekshëm, që i ka dhënë pushtet mbi ligjin disa deputetëve të tij, të cilët në të vërtetë drejtojnë trafikun e paligjshëm.

Kur deputetë të Edi Ramës fusin në makinë, dhe shpëtojnë trafikantin nga aksioni i Policisë, kemi në realitet instalimin e sistemit mafioz. Kemi kapjen e shtetit nga mafia.

Këtë fakt sot e dinë gjithë shqiptarët, të cilët, kanë drejtuar gishtin nga Edi Rama.

Dhe cfarë bën Kryeministri, sulmon opozitën që denoncon rënien e shtetit, vënien e tij në shërbim të krimit”, theksoi Ristani.

Në vijim ai shtoi “këto marifete të ulëta, nuk e nxjerrin në dritë Edi Ramën dhe nuk e shpëtojnë dot nga pyetjet;

Kush janë deputetët që ofrojnë imunitet për kriminelët dhe i shpëtojnë ata nga aksioni i Policisë?

A ka mes tyre, deputet që ndiqet nga organet ligjzbatuese të vendeve të Bashkimit Europian për vepra të rënda penale?

Cila është marrdhënia që Edi Rama ka me këta deputetë?

Cilat janë interesat që i bëjnë këta deputetë të dalin mbi ligjin, mbi rendin, mbi shtetin?”. /gj.k/

9 komente në “Ristani: Rama ka ngritur sistem mbrojtjeje për trafikantët”

  1. Çiljeta says:

    Pse nuk thua emra, mor gjyzel idiot, pijanec…!!!

    1. len says:

      Po ca emrash te thote te vetet e te kolegeve te partise, cte thote i ziu. Po i kapen shoket dita dites prandaj ben presione te tilla.

      1. gimi says:

        Po si more burr i dheut se kemi sy e vesh dhe ne se nuk hajm bar, e ka marre vesh gjithe europa qe edi po lufton krimin e trafikun e droges vetem ti me ato te PD jo e, ca behet kshu mor burr.

  2. indrit says:

    bo-bo po prap ky BURGAXHIIIIII ikore vemje e ndyre shko e terhiqi nje vize miell dhe nje shishe xhin dhe behesh full-kredibel pastaj,po car jane keta plera keshtu,,dava mbeturinash…

  3. ivani i madh says:

    Lereni se doli nga tymka Ristan hajvani dhe te pirit i lejohet o te shaje o te mburet se kot ai veten se quan pianec kete grade shkencore qe zor se e fiton dot pa mund e sakrifica ..

  4. GO HOME, YOU ARE DRUNK says:

    COJENI NE SHPI KTE, JEPINI NJE TEKE PIJANECIT E COJENI NE SHPI SE NA DEGJENEROI TE GJITHEVE

  5. Laberia says:

    Cilet jane deputetët, pra? Thuaji te shkretën !!

  6. fisheku says:

    prape ti. po ai e ben per te miren tende qe mos te mbetesh pa droge dhe alkol. shko dhe filloje me nje denoncim te fuqishem me aq prova te forta qe ska shqiptar as prokurori qe ti thyej apo ti ktheje mbrapsht.llafe llafe llafe por vec jo pune.shko futja nje dopio apo le te themi 2,3 apo sa te duash pasi ta ka qejfi dhe para per ti paguar ka zoterote.shko ne pune ne parlament dhe mos u sill verdalle sa ne nje kafe tek tjetra.

  7. bledi says:

    Po nuk ka ngel ndonje intelektual aty te PD mo qe nxirrni kte rrugacin e kte pijanecin?? A kaq keq qenkeni??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje