"Bombardier" interes për terminalin e Tiranës/Bozdo: Rama të mos bllokojë projektet

23 Tetor 2014, 14:05Politika TEMA

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Eno Bozdo përmes një deklarate për mediat bëri të ditur se kompani të njohura vazhdojnë të shprehin interes për ndërtimin me konçesion të terminalit dhe tramit të Tiranës. Bozdo i drejtoi një apel Kryeministrit që të lërë luftën politike dhe  t’i hapë rrugë zbatimit të këtyre projekteve.

“Sot patëm një takim pune me përfaqësues të lartë të kompanisë kanadeze “Bombardier”, një ndër katër kompanitë e mëdha në botë, e cila prodhon mjete të transportit ajror, hekurudhor e më gjerë.

Takimi u fokusua veçanërisht në projektin e Bashkisë së Tiranës për tramin, linjën Kombinat – Kinostudio dhe për terminalin multimodal të Tiranës. Gjeta një interes të pazakontë të kësaj kompanie, për të qenë pjesë e garës”, tha Bozdo.

Bozdo i bëri thirrje edhe njëherë kryeministrit që projektet në interes të Tiranës, veçanërisht këto dy projekte transporti, në asnjë mënyrë nuk duhet të stopohen në emër të luftës politike, por të kenë mundësi që të vijojnë, në të mirë të interesit, në të mirë të mjedisit, për të mirën e transportit në Tiranë.

Duke iu përgjigjur interesit të medias për vendimin e qeverisë për kthimin në pedonal të sheshit “Nënë Tereza”, Bozdo ka sqaruar se kjo është kompetencë e qeverisjes vendore, një projekt i iniciuar nga kryebashkiaku Basha dhe një vendim që duhet marrë pasi t’u krijohen kushtet qytetarëve që të përfitojnë nga këto vendime dhe jo të kthehen në stres për ta. /gj.k/

6 komente në ““Bombardier” interes për terminalin e Tiranës/Bozdo: Rama të mos bllokojë projektet”

  1. Shkalla says:

    Si shqiptar dhe si banor i Tiranes per gati 65 vjetesh do te ishja shume i kenaqur qe ne ate karige te ishte Gezim KUlufi dhe jo ju more bozdo,une kaq ju vleresoj juve duke ju marre si vleresim ne teresi.
    Je nje vemje ekzemplare per te gjithe.

    1. Gimi, says:

      Interesant,…se si duket ky ?

  2. Bruins says:

    Pak borxhe kemi apo na duhen dhe keto.Ky ka hallin e tenderit.

  3. drejtesia says:

    Trami eshte nje idiotsi e panevojshme per Tiranen. Jane shume para te harxhuara kot. Sot ne cdo kryeqytet te botes po shkohet drejt paisjeve me metro dhe troleve elektrik. Kjo eshte e ardhmja e transportit urban. Tramet jane e shkuara.

  4. Shaqo ziu says:

    Po ti ske hekurudhe ooo Bozdo boza, dashke tram. I duhen luljetes leke per zgjedhje keshtu ?

  5. jezu krishti says:

    Pse nuk elektrifikoni hekurudhen mor legena?
    I vetmi shtet ne Europe pa asnje meter hekurudhe elektrike si ne afganistan.
    Apo nuk fitoni asnje kacidhe atje. Koha e tramit ka kaluar me kohe sepse te gjithe investojne ne plane me afatgjate dhe me praktike sesa trami.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje